Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Special kind Maska e *Lorisa*
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Buzë liqenit
    Postime
    346

    Question Çfarë mendoni për heqjen e mësim-besimit fetar nëpër shkolla?

    Gjykata Kushtetuese rrëzon edhe një vendim të Qeverisë Gruevski. Kësaj radhe u abrogua neni 26 i Ligjit për arsim fillor që rregullon çështjen e mësim besimit fetar nëpër shkollat fillore.

    Vendimi i gjykatës është bazuar në faktin se neni i ligjit në fjalë, është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, e cila garanton ndarjen e religjionit nga shteti.
    VMRO – DPMNE si mbështetëse e fuqishme e ligjit, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i motivuar politikisht.

    “Bëhet fjalë për vendim politik pasiqë në 40 shtete të Evropës kemi mësim besim fetar. Në gjysmën prej tyre mësim besimi fetar është i obligueshëm nëse në pjesën tjetër mësohet në mënyrë fakultative ashtu që të gjitha këto shtete janë sekulare por në to mësohet mësim besimi fetar”, tha Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO – DPMNE-së.

    Nga mësimi i fesë nëpër shkolla nuk heqin dorë as ish-ministri i Arsimit Sulejman Rushiti në kohën e të cilit u mor ky vendim e as deputeti i pavarur Besim Dogani.
    “Mendoj se nuk është shkelur ndonjë praktikë e Kushtetutës, me vet faktin se në vendet e BE-së ekzistojnë lëndët historia e religjionit dhe religjioni dhe kjo nuk është ën kundërshtim me normat, standardet, ligjet në ato vende”, deklaroi Sulejman Rushiti, deputet i DR-së.

    “Jam i mendimit se ky ligj në një formë më të rregulluar më të mirë duhet sërish të sillet dhe në shkolla të ekzistojë sërish mësim besimi”, tha Besim Dogani, deputet i pavarur.

    Nga Partia Liberal –Demokrate si iniciatorë kryesorë për shfuqizimin e mësim-besimit fetar nëpër shkollat fillore, shprehen të kënaqur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa kërkojnë edhe dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski.

    “Tani e gjithë vëmendja po përqendrohet drejt qeverisë dhe ne kërkojmë tre punë. Fillimisht qeveria të ndërpres realizimin me forcë të këtij projekti. Së dyti kërkojmë që ky vendim i Gjykatës Kushtetuese menjëherë të zbatohet. Kërkojmë në këtë moment të shohim edhe dorëheqjen e ministrit të Arsimit”, tha Andrej Zhernovski, deputet i PLD-së.

    Të kënaqur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shprehen edhe në LSDM-në opozitare.
    “Çdo kush që dëshiron të mbindërtojë diturinë e tij fetare ka mënyra se si mund ta bëjë atë, megjithatë kushtetuta nuk lejon që ajo të jetë pjesë e procesit arsimor në Maqedoni për shkak se në RM kemi sistem sekular gjegjësisht shteti dhe kisha janë të ndara”, tha Sllavica Gërkovska nga LSDM.
    Nga shtatori i 2008–ës nxënësit e klasave të pesta filluan të mësojnë mësim-besimin fetar, i cili tani u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Opozita parlamentare i sugjeron Qeverisë që edhe ligjet e tjera, para se të vendosen në seanca parlamentare, të shqyrtohen nëse janë apo jo në kundërshtim me Kushtetutën. (Alsat-M)

    Çfarë mendoni ju në lidhje më këtë çështje, a pajtoheni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese apo jeni PRO mësim-besimit fetar nëpër shkolla?

    Ju falenderoj paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj në këtë temë.
    Lumturia nuk vjen vetë, atë duhet ta krijojmë ne.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Postime
    65
    heqja e mesimit fetar ne shkolla;eshte nje gjest i qelluar (as qe eshte dashur te bahet ndonjehere mesimi fetar ne shkolla)
    feja e besimi fetar duhet te qendrojne larg shkollave e vendeve publike,besimi eshte nje gje qe eshte imtime e individuale,e assesi e imponuar per nxenesit,
    per ata qe dojne te praktikojne besimin(qe eshte normale)at duhet ta bejne ne objekte te parapara per praktikimin e ritualit,ne gjami e kisha ,por assesi ne shkolla e vende publike,
    feja nuk duhet te verrshoje e te kaloje kufite e gjamive e kishave
    vendim i qelluar eshte te ndalohet mesimi fet

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2006
    Postime
    82
    ne kete link mund ta degjoni se si e mbron Ivica Georgievski deputet i Vmro Dpmne-se mesimin fetar neper shkolla.



    http://www.a1.com.mk/video-home.asp?VideoID=690

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Jam kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, sepse mesim-besimi neper shkolla duhet te mbahet sepse eshte ne dobi te qytetarve..........

    (E di qe shum komunistave nuk ju pelqen, por realiteti eshte keshtu, duhet te ket mesim-besim)
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    për cilin vend jemi duke biseduar
    m falni qe kyqem n bised nuk besoj se n ndonje vend shqipëtar kemi mesim besimi n´shkolla

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Jam kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, sepse mesim-besimi neper shkolla duhet te mbahet sepse eshte ne dobi te qytetarve..........

    (E di qe shum komunistave nuk ju pelqen, por realiteti eshte keshtu, duhet te ket mesim-besim)
    Ndoshta ju pelqen qe do ndertohet me para te taksapagueseve kisha ne mes te Shkupit, do thoni ska lidhje kjo me temen.
    Perkundrazi njerezit duhet te dijne per fete e tyre por kete mund ta bejne ne menyra te ndryshme, kuhs ehste mysliman e din se mektepet tona funskionojne edhe askush sta mohon te drjeten edhe besimet tjera ska kunder asgje te mesojne neper vendet e tyre te posaçme te mesojne fete e tyre.
    Shumica nga ne e ngatrrojne Perendimin me Ballkanin, ju them me plot pergjegjesi se jane situtata te ndryshme. Ne Evropen Perendimore praktikohet mesimi fetar por atje nuk eshte Nikolla kryeminister.
    O shqiptare pse nuk e shikoni konotacionin e politikes se kryeministrit dhe garnitures nacionaliste qeveritare maqedonase kunder shqiptareve te maqedonise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Lorisa* : 22-04-2009 më 14:06

Tema të Ngjashme

  1. Feja e shqiptarit
    Nga plumbi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 280
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 13:37
  2. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47
  3. 12 Vjetori i Pucit Ushtarak te Shkolles se Bashkuar
    Nga Trofta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 11:39
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •