Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ajri, Gjelbėrimi

    Adminstratora..hapni nji rubrik me Tematike te larmishme pa objekt te caktuar si dikur ajo Tema te pergjithshme dhe gjithashtu mendoj te beni edhe ndo nji FUZION me disa rubrika te cilat jane tip Ali Hoxha... Hoxh alia..

    Nji shembull i Rubrikave Ali hoxha Hoxh alia...qe mund te bashkohen..
    Shqiptaret neDiaspore dhe Bashkatdhetaret neper Bote..etj.



    Po vendos ketu nji debat LUBONJA -- RAMA. Marre nga Shekulli.
    -------------
    A "E-MAILI I ZI" I FATOS LUBONJES

    Nga Edi Rama


    I nderuar kryeredaktor,

    Duke qenė se ai qė unė e quajta "e-maili i zi i njė mikut tim" ka ngjallur kėrshėrinė e shumėkujt, dhe duke qenė se kėtė e-mail miku im Fatos Lubonja, e ka parė tė udhės t'ia shpėrndajė tė gjithė atyre qė ka pasur nė Adress Book-un e tij virtual - pra duke qenė se, pėrpos interesit tė veēantė qė mendoj se paraqet komunikimi i mėposhtėm, ėshtė miku im ai qė e ka "zhvirgjėruar" misterin e autorėsisė sė mesazhit elektronik, qė mė kalli krupėn qysh nė pikė tė mėngjezit - mė lejoni ju lutem ta njoh lexuesin e respektuar tė "Shekulli"-t, jo vetėm me mesazhin nė fjalė, por edhe me krejt "bashkėbisedimin" qė pasoi mes nesh. Kėsisoj, them unė, lexuesi jo vetėm do tė shuajė kėrshėrinė, por edhe do tė njihet qoftė me njė shpresė tė Tosit, ende tė pashpallur botėrisht brenda e jashtė vendit, "pėr tė hapur njė fushatė pėr largimin tim nga Bashkia", e qoftė me vėshtirėsinė e pazakonshme qė mund tė ketė njeriu, po tė mendojė ndryshe nga ē'mendon Fatos Lubonja - nė kėtė rast bėhet fjalė pėr urbanistikėn, por, njė okė e pak njė okė pa pak, i njėjti hall ėshtė me tė edhe pėr sistemin diellor, gjeografinė, kafshėt shtėpiake, letėrsinė, blegtorinė, historinė e tragjedisė, arkeologjisė, kulinarisė, pėr bombėn atomike, botėn akademike, garat ēiklistike. Pa folur, ruajna Zot, pėr demokracinė, burokracinė, kleptokracinė. Nė kėsi temash Tosi, vetėm Tosi, nė ēdo rast Tosi, ka me vete tė Vėrtetėn! Dhe, pėr dreq, sa mė shumė po plaket, aq mė keq po noksanoset. Mjerė unė, qė ndryshe nga ai shumė gjėra i mendoj dhe, kėsisoj, e di se ē'mė pret kur i uroj megjithė shpirt tė bėhet edhe 100 vjeē.


    "E-Mail-i i Zi"
    Original Message -----
    From: "Perpjekja" >>…
    To: "Edi Rama" >>…
    Sent: Wednesday, May 08, 2002 8:48 PM
    Subject: Re: info...

    Unė nuk e di ēfarė janė ato tė 47 thagmat, por mora vesh nga burime mjaft tė sigurta se Fideli Yllit i keni aprovuar njė grataēielė 20 katėshe prapa tyrbes, mu mbi njė zonė tė gjelbėrt, se doni tė prishni njė lulishte tek stadiumi "Qemal Stafa", pėr tė ngritur njė trekatėshe, se doni tė prishni kinema "Republikėn" dhe ambasadėn turke, pėr tė ngritur njė 15 -katėshe, se po kontribuoni pėr tė ngushtuar parkun e madh. Mjaftojnė kėto qė ti pėr mua tė futesh pėrfundimisht nė listėn e kriminelėve tė qytetit tė Tiranės.
    Zoti tė shpėtoftė, dhe nuk kam dyshim se do tė tė shpėtojė pėrderisa shpėtoi edhe Sali Berishėn, por njė shpėtim si ai nuk do t'ia uroja kujt. Tosi

    Pėrgjigjja ime:
    Zoti do tė shpėtojė kėdo qė do ta shohė tė arsyeshme i dashur Fatos!
    Barin, lulishtet dhe lulet nė ketė qytet i kam kthyer sidoqoftė unė, do apo s'do ti. Dhe jo pak, po mbi 100.000 metra katrorė. Tė tjera do t'i kthehen. Zona "lulishte" prapa "Drinit" ėshtė me kohė, kohė pėrpara, e pėrcaktuar si zone ndėrtimi. Mbi atė bazė edhe u ėshtė kthyer pronarėve kohė, kohė pėrpara. Sa pėr mikun tim Fidel Ylli, ai nuk ka filluar tė ndėrtojė kur u bėra unė kryetar bashkie, po kohė, kohė pėrpara. Prej njė viti e gjysėm qė jam unė, ka marrė vetėm njė leje ndėrtimi kompania e tij. Kurse tek "lulishtja" pas "Drinit" investon njė grup i madh njerėzish. Edhe diēka tjetėr: Mos ji apriori kundėr zhvillimit nė lartėsi tė njė zonė. Obseniteti i kėtyre godinave tė larta qė janė bėrė nė kėto kohė s'duhet absolutisht tė na bėjė tė vuajmė nga sindroma e King Kongut. Tek "lulishtja" tek stadiumi u ėshtė kthyer a kompensuar prona pronarėve, dhe aktualisht ka njė ndėrtim qė, pėr ēudi, askujt s'ia vret sytė. Kurse mua po. Ajo ē'ka do tė ndėrtohet aty s'ėshtė pallat, as njė trekatėsh dosido, or mik i burimeve tė sigurta. Po njė vepėr arti e mirėfilltė. Megjithatė kėto hanė debat padyshim, me kusht qė tė mos bėhen insinuata tė ndyra.
    E teksa debatojmė, tė mos harrojmė qė Tirana nuk pėrmbytet mė. Jo pėr magji, po pėr shkak tė pastrimit ilingonesk tė kanaleve. Qė Tirana nuk ėshtė mė qyteti i plehrave. Jo pėr magji, po pėr shkak tė njė punė kolosale qė ėshtė bėrė, e qė duhet tė pėrmirėsohet akoma mė shumė. Qė Tirana nuk ėshtė mė qyteti pa sistem taksash e as sistem ndriēimi. E tė tjera e tė tjera pune, qė s'duken apo duken si tė mirėqena. S'na pėlqen njė kulle 20 -katėshe apo njė trekatėsh nė njė zonė delikate?!Ta diskutojmė pa e futur Karla Del Ponten nė kėtė mes. S'na pėlqejnė ngjyrat?! Punė e madhe, i ndryshojmė nesėr. S'kushtojnė shumė, pėrderisa kemi bėrė suvatimet qė janė themeli i pu nės. Qė ēiftja tė zerė mish ėshtė puna, po pėr tė shtėnė nė ajėr thua ti e pėr tė bėrė zhurmė?! Ashtu bėn edhe pa kėto sqarime nga burimi im i pasigurt. Radovan Karavastiēi (Shėnim i imi: Nė komunikimin me Tosin pėrdor shumė shpesh emra tė sajuar sipas ndjesisė sė momentit. Nė kėtė rast kam sajuar njė kriminel lufte)

    Replika rrufe e Tosit
    (Shėnim i imi: Tosi nuk mendohet dy herė sepse Tosi, siē e thashė, ėshtė e Vėrteta. Replikon aty pėr aty.):
    Ti mor Edi Rama thua poshtė e pėrpjetė se nuk je hajdut. Pra se njėzet katėshet nė qendėr tė Tiranės, mu nė zonėn mė historike tė saj, qė sapo i ke lejuar tė ndėrtohen, po na i lejoke tė ndėrtohen, sepse ky qenka vizioni yt. Por kur nuk ishe kryetar Bashkie dhe as ministėr, a nuk ke qenė ti qė mė ke thėnė mua se ėshtė krim ajo qė don tė bėjė Vebi Velia, tė ndėrtojė njė qendėr biznesi tė lartė nė qendėr tė qytetit dhe sė bashku nuk kemi pranuar tė firmosim peticionin qė ky kėrkoi ta firmosnin njė numėr intelektualėsh, pėr tė mbrojtur idenė e tij. Pikėrisht, me idenė se ndėrtesat e larta shkatėrronin qendrėn. Prandaj unė ngulmoj se ti i bėn kėto krime ndaj qytetit duke shkelur edhe ligjet, sepse qendra ėshtė monument kulture dhe nuk ėshtė kompetencė e jotja vetėm, pėr motive tė dobėta - vėrjua emrin si tė duash. Me aktin e fundit qė kreve, dije se ke kryer njė krim tė krahasueshėm me ato qė ka bėrė Enver Hoxha ndaj qytetit. Kėtė e-mail po ia dėrgoj tė gjithė atyre qė do tė mundem t'ua dėrgoj brenda dhe jashtė vendit, dhe shpresoj tė hap njė fushatė pėr largimin tėnd nga Bashkia.

    Fatos Lubonja

    Pėrgjigjja ime e pavonuar:
    Kurse ti mor Fatos Lubonja je njė shurdh i rrezikshėm qė dėgjon vetėm ē'tė thotė mendja jote, e cila, sado e ndritur tė jetė, s'mund tė dijė gjithshka. E ja, pa u zgjatur hic nė tė tjera, po tė bėj me dije se, pikėrisht pse unė besoj qė ajo ē'ka donte tė ndėrtonte zoti Velija ishte e papranueshme, e ftova tė ndėrronte mendje. Dhe atje or mik i burimeve tė
    sigurta, nuk do tė ndėrtohet ajo qė kemi kundėrshtuar dikur unė e ti, as ajo qė kushedi sesi e sheh ti, por njė godinė mjaft e ulėt, e cila do tė dalė nga konkursi publik qė po organizojmė, qoftė edhe pa pėrkrahjen tėnde e tė ndonjė miopi tjetėr si puna jote, qė pranon mė mirė tė vdesėsh mbi platformėn e monumentit tė Enverit, dhe sesa tė futesh nė njė librari mbi gėrmadhat e Kafe "Kursalit"! Ki kurajon t'ia ēosh edhe kėtė pėrgjigje timen tė gjithė atyre qė u ēove trillimin tėnd tė radhės. Natyrisht, bashkė me post scriptum-in kėtu poshtė.
    Neroni
    (Shėnim i imi: Ky ėshtė emri qė mė ka vėnė Tosi pardje, kur u shpjegonte shqiptarėve pėrmes "Shekullit" sesa kriminale ėshtė veprimtaria ime si kryetar Bashkie)

    P.S. Sa pėr hajdutin, vazhdon tė qėndrojė nė fuqi ajo ftesa e dikurshme pėr tė mė ngrėnė ***** ti dhe kushdo tjetėr qė vė pikėpyetje mbi pakorruptueshmėrinė time.

    Mesazhi i Tosit menjėherė pas fjalimit tim nė takimin me komunitetin e biznesit:
    Dėgjova fjalimin tėnd (grotesk) ku ne tė gjithė, me pėrjashtim tė biznesmenėve dhe sekserėve, konsiderohemi si tapa qė duhet tė nxirremi pėrfundimisht nga bythėt tuaja, nė mėnyrė qė ju tė dhisni lirisht, dhe ku tė mundeni nė kėtė vend. Po si mund tė thuhet se rinia ikėn nga Tirana, dhe nga ky vend, sepse ėshtė i ndėrtuar me shtėpi tė ulta me qerpiē!
    Rinia ikėn se zhgėnjehet nga njerėz si ti mor Edi Rama!
    Pėrshėndetje
    Njė nga tapat


    Replika ime ndaj mesazhit tė mėsipėrm:
    Dėgjove fjalimin?! Si e dėgjove fjalimin?! Me se?! Me ē'veshe?! Ke veshė ti?!
    Po sot s'ma nxin dot ditėn si dje, sepse e-mail-i yt ėshtė njėri ndėr njėzet e ca, qė mė kanė ardhur, dhe ėshtė i vetmi qė ka ngjyrėn e zezė tė nihilizmit absolut! Tė tjerėt janė tė gjithė falenderues, inkurajues, ngushėllues. dhe askush nder autorėt s'ėshtė biznesmen (biznesmenėt s'shkruajnė e-mail-e). Askush ndėr ta s'ėshtė ndier tapė, siē je ndier ēuditėrisht ti. Askush ndėr ta s'e ka marrė punėn e qerpiēit, siē e ke marrė ti, sterrė sterrė tė zezė! Dhe e di diēka:
    plot nder ta e dinė kush ėshtė miku im, qė mund tė mė shkruajė atė e-mail vrastar, qė unė pėrmenda dje! Pa u thėnė gje, ata mė thonė pak a shumė tė gjithė tė njėjtėn gjė: Lėre atė (ty domethėnė), mos e dėgjo, ėshtė i sėmurė!
    Dhe ti je vėrtet i sėmurė miku im. TI JE SHURDH!

    Post Scriptum. Nuk mund tė rri pa ta treguar se njė njeri i varfėr e i ditur, i cili hamendėson se ti duhet tė kesh qenė ai "miku i e-mail-it tė zi", tė quan PIKA JONE E ZEZE! Ta kam thėnė me kohė se tė qenit nė frontin e punėtorėve tė mendjes nuk tė pėrjashton nga rreziku i PIKES SE ZEZE! Ashtu sikundėr tė qenit nė zonėn e sė keqes shtet, nuk tė pėrfshin medoemos nė kategorinė e PIKAVE TE ZEZA!
    Tung

    Kėtu zoti kryeredaktor mbaron ky episod i luftės virtuale qė zhvillohet mes meje dhe mikut tim Fatos Lubonja, qysh se unė vendosa tė le barrikadėn e tė pavarurit, dhe tė marr njė detyrė shtetėrore. Kėtė zgjedhje Tosi jo vetėm e quan tė gabuar, por e konsideron tradhti ndaj tij!!! Pėrpjekja ime pėr t'i shpjeguar arsyet e zgjedhjes sime, si edhe pėr ta bindur qė tė merresh me politikė, nuk do tė thotė detyrimisht tė jesh moralisht inferior ndaj dikujt qė ka zgjedhur tė bėjė tjetėrsend nė jetė, ka dėshtuar mė shumė se njė herė. Dhe mė shumė se njė herė Tosi ka pėrgojuar publikisht mua vetė, dhe punėn time, duke shfrytėzuar me kapacitet tė plotė rezervuarin e mllefit tė tij proverbial. Kam shumė frikė se po e humbet pėrditė e mė shumė dritėn e arsyes, duke u munduar tė bindė me ēdokusht tė tjerėt dhe vetveten, se i vetmi pozicion moralisht i pakritikueshėm nė jetė ėshtė ai i tiji. Ia kam thėnė. E kotė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 15-05-2002 mė 17:09

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ed ramushi

    ------------gazeta korieri----------

    -----
    Rama: Aleanca e zeze kunder Tiranes.

    Kryetari i Bashkise ne takim me biznesmenet, denoncoi "aleancat sterre qe mes tribunave politike dhe mediave, ne emer te Krishtit, bejne punen e Djallit". Pergjigjet ndaj kritikave per lejet e ndertimit, rruget, lulishtet dhe shembjen e godinave te vjetra. "Sa te jem ne kete detyre, nuk do kete burre nene dhe bir kurve, qe te kerkoje ne xhepat e mij, para te jashtligjshme"

    Prej nje kohe te gjate dua te ndaj me ju disa shqetesime, perdite e me serioze, lidhur me kete mjedis te qelbur, ku bashkarisht jetojme dhe ku bashkarisht enderrojme dhe besojme per dite me te mira. Nje gje eshte e qarte, qe nuk jemi ne te njejten korsi, por padyshim, jemi ne te njejten rruge. Ne, nuk varemi nga njeri-tjetri, por shpejtesia e ecjes sone perpara, varet nga bashkepunimi midis nesh. Une besoj se nje Tirane ndryshe, nje Tirane moderne, ashtu si edhe nje Shqiperi moderne, nuk mund te behet pa nje partneritet te qarte, te hapur dhe te forte mes nesh.
    Dhe une do flas me ze te larte, qarte dhe hapur, qe jam shume i shqetesuar per nje fryme antikapitalizem, per nje fryme antizhvillim, antiliri, qe e ka mberthyer politiken shqiptare dhe qe ka dominuar segmente te shoqerise civile dhe te shtypit. Kjo fryme gjenerohet nga nje debat politik shterpe, pa ide, pa projekte te mirefillta zhvillimi, me nje konflikt policesk, te theksuar bolshevik dhe nga ana tjeter, nga nje arene mediatike, ku rralle here ka ballafaqime te shendetshme pikpamjesh dhe ku ka rendom shpifje, akuza, trillime, sharlatanizem, padituri, inkompetence, trutharesi. Dhe pambarimisht keshtu. Kjo eshte nje fryme qe nuk i ben mire as kapitalit vendas dhe as kapitalizmit shqiptar. Kjo fryme nuk i sherben zhvillimit te Tiranes, qe duam te ndertojme, kjo nuk eshte nje fryme evropiane, kjo nuk eshte nje fryme e lirise te sipermarrjes dhe vendimit progresist. Kjo eshte nje fryme jakobine e talebane. Une i trembem kesaj fryme dhe jam i deshperuar- po jua them hapur- para kesaj luzme, e cila po frenon ne vend Shqiperine, e cila ka frenuar ne vend zhvillimin, e cila e mban peng te ardhmen e femijeve tane. Ne, behuni te vetedijshem, rrezikojme te mbetemi peng i nje aleance tranversale, te nje reaksioni sterre, te nje aleance qe ben bashke Limoz Dizdarin dhe Vili Minarollin, nje aleance qe ben bashke te djathte e te majte te ashtuquajtur, nje aleance qe ben bashke te vjetren, per te frenuar te rene.

    Ky reaksion i zi, ben qe kompanite e ndertimit te rrugeve te paguajne sot 100- 150 mije dollare ne muaj, per te ruajtur ekzistencen e tyre. Nuk kane pune. Kjo aleance e zeze, ben qe kompanite e ndertimit, te cilat mbajne me buke mijera punetore, te cilat garantojne strehimin, ne nje Tirane qe nuk mund te rrije ajo qe ishte, sepse eshte trefishuar ne popullsi, te konsiderohen kompanite e togave armike. Dhe ketu duhet te kuptojme, qe kjo aleance qe vepron mes tribunave politike, eshte nje politike qe vepron nepermjet projekteve te Organizatave Joqeveritare dhe seminareve sterile, mes diskutimeve shterpe, permes llafeve qe asgje te mire, s'i kane dhene Shqiperise ne keto vite, permes vete segmenteve te shtypit, permes maskave prej letre te printuar, apo valesh televizive, qe ne emer te ndershmerise, ne emer te moralit, ne emer te Krishtit, bejne vetem punen e Djallit.

    Dhe kjo aleance do te na mbaje peng, per sa kohe mjedisi ku duhet te gjenerohen ide dhe projekte, do te jete bosh. Eshte nje aleance qe operon ne boshllek. Keta njerez nuk e duan qe te behet Shqiperia, sepse ajo nuk ka nevoje per keta njerez. Liria e fjales, eshte bere nje instrument, per t'ju kundervene sistemit qe ne duam te ndertojme. Ne jetojme aktualisht ne nje sistem pa sistem, kjo dihet. Dhe ky moment, kur pjese te tera te sistemit te vjeter vazhdojne te gjallojne fizikisht dhe menderisht dhe pjeset e sistemit te ri qe ne duam te ndertojme jane te pafuqishme, eshte nje moment perplasjeje shume i eger, midis mendesise se vjeter dhe te rese, midis nostalgjise per parazitizmin komunist, xhelozise se politikaneve, apo pseudointelektualeve, per te pasurit dhe epshit te te pasurve, per te qene me te pasur. Eshte nje shoqeri dhe nje sistem, ku nuk ka akoma balanca dhe ne mungese te ketyre balancave, sulmohet ne menyre katastrofale sipermarrja e lire. Lufta kunder korrupsionit ka hyre ne mode, sic ka qene lufta kunder komunizmit. Edhe pse kishte dhjete vjet qe kishte rene komunizmi, ai vazhdonte te luftohej, qe duke luftuar komunizmin, te merreshin votat e te varferve, qe enderronin te beheshin te pasur, duke ju kujtuar kooperativat, lopet, derrat, vicat dhe gjithe qente e epokes komuniste. Dhjete vjet te humbura. Tani ka filluar lufta kunder korrupsionit, qe nuk eshte nje lufte reale kunder korrupsionit. Lufta kunder tij, behet realisht duke modernizuar sistemin, lufta kunder korrupsionit, behet realisht duke krijuar marredhenie te hapura dhe te qarta partneriteti mes kapitalit dhe shtetit. Lufta kunder korrupsionit, nuk behet me akuza te ndersjellta. Keto akuza, s'bejne gje tjeter, vecse shtojne agresivitetin e te varferve ndaj te pasurve dhe nuk i ben njerezit me te pasur, por frenojne sipermarrjen. Dhe "O burra!", kush te mbledhe me shume vota, duke i thene te varferve, qe: "Arsyeja e varferise suaj, eshte lidhja e mafies se politikes, me mafien e biznesit". Cfare do te thote "mafie e biznesit"? Biznesi eshte celesi i sistemit qe ne duam te ndertojme. Mafia vepron ne hapesira te ndermjetme, mafia vepron ne boshllekun e lene nga ligji, mafia vepron ne mungesen e marredhenieve te qarta dhe te hapura. Prandaj ne kemi nevoje, per nje aleance per modernizim. Ne duhet te modernizojme Shqiperine, duhet te modernizojme Tiranen, duhet te modernizojme marredheniet tona. Vetem keshtu ne mund te bejme perpara.

    Eshte e vertete qe ne Tirane jane bere shume ndryshime, pavaresisht se une sot e kam filluar diten me nje e-mail, te zi sterre nga nje miku im qe me konsideron kriminel, sepse kemi dhene leje ndertimi, per te ndertuar ne nje prone private, ne baze te nje ideje shume te qarte per zhvillimin e qendres se Tiranes. Nuk eshte e bukur qe te vish te takosh biznesmenet dhe te takohesh ne korridor me nje maske, qe thote "Ti je i korruptuar!". Nuk ka, as ne Tirane dhe as ne Shqiperi, as nje bir nene dhe as nje bir kurve, qe te vij e te me kerkoje mua ne xhep leket e veta. Dhe ju kete e dini shume mire. Te gjithe ata, qe kane pasur mundesi te punojne ne Bashkine e Tiranes, e dine shume mire se kush eshte kryetari i Bashkise se Tiranes. Kurse, persa i perket ceshtjes se korrupsionit, ceshtja e bakshisheve, ceshtja e mitmarrjeve, eshte nje ceshtje qe nuk behet dot e te gjithe popullit, ne lufte kunder kapitalisteve dhe kunder kapitalizmit. Kjo, nuk eshte bota e te mireve dhe e te keqijve, miqte e mi. Kjo eshte bota e tyre qe punojne dhe e atyre qe masturbohen.
    Jam i terrorizuar nga sulmet absolutisht bolshevike, qe organizohen kunder Bashkise se Tiranes. Une mund te akuzohem per shume gjera, mund te kisha bere me shume, por nuk jam une ai, qe mund te akuzohem, per demtime lulishtesh. Kam udhehequr vete nje proces, qe i ka kthyer Tiranes, me shume se 100 mije metra katrore gjelberim dhe nuk ka qene nje proces i lehte.

    Por nderkohe qe ne prishim ndertime pa leje, ne nuk duhet te harrojme qe ne ato ndertime, ka njerez, ka tregtare te vegjel, ka familje, ka te punesuar. Ku do te shkojne keta? Do t'u themi: "Jo ne nuk do te prishim asgje ketu, ky eshte muzeu i madh i shkuar, ky eshte Teatri yne Kombetar, ky eshte Pazari yne i vjeter, keto jane shtepite me qerpic, ku shoku Qemal me shokun Enver, punuan per keto dite qe po gezojme sot. Juve ikni, kthehuni mbrapsht!" Keshtu do te bejme? Keshtu nuk behet, prandaj Tirana, ka nevoje per nje ekuiliber te konservimit dhe te zhvillimit. Une jam shume dakort, qe shume ndertesa te larta qe jane bere ne Tirane, jane bere keq. Por nuk e ka fajin lartesia, e kane fajin projektet dhe cilesia e tyre. Ne nuk duhet te trembemi nga lartesia. Ne nuk duhet te vuajme nga sindroma e King-kongut. Aty ku eshte per te ndertuar lart, do te ndertojme lart, aty ku nuk duhet ndertuar larte, do te ndertojme ulet, por do te ndertojme ndryshe. Ju jeni te gjithe deshmitare te faktit, qe ne po ndertojme ndryshe.
    Dhe sot, une jam krenar, qe kemi arritur te bejme me ju studime pjesore, apo projekte, qe do te ngrene mbi siperfaqen e kesaj toke te shkaterruar, Tiranen e re evropiane, dhe une jam i bindur per kete. Nga ana tjeter, deshiroj te theksoj nje gje, qe shoh nje armiqesi te zeze ndaj prones, ndaj pronareve, ndaj te drejtes se tyre per te zhvilluar pronen e tyre. Harrohet se disa siperfaqe dhe shtepi te vjetra, s'ka pse te rrine me mbi dhe. Po te ishte kjo Tirane kaq e bukur, qe ne duhet ta ruanim, pse iken rinia sot nga Tirana? Pse nuk vijne te huajt te jetojne ketu? Ia bejne kete pyetje vetes, ata qe bejne sikur qajne per nje fije bari, qe po keputet, apo nje shtepi qerpici qe po shembet, nderkohe, qe ketu ne salle, eshte nje investitor qe e di shume mire se cka hequr, per te arritur qe te beje nje ndertim spektakolar, pa e prishur Kinema "17 Nentorin". Kjo do te thote, se ne jemi te vetedijshem, por jo cdo gje e vjeter ka vlere, ashtu si jo cdo gje e re eshte e keqe. Ka gjera ne kete qytet qe duhen ruajtur dhe eshte e para administrate lokale, qe ka nxjerre rregulla per zona te caktuara dhe qe punon ngushtesisht me Institutin e Monumenteve te Kultures, per percaktimin e atyre objekteve, qe perbejne realisht vlera, per t'i ruajtur edhe per neser. Ashtu sikunder ka plot shtepi te vjetra, qe s'kane asnje vlere. Debati ne te cilin une mora pjese, per Teatrin Kombetar, i cili u konsiderua prej shme vetave si nje "Mision i mafies se ndertimit", une besoj realisht, qe ai ishte nje debat simbolik. Ajo godine, eshte bere objekt i nje debati simbolik, nese do te trumfoje pupuliti dhe shurra, apo e ardhmja. Kjo nuk ka te beje fare me krijimtarite, me kush ka qeshur e ka qare ketu, kjo ka te beje me ate, qe ne nuk mund te lejojme, qe ne mes te qytetit, te konsiderohet monument kulture, apo me vlera monumentale, nje objekt, te cilin italianet e kane ndertuar atehere, per te argetuar oficeret dhe ushtaret e tyre, me pupulit, si te gjitha sallat e dopolavoros, qe ndertoheshin, per te qene te perkoheshme. Nderkohe qe ne reastaurojme Ministrite, restaurojme Universitetin, do te restaurojme ish-Komitetin Qendror, nuk kemi perse te mbajme nje vjetersire, qe nuk ka asnje vlere. Duke e privuar shtetin nga 6 mije metra katrore toke, me te cilen, shteti, mund te vije e te trokase tek ju, per te thene: Eja te ndertojme sebashku teatrin e ri. Ashtu si ne arritem te bindnim investitorin, se nuk mund te ndertohet duke prishur Kinema "17 nentorin", ne nuk kemi pse te ruajme Kinema "Republiken", qe s'ka asnje vlere dhe aq me teper, qe ne godinen e re, do te kete serish nje salle kinemaje. Nderkohe qe ne perleshemi perdite, per te restauruar dhe per ta bere serish Kinema "Partizanin", apo ish-"Ali Demin", nuk guxokemi te prishim kinema "Republiken". Nderkohe qe ne te gjitha vendet e botes, jane prishur ndertesa 2 here e 3 here gjate nje 50-vjecari dhe te jeni te bindur, se pas 20, apo 30 vjetesh, do te prishen shume nga keto pallate qe po ndertohen sot, per te ndertuar te tjera me te mira. Por nuk duhet te harrojme, qe ky qytet ka mbi 600 mije njerez dhe ka nevoje per shume gjera. Nuk e ben Shqiperine, as FMN dhe as Banka Boterore. Ata e ndihmojne te marrin fryme. Prandaj ka ardhur koha, qe ne te jemi ne kontakt te vazhdueshem, dhe kerkoj mbeshtetjen tuaj te hapur dhe te qarte dhe kjo mbeshtetje ka te beje me nje gje shume te thjeshte. Te gjithe ju, qe keni te beni me mua dhe Bashkine e Tiranes, t'u tregoni te gjitheve te verteten e madhe, qe puna jone ka shume probleme, ka shume diskutime, polemika, por nuk ka ne mes rryshfete. Na qenkan miqte e mi te implikuar me X leje ndertimi, po keshtu Bashkia e Tiranes, nuk duhet te jape me leje. Shqiperia eshte vend shume i vogel. Kushedi se cila nga stergjyshet e tezes se njerit, ska pasur nje moment gezimi, me stregjyshin e halles se tjetrit. Por historia, nuk mund te shkruhet, as me dhunen e bolshevikeve, qe jane sot te shtrire ne te gjitha partite politike, as me dhunen e lapsit e te penes, apo kamerave, apo seminareve dhe terrorizimeve. Historia, shkruhet me djersen dhe me mundin, te ardhurat, qe ju garantoni permes punes suaj, ndersa korrupsioni, luftohet me modernizim, me reforma, institucione, te cilat duhet te garantojne transparence dhe menyra te sofistikuara kontrolli. Nuk mund te luftohet me kundervenie te ushtrise se te ndershmeve, me ushtrine e te pandershmeve. Kjo eshte nje farse, nje maskarade, qe e ka bllokuar Shqiperine, investimet qe e ka bere ministrin e Financave te flase me vete, per te gjetur burimet e nevojshme, per te garantuar mbijetesen. Kjo eshte nje farse, qe i ka lene kompanite e ndertimit te rrugeve pa pune, kjo eshte nje farse qe e ben Kryetarin e Bashkise, te shkoje te lutet si qen, nga nje dere ne tjetren, per fonde per rruget, ne nje kohe kur njerezit kerkojne rruge. E dini ju, se sa eshte fondi qe i eshte dhene Bashkise se Tiranes? 500 milione leke te vjetra, per te rregulluar Tiranen. Cfare mund te bej une me ato? Po cfare kerkoj une: 3 miliarde leke te vjetra, per kompanite shqiptare te rrugeve, per te bere rruge per shqiptaret. Kjo eshte historia. Jo llafe te gazetareve injorante, qe bredhin nga nje cep ne tjetrin, qe nuhasin me perversitet ne cdo kanal jashteqitje qe ka Tirana. Sepse Tirana, ka shume kanale te tilla, ka shume pune dhe ka ende shume ere te keqe, por ajo nuk mund te behet dot, nese ju jeni te akuzuarit e kesaj historie dhe ne qofte se bashkepunimi me ju, konsiderohet dicka e dyshimte.



    Jam shume krenar, qe Tirana, pas dhjete vjeteve, ka bar 365 dite te vitit, ne dimer dhe ne vere, sepse ka njerez qei ujitin. Jam shume krenar qe Tirana, nuk pernbytet me dhe qe bulevardi, nuk i ngjan Venecias, kur bie nje shi vere. Po kjo, nuk ndodhi, sepse deshi i Madhi Zot, papritur, por sepse nate per nate, punetoret e varfer te Bashkise se Tiranes, kane gerryer kanalet dhe i kane cliruar te gjitha kanalizimet nga tapat.



    Une jam shume krenar, qe akuzohem nga ju, qe i jap lejet me pikatore dhe akuzohem nga kundershtaret tuaj, qe jam doreleshuar. Sic kam qene krenar edhe ne '91-shin, kur komunistet me quanin fashist dhe fashistet, komunist. Dhe jam shume krenar per KRRT-ne e shumeperfolur, ne kohet e fundit, per lejet qe kemi dhene, per rrugen qe i kemi hapur zhvillimit, per godinat qe po ndertojme ne Tirane. Kane te drejte qytetaret e Tiranes, te kene frike nga ndertimet e larta, duke marre shembujt e keqij. Por ne, duhet te ndertojme godina te larta, qe tu tregojme rinise qe ky vend do te jete vendi, ku ata do te jene krenare per te jetuar. Ku do te ruhen ndertimet e vjetra me vlere, por ne te njejten kohe, do te jete Nju Jorku i se ardhmes. Nuk eshte e lehte te ndertosh gjithcka nga zerua. Une nuk jam ne KPD dhe nuk do te permend problemet e secilit, ato le t'i mbajne per vete. Por po e perseris edhe nje here, se persa kohe, une do te jem ne krye te Bashkise se Tiranes, nuk do te kete burre nene dhe bir kurve, qe mund te kerkoje ne xhepat e mi, para, te fituara, jashte konpetencave, qe me jep ligji.
    ------------------------------

    oo ED-RAMUSHI po oborret e shkollave qe ja jep mafies se ndertimit per te miren e femijve e ben???

    KORIERI
    ------

    Shqiperia, 24 ore pa udheheqje



    Nga Alfred Peza/ Makbule Ceco ka qene dje funksionarja me e larte e Shqiperise, e cila duhet te ushtronte njekohesisht atributetet e Presidentit, Kryetarit te Kuvendit dhe Kryeministrit. Kjo pasi ndoshta per here te pare ne historine e vendit dhe historine e botes moderne, te tre kreret me te larte te Shqiperise, ndodheshin jashte shtetit. Duke shkelur ne kete menyre Kushtetuten, Protokollin e Shtetit dhe duke vene ne pikepyetje, sigurine tone kombetare.



    Presidenti Meidani prej disa ditesh ndodhet per nje vizite ne SHBA. Sipas nenit 91 te Kushtetutes, "kur Presidenti eshte ne pamundesi te perkohshme per te ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit ze vendin dhe ushtron kopetencat e tij". Por, Kreu i Parlamentit Servet Pellumbi dje ndodhej ne Zagreb, per te marre pjese ne nje takim te organizuar nga Asambleja Parlamentare e KE per luften kunder terrorizmit. Ne rast te mungeses se tij, Kushtetuta nuk parashikon se kush do ta zevendesoje. Nje aresye ligjore, qe e perjashton mundesine qe Meidani dhe Pellumbi te jene njekohesisht jashte Shqiperise. Si te mos mjaftonte kjo, vendi ka qene dje edhe pa Kryeminister, pasi Majko, ka nisur nje tur te shkurter ne Bruksel dhe Zvicer. Por, edhe pa minister te Jashtem dhe minister Rendi, pasi Dade ndodhet ne SHBA dhe Cipa ne Greqi.



    Edhe sikur Kushtetuta te kishte vakuum, Protokolli i Shtetit eshte dokumenti qe e sakteson kete moment. Sipas tij, eshte i ndaluar kategorikisht largimi i Presidentit dhe Kryetarit te Kuvendit, nga Shqiperia. Jo vetem kaq, por per aresye te sigurise kombetare, ata nuk mund te udhetojne ne te njejten kohe dhe ne te njejtin shtet, sebashku. Per aresye sigurie, atyre nuk i lejohet qe te udhetojne madje, me te njejtin mjet. Largimi i Kryeministrit ne keto kushte, as qe nuk parashikohet. Ne pjesen e 16 te Kushtetutes, ku parashikohen "masat e jashtezakonshme", eshte e percaktuar qarte se ne rast lufte, gjendjes se jashtezakonshme dhe fatkeqesive natyrore institucionet vihen ne levizje dhe vendimet mund te merren, vetem nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri. Nese skandali i djeshem nuk eshte nje truk djallezor politik, i mendjeve te zeza brilante, ne dem te interesave te vendit apo pergjegjesve te kesaj situate, ne rastin me te mire, ndodhemi para nje precedenti te patolerueshem.

    --------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 12-05-2002 mė 04:46

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ:
    ----
    Majko shkarkon njeriun e Edi Rames
    Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombetar Xhevdet Ferri. Kryeministri Pandeli Majko firmosi dje largimin e Ferrit nga posti i kreut te Teatrit Kombetar duke emeruar ne vend te tij aktorin Agim Qirjaqi. Vendimi i Majkos vjen vetem disa dite pas sulmeve qe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama beri kundrejt tij gjate takimit qe pati me perfaqesues te biznesit, lidhur me fondet e pakta qe i jane akorduar bashkise per realizimin e projekteve emergjente. Nderkohe qe Ferri njihej si nje nga perkrahesit te kryebashkiakut Rama dhe indirekt nje nga njerezit e preferuar te ish kryeministrit Ilir Meta, i emeruar perj tij ne kete detyre. Xhevdet Ferri ishte nder te vetmit ne radhet e artisteve qe perkrahu publikisht gjate nje debati televiziv, idene dhe projektin e Rames per shembjen e godines se Teatrit Kombetar me qellim ngritjen aty te nje ndertese shumekateshe. Qendrimi i tij pro mbeshtetjes se kryetarit te Bashkise Edi Rama u kundershua ashper nga koleget e tij artiste, te cilet ishin totalisht kunder shembjes se godines se teatrit per vet vlerat qe ai mbart dhe perfaqson si pjese e rendesishme e artit skenik shqiptar. Drejtori i sapoemeruar i teatrit Agim Qirjaqi ishte nje nga aktoret qe kundershtuan me force shembjen e teatrit dhe zevendesimin e tij me nje ndertese tjeter, sipas projekteve te bashkise se kryeqytetit. Edhe ne takimin e fundit me biznesmenet Rama ka riperseritur vendosmerine e tij per venien ne jete te projektit te hartuar nga Bashkia lidhur me shembjen e godine se Teatrit Kombetar. Ndoshta largimi i Ferit nga detyra eshte nje sinjal qe leshon qeveria per te mos perkrahur kete projekt te Rames.

    A.Rama

    ------------------

    Mir ka bere Pandushi qe e ka hequr kte beun e teatrit. Ishte bere i padurushem ai hajdut.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    shekulli

    Shija e hidhur e debatit Lubonja-Rama
    Nga Albana Rexhepi

    "Bashkia e Tiranės tė lihet tė punojė, - fton z.Aliaj (nė opinionin e djeshėm botuar nė "Shekulli" me titull "Bashkia e Tiranės dhe dobia e njė debati" - shėn.red) duke nėnkuptuar tėrheqjen nga kritika, duke ua lėnė qytetarit tė gjykojė se si e ka bėrė punėn Bashkia, sepse ėshtė ky qytetar, me tė cilin bashkia ka lidhur kontratėn. Sigurisht, qė ky ėshtė njė prononcim tepėr personal i autorit tė shkrimit, i nisur nga dėshira e mirė, jo vetėm e tij, qė lėvizja tė vazhdojė. Vetėm se z. Aliaj nuk arrin tė shpjegojė, ose tė na mbushė mendjen, se si analistėt, shtypi, kritika ėshtė "duke e penguar punėn e Bashkisė sė Tiranės". Bashkia e Tiranės ka vėrtet njė kontratė me qytetarin e Tiranės, por tė gjithė ata qė e kritikojnė, analistėt, shtypi, profesionistėt, janė gjithashtu qytetarė tė Tiranės, pavarėsisht nga kėndvėshtrimi nga i cili i shohin problemet apo arritjet e bashkisė. E, tek e fundit, shtypi, analistėt, profesionistėt, qytetari dhe kritika, qė ata ushtrojnė pėrkundrejt institucionit (institucionit tė bashkisė nė kėtė rast) janė pjesė e punės sė institucionit. Shtypi, analistėt dhe tė gjithė ata qė ushtrojnė kritikė janė ata, qė tek e fundit, e ndihmojnė bashkinė (dhe jo vetėm atė) t'i shohė gabimet, t'i korrigjojė ato, tė qėndrojė e shėndetshme dhe me dy kėmbėt nė tokė.
    Pa dyshim qė bashkia e Tiranės, i ka sjellė ndryshime jetės sė Shqipėrisė postkomuniste, ndryshe nga paraardhėsit, ndryshe nga shumica e institucioneve tė tjera. Kjo bashki po kryen funksionin e saj, po bėn detyrat e shtėpisė. Eshtė vėnė dorė mbi qytetin, po riparohen rrugė, po restaurohet. Kėtė realitet e shohin tė gjithė e qė tė gjithė e pėrshėndesin: Edhe kritika.
    Por kėto arritje, megjithatė, nuk i japin imunitet bashkisė ndaj gabimeve, nuk i japin imunitet ndaj arrogancės, nuk i japin imunitet ndaj vulgaritetit, nuk i japin imunitet ndaj autoritarizmit, tė cilat edhe vetė z. Aliaj i ka vėnė re e tė cilat z. Lubonja nė mėnyrė tė vazhdueshme i denoncon dhe kritizon. Debati midis dy zotėrinjve tė nderuar, Lubonja e Rama, tė cilin z. Aliaj nė artikullin e tij "Bashkia e Tiranės dhe dobia e njė debati" e veneron, mua mė lė shije tė hidhur, tejet tė hidhur, ėshtė debati midis tė pafuqishmit qė nuk i ka ngelur vetėm se tė bėrtasė edhe mė shumė, dhe institucionit qė vazhdon ta injorojė edhe mė shumė. Eshtė njė debat qė tė rikujton se Shqipėria postkomuniste ėshtė ndoshta i vetmi vend ballkanik, ku shoqėria civile pėrfaqėsohet me nje grusht individėsh, dhe si tė tillė pa ndonjė influencė tė madhe nė jetėn politike dhe shoqėrore. Debati midis kėtyre dy zotėrinjve tė, tė bėn tė kuptosh, se nė ndryshim nga ē'vė re z. Aliaj, bashkia nuk ka sjellė ndonjė ndryshim thelbėsor nė mėnyrėn e qeverisjes. Eshtė pikėrisht bashkia ajo qė po vendos nė ēėshtjet e urbanistikės sė Tiranės si ia do qejfi, duke injoruar kritikėn, analistėt, profesionistėt, duke u bėrė njė model shumė i keq i autoritarizmit. Mua mė duket tejet irritues qė z. Aliaj diskutimin pėr ngjyrimin e fasadave, e lė nė dorėn e shijeve tė qytetarit (apo edhe fėmijėve siē u prononcua njė arkitekt tjetėr). Nėse arkitektėt nuk kanė asgjė mė pėr tė thėnė, dhe ia delegojnė pėrgjegjėsinė e tyre gjykimit dhe shijes sė publikut, atėherė praktikisht ne nuk kemi mė nevoje pėr ta. Ngjyra e fasadave nuk ėshtė ēėshtje shijesh kalimtarėsh apo fėmijėsh, por ėshtė njė zgjedhje qė pėrmbush nje funksion tė rėndėsishėm nė konceptin arkitektonik qė mbart njė ndėrtesė. Ky koncept arkitektonik pėrpilohet, pėrpunohet dhe diskutohet nga arkitektėt dhe urbanistėt, sepse ata janė specialistėt. Janė pikėrisht kėta njerėz qė e ndihmojnė, mė pas publikun dhe institucionin shtet, tė kuptojė kėtė koncept duke i shpjeguar atij, se si funksionaliteti, forma, ngjyra, dhe vazhdimėsia janė tė rėndėsishme, jo vetėm pėr X ndertesė, pėr X bllok ndėrtesash, por edhe pėr identitetin e vetė qytetit.
    Qė njė kryetar bashkie vendos pa pyetur as edhe njė arkitekt (siē lihet tė kuptohet prej artikullshkruesit, por edhe prej artikullit respektndjellės tė z. Kolevica), as edhe ata qė i kanė ndėrtuar kėto ndėrtesa ėshtė, as me pak dhe as mė shumė, njė skandal. Njė skandal qė u shit pėr sukses, qė u denoncua, qė pas denoncimit po pėrpiqet tė minimizohet me peshėn e sukseseve, e sė fundi po i varet nė qafė shijes sė publikut dhe fėmijeve. E kjo nuk ėshtė aspak serioze. Pėrpara se tė fillojmė tė preokupohemi pėr rizgjedhjen e kryetarit tė bashkisė, duhet tė preokupohemi pėr fatin e qytetit tonė, sepse kjo ėshtė pika ku priten interesat e tė gjithėve ne. Rizgjedhja e Z. Rama duhet tė jetė, tek e fundit, preokupim i tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    flet Ruralisti

    marre nga Shekulli.
    ....
    A duhet tė ngrihet Tirana nė lartėsi ?


    Nė vijim tė debatit pėr tė ardhmen e Tiranės, ku dy protagonistėt kryesorė janė z. Edi Rama dhe z. Fatos Lubonja nuk mund tė mos themi diēka, edhe ne, qė objekt tė punės sonė kemi zhvillimin e fshatit. U pėrmend se urbanistika e kryeqytetit ėshtė sė pari ēėshtje politikash. Mėse e vėrtetė. Pėr fat tė keq deri tani efekti i politikave ka qenė negativ. Ndoshta tani diēka mund tė korigjohet, nė vend qė tė pėrkeqėsohet.
    Ish -kryebashkiaku Brojka lidhur me debatin tha nė njė emision televiziv se "rritja nė lartėsi ėshtė nevojė e interesave qė rrjedhin nga harmonizimi i interesave tė pastra ekonomike tė pronarėt tė tokave, me ndėrtuesit dhe blerėsit". Kjo ėshtė e vėrtetė, por harroi tė pėrmendte dhe fuqinė e lirė punėtore si rrjedhoje e papunėsisė sė madhe tė shkaktuar nga lėvizjet migruese. Nga ana tjetėr akoma ėshtė evident nė Shqipėri fenomeni tipik i vendeve nė zhvillim i atraksionit tė "dritave tė qytetit". Pėr mė tepėr nė nivele tė larta drejtuese, pėr fat tė keq duket se akoma dominojnė koncepte tė viteve '60-tė nga vendet nė zhvillim, ku urbanizimi apo qytetet e mėdha tregojnė qė vendi ėshtė nė rrugėn e duhur drejt progresit e zhvillimit. Si rrjedhojė shuma tė mėdha parash financohen nė qytetet e mėdha, dhe zakonisht vetėm nė njė qytet, nė kryeqytet. Tashmė ėshtė e qartė se modeli i shpėrndarjes hapėsinore i bazuar nė pėrqėndrimet e mėdha urbane nė vendet nė zhvillim ka dėshtuar. Analizat e kryera nė qendra tė mėdha urbane nė vendet nė zhvillim, kanė nxjerrė nė pah se ekspansioni dhe ngjeshja e qyteteve, ka sjellė probleme mjaft tė komplikuara, pėr tė cilat akoma nuk ėshtė gjetur zgjidhje. Fizikisht, mund tė pėrmendim ndotjen e ujit e tė ajrit. Ekonomisht, ėshtė vėrtetuar qė nė qytete pėrtej njėfarė madhėsie, kostoja pėr frymė e sigurimit tė shėrbimeve publike fillon e ngrihet. Por mė problematike ėshtė formimi i zonave tė "sėmura" nė aspektin social, kulturor e politik. Autori i njohur i ēėshtjeve tė strategjive te zhvillimit Raanan Ėeitz e quan mbipėrqėndrimin si kancer tė qyteteve moderne. Pėr vendet ku qendrat urbane akoma nuk kanė arritur stadin e gjigandit ka kohė qė ėshtė shtruar ēėshtja e shmangies se pėrqėndrimit tė madh, dhe orientimi i zhvillimit drejt njė modeli tė zhvillimit urban mė tė shpėrndarė, i aftė pėr ndaluar vėrshimet drejt qyteteve tė mėdha. Besojmė se Tirana akoma ėshtė nė njė stad qė mund tė mendohet tė bėhet diēka, qė mos t'i ngjajė Limės, Kalkutės, Meksikos, as Athinės. Po ēfarė duhet tė bėjmė me qendrėn e Tiranės? Thjesht ta shpėtojmė, pra ta mbajmė Tiranėn tė ulet siē ėshtė, por tė pastėr e tė rregullt, tė qetė dhe jo tė zhurmshme, tė zgjasim jetėn e atyre qė jetojnė aktualisht aty, duke pakėsuar ndotjen e madhe tė ajrit. Tė sigurojmė ujė e drita pėr kėta banorė, qė janė dhe pėr ata qė duan tė vijnė tė jetojnė, duke paguar koston e Tiranės sė ulėt. Dhe pėr zgjidhje afatgjatė ka njė rrugė tjetėr larg Tiranės: Tė ndėrtohen politika afatgjata zhvillimore hapėsinore harmonike, duke ulur kėshtu presionin ndaj ndėrtuesve pėr t'u ngritur nė lartėsi nė Tiranė, dhe duke i orientuar ata mė nė gjėrėsi nė gjithė vendin. T'i kthejmė sytė, mendjen, kėmbėt paratė, eksperiencėn atje ku resurset janė pas malit tė Dajtit dhe mė tutje, atje ku shumica e shqiptarėve jetojnė atje ku janė pasuritė e Shqipėrisė, tek Shqipėria rurale. Pak e dinė qė Berna ėshtė kryeqyteti i Zvicrės, por Zvicrėn e njohin tė gjithė, jo nga pallatet e Bernės, por nga fshati i saj i urbanizuar. Tirana s'mund tė bėhet as si Neėyork as si Singapori. Dhe njė fakt tjetėr; teknologjia po pėrparon me shpejtėsi marramendėse. Sistemet kompjuterike, sistemet e telefonisė celulare, po e ngushtojnė me shpejtėsi distancėn fizike midis fshatit e qytetit. Ky zhvillim elektronik sot nuk kėrkon atė shkallė pėrqėndrimi, kėrkesat qė kishte tė nevojshme zhvillimi industrial 150 vjet mė parė nė Europė. Hajde pra tė tregohemi tė zgjuar dhe tė kuptojmė mė tė renė.

    Lavdosh Ferruni
    ruralist

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Agim Mero flet.

    ---------artikuj mbi urbanistiken-------


    Nga Shekulli.
    ---------------------
    Plagėt tona urbanistike
    Nga Agim MERO

    Eshtė i pamohueshėm fakti, qė sektori i ndėrtimeve nė dekadėn e fundit mund tė thuhet me plot gojėn, ėshtė ai qė ka bėrė hopin mė tė madh e mė tė dukshėm, nė krahasim me sektorėt e tjerė tė ekonomisė. Ky hop e zhvillim ka sjellė pa dyshim vlera pozitive tė padiskutueshme nė disa drejtime, veēanėrisht nė atė tė arkitekturės e tė konstruksionit. Arkitektėt e inxhinierėt tanė pėrjetuan nė kėto vite lirinė profesionale, dhe nė kufijtė e kėsaj lirie ata treguan e po tregojnė talentin e tyre. Bashkė me sistemin ndryshoi edhe konceptimi urbanistik e ndėrtimor. Pėr kėto ndryshime, organizmat shtetėrore por edhe institucionet e specializuara tė ndėrtimit, si dhe vetė urbanistėt, arkitektėt e inxhinierėt u gjetėn nė befasi e tė papėrgatitur. Ndėrtimi nuk mund t'i shpėtonte anarkisė sė pėrgjithshme nė tė cilėn ra gjithė shoqėria jonė, qė nga politika tek ekonomia, e deri tek marrėdhėniet individuale tė qytetarit me shtetin e shoqėrinė, dhe tė vetė shtetit me individin. Si pasojė e tė gjithė kėtyre faktorėve lindėn dhe u krijuan probleme shqetėsuese nė urbanistikėn e qyteteve dhe tė ndėrtimeve tona. U dėmtuan nė disa raste seriozisht, vlerat arkitektonike nė disa nga qytetet tona e veēanėrisht nė Tiranė. S'duhen mohuar vlerat pozitive qė kanė mjaft ndėrtime tė viteve tė fundit, por duke qenė tė paharmonizuara me vendin ku janė ndėrtuar dhe ambientin qė i rrethon, kėto vlera janė zbehur. Edhe ndėrtimi mė i bukur zhvlerėsohet nėse ai qėndron i veēuar nga kondicionet urbanistike, qė presupozojnė njė kompleks faktorėsh urbanė, estetikė e teknikė tė lidhur me njėri tjetrin. Mungesa e kėtij harmonizimi, ėshtė kontradikta e njė nga plagėt mė tė mėdha tė ndėrtimeve tona sot. Pėr tė zbutur e pėr tė shėruar kėto plagė mendoj se njė nga kushtet kryesore janė dhe mbeten studimet urbanistike dhe planet rregulluese tė qyteteve tona. Tė mpleksur me shumė faktorė ekonomikė e psikologjikė, politikė e korruptivė, edhe ato studime qė janė bėrė nė disa raste, pėr disa zona e qytete, i mbyti invazioni i ndėrtimeve pa kriter e pa leje. Pa kėto studime nuk mund tė mendohet korigjimi i gabimeve tė bėra dhe perspektiva e ndėrtimeve tė qyteteve tona. Mungesa e njė plani tė tillė pėr Tiranėn, prej 12 vjetėsh, qė nga ai i vitit 1990, ka krijuar shqetėsime serioze. A ėshtė kaq e zorrshme pėr t'i bėrė kėto studime e plane rregulluese? E lehtė nuk ėshtė, por edhe kaq e pamundur nuk ėshtė, edhe nė kushtet e sotme. Diskutime tė nxehta, janė bėrė e po bėhen sidomos qė
    Ndėrtimet e reja tė mos cėnojnė vlerat dhe identitetin e qyteteve tona.
    Eshtė e vėrtetė se nė disa nga qytetet tona, pjesė tė veēanta tė tyre janė tė kėrcėnuara nga humbja e identitetit, siē ndodh veēanėrisht nė qytetet si Gjirokastra e Berati, lagje e zona tė veēanta nė Shkodėr, Durrės, Elbasan, Korēė, etj. I mprehtė ky problem ėshtė sidomos pėr Tiranėn. Nė diskutime, pėr kėtė problem, ka shumė keqkuptime, ēoroditje e mendime subjektive nė pėrcaktimin e asaj qė ē'ndėrtime tė sė kaluarės janė me tė vėrtetė me vlera qė nuk duhet tė prishen. Jo ēdo ndėrtim i vjetėr ka vlera historike, kulturore e arkitektonike, ashtu si edhe jo ēdo ndėrtim i ri mbart patjetėr vlera pozitive. Diskutimi nėse duhej ruajtur pazari i vjetėr i Tiranės dhe ai pėr Teatrin Kombėtar kanė ndarė mendimet deri nė ekstrem. Mendoj, se tė dy kėto raste nuk janė referenca tipike tė identitetit tė Tiranės dhe mungesa e tyre nuk pėrbėn njė fatalitet. Shtylla kurrizore e identitetit tė Tiranės ėshtė aksi i bulevardit tė madh, nga stacioni i trenit tek kompleksi i Universitetit. Ky bulevard i ndarė nga qendra nė pjesėn veriore e atė jugore, secila me tė veēantat e saj, duhet trajtuar me kujdes tė veēantė. Pjesa jugore e bulevardit duket se e ka mbyllur hesapin e vet, se ajo ėshtė mbushur me lloj lloj ndėrtimesh tė tė gjithė stileve e kohėve. Ē'mund tė bėhet nė kėtė pjesė do tė jetė vetėm njė retushim. Pjesa tjetėr, ajo veriore, nga qendra tek Universiteti, qė ėshtė edhe mė e bukura dhe qė bashkė me qendrėn janė zemra e Tiranės, duhet mbrojtur me ēdo kusht. Ata qė e projektuan kėtė segment madhėshtor, nuk arritėn tė ndėrtonin nė tė mė shumė se hotel "Dajti", Kryeministrinė e kompleksin e Universitetit, dhe ky bulevard mbeti "i virgjėr", e siē tha kur vizitoi Shqipėrinė njė i huaj, nė mos gaboj, Ilia Ehrenburgu : qė kishte parė qytete pa bulevarde, por pėr herė tė parė shihte bulevard pa qytet. Nė kohėn e monizmit, pėr tė thėnė "shyqyr", sikur nuk u guxua tė vihej dorė veē godinės sė ish -Komitetit Qendror, e mė vonė tė asaj tė ambasadės sovjetike (sot Presidenca) dhe fare vonė Piramidės e Pallatit tė Kongreseve. Pėrjashto stonimin qė bėn piramida, tė tjerat s'mund tė thuash qė e prishėn pamjen e bulevardit, pavarėsisht qė s'janė tė cilėsisė sė hotel "Dajtit" e Kryeministrisė. Gabimi mė trashanik qė u bė nė aksin e kėtij bulevardi ėshtė ndėrtimi i dy kullave, qė me tė drejtė njė arkitekt i ka quajtur "kullat bonjake". Tė thuash qė ato tė prishen qė sot, do tė dukej mbase si njė luks pėr shtetin tonė tė varfėr, por njė ditė ato duhet e me siguri do tė prishen. Kush do t'i prishė do tė ketė njė arsye e argument mė shumė pėr budallallėqet tona. Ngjyrat e fasadave, korigjohen kollaj e s'janė gjė para disa godinave tė larta, si pėrbindėsha, tė vendosura pa kriter, si dy kullat pėr tė cilat folėm, ajo pranė xhamisė e sahatit, dhe ndonjė tjetėr. Po u vazhdua me tė tilla gabime s'dimė ēdo tė mbetet e bukur nė Tiranė? Po, Tirana i pranon edhe godinat e larta, rreth 10-katshe, ato do ta hijeshojnė siluetėn e saj, po tė ndėrtohen nė vende e nė zona mbi bazėn e studimeve serioze. Nuk janė pa vlerė diskutimet e debatet qė bėhen pėr kėto shqetėsime por :
    Fjalėn e parė e tė fundit duhet ta thonė specialistėt, jo politikanėt e pushtetarėt.
    Vetė organet shtetėrore, bashkitė, zyrat e urbanistikės, etj. duhet tė tėrheqin mendimin e kualifikuar, qė nga ai i studentėve tek ai i akademikėve e profesorėve, deri tek mjekėt, ekonomistėt e sociologėt, duhet tė thonė fjalėn e tyre nė studimet urbanistike.Edhe pse ligjėrisht u takon Kėshillave Bashkiake e KRRT-ve tė vendosin pėr problemet urbanistike, qofshin nė kėto organe edhe specialistė tė mirėfilltė, jashtė tyre ka me dhjetėra tė tjerė me pėrvojė e tė rinj tė talentuar, qė duhen pyetur e marrė mendimi i tyre nė forma nga mė tė ndryshmet. Kėshtu do tė shmangen shumė gabime e subjektivizmi i personave tė veēantė nė pushtet, kur vendosin pėr ēėshtje qė sjellin gabime me pasoja tė pakorigjueshme. Pėr shumė nga studimet e projektet mund tė organizohen konkurse edhe me pjesėmarrjen e tė huajve, s'ka pse tė jemi xhelozė pėr kėtė, kur dimė qė edhe monumentin e lirisė nė Neė Jork e ka bėrė njė francez e atė tė Leonardo Da Vinēit nė Fiumiēino tė Romės njė bullgar, qė fitoi konkursin ndėrkombėtar.Ndėrtimi sot edhe tek ne ėshtė kthyer nė njė biznes tė fuqishėm, pėr tė mos thėnė mė i fuqishmi, ku veprojnė edhe qindra arkitektė e inxhinierė. Eshtė nė nderin e tyre qė ethet e fitimit tė mos lejojnė qė edhe vetė ata tė bėhen shkaktarė tė plagėve pėr tė cilat flasim. Kėtė do ta bėjnė, padyshim, edhe shoqatat e tyre, ajo e Ndėrtuesve dhe e Arkitektėve, me kapacitetet qė kanė nė gjirin e tyre.

    ------------

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lubonja

    shekulli

    .........
    Njė pėrrallė e lashtė dhe fenomeni Rama
    Nga Fatos Lubonja

    Zoti kryeredaktor,
    Po e nis kėtė komunikim me "Shekulli-n" duke treguar njė pėrrallė tė lashtė sa bota, tė cilėn nuk ėshtė hera e parė qė ia dėrgoj njė kryeredaktori pėr ta ēuar nė veshė tė shurdhėr pushtetarėsh:
    Na ishte njė herė e njė kohė njė mbret fuqiplotė tė cilit natyra na i kishte dhėnė edhe njė cen fizik: veshėt e gjatė si tė gomarit. Ai nuk donte assesi t'ia mėsonte populli veshgjatėsinė, prandaj berberėt qė merrte pėr ta rruar e qethur, i pyeste nė fund se ēfarė kishin parė tė veēantė tek ai. Berberėt pėrgjigjeshin: "Veshėt tuaj tė gjatė madhėri..." dhe mbreti menjėherė tėrbohej e urdhėronte t'ua prisnin kokėn. Kėshtu e pėsuan shumė berberė, derisa doli mė nė fund njė dinak i cili, kur mbreti e pyeti, tha se nuk kishte parė asgjė tė veēantė nė kokėn e hijshme tė lartmadhėrisė sė tij. Kėtė mbreti e bėri berber personal. Mirėpo i gjori berber nuk duronte dot pa ia thėnė dikujt tė vėrtetėn. Ajo e ngėrmonte sė brendshmi ashtu dhe aq sa dita ditės tretej e sfilitej vetmevete; derisa, dikur, njė plak i urtė ia kuptoi hallin e i dha kėtė kėshillė: "Nėse ke diēka qė s'duhet thėnė, o bir, e qė s'e mban dot, shko tutje mė ndonjė kėnd, hap atje njė gropė, dhe thuaja dheut. Berberi s'vonoi e bėri siē i tha plaku. Hapi njė gropė diku dhe bėrtiti nė tė me zė tė lartė: "Mbreti i ka veshėt tė gjatė. Mbreti i ka veshėt si tė gomarit!" dhe iku duke e ndjerė veten tė lehtėsuar.
    Mirėpo njė ditė dikush e pa atė gropė, iu duk e pėrshtatshme pėr tė mbjellė njė pemė, dhe kėshtu bėri. Pema na u rrit e u harlis derisa dikur, njė bari qė kalonte atypari, kėputi njė degė prej saj dhe bėri me tė njė fyell. Kur, ē'tė dėgjonte: Sapo nisi t'i bjerė fyellit, nė vend se tė nxirrte tinguj, ai vikati me zė tė lartė: "Mbreti i ka veshėt tė gjatė; mbreti i ka veshėt si tė gomarit." Morali i pėrrallės: e vėrteta del edhe nga dheu.
    Zoti kryeredaktor,
    Njė herė mendova qė si pėrgjigje Edi Ramės lidhur me ftesėn publike qė t'i hanė tė pėgėrat tėrė ata qė venė nė dyshim ndershmėrinė e tij dhe tė institucionit tė tij, tė tregoj vetėm kėtė pėrrallė e t'i them se fyejt e barinjve po kėndojnė gjithandej pėr veshėt e tij tė gjatė, por pastaj, mendova se kjo nuk do t'i shpjegonte publikut se pse paskam kėrkuar tė hap njė fushatė pėr largimin nga Bashkia tė njė politikani kaq tė suksesshėm, tė promovuar, madje, edhe nga gazeta jonė "Shekulli". Prandaj vendosa tė shpjegohem pėr lexuesin e "Shekulli-t" e mė gjerė. Besoj t'ju kujtohet se nė njė intervistė dhėnė pikėrisht ju, pikėrisht pėr "Shekulli-n", i pyetur pėr politikanin Edi Rama, kritikat e mia janė pėrqėndruar nė kėto ēėshtje :
    - Personalizim e institucionit qė drejton nė njė shkallė tė frikshme.
    - Krijimi i lidhjeve tė shkurtra pushtetar - biznesmen, duke anashkaluar ligjin dhe institucionet, ē'ka lė vend pėr abuzim me pushtetin dhe pėr dyshime tė rėnda pėr korrupsion.
    - Kontributi i pamatė, nėpėrmjet abuzimit me pronėn publike, pėr korruptimin e medias.
    - Shpenzimi i fondeve publike si nė kohėn kur ishte ministėr i Kulturės ashtu edhe kryebashkiak nė mėnyrė tejet tė shproporcionuar nė favor tė gjėrave tė lehta, ekzibicioniste dhe propagandistike, duke neglizhuar shumėēka qė mund tė ishte mė thelbėsore e mė e qėndrueshme.
    - Si intelektual ka treguar se nuk kishte pasur ndonjė lloj bindje apo vizioni qė tė mund ta ruante nga korruptimi qė tė sjell etja pėr pushtet, pėrkundrazi i ka tradhtuar ato sa herė qė ia ka dashur puna, duke zhgėnjyer tėrė ata qė shpresonin tek ai.
    Ndaj kėtyre kritikave, qė nuk janė vetėm tė miat, koha ka treguar se Edi Rama ka vazhduar tė tregojė njė shurdhėri dhe arrogancė skandaloze dhe, sė fundi, me planet pėr Tiranėn dhe fjalimet programatike ka shkuar aq larg sa unė kam arritur nė konkluzionin se ėshtė bėrė njeri i rrezikshėm, deri nė atė shkallė sa qė duhet larguar nga ai vend. Duke menduar se fenomeni Rama nuk ėshtė njė gjė e izoluar, por shprehja mė e plotė e kategorisė sė politikanėve qė ka nxjerrė kjo kohė, le t'i shtjelloj disa nga argumentat e mija:
    Personalizimi i institucionit
    Ne jetojmė nė njė shoqėri ku vetėm formalisht kemi institucione, rregulla dhe ligje, por ndėrkaq brenda tyre, dhe jashtė kontrollit tė tyre, vazhdojmė tė mbetemi peng i personalizimit dhe keqpėrdorimit tė institucionit nga autoritarizmi individual. Edi Rama bėn pjesė nė kategorinė e atyre politikanėve, qė e ka shfaqur nė mėnyrė galopante kėtė fenomen nė formėn e injorimit hapur tė atributeve ligjore tė rregullave institucionale, tė imponimit me autoritetin individual, tė depersonilizimit tė bashkėpunėtorėve, apo tė vėnies sė tyre nėn komandė. Shembujt pėr kėtė nuk kanė tė sosur. Ju kujtoj vetėm se kur iku Rama nga Ministria e Kulturės atje nuk mbeti as edhe njė njeri nga stafi, e jo mė kujtesė institucionale, pasi Ministrinė e Kulturės prej disa muajsh e kishte shndėrruar, me tė gjithė stafin, nė shtab elektoral qė punonte vetėm pėr zgjedhjen e tij kryetar bashkie. Kėtė frymė tė trajtimit tė institucionit, nė detyrėn e kryebashkiakut, Rama po e ēon deri nė grotesk. Fyejt e barinjve, veē tjerash tregojnė poshtė e lart se p.sh. lyerjen e ndėrtesave ai e kryen nė njė mėnyrė shumė "origjinale": dėrgon njė fotograf i cili e fotografon dhe pastaj ia skanojnė dhe fusin nė kompjuter dhe atje fillon e bėn pikturė mbi fasadat duke vendosur kubet e kuadratet e shumė nga ngjyrat kllouneske qė ne i shohim pastaj tė realizohen nga bojaxhinjtė - punė qė vetėm e njė kryebashkiaku nuk mund tė jetė. Sa pėr kuriozitet ju them se njė mėnyrė tė ngjashme ka pėrdorur edhe Ēaushesku kur projektoi atė pallatin pėrbindėsh qė ka shkatėrruar ēerekun e Bukureshtit tė vjetėr: - i vetmi ndryshim ėshtė se atij ia dėrgonin nė zyrė fasadat e pallatit me makete ku ai hiqte e vinte kolona siē ia diktonte deliri i tij.
    Zoti kryeredaktor,
    Burrė shteti i suksesshėm ėshtė ai qė edhe kur ikėn nga kreu i njė institucioni ai funksionon si mė parė, madje edhe mė mirė, sepse ėshtė vėnė tashmė nė rrugėn e pėrsosjes. Kurse trajtime tė tilla tė institucionit tregojnė se kjo kategori politikanėsh, pėrsa i pėrket ndėrtimit tė institucionit dhe respektit ndaj tij, nuk kanė as idenė mė tė vogėl, se as kanė kuptuar dhe as do ta kuptojnė ndonjėherė se kultura institucionale, dhe shteti ligjor i tė drejtave tė njeriut nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me autoritarizmin individual. Jam i bindur se po vazhdoi Rama edhe ca nė detyrėn e kryebashkiakut, Bashkia e Tiranės do tė katandiset si Ministria e Kulturės kur iku ai - nė mos ėshtė katandisur qė sot ashtu, (kur ke parasysh se sa janė larguar prej andej) prandaj kjo ėshtė njė nga arėsyet pse mendoj se ėshtė i pari Rama ai qė duhet tė largohet.
    Marrėdhėniet e mbrapshta shtet - biznes
    Nė kohėn e Berishės ne patėm njė shtet qė lejoi krijimin e piramidave, pa kontrolluar se ēfarė aktiviteti kishin ato, pa na mbrojtur nga sharlatanizmi i tyre, pa mbledhur taksa nga fitimet e tyre, por qė i pėrdori kėto piramida (lekėt e tyre) pėr pushtet politik, pėr fushata elektorale, pėr pėrfitime individuale politikanėsh me pasoja qė i dimė tė gjithė. Edi Rama ka shfaqur me njė virulencė tė veēantė njė variant tė ri tė kėtij fenomeni duke e pėrdorur institucionin pėr tė bėrė marrėveshje me biznesin privat, duke krijuar oligarki tė fshehta, apo tė hapura, financiare dhe mediatike, qė nė fakt, nė vend se tė ndihmojnė nė forcimin e shtetit, e sfidojnė shtetin duke e pėrdorur atė. Nė kohėn e Berishės ethja e individėve pėr tė nxjerrė vetėm e vetėm pėrfitime individuale bėri qė parqet e Tiranės tė mbusheshin me kioska tė cilat filluan tė shtohen njėra pas tjetrės si kėrpudhat duke mbytur krejtėsisht hapėsirat e gjelbra tė qytetit. Kjo u realizua nėpėrmjet mekanizmit tė lidhjes sė shkurtėr korruptive politikan - biznesmen. Tani i njėjti mendėsi po funksionon me truajt e lirė pėr ndėrtim apo me zonat ku ka banesa tė ulta. Ku ka ndonjė truall bosh apo ndonjė ndėrtesė tė ulėt krokodilėt e ndėrtimit sulen dhe duke shfrytėzuar lidhjet e shkurtra korruptive me kryebashkiakun, marrin leje dhe ndėrtojnė, pa pėrfillur zona historike, apo zona urbane tė mbyllura, pa pėrfillur shkallėt e lartėsisė, pa pėrfillur as problemet sizmike, pa pėrfillur raportin ndėrtim gjelbėrim, dhe pa pėrfillur nevojėn qė kanė banorėt e kėtij qyteti pėr tė pasur edhe shkolla, edhe fusha sportive, edhe parqe tė gjelbėrta. Tė gjithė jemi dėshmitarė se sa pallate shumėkatėshe janė ndėrtuar nė Tiranė me idenė e nevojės pėr banim, por po ashtu tė gjithė jemi dėshmitarė se ky mbipopullim nuk ėshtė shoqėruar aspak me ngritjen qoftė edhe tė njė shkolle publike, tė qoftė edhe njė parku sportiv tė ri apo tė njė parku tė ri tė gjelbėr.
    Kohėt e fundit Rama doli nė krye tė njė grupi biznesmenėsh dhe shpalosi vizionin e tij, sipas tė cilit kjo kategori biznesmenėsh pėrfaqėsojnė progresin kurse tėrė ata qė i pengojnė ata pėrfaqėsojnė regresin, dhe ku shtjelloi idenė se meqėnėse ne kemi njė shtet tė dobėt dhe tė varfėr, atėhere zgjidhjen e nevojave tona publike duhet t'ia lemė nė dorė kėtij biznesi tė pasur. Me kėtė logjikė kur ishte ministėr i Kulturės ai dha me njė dollar metri katror qira hapėsira publike nė njė kohė kur ēmimi i kėtyre hapėsirave i pėrdorur pastaj nga kėta biznesmenė, pėr qėllime pėrfitimi personal, ishte deri nė dyqind dollarė pėr metėr katror. Me po kėtė logjikė, pa mėsuar asgjė nga kritikat, ai na doli si kryebashkiak e na tha se truallin e Teatrit Kombėtar ishte mirė t'ia jepnim biznesmenėve tė cilėt do tė na jepnin njė teatėr nė katet e para dhe pastaj do tė shfrytėzonin katet e sipėrme pėr fitimet e tyre. Rezultati i kėtyre politikave dritėshkurtėra ka treguar tashmė se kjo formė e bashkėpunimt tė biznesin me shtetin nuk e ka ndihmuar aspak forcimin e shtetit dhe tė shėrbimeve publike dhe tė komunitetit, pėrkundrazi ka ndihmuar thjesht dhe vetėm pasurimin e njė grupi, apo tė njė grupi tjetėr qė lobojnė politikanė tė veēantė thjesht dhe vetėm pėr tė nxjerrė pėrfitime prej tyre. Ka ardhur koha qė kjo kategori biznesmenėsh tė bėhet e vetėdijshme se pasurimi i tyre i shpejtė dhe i shproporcionuar po kryhet nė dėm tė interesit publik, se edhe pasuria e tyre do tė mbetet e kėrcėnuar nė njė shoqėri ku ata nuk po japin kontributin pėr tė ndėrtuar shkolla, parqe dhe sheshe sportive pėr fėmijėt, nė mėnyrė qė fėmijėt e varfėr tė sotėm tė mos bėhen kriminelė tė nesėrm - tek e fundit, pra, pėr tė ndėrtuar shtetin qė ende nuk e kemi ndėrtuar. Ky ndėrgjegjėsim ėshtė mė sė pari detyrė e politikanėve tanė, por me politikanė tė kategorisė Rama, shembull flagrant i pėrdorimit tė institucionit jashtė politikave dhe interesave publike gjithėpėrfshirėse, krejtėsisht nė kundėrshtim edhe me programin elektoral dhe premtimet elektorale, kjo punė nuk bėhet dot. Kjo ėshtė njė arsye e dytė, zoti kryeredaktor, pse mendoj se largimi i tij do tė ndėrpriste sė paku kėtė mekanizėm.
    Vizionet pėr Tiranėn
    Gjatė kėtyre viteve si nė kulturė edhe nė Bashki Rama ka treguar se nuk bėn aspak pėrjashtim, por ėshtė shprehje hiperbolike e asaj kategorie politikanėsh qė nuk e kanė pėr gjė tė tradhtojnė vizionet e idealet sa herė qė kėto bien ndesh me interesat e tyre tė pushtetparasė. Shprehja mė e dukshme e kėsaj ėshtė edhe tallja qė po i bėn sot premtimit tė djeshėm pėr kthimin e Tiranės nė identitetet me lyerjen klouneske tė ndėrtesave dhe projektet pėr shpėrfytyrimin e qendrės sė Tiranės nėpėrmjet ndėrtimit tė grataēielave.
    Lidhur me ngritjen e grataēielave me hekur e beton e xhamllėk nė qendėr tė Tiranės, sikurse mund ta keni ndjekur, u zhvillua njė debat i gjatė dhe i gjerė nė shtyp nxitur nga lejet e aprovuara nga KRRT-ja ku mes tė tjerash doli se ato ishin kaluar edhe duke mos pasur numrin e nevojshėm tė anėtarėve tė KRRT-sė, pra duke nėpėrkėmbur ligjin bash me mendėsinė qė pėrmenda mė sipėr tė personalizimit tė institucionit.
    U tha me forcė se kjo ėshtė kundėr premtimit tė fushatės sė kthimit nė identitet, e se ėshtė shpėrfillur prioriteti i shpallur nė atė fushatė: ai i krijimit tė planit rregullues tė Tiranės. U fol me forcė qė qendra e Tiranės duhet tė ruhet dhe nėse do tė duhet tė krijohet njė qendėr me grataēiela kjo duhet tė bėhet, ashtu siē e kanė rekomanduar edhe urbanistė tė huaj, nė zgjatim tė bulevardit, pėrtej unazės nė pjesėn veriore tė kryeqytetit. U fol me tė madhe pėr faktin se superngjeshja ėshtė kundėr vivibilitetit tė qytetit. se idetė e fundit tė Ramės janė tė mbėshtetura nė koncepte tė viteve '60-tė mbi vendet nė zhvillim, ndėrkohė qė tashmė ėshtė e qartė se modeli i bazuar nė pėrqėndrimet e mėdha urbane ka dėshtuar, pasi ekspansioni dhe ngjeshja e qyteteve, ka sjellė probleme mjaft tė komplikuara, pėr tė cilat akoma nuk ėshtė gjetur zgjidhje qė nga ndotja e ujit dhe e ajrit deri tek kostoja pėr frymė e sigurimit tė shėrbimeve publike, qė fillon e ngrihet apo formimi i zonave tė "sėmura" nė aspektin social, kulturor e politik. Njė specialist rural pėrmendte edhe studiuesin e njohur tė ēėshtjeve tė strategjive te zhvillimit Raanan Weitz, i cili e quan mbipėrqėndrimin si kancer tė qyteteve moderne. Pyetjes: ēfarė duhet tė bėjmė me qendrėn e Tiranės specialisti i pėrgjigjej: "Thjesht ta shpėtojmė, pra ta mbajmė Tiranėn tė ulet siē ėshtė, por tė pastėr e tė rregullt, tė qetė dhe jo tė zhurmshme, tė zgjasim jetėn e atyre qė jetojnė aktualisht aty, duke pakėsuar ndotjen e madhe tė ajrit. Tė sigurojmė ujė e drita pėr kėta banorė qė janė dhe pėr ata qė duan tė vijnė tė jetojnė, duke paguar koston e Tiranės sė ulėt."
    Mirėpo ndaj tėrė kėtij debati, e kėtyre ideve tė shpalosura nė shtypin dhe median e kėtyre ditėve, Edi Rama reagoi me arrogancėn dhe konfliktualitetin karakteristik tė kategorisė mė tė keqe tė politikanėve shqiptarė. Mblodhi shpejt e shpejt njė grup arkitektėsh memecė dhe shpalosi idetė e tij "postmoderne" se paska marrė fund koha kur ndėrtesat e banimit bėheshin me ballkone, ku gratė varnin teshat dhe burrat luanin domino, dhe premtoi ta mbushė Tiranėn plot e pėrplot me grataēiela hekuri, alumini dhe xhama kristali - dhe kėta arkitektė tė tredhur, kėsaj herė jo nga diktatura e proletariatit, por nga ajo e parasė, nuk morėn guximin as t'i thonin se ndėrtesat me xhama kristali mund tė jenė banka, qėndra biznesi, por jo ndėrtesa banimi. Kurse tė hėnėn tentoi, pėrsėri nė mėnyrė tė dhunshme dhe tė jashtėligjshme, tė kalojė vendimet e paligjshme tė KRRT-sė aq tė kontestuar nga zgjedhėsit e tij dhe nga specialistė tė shumtė.
    Zoti kryeredaktor,
    Ky vizion i mbrapshtė i Ramės pėr Tiranės ėshtė njė arsye e tretė pse unė mendoj se ai duhet larguar sa mė parė nga vendi i kryebashkiakut, pa arritur t'i japė dėrrmėn pėrfundimtare mbytėse kryeqytetit. Pėrsa i pėrket kontributit tė Ramės pėr pervertimin e mediave, raportin e tij malinj me fjalėn e lirė tė cilėn prej kohėsh e trajton si armike, e ndaj tė cilės ka ushtruar nė mėnyrė tė vazhdueshme dhunė korruptive, ēka ėshtė njė arsye tjetėr madhore pėr tė kėrkuar largimin e tij, ruaj tė drejtėn tė shprehem nė njė artikull tjetėr pasi tė kem mbledhur tė dhėna mė tė plota nga fyejt e barinjve pėr dėmin e pariparueshėm qė ai i ka bėrė fjalės sė lirė nė Shqipėri.
    Duke i uruar "Shekulli-t" rezistencė,
    Fatos Lubonja

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bageti dhe Bujqesi

    Shekulli..
    ---------------
    "Me se merret armata e shkencėtarėve?"
    Kristo Stavro
    Tiranė
    Copėtimi artificial i kombit, mbarti me dekada prapambetje dhe varfėri. Tė dy pjesėt gjeografike tė kombit, Shqipėria dhe Kosova pėrbėjnė njė unitet. Ē'po bėhet me shkencėtarėt e bujqėsisė pėr evidentimin dhe funksionimin e kėtij uniteti? Me plot gojėn: Asgjė! Dhe as i shkon njeriu nė mend njė gjė e tillė.Tė pyesėsh nė dikasterin tonė tė bujqėsisė: me se merret armata e shkencėtarėve tanė? Pėrgjigja ėshtė steriotipe dhe permanente: Me politikat e zhvillimit. Tė jetė kėshtu ku ta gjesh, por ėshtė ndryshe. Kėta lloj shkencėtarėsh duhet tė zotėrojnė kapacitetin maksimal prodhues tė rrafshnaltės kosovare, dhe mbi kėtė bazė tė nxiten prodhimet sipas kapacitetit biologjik natyral e tokėsor. Ėshtė domosdoshmėri baravlefshmėria e shėrbimeve veterinare dhe fitimtare pėr tė dy anėt e kufirit. S'ka pse mos qarkullojnė kafshė dhe bimė e fidanė nė kufirin tokė-tokė. Kooperimi kapitalist i kėtij lloji, mbi baza studimore gjithpėrfshirėse, do tė jetė nė pararojė tė tregtisė dhe eksporteve, qė aktualisht janė tė paralizuara dhe do tė jenė tė tilla, po qe se s'u paraprihet nė kėto linja. U mėsuam shumė dembelė. Duhet tė mendojmė thellė dhe mirė pėr prodhim kapitalist, sepse aktualisht shumica e degėve tė prodhimit bujqėsor ėshtė fare primitive. Nuk ka gjė mė tė thjeshtė se t'i thuash fshatarit: Kam ardhur tė tė mėsoj agroteknikėn e patates, sepse nė prodhimin e ri do tė blej kaq ton, dhe me mbjelljen e prodhimit t'i jepet dhe paradhėnie. Kapitalizmi nuk ėshtė anarshi, por edhe metodė dhe investim dhe teknologji

    -------------------------
    Shum mire flet z. Kristo.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shkodra shkemb e gure

    gazeta.
    ................
    Tendera pėr shtimin e sipėrfaqve tė gjelbra. Lulishtet pakėsohen

    Asnjė lule pėr shkodranėt Pritet dhe bliri i fundit


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Sipėrfaqet e gjelbėruara janė pakėsuar ndjeshėm nė qytetin e Shkodrės. Ndėrsa mė 1983 numėroheshin 106.635 metėr katror lulishte, sot nuk kanė ngelur as gjysma. Ndėrtimet e shumta qė nuk dihet nė janė me leje apo pa leje, kanė bėrė qė vendet e preferuara pėr ēlodhje nga shkodranėt tė zihen plotėsisht.

    Kėshtu kėtė e fat e kanė pėsuar, lulishtja e Pazarit, ajo e lagjes "Daniel Matlia" etj. Por zėnies me ndėrtime tė sipėrfaqeve tė gjelbėrta nuk i kanė shpėtuar dhe lulishtja pranė Universitetit "Luigj Gurakuqi" apo ajo te gjimnazi "28 Nėntori", ku ndodhet shatėrvani, i vetmi vend shlodhjeje pėr shkodranėt. Prishja e sipėrfaqeve tė gjelbėrta ėshtė shoqėruar dhe me prerje drurėsh, dėmtime bordurash, lulesh, e rrugėsh ndėrmjetėse. Nė hartėn pėrkatėse tė 1983, binin nė sy 6268 metėr katrorė tė mbjella me lule, tani nuk ka mė asnjė. Tė njėjtin fat kanė pasur dhe 2474 metėr katrorė, tė cilėt nuk i kanė shpėtuar dot prerjes, pėr t'i liruar vendin ndėrtimeve. Para pak javėsh, u pre dhe njė bli, i cili ishte mbjellė para Prefekturės qė nė vitin 1933. Ndonėse kjo ishte e vetmja kurorė e gjelbėr qė i ka ngelur qytetit, duket se dhe ajo duhet t'i lejė vendin betonit. Nė hartėn ekzistuese tė sipėrfaqeve tė gjelbėrta, jo pa qėllim nuk bėjnė pjesė disa lulishte qė tradicionalisht kanė shėrbyer si tė tilla pėr shkodranėt. Megjithatė nga ana tjetėr bėhen tendera pėr shtimin e sipėrfaqeve tė gjelbėrta, qė nė letėr figurojnė nė masėn e dikurshme. Pėr tė mos folur pastaj pėr mirėmbajtjene e tyre, e cila gjithashtu lė pėr tė dėshiruar. E vetmja pemė qė ėshtė mbjellur nė qytet, ėshtė bliri, qė ka mbjellė ambasadori grek Ilianopulos, para hotel "Rozafa".
    -------------

    kulmi, shkodra eshte bere Lac.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    kjo politike e ka marre dhe do vazhdoje ta marri ne qafe vendin tone.

Tema tė Ngjashme

  1. A ndodhet ndonje ketu nga Zagoria?
    Nga McBlind nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1520
    Postimi i Fundit: 10-07-2009, 15:30
  2. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  3. Mrekullitė natyrore Shqiptare.
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 21:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •