SHQIPONJA DHE LISI

Ju me siguri keni parė shqiponjė, fėmijė tė dashur. Nė mos duke fluturuar madhėrishėm lartėsive tė qiellit a mbi kreshtat e maleve, keni parė nė televizor, apo tė vizatuar nėpėr faqe librash. Ėshtė fluturaku mė i madh e mė i mė i fuqishėm. Mė jetėgjati prej tė tjerėve. Bile edhe prej njeriut. Jeton mbi dyqind vjet. Zakonisht i bėjnė foletė te tė ēarat e shkėmbinjėve, atje ku nuk mund tė shkelė kėmba e gjahtarit. Po njėra prej tyre, dikur, kushedi se pėrse, e bėri folenė e saj mbi njė lis tė madh e tė lartė mes pyllit tė dendur e shushėritės. Aq i lartė, qe ai lis sa, hera-herė maja e tij humbiste nėpėr re. Pa le trungu i tij! Aq i trashė ishte sa, tre burra sė bashku lidhur dorė pėr dore nuk mund ta rrethonin. Poshtė tij, tė tjerė lisa tė shumtė. Po mė poshtė akoma? Ferra e shkurre, lloj-lloj hrdhucash e zhapikėsh lėkurgjelbėr dhe kafshėt e pyllit. Dhe shumė bimėsi tė llojeve tė ndryshme, tė cilat ankoheshin se ai lisi i lartė, e me atė kurorė tė madhe ua merrte dritėn e diellit.
Njė ditė, shqiponja qė prehej nė folenė e saj, dėgjoi zėrat qė vinin nga poshtė:
- Bėj tė shoh e nuk shoh dot, - ankohej ferra, - na e ka marrė diellin ky lisi.
- Mėrdhij, belbėzoi njė thanė, - kam ftohtė.
Ku ėshtė ngrohtėsia e diellit?
- E ka fshehur lisi, - iu pėrgjigj njė lofatė.
- Kushedi, sa do tė isha rritur, - psherėtiu dhimbshėm njė murriz, - kushedi, sa do isha bėrė tani po mos qe ky lis…
- Edhe unė, - e pasoi kulpra dredhalaqe.
Ndėrkaq fryu era ledharake. Pylli shushėriu. Po ata poshtė, nuk mbajtėn vesh si zakonisht shushėrimėn e tij tė ėmbėl. Ata veē ankoheshin:
- Na pi ujin.
- Na merr vlagėn.
- Na la nė hije.
- Na pėrēmon.
- E djegtė rrufeja!
Shqiponja, qė s’po mund t’i duronte mė ankimet e atyre tė shkretėve atje poshtė, iu drejtua lisit mbi tė cilin kishte folenė:
-I dėgjon o lis?
- Si nuk i dėgjokam?
- Dhe je kaq i qetė, me gjithė ato ankime dhe mallkime?
- Ē’ua vė veshin, motėr shqiponjė! Atė punė kanė mjeranėt. Nė verė ankohen, se u a marrkam dritėn e diellit. Kurse nė dimėr mė bekojnė nga qė i mbroj prej ngricash e shtrėngatash.
- A dėshiron tė shpėtosh nga fjalėt e ankimet aty poshtė?
- E si s’dėshirokam?
- Atėhere, po lajmėroj njeriun.
Tė nesėrmen erdhi njeriu me dy djemtė e rritur.
Punuan gjithė ditėn rrotull lisit. Prenė shkurre e ferra, lofatat e thanat e egra, pastruan vendin rrotull. Pastaj i mblodhėn grumbull dhe ua vunė zjarrin. Lisi dhe shqiponja i vėshtronin nga lart dhe buzėqeshnin me njėri – tjetrin tė kėnaqur qė kishin shpėtuar nga ankesat dhe thashethemet…




PLEPI I NJOMĖ DHE ZOGJTĖ

Kur u shkul nga fidanishtja, u ndie keq. Iu drodhėn degėzat e njoma, ashtu si dridhen buzėt e fėmijėve nė prag tė ngashėrimit. E ngarkuan me njė karrocė, pėr ta shpėnė kushedi se ku. Ndėrsa largohej, siē rrinte shtrirė mbi karrocė, i pa vėllezėrit e tij moshatarė fare tė rinj e te njomė pė mbetėn atje, ku ai qe rritur.
Ata prisnin pranverėn nė shoqėrinė gazmore tė njėri - tjetrit. Dhe, ato ēaste i luhasnin degėzat ende tė zhveshura si t’i jepnin ashtu lamtumirėn. “Lamtumirė, vėllezėrit e mi! Ē’fat do tė kem paskėtaj? Dhe ju, ē’fat do tė kini?”- mendonte plepthi trishtueshėm, ndėrsa e shpinin kushedi se ku.
E mbollėn te njė gropė e sapohapur, ndanė rruge. Mes dy tė tjerėsh, tė rritur e krenarė, krenarė e tė kėnaqur si dhėndurrė.
- Mirėse erdhe! – i tha mė i madhi, njėra degė e tė cilit ishte e trashė sa trupi i plepit tė ri.
- Mirėse erdhe! – e uroj dhe tjetri, lėkura e tė cilit dukej si e argjentė.
Plepthi ynė i vėshtronte ėmbėl dhe me butėsi, ashtu si fėmijėt e transferuar nga njė shkollė nė tjetrėn, shohin nxėnėsit mė tė rritur, me dėshirėn pėr t’i bėrė miq. Krejt i hutuar, i pyeti:
- Pėrse mė sollėn kėtu?
- Atje ku tė mbollėn ty, - u pėrgjigj lėkurė argjendi, - ka qėnė njė plep i lartė e i lashtė.
- Ē’u bė? – pyeti plepi i ri. Ku shkoi?
- Trungun dhe rrėnjėt e tij tė djegura i shkulėn, pėr tė tė sjellė ty nė vend tė tij, - i tha plepi, qė dukej si mė i madh nga shoku.
- Pėrse tė djegura? – pyeti plepthi, qė shumė pak gjėra dinte nga kjo jetė.
- E goditi dhe e dogji rrufeja, - u pėrgjigj fletėargjendi.
Ndoshta, nga era qė fryu atė cast, tė sapoardhurit iu duk sikur psherėtiu. I trembur, se mund tė kishte tė njėjtin fat me atė tė cilin e kishte zėvėndėsuar, pyeti:
- Ē’ėshtė rrufeja?
- Njė zjarr i madh e shkatėrrues, qė zbret nga qielli sa herė zėnė shirat.
- Thua do mė godasė edhe mua?
- Jo, jo, mos ki frikė! Zakonisht, rrufetė godasin mė tė lartėt, ata qė dalin mbi tė tjerėt. Ti, je ende njomishtė. Ke kohė tė rritesh, duhen vite, tė na arrish neve.
Tė rritej? Po si tė rritej? Askush s’ ndihmonte pėr kėtė. Kurrėkush nuk po kujtohej t’ia ushqente rrėnjėt me pleh. I hutuar dhe i trishtuar, sa nga nevoja pėr ushqim, aq dhe nga malli pėr vėllezėrit e mbetur atje nė fidanishte, pas pak ditėsh, sapo e dėgjoi ankimin e rrėnjėve qė kėrkonin ushqim, me dashurinė pėr jetėn, u tha:
- Qė tė mos vdisni ju e tė mos thahem unė, duhet t’i pėrvishemi punės. Ju ndėn tokė e unė mbi tė, s’na mbetet rrugė tjetėr. Mė jepni ujė, t’iu jap ajėr dhe dritė.
Ē’tė bėnin rrėnjėzat? Iu pėrveshėn punės. Kėrko e thith ujė thellė e mė thellė dhe dėrgoja plepit lart. Plepi thithte ajėr me gjithė mushkritė, rrėmbente dritėn e diellit dhe ua shpinte atyre, qė s’mund ta shihnin dot, atė dritė. Dritėn, qė sikur pat zėnė tė ngrohej me ardhjen e marsit. Zuri t’i kėndonte, limfa nėn lėkurzėn e njomė.
Prej asaj kėnge, buisėn sythet, nė fillim tė veckėl e me ngjyrė si nė tė verdhė. Mė pasė u gjelbėruan dhe hodhėn shtat. Bisqe tė rinj e gjethe tė reja e veshėn me tė gjelbrėn e freskėt. Ditė pas dite u shpalosėn gjethet dhe stolisėn plepthin e ri me rrobat e gjelbra tė pranverės. Sa gas, qė ndjente kur frynin erėrat e buta, nė krahėt e tė cilave, hidhte vallen e qeshur tė degėve dhe shushurimėn e fletnajes sė njomė.
Ndėrkaq, edhe dy fqinjėt e mirė i patėn veshur kurorat, tė cilat bėnin hije mbi barin, qė tokės puisi vrullshėm dhe i dendur. Njė natė, ai pa ėndėrr sikur rrotull tij, silleshin melodi tė ėmbla. Pat fjetur vonė asaj nate duke parė yjet nė qiellin blu e tė thellė.
I gėzohej dritės dhe bukurisė sė tyre. Po ē’ishte ajo lloj muzike, qė shpirtin e fjetur ia mbushte me hare? Kur hapi sytė, qielli qe bėrė thuajse i blertė, ashtu si bari poshtė dhe si gjethet e reja nė shtatin e tij dhe ata tė fqinjėve. U mbush me frymė, duke thithur gjithė qejf ajrin e pastėr e tė freskėt. I shtriqi degėt e reja si kalamanjtė krahėzat kur zgjohen pas njė gjumi tė ėmbėl e tė thellė.
Pa prit, prit pak! Kėnga e ėmbėl qė kishte dėgjuar nė gjumė, nuk paska qėnė ėndėrr. Ajo ndihej pėr rreth gazmore, vinte nga degėt e plepave fqinjė, ku zogjtė po bėnin foletė. Njė ēast, i pati zili. “Po unė, - mendoi, - unė do tė kem fole?”
Sa shumė e dėshironte atė gjė, sa shumė! Po zogjtė, si tė mos e vinin re, vazhdonin punėn e tyre nė kurorat e plepave fqinjė. Dy zogj e pikasėn dėshirėn e tij, shkundėn flatėrat dhe ndenjtėn mbi tė, cicėrueshėm.
- Mirė se erdhėt! – u tha ai, s’i ti falenderonte pėr kėnaqėsinė qė i dhanė.
- Ciu, ciu… mirė se tė gjejmė, o plepth i bukur!
- Do tė bėni fole, edhe tek unė?
- Oh, ėshtė ende shpejt, - i thanė ata si me keqardhje, - je akoma i vogėl.
- Po unė e dashkam shoqėrinė tuaj.
- Prit tė rritesh njėherė.
Plepit tė ri iu droth limfa, ashtu siē dridhen buzėt e tė vegjėlve, nė pragqarje, njėsoj si ditėn kur e hoqėn nga fidanishtja. Iu dhimbs vetja me vogėlinė e tij. Ndaj pyeti:
- Edhe sa kohė, mė duhet tė rritem?
- Tė paktėn, edhe dy vjet, - iu pėrgjigjėn zogjtė.
- Po, ju jeni mė tė vegjėl se unė…
- Vėrtet jemi tė vegjėl. Po ti e ke vėshtirė t’i mbash ēerdhet tona. Ti nuk ke, aq shumė fletė sa tė na fshehish nga vėshtrimi i skifterit grabitqar. Ndaj duhet tė rritesh, qė tė jesh i dobishėm pėr ne. Jo, jo mos i var turinjtė ashtu! Do na kesh fare pranė, pėr ditė e pėr natė. Ne, qė tė duam kaq shumė, do tė gostisim vazhdimisht me kėngėn tonė.
Pas dy vjetėsh… Po rritu mė parė, rritu pra!...
Ēifti i zogjve fluturoi ngutshėm pėr tė vazhduar ndėrtimin e folesė. Kurse plepi i vogėl, filloj t’i luste nė heshtje tokėn dhe erėrat pėr ta ndihmuar tė rritej sa mė shpejt