Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Fillon pajisja me armë e FSK-së

    Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota është takuar të mërkurën me amiralin Mark Fitzgerald dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giuseppe Emilio Gay, të cilët i njoftoi për punën që po bën Ministria për të përmbushur misionin e vet kushtetues e ligjor, me qëllim të ngritjes dhe funksionalizimit sa më të mirë të saj.

    Në takim u bisedua edhe për vazhdimin e trajnimit për grupin e dytë të pjesëtarëve të FSK-së në Vushtrri, procesin e ekzaminimit të aplikantëve për rekrutë të FSK-së në Ferizaj dhe ftesat për trajnim të grupit prej mbi 300 ish pjesëtarëve të TMK-së.

    Vëmendje e shtuar iu kushtua pajisjes me armë dhe pajime tjera të FSK-së. Tashmë - siç theksohet në një komunikatë të Zyrës për Informim të Ministrisë së FSK-së - shtete mike përmes donacioneve kanë filluar të ofrojnë numër të caktuar armësh dhe pajime e mjete medicinale për nevojat e FSK-së, ndërkohë që vazhdon puna e Grupit të përbashkët punues për përcaktimin e llojit të armatimit të FSK-së.

    Admirali Fitzgerald, sipas kësaj komunikate, shprehu konsiderata për punën dhe angazhimin e ministrit Mujota dhe Ministrisë që e drejton ai, dhe njëkohësisht, ritheksoi përkushtimin e tij të plotë për inkurajimin e shteteve të ndryshme për përkrahje të MFSK-së. Po ashtu theksohet se, gëzon fakti se në ndërkohë janë deklaruar edhe rreth 3 mil.€ shtesë në Fondin për ngritjen e FSK-së dhe se ky trend po vazhdon suksesshëm.

    Bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që pas trajnimit themelor të ketë edhe trajnime të niveleve tjera para fillimit të punës operative të FSK-së në shtator të këtij viti.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    me qfar arm dote paiset fsk a keni iden ju lutem

  3. #3
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    me qfar arm dote paiset fsk a keni iden ju lutem

    Sigurisht do jene arme te lehta ne fillim

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2009
    Vendndodhja
    Gjakovë
    Postime
    7
    Janë dy opcione për fillim : për pushkë sulmi AK-47 cal.7.62X39mm(kopje Jugosllave,të konfiskuara pas luftës ose të blera) dhe M-16 pasi që SHBA-at i kanë ndërru këto pushkë me M-4 dhe kanë rezerva të konsidrueshme te ketyre pushkeve M-16 me kaliber 5.56mm(kalibri standart i NATO).
    FSK-së me pakon e Ahtissarit nuk ju lejohet arma me kaliber me te madh se 12.7mm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tiki99 : 24-04-2009 më 15:06

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    necy

    Citim Postuar më parë nga necky Lexo Postimin

    Sigurisht do jene arme te lehta ne fillim
    jo ne fillim po deri ne fund arma ma e randa dote jet ndoshta nje mitraloz ndoshta pra pako e ahtisarit se lejon me shum

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ndoshta gaboj dhe dote deshiroja te gaboja por FSK dote ket kallasha dhe nuk e besoj qe dote ket ndonje arm te prodhimit amerikan se besoj as pak

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Jeta e Prizrenit fillon me Therandën e lashtësisë
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2014, 06:49
  3. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •