Keqinterpretimi i fesë tjetër, për shkak të frikës së konvertimit të njerëzve, është një çështje, mirëpo keqinterpretimi i fesë tënde, me shpresë se njerëzit do të hynë në këtë fe, është një çështje krejt tjetër. Misionarët të Krishterë, duke mos qenë në gjendje që t'i bindnin për ta pranuar fenë e Jezu Krishtit Indianët Amerikanë të luginës së Kollorados, filluan të përpilojnë libra në gjuhën e këtyre Indianëve, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të lexojnë në gjuhën e tyre amtare. Kjo fushatë ishte bërë gjatë viteve 1975 dhe 1976. Mirëpo, një gjë ishte më se e qartë - para se këta Indianë të Amerikës ta pranonin fenë të Krishtere, ata do të duhej të merrnin diçka që do t'i bënte ata të ndiheshin fajtorë. Misionarët të Krishterë kishin një zgjidhje tinëzare dhe të mençur për këtë çështje: përkthimin e Dhjatës së Re në mënyrën që do të përfshinte fajësinë e Indianëve Amerikanë për vdekjen e Jezusit! Të larguar prej fragmenteve Biblike, ku lexojmë për Judën si tradhtar, për Romakët, për gjykimin dhe Pont Pilatin, tani këto fragmente Biblike ishin zëvendësuar me: “Indianët e kishin vrarë Jezu Krishtin, për shkak se ata janë njerëz të ligë (keqdashës). Eja ta vrasim Jezusin, thonin Indianët…ata e shtrinë një kryq në dhe…” etj. Fragmente të tilla vazhdonin më tej në Dhjatën e Re: “Zoti do t’ju djegë të gjithëve… Zoti do t’i shfarosë Indianët, duke i hedhur ata në zjarr…”A dëshironi që të digjeni në zjarr?” Pyet Zoti. “A keni diçka që do të shpaguheni tek unë dhe kështu të shpëtoni nga zjarri? Me çka do ta bëni shpagimin tek unë?”” Këtu është shumë e qartë se çfarë shpagimi kërkohej; kjo do të thotë nënshtrim të padiskutueshëm ndaj kërkesave të misionarëve, braktisje e mënyrës së tyre të mëparshme të jetesës, të traditave të tyre, dhe pranimin e fesë Krishtere. Indianët, pas këtyre fragmenteve, ishin bërë të tmerruar. Gruaja e parë indiane u doli përpara dhe deklaroi: “Nuk dëshiroj që të digjem në zjarrin e madh. Unë e dua Jezusin.” (E përshtatur nga Norman Lewis, The Missionaries, Arena 1989, fq. 188-192)
Fundi i arsyeton mjetet. Misionarët ia aritën qëllimit. Indianët e kishin pranuar shpëtimin në Jezusin. Fakti që tregon se është shtrembëruar Bibla për t'i arritur qëllimet e tyre, rezultonte pa pasoja. Është interesant të përmendim se më nuk dihet nëse këta misionarë kishin vazhduar t'i mësonin Indianët sipas Biblës së shtrembëruar. Nëse po, atëherë Indianët amerikanë kanë fituar dituri shumë të veçanta dhe të shtrembëruara në lidhje me jetën e Jezusit. Edhe këtu, motoja e Palit prapë vije në shprehje!
Krijoni Kontakt