Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet

    Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “një nga rastet më eklatante” deklaratën e kryeministrit të Kosovës, HashimThaçi se “Prishtina nuk e ka në agjendë planin gjashtëpikësh”.
    “Pyetja shtrohet, a janë në Kosovë për kryeministrin pjesët e banuara me serbë? Nëse janë, atëherë duhet ta ketë në agjendë gjendjen në këto territore, sepse atje po zbatohet gjashtëpikëshi”, ka thënë lideri i opozitës, duke e cilësuar madje një situatë të këtillë si “një ofendim intelektual jo vetëm karshi politikëbërësve, por edhe qytetarëve”.

    Këto komenteHaradinaj i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren e Partisë “ORA”, Teuta Sahatqija. /REL/
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    I shohim shumë shpesh pamjet që stërpërsëriten në RTK,se si rikonfigurohet UNMIK-u në EULEX,kur policët e deridjeshëm të UNMIK-ut,ndërrojnë tabelat e automjeteve dhe shenjat e tjera identifikuese nga UNMIK në EULEX...pra ndërrohet vetëm emri ,kurse vazhdon i njëjti mision,për këtë shkak përmendet disi në fund edhe deklarata e Zanierit,se tash e tutje duhet drejtuar EULEX-it (lexo ish-UNMIKU-t),sepse e dim që EULEX-i funksionon nën ombrellën e OKB-së (e jo BE-s),padroni i deridjeshëm UNMIKU-t!

    “Ne i kemi transferuar kompetencat
    e sundimit të ligjit tek EULEX-i,
    andaj për çdo çështje që ka të bëjë
    rreth kësaj fushe, është shumë mirë
    që Beogradi kontakton drejtpërdrejt
    me EULEX-in”, ka shpjeguar Zanier.
    A. AHMETI
    E ENJTE, 23 PRILL 2009
    gazeta kosova-sot
    Se,sa zbatohet në praktikë 6 pikëshi në Kosovë,tregojnë edhe këto dy informacione me pak rreshta:

    e para:


    Së shpejti vendimi për policët serbë

    Sipas ministrit Pajaziti
    Ministria e Punëve të Brendshme pritet që së shpejti të marrë një vendim të ri lidhur me policët serbë të suspenduar, të cilët tash një vit marrin paga, duke ndenjur në shtëpi. Një grup punues do nisë të hënën vlerësimin e gjendjes aktuale. Qeveria e Kosovës paralajmëron se së shpejti mund të dalë me vendim të ri që mund të ndryshojë statusin e tashëm të qindra policëve serbë, të cilët për pothuaj një vit marrin pagë edhe pse nuk paraqiten fare në punë. Pas shpalljes së pavarësisë vitin e kaluar, mbi 300 policë serbë refuzuan t’u binden urdhrave të Drejtorisë së Policisë së Kosovës, duke e konsideruar si legjitim vetëm UNMIK-un. Meqë shumica e stacioneve policore në qendrat e Kosovës qenë pavarësuar nga misioni i atëhershëm i UNMIK-ut, policët serbë zgjodhën që të bojkotojnë punën. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, njofton se një grup punues do të fillojë nga e hëna vlerësimin e gjendjes më të re në terren.

    “Prej javës së ardhshme do të fillojë punën një grup punues i MPB-së dhe i menaxhmentit të lartë të policisë, për ta bërë një vlerësim të gjendjes aktuale dhe varësisht nga rekomandimet që do të na i sjellë ky grup, ne do të marrim një qëndrim të ri për çështjen e policëve serbë në përgjithësi”.

    06.03.2009
    botasot

    ...dhe pa kaluar një muaj,po të njëjtëve polic,qeveria i zgjat pagesën....

    edyta:

    Bordi:Policëve serbë u zgjatet afati deri në qershor


    Prishtinë-Bordi i Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit, i bashkëdrejtuar nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon u mblodh sot për të nëntën herë me radhë në selinë e re qendrore të EULEX-it. Z. De Kermabon informoi të pranishmit për aktivitetet e EULEX-it që nga takimi i fundit, mes tjerash deklarimin e kapacitetit të plotë operacional të EULEX-it dhe vizitat që kishte në Beograd dhe Tiranë për të kultivuar bashkëpunimin rajonal në luftën kundër çështjeve siç është krimi i organizuar. EULEX-i tashmë po merr formën e vet dhe ne falënderojmë të gjitha burrat dhe gratë e guximshëm të EULEX-it për punën e tyre,” tha z. Kuçi. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, paraqiti rezultatet e grupit punues, të përbërë nga përfaqësues vendorë dhe të EULEX-it i cili është marrë me gjetjen e mënyrave për të zgjidhur çështjen e policëve serbë të suspenduar nga PK. Sipas rekomandimeve të grupit punues, qeveria ka marrë vendim t’u japë afat deri me 30 qershor 2009 të gjithë policëve të suspenduar të kthehen në punë. Z. De Kermabon shprehu mbështetjen e EULEX-it për vendimin e qeverisë dhe theksoi nevojën për t’ju qasur kësaj çështjeje në një mënyrë mirëdashëse.

    15.04.2009
    botasot


    Ka edhe plot shmebuj tjerë se si 6 pikëshi është ulur këmbëkryq në Kosovë,sikurse që janë qeverit lokale-paralele srbe të komunave të Mitrovicës veriore,leposaviqit,novo brdes.graqanicës,shtrpces...
    ...pikat doganore 1 dhe 31
    ...posta telekomi srb
    ...gjygjet (drejtësia) në këto komuna
    ...lëshimi i pasaportave (shtetësis) srbe
    ...sistemi dhe planprogramet mësimore te srbisë në të gjitha nivelet arsimore
    ...shëndetësia
    et,etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 26-04-2009 më 19:01
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kurrë nuk do të luftojmë
    Presidenti serb, Boris Tadic ka thënë se Serbia demokratike kurrë më nuk do të bëjë luftë dhe nuk do të rrezikojë qytetarët e vet, as të rajonit. Ai dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët, përkundër traumave nga e kaluara.

    Nga Express më 30.04.2009 në ora 8:09
    Procesi rreth legalitetit të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është pjesë e procesit që do të çojë në negociata të vërteta për të gjetur zgjidhje kompromisi.

    “Një gjë është e sigurt. Serbia demokratike kurrë më nuk do të bëjë luftë, nuk do të rrezikojë qytetarët e vet, as qytetarët e rajonit. Dëshirojmë marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët, përkundër traumave nga e kaluara. Vetëm me një politikë të këtillë mund të jemi aktor i rëndësishëm rajonal”, ka thënë Tadic, në një intervistë për “Vecernje novosti”.

    I pyetur rreth EULEX-it, shtirjen e të cilit në Kosovë e ka pranuar edhe Serbia, Tadic ka thënë se bëhet fjalë për një “institucion të ri”, të cilit duhet dhënë shansin.

    “Procesi i bashkëpunimit tonë me EULEX-in po zhvillohet. Siç ka thënë zoti Kermabon, EULEX-i ka ekskluzivisht mision teknik, që do të thotë se nuk e zbaton Planin e Ahtisaarit”, ka thënë presidenti serb.

    Ndërkaq, i pyetur nëse marrëdhëniet politike të Serbisë me disa shtete në rajon po shtendosen, pas përkeqësimit për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, presidenti Tadic ka thënë se “është në interesin e të gjithëve shtendosja e marrëdhënieve politike në Serbi, sepse pa neve nuk ka stabilitet në rajon”.

    Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të përpiqet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e raporteve në rajon.

    “Serbia do të reagojë me qëllime të mira, por me interesa të definuara qartë. Ka kaluar koha e vëllazërim – bashkimit, por ka ardhur koha e interesave të definuara. Për këtë arsye, bashkëpunimit rajonal do t’i japim një impuls plotësisht të ri”, ka thënë ai.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •