Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947

    Tjetersimi nga Nder ne Mender i Kombit dhe anasjelltas

    Tjetėrsimi nga Nder nė Mender i Kombit dhe anasjelltas
    » Dėrguar mė: 19/04/2009 - 11:54
    Lajme te ngjashme
    Tjetėrsimi nga Nder nė Menderi Kombit dhe anasjelltas
    • Datė: Apr 19, 2009
    Kiēo Blushi

    Nuk besoj tė ketė qoshk tė qytetėruar si ky i yni ku nderimi me ēnderimin tė jenė motėr e vėlla, dy anė tė njė medaljeje Madje-madje, mund tė guxoj tė them, pa frikė se herezitoj, se nė Shqipėri tejemot ka ngjarė qė Meritokracia tė jetė njėjtėsuar me Shkėrdhatokracinė, ndaj nderimi me ēnderimin kanė tipare morale, fytyrė e trup tė njėjtė, si dy binjakė; ja pėrse ka ndodhur e po ndodh qė brenda njė kohe tė shkurtėr nderimi tė shndėrrohet nė ēnderim dhe ēnderimi nė nderim e askush tė mos habitet!.
    Kur u rrėzua monumenti i Enverit nė Gjirokastėr, kėngėtari popullor Xhevat Avdalli, njė furrxhi, po pinte kafe me shokėt e vet…-Ik, Xhevat, i thonė, ik shpejt se po vijnė ata qė po shembin Enverin dhe tė zunė…Shko e mbyllu nė shtėpi…-E pse tė mbyllem? - u pėrgjigj i qetė Xhevati. -Unė vetėm sa kam kėnduar…Pastaj, edhe pėr Zogun kam kėnduar…Por, ata qė kishin shembur diktatorin nuk donin t’ia dinin pėr kėtė dėshmi “naive”, ndaj, meqė Xhevati kishte pas kėnduar pėr Enverin, prej zemėrimit politik e ndoqėn dhe…dhe e hodhėn nga…Tė gjorit iu thyen eshtrat…Pas ca kohėsh, ndėrroi jetė!…Por trimat e ēartur qė sulmuan plakun “qė kishte kėnduar mir’ dhe pėr Enverin”, me siguri bėnė karrierė. U bėnė policė ose doganierė…Qė kur u martua meritokracia me shkėrdhatokracinė, shoqėrisė ju pėrdhosėn tė gjitha pasqyrat e zyrave, institucioneve, madje edhe tė dhomave tė gjumit! Nė njė tė tillė pasqyrė ngjan normal po tė ngjash shkėrdhatė!
    Kjo praktikė zbatohet edhe pėr njerėzit e shquar, pėr historinė, pra pėr veprimet me rėndesė e mbivlerė historike e kombėtare, duke shkuar deri te monumentet e kulturės e tė kujtesės, te trashėgimia, siē janė rrugėt e vjetra, veprat letrare, artistike e shkencore. Pėr tė mos harruar dekorimet, ndėrtesat publike dhe historike, lapidarėt, kishat, pllakat pėrkujtimore, tekstet shkollore, librat e rrallė, etnografia, kalatė, folklori etj…Ne kemi qenė e po mbetemi pa kujtesė e pa dėshmi edhe pėr faj tė deformimit qė i bėri kujtesės kombėtare diktatura. Tė gjitha muzetė e periferive u shkatėrruan nga meritoshkėrdhatat e emėruar. Nė Drenovė p.sh, u gjendėn nė lumė fotot e vjetra dhe dokumentet e muzeut…Ne jemi i vetmi komb nė Ballkan ku nė asnjė lokal apo kafene nuk dėgjon muzikė shqiptare. Nė Mal tė Zi, nė Maqedoni, le mė pastaj nė Greqi nuk ndodh kėshtu. Shqipėria po bėhet vend i shqiptarėve refugjatė. Gjithēka po tėhuajėzohet me shpejtėsi, edhe gjuha, edhe mendėsia. Artistėt e djeshėm bashkė me veprat e tyre ndjehen tė huaj, tė pėrjashtuar, jashtė tregut; disa syresh qė ishin shpallur antikombėtarė, sot quhen kombėtarė; tradhtarėt e djeshėm, tė poshtėruar me “kotece pulash” nėpėr Estrada, sot quhen heronj tė nderuar! Tė dyja palėt janė tė lodhur e tė shterur e njėkohėsisht tė pėrjashtuar…Koliqit gati-gati i quhet pėr nder qė ka qenė fashist, po ama Kadaresė dhe Agollit nuk ka rast qė nuk u pėrmendet se kanė pas qenė komunistė…Vetėm kėngėt qytetare korēare kanė mbetur pa u amerikanizuar, serbizuar a greqizuar! Nuk po rishkruhet historia, sepse gjithēka do tė nisė nga sot, nga vajmedetėria!
    Sot, askush nuk mund tė mbetet pėr njė kohė tė mjaftueshme i nderuar….As artistėt, as intelektualėt, as kėngėtarėt, as shkencėtarėt, as shkrimtarėt e djeshėm, madje as ata qė dhanė jetėn pėr kėtė vend. Sot heronj quhen vetėm horrat qė merren me politikė dhe me biznes, d.m.th ata qė kanė mundėsi shitblerjeje tė gjithēkaje e tė gjithkujt, lavdi, nder, dinjitet, titull shkencor, diplomė, master…n’daē me shumicė, n’daē me pakicė! Kush e ēfarė nuk shitet dot, nuk ka asnjė vlerė! Kush nuk blihet, ėshtė i panevojshėm, i pamoralshėm! Kush ėshtė i pamoralshėm ka tė drejtė tė thotė se kush ka moral! Ajo qė deri dje quhej vlerė kombėtare, sot cilėsohet si antivlerė me njė kollajllėk tė hatashėm, si kėtu, si nė Kosovė, mė keq nė diasporė. Nuk kemi nxėnė mend nga revolucioni kulturor kinezo-shqiptar dhe lufta e klasave. Kush ka njė tė kaluar, patjetėr e ka njė cen! Kush ka njė cen do tė paguajė njė haraē, duke e kėmbyer nderimin moral me poshtėrimin e vetes. Kjo ėshtė toka e meritoshkėrdhatėve tė babėzitur e tė harlisur, njėri mė i shquar se tjetri!
    Nė ēdo shoqėri normale procesin krasitės tė vlerave e bėn vetė koha, pastaj specialistėt. Por jo, jo, jo, tek ne kėtė “peshore kombėtare “ e mban si kapital tė vetin politika, njėlloj si nė diktaturė. Kush ka vlerė e kush jo, do tė pėrcaktohet nga ata qė kanė nė duar pushtetin e pagjykueshėm e tė pakontrollueshėm. Vetėm ata mund tė tė nderojnė apo tė tė ēnderojnė! Vetėm ata mund tė tė shpallin Nder tė Kombit, anėtar tė Gjykatės Kushtetuese apo tė Lartė, kryetar tė KLSH-sė, anėtar tė KLD-sė, KQZ-sė, KKRTSH-sė, etj…Kriteri i vetėm ėshtė shkėrdhatokracia! Me atė kriter mund tė tė bėjnė a ēbėjnė edhe akademik, Pr. e Dr.. Ata tė japin ose jo pension special, grada, medalje etj. Kur krerėt zėvendėsohen nė pushtet nga kundėrshtarėt e tyre, i njėjti person mund tė shpallet sakaq nga Nder nė Mender i Kombit! Nė mos shpallet i tillė, pra nė mos transformohet nga njė Hiē nė Diē, shpejt do tė harrohet; nė mos harrohet do tė pėrēmohet; nė mos pėrēmohet do tė pėrdhoset; nė mos pėrdhoset do tė poshtėrohet patjetėr njė ditė publikisht, politikisht dhe moralisht. Kjo ėshtė sėmundja e gjithė administratės. Shikoni si trajtohen anėtarėt e Gjykatave tona tė Larta dhe prokurorėt e Pėrgjithshėm, nj’ashtu si kryetarėt e sindikatave. Tė gjithė vdesin nga frika e njė poshtėrimi tė nesėrm publik: nuk ėshtė e lehtė tė transformohesh nga Nder nė Mender!! Sepse, ata nuk varen nga vetja, po nga qesja! Ata janė blerė si dele Pashke nė tregun politik, duke dhėnė garanci paraprake pėr bindje dhe nėnshtrim pa kushte, duke shitur dinjitetin pėr tė blerė postin. Duke u vetmenderosur sė pari!
    Nė Ligjin pėr pastėrtinė e figurave, jo vetėm opozita, po edhe analistėt, edhe ambasadorėt, edhe ndėrkombėtarėt luftuan dhe kėrkuan me ngulm qė ata qė kanė pas qenė gjykatės dhe hetues nė diktaturė, pra ata qė kanė pas qenė ‘ish-a’ tė mos preken nga ligji, tė mos pėrjashtohen nga funksionet nė demokraci…Por, ēuditėrisht ndodhi qė pikėrisht kėta, sa u ra nė duar njė proces pėrvėlonjės “politik”, si ‘Gėrdeci’ apo si rruga ‘Durrės-Kukės’, pėr tė mos u menderosur publikisht nga salinjtė, pranuan tė dhunojnė Drejtėsinė qė tė mbeten me sadopak nder…Po, a mbetėn tė tillė? E sigurt ėshtė qė kėsisoj menderoset edhe opinioni publik!
    ***
    Nga ky gjykim-ndėshkim-poshtėrim, qė gjithsesi do tė pėrfundojė me menderosje tė ndėrsjellė, askush nuk mund tė pėrjashtohet: tė gjallė e tė vdekur, heronj e tradhtarė, martirė e kriminelė, diktatorė e ēlirimtarė, mendjendritur e trushkulur, gjykatės e kriminelė; tė gjithė pra do tė jenė njėlloj tė kėrcėnuar e tė rrezikuar nga pėrdhosja. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa sė fundi edhe Skėnderbeu e pėsoi, ashtu si ka ndodhur me Konicėn, Fishtėn, Nolin, Zogun, Hoxhėn, Haxhi Qamilin, Ismail Qemalin, Kadarenė, Agollin, etj… E kush tjetėr vallė ka mbetur pa u prekur nga kjo murtajė?! Sot historia u shkon pas vetėm atyre qė janė aktualisht nė pushtet dhe atyre qė bėhen lepepeqe tė pushtetit. Sot, po e bėre fytyrėn Mender, mund tė shpallesh Nder i Kombit! Ama, po re nga kali do tė hysh patjetėr nė kėtė qerthull ku zifti dhe tė pėgėrat qė ke prodhuar vetė, natyrisht pėr tė tjerėt, nesėr do tė tė mbulojnė patjetėr edhe ty! Kėtij rregulli tradicional tė pashkruar nuk i ka shpėtuar deri mė sot askush, as historia, dhe as kujtesa jonė e shkurtėr.
    Prandaj, ne jemi shoqėri pa ikona dhe pa njė kishė ku mund tė falemi, sepse kishė dhe xhami kemi partitė dhe krerėt. Delet nuk e kthejnė kokėn prapa, kurse ne tė kthejmė kokėn se kemi frikė mos damkosemi, mos njollosemi. Nuk nderojmė tė vdekurit, pasi kujtojmė se kėsisoj do tė mbetemi viktima tė sė kaluarės, nostalgjikė, “xhaketa tė vjetra”, etj… Nuk lėmė monument mė kėmbė, ngaqė besojmė se duke i rrėzuar, duke shembur statujat, duke pėshtyrė mbi to, do tė shpallemi njė ditė “monument” partiak, qoftė edhe i sė keqes. Ne duam vetėm fėmijėt qė u kemi bėrė kokėn, po harrojmė pleqtė qė na kanė bėrė kokėn…Ne ndjekim pas dhe nderojmė vetėm ata udhėheqės qė na shpėrblejnė nė ēast, qė na shajnė nga nėna, qė premtojnė sot pėr sot, sepse e nesėrmja nuk na hyn nė hesap. Derisa nuk kemi tė shkuar, nuk mund tė kemi as tė ardhme. Sepse, konsumizmi, njėlloj si komunizmi, sot quhet e vetmja vlerė, pėrfshi edhe patriotizmin, edhe fanatizmin partiak apo fetar, edhe poshtėrimin qė na bėn i plotfuqishmi i pushtetit, sidomos kur ky ėshtė i huaj! Pėr ne, kombi, shoqėria, interesi kombėtar kanė sipėrfaqe aq sa ka hapėsira ku strehohet familja. Syri ynė sheh vetėm interesin vetjak. Ja pėrse aq shumė i pėlqejnė veshit tonė sharjet dhe shpifjet qė u bėhen tė tjerėve. Pėr kėto arsye, Nderi kombėtar shndėrrohet aq kollaj nė Mender kombėtar!
    ***
    “Jeto pa u ndjerė”, - thotė njė mik. Ndoshta ka tė drejtė. Sepse, sot po dole nė publik, po kontribuove pėr shoqėrinė, po u bėre i shquar, po luftove pėr njė ēėshtje tė drejtė, ashtu si dje, nė diktaturė, edhe sot do tė jesh i kėrcėnuar nga poshtėrimi, nga balta e shpifjet, jo vetėm ti, po edhe familja jote. Shikoni si veprojnė gjykatėsit dhe prokurorėt. Ėshtė gabim tė thuhet se ata drejtohen nga politika; ata udhėhiqen vetėm nga interesi, nga paraja, e sidomos nga frika e sė shkuarės, nga mėkatet dhe jeta e tyre puthadore nė diktaturė. Prandaj, sot je i rrezikuar edhe po tė kesh pas qenė shpallur Hero i Popullit, Nder i Kombit, Artist i Popullit, Mjeshtėr i Madh, historian apo jurist i shquar etj, pasi nesėr me siguri edhe ti do tė jesh nė shėnjestėr tė ēnderimit; ti dhe i gjithė xhinsi yt nėse guxon tė luftosh pėr Drejtėsi. Nėse del publikisht kundėr Saliut dhe saljerėve tė tij, atėherė gjej brimė e futu! Brehti thotė nė njė poezi: “Luftova me luanėt dhe fitova, me gjakun tim ushqeva ēimkat, por pėr tė mė ngrėnė, mė hėngrėn mediokrit”.
    Procesi i kuturueshėm i tjetėrsimit tė Nderit nė Mender dhe anasjelltas bėhet me urdhėr dhe “orientim” nga lart, po edhe me ligj. Po tė deshi kryeministri, tė duan tė gjithė zyrtarėt. Tė gjitha dyert i ke tė hapura. Mund tė bėhesh akademik, prof. doktor, mund tė marrėsh pension special… Po tė deshi Presidenti i Republikės, mund tė bėhesh Nder i Kombit, natyrisht edhe sikur tė mos kesh vlera! Sepse, vetėm ata e dinė kush vlen, sa vlen, pėrse vlen dhe natyrisht, edhe kush nuk vlen! Njė kryemediokėr i jep tė drejtė vetes tė peshojė dhe tė klasifikojė vlerat e kombit, madje edhe “tė shkruajė” e tė diktojė kahjen e historisė dhe shkencėtarėt heshtin! Atė qė bėri Sartri kur refuzoi ēmimin ‘Nobel’ nuk e ka bėrė deri tash as edhe njė akademik i nderuar: tė refuzojė kandidimin pėr nė Akademinė e shkėrbėrė (tė emėruar) nga partia; askush nuk ka lėnė titujt e dhėnė as nga diktatura tė cilėn ata, pasi u pėrmbys, nuk lėnė fjalė e rast pa e nėmosur. Titujt ama ia mbajnė, dekoratat ia duan, vetėm emrin diktaturės ia pėrdhosin. Edhe Berishėn e shajnė nėnzė, po ama nėpėr institute e korridore flasin pėr tė me adhurim. Shajnė diktaturėn dhe lėvdojnė Salinė, qė tė “pėlqehen” dhe tė “mbeten nė treg”! Mjerim! As dje, dhe as sot nuk ka ndonjė syresh qė quhet Nder i Kombit apo Mjeshtėr, qė merr pension special qė tė guxojė tė thotė se ai nuk i pranon kėto favore para filanit e filanit qė ka mė shumė vlera, se aksh shkencėtar ėshtė harruar dhe poshtėruar pa tė drejtė, d.m.th politikisht, se njėlloj si dje dhe sot, Akademia dhe Albanologjia janė nė pikė tė hallit!…Por, kanė frikė! Kanė llahtar nga shkėrdhatokratėt e merituar e tė emėruar! Ja pėrse burrat e shquar kanė ikur e kanė vdekur jashtė vendit. Ne tė duam e tė respektojmė po tė tė kemi larg, sa mė larg! Edhe eshtrat mund tė t’i sjellin nė vatan, por vetėm kur ato nuk flasin, pra nuk i vlejnė askujt!
    A keni parė e dėgjuar ndonjė PR, SR apo akademik i emėruar tė dalė e tė thotė se pse nuk po botohet dot Historia e Skėnderbeut e K.Frashėrit, dokumentet historike, revistat historike, revistat kritike tė artit, botimet albanologjike; Naimi i plotė…etj? Pse po shkatėrrohet arkivi i filmit tė Kinostudios dhe arkivi i televizionit, apo muzeu botanik i rrėnuar aq mjeranisht?...A keni parė e dėgjuar ndonjė debat pėrse u bė filani akademik, ky Hiē pa vepra? Pėrse u veprua nj’ashtu me shkencėtarėt, - madje mė keq! - se kur u krijua Akademia e Shkencave nga diktatura?...Ne kemi disa Akademi, kemi institute, rektorė, universitete, Dr. e Pr. me shumicė e kapicė, po vetėm nė Shqipėri nuk ka debate shkencore e letrare! Nuk ka debat as kur kryeministri del e thotė tė ngrihet njė central atomik nė Shkodėr, tė shpėrblehen infermierėt dhe profesorėt, tė ndryshojė jo vetėm historia, po edhe gjuha letrare etj! Asnjė gjuhėtar nuk guxon tė thotė gjysmė llafi nė publik. E pra, kur kanė frikė shkencėtarėt, si tė mos kenė frikė gjynahqarėt?! Kur tremben gjykatėsit, si tė mos duartrokasin lypėsit dhe tė papunėt pėr hiēnajėn?
    Ja pėrse vazhdon me tė njėjtin ritėm kapėrcimi i ylberit nga Nder nė Mender! Ashtu si nė diktaturė, edhe sot ky tjetėrsim kryhet jo vetėm me urdhėr partiak, po edhe me ligje. Kjo ndodhi mu nė Kuvendin e Shqipėrisė: ata qė pėr 50 vjet u quajtėn kolaboracionistė tė fashizmit, dolėn heronj tė shquar tė kombit, nacionalistė, antikomunistė; ata qė u vranė dhe u shpallėn dėshmorė, sot quhen ish- komunistė, d.m.th paksa “tė dyshimtė”, me hije, pse jo edhe tė pėrdhosur…Por, ndoshta edhe kjo pėrsiatje nuk ka vlerė. Nuk ka vlerė, sepse aq ėshtė vulgarizuar kjo puna e nderimit, sa edhe dekoratat qė dha sė fundi Presidenca dolėn tė ishin false! Jo false si monedhat dhe pijet alkoolike qė bėjnė fshehur nėpėr bodrume trafikantėt, po si dekorata teneqesh qė i bėn vetė shteti, pra vetė Presidenca, nėpėrmjet “tenderimeve”…Pra, edhe titujt, vlerėsimet, dekoratat janė nė tender! Nė tender moral dhe nė tender material. Janė dyfish false! Ja pėrse Nderi edhe Menderi sot janė e njėjta gjė! Ja pėrse sot pėr sot asgjė me vlerė nuk ka vlerė. Por, kjo nuk do tė thotė qė nesėr njė Hiē i mirėfilltė do tė bėhet sėrish ose Nder, ose Mender i Kombit, si ka ndodhur nga njėra zgjedhje te tjetra.
    m
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kulmi..

    menderi i menderosur kico blushi.. flet per nder e per komb..
    ska turp ky faqemenderosur..

    thx o skampo qe na e solle se duhet te dime me cfare porosish o merret e zhvillon menderja kico blush.. kjo vegel e vjeter e menderosur e shpelles enveriste.. e tash dhe fondamentaliste ben blushoiste edviniste ..

Tema tė Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 22-06-2025, 14:39
  2. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Ndarja e popullit Shqiptar nga ai "Kosovar" dhe anasjelltas!?
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 14:17
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •