Gjerat nuk shihen vetem ne kontekstin e dollareve, por shihen ne kontekstin gjeo-politik te mbare rajonit. Ato qe ti me lart quhen "investime te medha per fryme" qe mund te duken shume per ne shqiptaret, jane hic asgje kur shikon miliarda euro te investuara ne shtetin fqinj, Greqine, ku po ngrihen ura dhe rruge qe lehtesojne levizjen e mallrave. Kjo perkon me "korridorin Europian" qe terminalet ne Ballkan kerkon ti ngreje ne portet greke, anetare te BE-se, dhe jo ato shqiptare. BE nuk ka asnje projekt plan per Shqiperine dhe e ka anashkaluar me qellim rendesine historike gjeografike te Shqiperise. Nga ana tjeter USA dhe Italia, kane gati 10 vjet qe kane krijuar nje projekplan per ate qe njihet si "Korridori 8", ne te cilin Shqiperia eshte terminali ballkanik, dhe US njeh rendesine gjeo-strategjike te Shqiperise ne Ballkan. Pavaresisht se Serbia, fqinji une verior eshte ne nje krize te thelle kushtetuese qe lindi me deshtimin e zgjedhjeve te fundit, BE po xhiron miliona euro per rindertimin e shpejte te Serbise, nderkohe qe USA ndihmen e saj per Serbine e kushtezon me hapa konkrete te admnistrates serbe.Postuar mė parė nga Orku
1- BE ka qene dhe eshte donatori financiar me i madh i Shqiperise biles e ka ndihmuar ne raport me frymen e popullsise me shume se asnje vend tjeter t europes lindore.[/b]
Eshte interesant fakti qe shume vete jane optimiste per te ardhmen e BE-se, kur vete vendet anetare te saj nuk e kane idene e qarte se cfare perfaqeson BE dhe cfare drejtimi do te marri ne te ardhmen. Aktualisht BE eshte institucion ekonomik i perbashket, ku dallohen qarte perpjekjet franko-gjermane per ti veshur bashkesise se re europiane edhe ngjyrime politike, ushtarake. Franca dhe Gjermani kerkojne te blejne sovranitetin dhe mbeshtetjen politike te vendeve te tjera europiane, ne shkembim te nje anetaresimi simbolik te ketyre vendeve ne BE. Kriza ne Irak dhe perplasjet e Shirak me vendet e Europes Lindore vetem sa nxjerrin ne pah qe Europa mund te jete nje kontinent, por ne te nuk ka nje vullnet per te ngritur nje demokraci te perfaqesuar shtetesh, sic e ka SHBA.2- Pozicioni gjeografik i Shqiperise eshte ne Europe dhe te gjitha vendet qe na rrethojne synojne te futen ne BE. BE me kalimin e kohes do te zgjerohet dhe influenca e tij do te rritet. Perandoria Turke ne kulmet e saj e shkoi ne portat e Austrise por 500 vjet shkuan dhe ne serish e pame veten te vetmuar. Nuk e di a ja vlen te bejme te njejten gje prape. [/B]
Problemi me anetaresimin e nxituar te njeanshem te Shqiperise ne BE, qendron tek fakti se Shqiperia po i hyn nje valle qe nuk eshte ne gjendje ta kerceje, pasi nuk ka fuqi, dhe po hyre ne te, nuk del dot me kollaj. Anetaresimi ne BE do te thote qe Shqiperia duhet te heqi dore nga politika e saj e jashtme, pasi politika e jashtme e BE-se do te jete edhe e Shqiperise. Autoriteti i shtetit shqiptar do te bier tej mase, pasi tere kohes shteti shqiptar (nje shtet ne ndertim e siper) do te jete nen presionin dhe diktatin e institucioneve europiane, qe nuk i kane fort per zemer interesat kombetare shqiptare, qe aspirojne 7 milion shqiptare. Kete nuk ua thote Albo, ua thote historia e 120 vjeteve te fundit te Europes dhe Shqiperise.
Gjithashtu, mos harroni qe Europa nuk ka as mundesite financiare, as traditen, dhe as deshiren per te rimekembur ekonomikisht gjysmen e Europes, ate Lindore. Nuk do te kete nje "Europe te Bashkuar" per aq kohe sa do te kete nje diferencim te thelle politik, ekonomik, midis Europes Perendimore dhe Lindore. Deri me sot, asnjeri prej vendeve Europiane nuk eshte shprehur per ndonje plan te tille ekonomik, sipas modelit te planit Marshall qe ringjalli Europen Perendimore te shkaterruar nga Lufta. Perpjekja e vetme Europiane ne kete drejtim, ishte "Pakti i Stabilitetit", qe u ideua nga USA, dhe nuk u implementua dot nga vendet europiane. Sot ky plan, eshte nje fiasko dhe ka dale jashte axhendes se punes europiane.
SHBA nga ana tjeter, ka te gjitha mundesite per te rimekembur jo vetem Europen Lindore, por mbare boten. Qyteterimi qe jetojme eshte ngritur plotesisht nga amerikanet, qe nga Tokio, e deri ne republikat Balltike, anetaret me te reja te NATOS. Amerikanet i ofrojne Europes Lindore, jo vetem Sigurine Kombetare Rajonale, por edhe mundesi reale zhvillimi te shpejte ekonomik dhe shoqeror. Mbi te gjitha, amerikanet kane qene dhe vazhdojne te jene me afer interesave tona kombetare, se cdo vend tjeter ne bote.
Njerezit qe mbeshtesin anetaresimin e verber te Shqiperise ne BE jane ata qe:
1. Nuk e njohin BE-ne ne kompleksitetin e vet.
2. Nuk njohin dhe respektojne interesat kombetare shqiptare.
Nuk mund te ndermarresh nje hap te tille, kur nuk peshon sic duhet benefitet dhe pasojat negative te nje anetaresimi te tille.
Krijoni Kontakt