Pashkė 2009
Ngazėllohu ti o qiell dhe dėfrehu ti o dhe, ejani tė gjithė dhe kremtoni me gėzim, ju o njerėz pėrmbi dhe sėbashku me engjėjt se Jisui u ngjall dhe na dha ngazėllimin e jetėve.
Kėshtu kėndojmė nė Kanonin e Pashkės, duke shprehur gėzimin dhe ngazėllimin e madh pėr fitoren e Perėndinjeriut mbi mėkatin, errėsirėn, prishjen dhe vdekjen, e cila ėshtė gjithashtu fitorja e gjithė njerėzve dhe e gjithė krijimit, ėshtė fitore e qiellit dhe e dheut, sepse Zoti duke marrė natyrėn tonė e ringriti atė pėrsėri, duke i kthyer asaj bukurinė dhe shkėlqimin e saj tė parė. Vetėm nėpėrmjet Ngjalljes sė Zotit natyra jonė njerėzore mori rėndėsinė dhe kuptimin e saj tė vėrtetė. Fryma dhe Fjala e tij mbollėn farėn e jetės aty ku mbretėronte vdekja, pėrhapėn dritėn aty ku ishte errėsira dhe dhanė gėzim kudo ku kishte frikė dhe trishtim. Ai kaloi nėpėr varrezėn njerėzore, duke pėrhapur lulet e pėrjetėsisė. Kėtė kremtojmė me kaq ngazėllim dhe pėr kėtė kėndojmė me kaq gėzim, sepse tani vdekja u mund nga jeta, errėsira nga drita dhe njeriu u ēlirua nga frika dhe dėshpėrimi.
Ne jetojmė sot nė njė kohė kur njerėzit janė larguar nga pėrjetimi i kėsaj ngjarjeje. Madje edhe kur e festojnė atė pak vetė ndalen tė meditojnė pėrse Kisha kėndon me kaq gėzim dhe pėrse fton nė kėtė kremtim tė gjithė njerėzit pėrmbi dhé, madje edhe engjėjt lart nė qiell. Kisha na kujton dhe na fton tė marrim pjesė nė Ngjalljen e Zotit, sepse Zoti e bėri atė pėr tė gjithė ne; sepse ajo ėshtė edhe ngjallja jonė: ajo ėshtė ngjallja e natyrės njerėzore nėpėrmjet fuqisė sė natyrės hyjnore, tė bashkuar nė personin e Perėndinjeriut. Por, ne, jemi ndoshta shpesh tė lodhur nga jeta, tė mposhtur nga hallet dhe pasiguria, tė kapur nga shqetėsimet dhe problemet, tė humbur nga harresa dhe neglizhimi dhe nuk arrijmė dot tė shohim dritėn dhe shpresėn qė vjen nga kjo ngjarje, duke e bėrė kėshtu jetėn tonė tė zymtė, pa ngushėllim dhe pa gėzim.
Po. Ėshtė e vėrtetė qė jeta ėshtė e vėshtirė, madje nė disa kohė akoma dhe mė shumė. Krizat e mėdha materiale dhe morale qė kanė pėrfshirė tė gjithė planetin, tė shkaktuara nga lakmia dhe etja pėr pushtet, e rėndojnė akoma edhe mė shumė jetėn e njeriut, duke e shtyrė atė shpesh nė dėshpėrim. Edhe kur ndodh qė disa nuk kanė probleme ekonomike, pėrsėri jeta e tyre nuk ėshtė e sigurtė, sepse jeta e njeriut ėshtė gjithnjė nėn kėrcėnimin e vdekjes. Ēdo gėzim dhe dritė e jetės venitet nga retė dhe errėsira e saj. Pėr kėtė arsye Ngjallja e Zotit ėshtė fitorja e tė gjithėve, sepse duke mundur vdekjen i dha njeriut dritė dhe gėzim. Ėshtė pikėrisht kjo fitore qė nuk e lė jetėn tė kthehet nė njė trishtim dhe botėn nė njė vend dėshpėrimi. Prandaj ne kėndojmė me gėzim pėr mundjen e vdekjes dhe ngjalljen e Zotit dhe prandaj Kisha na fton qė tė bėhemi pjesė e kėtij gėzimi.
Tė dashur motra e vėllezėr. Le ti pėrgjigjemi kėsaj ftese dhe le tė marrim pjesė nė kėtė kremtim, pėr ta pėrjetuar kėtė ngjarje, sepse vetėm nėpėrmjet kėtij pėrjetimi ne mund tė mundim pasigurinė dhe tė ndiejmė gėzimin e gjallė dhe ngazėllimin e papėrshkruar qė jep pėrjetimi me Zotin, duke e pėrmbushur qenien tonė njerėzore dhe duke i dhėnė asaj dimensionin e plotė. Zoti e mundi vdekjen, duke hapur rrugėn pėr tė gjithė ne. Ai i dha varrit dritė, duke e kthyer atė nga njė vend tė errėt, tė frikshėm dhe pa shpresė nė njė kalim drejt njė vendi tė ndritshėm, njė vendi tė blertė, njė vendi freskie, nga ka ikur dhimbja, hidhėrimi dhe psherėtima. Kjo na jep shpresė dhe gėzim, se duke jetuar me Atė, do tė mundemi edhe ne tė mposhtim ēdo gjė qė e dėmton jetėn tonė dhe nė fund edhe vetė armikun mė tė madh tė tė gjithė njerėzve: vdekjen.
Tė bekuar janė ata qė e shijojnė Ngjalljen e Zotit, sepse ajo ėshtė rifitimi i integritetit tonė tė plotė njerėzor dhe tė lumur janė ata qė e pėrjetojnė atė, sepse ajo ėshtė shpresa jonė nė dėshpėrim, ėshtė gėzimi ynė nė vajtim dhe nė fatkeqėsi; ajo ėshtė jeta jonė e pėrjetshme.
Nė kėtė ditė tė shenjtė do tė doja ti pėrshendes tė gjithė me lajmin e gėzuar se Krishti u Ngjall!
Gėzuar dhe pėr shumė vjet Pashkėt!
Mitropoliti i Korēės,
Pogradecit, Kolonjės, Devollit dhe Voskopojės
+ Joani
Krijoni Kontakt