Për deri sa në Kosove qeveritaret u a urojn të gjithë muslimaneve muajin e Bekuar të Ramazanit gjendja e rrymes (korentit) është 5:1 në favor te territ ne pjesen me te madhe të Kosoves, Ne disa qytete ështe 4:2 ne disa tjera 3;3
Kurse qeverija na pat premtuar 24 ore rryme sidomos për festen e Ramazanit KEK-u paralajmroj se nuk do te ket reduktime..
Ju lutem Me thoni si ti besojm ketyre njerzve pa marr parasysh se far partije i takojn, kur nuk munden ende te bejn nje gjest per popullin i cili po jetoon me merrzi pa pun pa para e tash duke agjeruar e pa rryme, si do te votohet ne te ardhmen jemi lodhur viti 2009 shekulli 21 Marre..
Ju lutem komentet tuaja..
Ja edhe nje shkres tjeter qe e gjeta sote duke lexuar dhe e bera Copi Paste .
Muaji i Ramazanit do të jetë një muaj i zakonshëm për shumicën e politikanëve në Kosovë. Express nuk ka gjetur asnjë prej tyre që agjëron. Gjithë Ramazanin ata do ta kenë Bajram
Nga Artan Behrami më 22.08.2009 në ora 9:35
Shumica e politikanëve kosovarë duket se asnjëherë nuk kanë hyrë në gjynah. Të vetëkënaqur shpirtërisht, ata kanë vendosur që ta hanë edhe këtë Ramazan. Në këtë pikë nuk ka përçarje e as ndarje, pavarësisht ideologjive politike. Një pjesë e mirë e tyre kanë edhe arsyet e shumta për këtë, të pranueshme edhe për Zotin.
Derisa presidenti dhe kryeministri i Kosovës nuk mund të agjërojnë për shkak të pritjeve dhe përcjelljes që u bëjë delegacioneve, të tjerët nuk mund të ndahen nga duhani. Ndërkaq, disa mendojnë se në të kaluarën kanë sakrifikuar mjaft. Por, ka edhe politikanë të tillë që pranojnë se asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë agjëruar dhe këtë nuk do ta bëjnë as në të ardhmen.
Duke filluar nga presidenti i Kosovës, kryeministri dhe liderët e partive politike e deri të anëtarët më të thjeshtë të tyre, nuk do të kenë fare nevojë për Vaktitë. Ata përdorin një kalendar tjetër.
“Duhet të presë dhe të përcjellë delegacione, kështu që presidenti nuk agjëron”, thotë Xhavit Beqiri, zëdhënës i Presidencës. Për të njëjtat shkaqe nuk është duke agjëruar as kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. “Sa e di unë, kryeministri për shkak të obligimeve ditore që i ka edhe pritjeve dhe takimet e shumta, e ka të pamundshme me agjërua muajin e Ramazanit”, tregon zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi e i cili po ashtu nuk është duke agjëruar Ramazanin, ngase është duke udhëtuar dhe në raste të tilla nuk preferohet agjërimi.
Edhe në këtë çështje koalicioni mbetet i bashkuar. Ndërsa opozita duket e ndarë. Derisa lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj dhe lideri i Dardanëve, Nexhat Daci nuk agjërojnë, Behxhet Pacolli nga Aleanca Kosova e Re vazhdon traditën e tij familjare.
“This is a very, very personal question!. Është pyetje shumë, shumë personale....Në shpirt e ngjinoj Ramazanin. Unë rrjedh nga një familje fetare”, thotë Pacolli.
Edhe lideri më i zëshëm i opozitës, Ramush Haradinaj nuk është duke agjëruar Ramazanin. Të paktën kështu thotë zëdhënësi i AAK-së, Besnik Tahiri. “Zoti Haradinaj nuk agjëron”, tregon Tahiri. Edhe nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isfufi pranon se nuk agjëron as tash e as më parë. Ndërsa ende nuk ka menduar se çfarë do të bëjë kur plaket.
Ndërsa Gani Geci nga LDD-ja tregon se shefi i tij Daci nuk agjëron. Ai tregon se kush agjëron në partinë e tij dhe kush jo. Madje Geci e di edhe kush agjëron në LDK.
“Jo, nuk agjëroj, kurrë nuk kam agjërua. Naser Rugova jo, Besa Gaxherri jo, unë jo, Nexhat Daci nuk besoj që agjëron, Adem Salihu nuk e di. Prej LDK-së veç Ismet Beqiri, të tjerët nuk ma merr mendja”, thotë Geci.
Ndërsa Astrit Haraqija nga LDK-ja thotë se agjëron vetëm ditën e parë, të mesit dhe të fundit të Ramazanit. Problemin, sipas tij, nuk e ka me ushqim, por me duhanin. "Ku me gjete me më thirre në Ramazan, thirre bre Lutën..... Unë e agjëroj ditën e parë të mesit edhe të fundit”, shton ai. Megjithëkëtë, shumica e politikanëve të intervistuar, edhe pse nuk agjërojnë, thonë se besojnë fuqishëm në Zot.
Ramazani është një nga muajt sipas kalendarit islam dhe ka 30 ose 29 ditë. Në këtë muaj janë të obliguar të gjithë myslimanët e myslimanet ta agjërojnë, përveç atyre të cilët lirohen nga agjërimi sipas rregullave islame, prej të cilave nuk mund të përfitojë pothuajse asnjë politikan.
Krijoni Kontakt