njehere e nenje kohe ishte "trimeria"
njehere e nenje kohe ishte "trimeria"
Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!
NUke di a na ka mbet diqka per tu krenuar........
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Sa herë ka dalë kjo temë në faqe të parë jam hamendur të shkruaj apo mos të shkruaj. Dhe sot vendosa.
Unë nuk e përdori fjalën krenari!
Unë në Danimarkë kam pasur fatin të isha udhëheqës shkolle për mësimin në gjuhën shqipe( sa ishim në Qendrën për azilantë ) në Danimarkë. Qeveria u doli në ndihmë këtyre fëmijëve të traumatizuar duke u siguruar psikologë e psikiatra dhe në bisedë me ta si shpesh e përdorje fjalën "krenari". Në fund njëri nga psikologët tha: "Krenaria është tipar i njerëzve ( shoqërisë ) primitivë"!
-Sinqeriteti - tha- është mbi të gjitha!
Pas një kohe jam bindur se kishte të drejtë dhe tani jam plotësisht i bindur se kishte të drejtë!
E marr me mend se mund të ketë edhe reagime, por, me kalimin e kohës edhe ju do të bindeni se ai danezi kishte të drejtë, pse jo edhe unë që i kam besuar dhe që jam bindur!
Ndoshat do të ishte mirë të hapej një temë: Sa jemi të sinqertë! ( Dhe jo vetëm si temë, por të përpiqemi te bëhemi të këtillë)
P.S. që të vlerësohet një gjë, duhet të krahasohet së paku me një tjetër. A mund ta bëjë dikush një krahasim, nga ky aspekt, me popuj tjerë!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Ata që nuk ndjejnë krenari për vete, le të asimilohen lirisht, dhe le të humbin nga sytë tanë, e nga tokat tona.
Ne duam të vazhdojmë aty ku jemi. Nëse ky apo ai do të bjerë poshtë, mos të na tërheq dhe neve me vete.
Ne rradhe te pare duhet te krenohemi se jemi bij te kesaj toke dhe duhet ti sherbejm kesaj toke,ketij populli dhe brezave qe do te vijn deri ne fund..(kjo vlen per cdo popull)..Ne rradhe te dyte nuk eshte e vertete qe nuk e duam diturine..Ka me qindra e mijra studente shqiptare qe shkelqejn ne universitetet boterore..Ndoshta ne Shqiperi niveli eshte me i dobet po kjo vjen per faj te pushtetareve qe na kane udhehequr ne vitet e pas-komunizmit...Ne rradhe te trete ne nuk i duam ata qe na shkelin...Kjo vertetohet te ne shqiptaret qe jetojm jashte trojeve tona ku jemi te zotet e vetes(te lene pasdore totalisht nga shteti jone) dhe nuk na shkel njeri me kembe...Ne rradhe te katert nuk jemi vetem ne qe hapin probleme ne bote..Mos bini pre e propagandes se shteteve te huaja(sidomos Itali) ku nje krim i nje shqiptari(tani e kan kap me rumenet shyqyr) mer 10 minuta ne edicionin e lajmeve...Ne nuk jemi rrace perfekte..Ka edhe kriminele midis nesh,ka edhe frikacake edhe spiuna edhe tradhtare si ne cdo popull por duhet te dini se per cdo 3-4 kriminele qe kapen ka 30000-40000 punetore te ndershem qe punojn si kuaj dhe me ballin lart per ti dhene nje te ardhme vetes...Nqs dikush ka bredhur neper bote e din kete realitet..Dhe pike se fundi jam krenar qe jam shqiptar sepse kam te njejtin gjak si ai i Pirros,i Skenderbeut,i Ismail Qemalit,i vellezerve Frasheri,i Gjergj Fishtes,i Adem Jasharit,i Nene Terezes dhe sa e sa figurave te mrekullueshme qe kemi...Jam krenar sepse jam rritur me principet qe te jemi gjithmone trima,te guximshem,te drejte,te ndershem dhe te beses..Cilesi qe jo shum popuj i kan te gjitha bashke...Kemi difekte si te gjithe te tjeret,jemi popull me shum pak fat ne pushtetaret e shekullit te fundit po jemi popull qe ia vlen qe te jemi krenar...Mos harroni kush jemi e nga vijm sepse nuk do te dijm ku do te shkojm...Pershendetje..
Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...
sepse nje e treta e popullit eshte perendimore? hahaha Jo per historine per udheheqesit qe i kemi dhone europes dhe lindjes dhe per te tjere qe do ti japim!
po mundohem te gjej dicka po veshtire e kam, pervec bujarise dhe deri diku respektit per moshen e trete, asgje pozitive nuk kemi, mendimi im eshte ,mos me paragjykoni.
Kemi apo skemi shume te mira,mendoj qe ska lidhje me ndjenjen e krenarise
qe per mendimin tim ashtu si pa kuptuar kjo ndjesi rritet brenda njeriut dhe grupi shoqeror ku ai ben pjese(ne kete rast etnia).
Pa e vrare shume mendjen kemi apo jo karakteristika per tu admiruar,ne nje ndeshje ne bejme tifo per skuadren tone,kur shohim flamurin tone te valevitet diku gjetke jashte kufijeve tane,perseri ndjejme emocion dhe krenari,kur x person(shqiptar) per cilesi te ndryshme(te mira kuptohet)behet i mirenjohur ne boten mbare,serish ndihemi krenare;etj etj etj
Krijoni Kontakt