Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    A është përhapur islami me shpatë?

    A është përhapur islami me shpatë?


    Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara!

    Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të përpjekjeve sistematike dhe afatgjata për ta nxirë fenë tonë. Mediat shkruajnë përditë artikuj tendenciozë mbi të ashtuquajturat fenomene të brutalitetit dhe primitivizmit në islam dhe mes myslimanëve. Përhapësit e këtyre shpifjeve janë gazetarë dhe të vetëquajturit ekspertë të „islamit politik“. Sulmet ndaj fesë sonë janë shkallëzuar sidomos kohët e fundit dhe intensiteti i tyre vjen gjithnjë duke u rritur. Në dritën e fakteve që përmendëm më sipër është detyra jonë t´u kundërpërgjigjemi këtyre shpifjeve dhe trillimeve. Të gjithë ne, pa përjashtim, e kemi detyrim që të përpiqemi me të gjitha forcat të prezantojmë islamin e vërtetë dhe t´u vërtetojmë njerëzve se islami ështe feja e paqes dhe mëshirës. Duhet të theksojmë gjithashtu se në mënyrë që ta kryejme këtë detyrë jo të lehtë, me sukses, duhet të njihemi vetë me historinë dhe mësimet e islamit. Na vjen keq të konstatojmë se shumica dërrmuese e myslimanëve sot nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi fenë e tyre dhe nuk janë të aftë ta mbrojnë atë. Një pjesë e konsiderueshme e myslimanëve nuk është e aftë që në mënyrë shkencore dhe bindëse të rrëzojë shpifjet, të korrigjojë gabimet dhe të paraqesi fytyrën e vërtetë të islamit.
    O myslimanë! Një nga mitet që vazhdon të përcillet edhe sot, është shpifja se islami është përhapur më forcën e shpatës dhe jo me forcën e argumenteve bindëse apo në sajë të universalitetit të mësimeve dhe vlerave të tij. Shpesh degjojmë pyetjen e mëposhtme: „Si mund të quhet islami, fe e paqes, kur dihet se është përhapur me forcën e shpatës?“ Duhet thënë se për fat të keq, shumë jomyslimanë në mënyrë naive mendojnë se islami nuk mund të kishte miliona ithtarë nëpër botë sikur mos të ishte përhapur me anë të forcës dhe nën kërcënimin e dhunës. Por fakti është se arsyeja e vërtetë pse islami u përhap me shpejtësi nëpër botë - dhe me ndihmën e Zotit, ende vazhdon të përhapet - është forca e së vërtetës dhe logjikës të cilat janë të mishëruara në parimet e tij. Islami përqafohet nga ithtarë të rinj çdo ditë dhe kryesisht nga radhët e intelektualëve, dhe kjo ndodh përkundër faktit se bota islame ndodhet në një situatë të mjerë. Islami po përhapet edhe më tej, pavarësisht se për këtë ka përpjekje minimale nga pikëpamja e propagandës dhe reklamës së mësimeve dhe mesazhit të tij.
    Myslimanë të ndershëm! Besoj se me siguri e dini, se fjala islam rrjedh nga rrënja e fjalës salam që në arabisht do te thotë paqe. Islam do të thotë nënshtrim i vetëdijshëm dhe me dëshirë ndaj vullnetit të Zotit. Islami është fe e paqes, të cilën besimtari e përqafon vetëm atëherë kur i nënshtrohet ligjeve të Krijuesit të plotfuqishëm. Sidoqoftë, do të ishte e tepërt të thuhej se jo të gjithë njerëzit janë në favor të vendosjes së paqes dhe drejtësisë në këtë botë. Gjithmonë do të gjenden individë të cilët janë të aftë që për hir të interesave të tyre të sakrifikojnë paqen dhe të ngjallin trazira. Për t´iu kundërvënë atyre dhe për të rivendosur paqen nevojitet përdorimi i forcës. Pikërisht kjo është edhe detyra e forcave policore të çdo shteti. Pra ata kanë për detyrë ushtrimin e forcës brenda kuadrit ligjor të çdo shteti kundër kriminelëve dhe shkelësve të ligjit duke garantuar kështu paqen dhe sigurinë e vendit përkatës. Islami vë theksin tek paqja por gjithashtu apelon ndaj ithtarëve të vet që t´i kundërvihen shtypjes. Në islam ushtrimi i dhunës lejohet vetëm kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe për vendosjen e drejtësisë.
    Përgjigja më e mirë ndaj opinionit të gabuar në lidhje me përhapjen e islamit me dhunë është libri i historianit De Lacy O´ Leary me titull „Islami në udhëkryq“. Në faqen e tetë të këtij libri ai shkruan: „Historia në mënyrë të qartë ka shpjeguar se legjenda mbi myslimanët fanatikë që vërtiten nëpër botë me shpatë në dorë për të përhapur fenë e tyre me dhunë tek rracat e tjera të mundura në beteje, është një nga legjendat absurde dhe shpifëse e cila përsëritet shpeshherë nga historianë të ndryshëm.“ Myslimanët sunduan në Spanjë rreth 800 vjet. Gjatë kësaj kohe nuk ka të dhëna për ushtrim dhune ndaj popullsisë vendase në mënyrë që t´i detyrojë ata të konvertojnë në islam.
    Në islam ekziston parimi i lirisë së fesë e cila është e garantuar. Në Kuran thuhet: „Nuk ka dhunë në besim“. Kurani fisnik (2:256) Myslimanët janë të mendimit se besimi duhet të burojë nga brenda njeriut, nga thellësia e shpirtit të tij, prandaj dhe nuk ka kuptim ushtrimi i dhunës për ta detyruar atë të ndryshojë besimin. Në favor të myslimanëve flet edhe fakti se epoka e sundimit islam në Spanjë njihet ndryshe edhe si periudha e artë e hebrejve.
    Pas inkursioneve të kryqtarëve në fakt situata ndryshoi. Nga burimet perëndimore të cilat iu referohen këtyre ngjarjeve mësojmë se myslimanët dhe hebrejtë iu nënshtruan inkuizicionit dhe persekutimit çnjerëzor. Një pjesë e mirë u shpërngul, ndërsa të tjerë u detyruan nën presionin e dhunës dhe represaljeve të konvertojnë në fenë e krishterë. Atyre që refuzuan shpërnguljen apo konvertimin me forcë, iu morr pasuria dhe u dërguan drejt vdekjes së sigurtë.
    Një tjetër argument i fortë kundër shpifjes se islami u përhap me dhunë, është fakti se pavarësisht se myslimanët sundojnë në Arabi prej 1400 vjetësh, deri më sot ekzistojnë atje komunitete të mëdha të krishterësh arabë, si në Siri, Palestinë, Sudan dhe Egjypt (rreth 14 milion koptë të krishterë). Nëse myslimanët do ta kishin përhapur islamin me dhunë s´do të kishte ngelur krishteri arab. Myslimanët u përhapën edhe në Indi dhe qëndruan atje gati 1000 vjet. Në sajë të fuqisë ushtarake që dispononin myslimanët e atëhershëm mund ta kishin detyruar çdo indian jomysliman ta pranonte islamin me dhunë. Por kjo nuk ndodhi. Aktualisht në Indi 80% e popullsisë përbëhet nga ithtarë të feve të tjera. Të gjithë këta jomyslimanë janë dëshmi e fortë dhe e gjallë se Islami nuk është përhapur me dhunë.
    Një tjetër dëshmi mbi përhapjen paqësore të Islamit është fakti se popullsia më e madhe myslimane në botë ndodhet në Indonezi. Një pjesë e madhe e popullsisë së Malajzisë janë gjithashtu myslimanë. Bëjmë pyetjen: „Cila ushtri myslimane ka luftuar në keto anë?“ Përgjigja e natyrshme është se s´ka pasur ushtri myslimane në këto anë por islami u përhap këtu në sajë të kontakteve tregtare me botën e atëhershme myslimane.
    E njëjta histori vlen edhe për bregun lindor të Afrikës, ku në sajë të ndershmërisë dhe korrektesës së tregtarëve arabë u bë e mundur përhapja e islamit tek popullsia lokale.
    Vëllezër e motra!
    Përparësia e islamit qëndron tek thjeshtësia e doktrinës së tij, forca e argumenteve dhe në universalitetin e ligjeve të tij. Islami përdor „shpatën“ e intelektit e cila fiton zemrat dhe mendjet e njerëzve. Në Kuranin fisnik thuhet: „Thirri në rrugën e Zotit tënd me urtësinë tënde dhe me predikim bindës dhe debato me ta në mënyrën më të përshtatshme“. Kurani fisnik (16-125)
    Në një artikull të revistës Reader´s Digest „ALMANAC“ vihej në dukje përqindja e rritjes së feve kryesore në botë nga viti 1934 deri në vitin 1984. I njëjti artikull u botua edhe në revistën The Plain Magazine. Islami renditej i pari me një rritje prej 235%. Feja e krishterë u rrit me 47%.
    Pyesim: „Cila luftë bëri të mundur shekullin e kaluar konvertimin në masë dhe me dhunë të njerëzve në islam?“. Nuk gjejmë asnjë luftë të tillë!
    Të dashur vëllezër dhe të nderuara motra!
    Le të jemi krenar për faktin se islami është feja me rritjen më dinamike në Amerikë dhe Europë. Prandaj le të jemi krenarë për fenë tonë dhe le t´i qëndrojmë besnikë Kuranit dhe traditës se Pejgamberit.

    M.S.Hasna, Xhamia e Bratislavës
    Përgaditi: IslamOnweb.net
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    zoti te shperbleft

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Cdo besim ka pasur anen e tij te erret, dhe islami nuk ka ndryshim nga te tjeret.



    Dito

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Cdo besim ka pasur anen e tij te erret, dhe islami nuk ka ndryshim nga te tjeret.



    Dito

    Budizmi sod numron 500 milion besimtar por aritja e asaj shifre eshte ber me paqe apsolute .


    Ndersa Krishterimi dhe islami qe te dyjat e i kan pas metodat e veta te inponimeve te ndryshme si dhuna fizike e psikologjike , taksat e larta , diskriminimi etj .
    We are all Aliens

  5. #5
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Budizmi sod numron 500 milion besimtar por aritja e asaj shifre eshte ber me paqe apsolute .


    Ndersa Krishterimi dhe islami qe te dyjat e i kan pas metodat e veta te inponimeve te ndryshme si dhuna fizike e psikologjike , taksat e larta , diskriminimi etj .
    Kush te tha se islami ka perdor takse te larte?,

    Shuma qe nxjerret nga pasuria (zekati) eshte 2.5% ne vit.

    Po i pate 1000 Euro ne Conto, obligohesh te japesh 25 euro ne vit. Kete e quan tatim te larte.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga Arber gerguri Lexo Postimin
    Kush te tha se islami ka perdor takse te larte?,

    Shuma qe nxjerret nga pasuria (zekati) eshte 2.5% ne vit.

    Po i pate 1000 Euro ne Conto, obligohesh te japesh 25 euro ne vit. Kete e quan tatim te larte.
    Kesaj i thon, futja kot, deshiron te na jep leksione ne, ndersa vet nuk i ka lexu as 2 shkrona per Islam.
    Disa jo qe nuk e din te verteten por ata jan armiq te Islamit dhe ata te verteten e deformojn dhe e interpretojn si deshirojn ata me qellim te prishjes se imazhit te Islamit, por nuk do te ja dalin...
    Mrekullia e Islamit eshte sa me shum ta lufton ate, Islami aq me shum perhapet.......
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Arber gerguri Lexo Postimin
    Kush te tha se islami ka perdor takse te larte?,

    Shuma qe nxjerret nga pasuria (zekati) eshte 2.5% ne vit.

    Po i pate 1000 Euro ne Conto, obligohesh te japesh 25 euro ne vit. Kete e quan tatim te larte.

    Kjo vlen per muslimanet sepse eshte nje nga 5 shtyllat e islamit . Ndersa per jo muslimanet eshte krejt tjeter storie
    We are all Aliens

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Kesaj i thon, futja kot, deshiron te na jep leksione ne, ndersa vet nuk i ka lexu as 2 shkrona per Islam.
    Disa jo qe nuk e din te verteten por ata jan armiq te Islamit dhe ata te verteten e deformojn dhe e interpretojn si deshirojn ata me qellim te prishjes se imazhit te Islamit, por nuk do te ja dalin...
    Mrekullia e Islamit eshte sa me shum ta lufton ate, Islami aq me shum perhapet.......

    Mos harro qe ata qe sod e sulmojn islamin me se shumti jan armiqet e futur nga jasht brenda islamit e kta jan Vahabistat ma shum se kta nejrz qe e sulmojn islamin askush hiq . Kta jan shkaktar qe shumm njerz e kan lan islamin tu u bazu ne veprat e tyne si islamike .
    Ndryshuar për herë të fundit nga extreme : 24-04-2009 më 04:41
    We are all Aliens

  9. #9
    extreme :
    Mos harro qe ata qe sod e sulmojn islamin me se shumti jan armiqet e futur nga jasht brenda islamit e kta jan Vahabistat ma shum se kta nejrz qe e sulmojn islamin askush hiq . Kta jan shkaktar qe shumm njerz e kan lan islamin tu u bazu ne veprat e tyne si islamike .
    Po duket se cili ësht në ekstrem dhe poashtu mban edhe vet emrin e tillë.Tani për çdo problem fajin do ja leni vehabistave,për ju ata jan shovinista,iredentisa, dhe terorista,nuk i keni harru endej këto terma sepse thelle jan ngul në zemrat e njerëzve nga koha e sundimit sllav.
    Nuk flitet se çka bërë filan njeri ose filan popull sepse ata nuk jan shembuj për tu marrë por ata duhet të marrin shembull nga Kur'ani dhe sunneti.
    Pasi sot nuk ka shtet islamik dhe muslimanët janë garib që moti e kan humb fen e vërtetë të tyre(të vetmuar dhe janë fare pak) shpifjet sigurt se janë edhe ma të mdhaja dhe belatë po shtohen dita ditës..
    Ikstrem :
    Kjo vlen per muslimanet sepse eshte nje nga 5 shtyllat e islamit . Ndersa per jo muslimanet eshte krejt tjeter storie
    është e vërtetë se për jo muslimanët është krejt tjetër por a na tregon ti pasi po e din se na qenka krejt tjetër, sa paguajnë[ jomuslimanët në shtetin islam,xhizjen ose haraçin ose tatimin dhe si e paguajn dhe kur e paguajn?
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    extreme :

    Po duket se cili ësht në ekstrem dhe poashtu mban edhe vet emrin e tillë.Tani për çdo problem fajin do ja leni vehabistave,për ju ata jan shovinista,iredentisa, dhe terorista,nuk i keni harru endej këto terma sepse thelle jan ngul në zemrat e njerëzve nga koha e sundimit sllav.
    Nuk flitet se çka bërë filan njeri ose filan popull sepse ata nuk jan shembuj për tu marrë por ata duhet të marrin shembull nga Kur'ani dhe sunneti.
    Pasi sot nuk ka shtet islamik dhe muslimanët janë garib që moti e kan humb fen e vërtetë të tyre(të vetmuar dhe janë fare pak) shpifjet sigurt se janë edhe ma të mdhaja dhe belatë po shtohen dita ditës..
    Ikstrem :

    është e vërtetë se për jo muslimanët është krejt tjetër por a na tregon ti pasi po e din se na qenka krejt tjetër, sa paguajnë[ jomuslimanët në shtetin islam,xhizjen ose haraçin ose tatimin dhe si e paguajn dhe kur e paguajn?
    po kam nikun extreme dhe jam extremisht nje anti extremist fetar i ciles do fe qoft ai . Nese islami e ndalon imponimin me dhun e ne mnyra te ndryshme nuk dmth qe muslimant nuk e kan perodrur dhunen apo imponimet e ndryshme gjat konvertimeve te njerzve kjo eshte FAKT i gjall .




    Per te dyten sa paguajn haraqin e ato jo muslimant nuk e di veq e di qe jeta e nje Jo muslimani ne nje bot te till do te ishte ferr i vertet t gjitha gjerat qe beson ne to do tiu ndalonin , do tiu ndalonte edhe predikimi i fes pasi qe do konsiderohej si luft kunder islamit . Qmimet jan te ndryshme duke filluar me haraq e deri me kok .
    We are all Aliens

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:25
  4. Islami nuk është përhapur me tehun e shpatës
    Nga ILyrium në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 13:10
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •