Phuuh .. Skeptiket ?? Duket e pabesueshme si histori ??
Ja prit se po shtoj edhe ca detaje te vogla - keshtu ndoshta kuptohet cmenduria e realitetit

- Prinderit e mi ne darke ... ne vend te djalit te tyre, gjeten ne tavoline nje leter te shkruar shpejt e shpejt dhe me vetedije pa asnje note ndarjeje (ishte detyre te mos prishej gezimi - veshtiresite ishin pjese e jetes dhe pertypeshin me vetkuptueshmeri ) :
"jepini 8 mije leke (te vjetra) Arjanit te Buqes se ja morra borxh" ...
Cfare duhet te kene menduar prinderit e mi ate nate aq te gjate ...
Qe djali i tyre sdo kthehej kurre me ?? apo qe djali i tyre iku dhe skishte as 8 mije leke te vjetra ne diten e fundit te tij ?? Cfare do u kete dhembur me shume ???
- Ne det te hapur, dikur u kujtuam qe ne "pergatitjet" per emigrim, nje nga 8 antaret e "ekuipazhit" kishte marre edhe nje carcaf te madh qe mund ta perdornim si vele ....
"kapiteni" tha, "nxirreni carcafin dhe mbase era na shpeton" .... - u nxorr dhe u lidh me veshtiresi nen lekundjet dhe shkundjet e detit .... 8 pale sy dhe 8 zemra ndaluan kur pane se carcafi ishte i grisur mes per mes dhe se era frynte pa asnje efekt permes tij ....
"po ti more debil carcaf te grisur ke marre

?? " ...
me kujtohet si tani djali rreth 30-35 vjecar, me femije te posalindur, nga fshati i zones qe kishte sjelle carcafin .... - "po une dy carcafe kisha gjithsej, dhe ate te riun ja lashe nuses ..."
Inati u shua, syte u ulen - te 8 djemte Shqiptare u pajtuan me fatin - cdo Shqiptar ashtu do vepronte, do linte ne shtepi carcafin e ri edhe po ta dinte se nga carcafi i grisur do varej fati i tij ....
p.s Po te me ngacmoni akoma me "skepticizem" kam edhe nje detaj te fundit qe do jua bente leshin kacurrel

Krijoni Kontakt