rezervuar per parathenien dhe listen
rezervuar per parathenien dhe listen
E Hena e Pare e Kreshmes se Madhe
Zanafilla 1:1-13
1 Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn.
2 Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave.
3 Pastaj Perėndia tha: "U bėftė drita!". Dhe drita u bė.
4 Dhe Perėndia pa qė drita ishte e mirė; dhe Perėndia e ndau dritėn nga errėsira.
5 Dhe Perėndia e quajti dritėn "ditė" dhe errėsirėn "natė". Kėshtu erdhi mbrėmja e pastaj erdhi mėngjesi: dita e parė.
6 Pastaj Perėndia tha: "Le tė jetė njė kupė qiellore mes ujėrave, qė t'i ndajė ujėrat nga ujėrat".
7 Dhe Perėndia krijoi kupėn qiellore dhe ndau ujėrat qė ishin poshtė saj nga ujėrat qė ishin sipėr saj. Dhe kėshtu u bė.
8 Dhe Perėndia e quajti kupėn qiellore "qiell". Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi: dita e dytė.
9 Pastaj Perėndia tha: "Ujėrat qė janė nėn qiellin tė grumbullohen nė njė vend tė vetėm dhe tė shfaqet tera". Dhe kėshtu u bė.
10 Dhe Perėndia e quajti terėn "tokė" dhe grumbullimin e ujėrave "detė". Dhe Perėndia pa qė kjo ishte mirė.
11 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbijė toka gjelbėrimin, barėrat tė nxjerrin farė dhe drurėt frutore tė japin nė tokė njė frut qė tė pėrmbajė farėn e tij, secili simbas llojit tė tij". Dhe kėshtu u bė.
12 Dhe toka prodhoi gjelbėrim, barėra qė e bėnin farėn simbas llojit tė tyre dhe drurė qė mbanin fruta me farėn e tyre brenda, secili simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.
13 Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi; dita e tretė.
Libri i Fillimeve
Zanafilla ėshtė me tė vėrtetė libri i fillimeve. Flet pėr fillimin e kohės, jetės, martesės, familjes, adhurimit, qeverisjes njerėzore dhe qytetėrimit; si dhe fillimin e mėkatit, vuajtjeve, vdekjes dhe shpengimit nga mėkati.
Zanafilla ėshtė libri themeltar i Biblės sė Shenjtė mbi tė cilėn qėndron gjithė struktura tjetėr e Biblės. Si e tillė, ky libėr ėshtė i gjerė, i thellė dhe me njė natyrė shkėmbore. Ēdo e vėrtetė e madhe e Biblės ėshtė e pėrfshirė nė njė formė nė kėtė libėr, edhe pse shpesh shfaqen tė mbuluara vetėm si hije tė buta. Por duhet qė tė familjarizoheni me kėtė libėr dhe tė krijoni njė tablo tė qartė tė mėsimeve qė gjeni nė tė nė mėnyrė qė tė vlerėsoni siē duhet pjesėn tjetėr tė Biblės sė Shenjtė.
Sa mirė qė Kisha jonė e Shenjtė Orthodhokse me urtėsinė e saj e fillon ditėn e parė tė sezonit tė Kreshmės sė Madhe me fjalėt nga Zanafilla, kapitulli 1:1.
"Nė fillim Zoti krijoi qiellin dhe tokėn."
Teksa fillojmė peligrinazhin tonė pėrsėri drejt Perėndisė gjatė kėtij sezoni tė shenjtė, duhet tė kuptojmė se gjithēka qė kemi, gjithēka qė jemi dhe gjithēka qė duam vjen nga Perėndia, Krijuesi jonė, dhe ne jemi vetėm vizitorė (kalimtarė) mbi kėtė planetin e madh me emrin Tokė.
"Le ta pėrulim mishin me anė tė heqjes dorė nga ushqimet teksa kalojmė javėt e Kreshmės sė Madhe! Ke ta kėrkojmė Zotin i Cili na ka shpėtuar me lotėt dhe lutjet e Tija dhe duke i lėnė mėnjanė kujtesėn e mėkateve tona le tė bėrtasim: Ne kemi mėkatuar kundėr Teje, O Zot. Na shpėto, ashtu siē shpėtove edhe popullin e Ninevehėve, dhe bėna pjesėtarė tė Mbretėrisė Tėnde, O i Hirshmi Zot!" (Lutja e tė Dielės sė Ndjesės sė Mėkatėve)
Fillimi i Kreshmes me Gezim
Le ta fillojme Kreshmen e Madhe me gezim dhe te pergatitemi per perpjekjet tona shpirterore. Le te pastrojme e kullojme trupat tane nga mekati duke hequr dore nga mendimet e felliqura ashtu sic heqim dore edhe nga ushqimi, dhe le te gezojme ne Frymen duke rezistuar me dashuri.
Himn i Kreshmes
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-03-2009 mė 19:53
E Marta e Parė e Kreshmės sė Madhe
Zanafilla 1:14-23
14 Pastaj Perėndia tha: "Tė ketė ndriēues nė kupėn qiellore pėr tė ndarė ditėn nga nata; dhe tė shėrbejnė si shenja, pėr tė dalluar stinėt, ditėt dhe vitet;
15 dhe tė shėrbejnė si ndriēues nė kupėn qiellore pėr tė ndriēuar tokėn". Dhe kėshtu u bė.
16 Perėndia krijoi pastaj dy ndriēues tė mėdhenj: ndriēuesin e madhė pėr qeverisjen e ditės dhe ndriēuesin e vogėl pėr qeverisjen e natės; ai krijoi gjithashtu yjet.
17 Dhe Perėndia i vendosi nė kupėn qiellore pėr tė ndriēuar tokėn,
18 pėr tė qeverisur ditėn dhe natėn dhe pėr ta ndarė dritėn nga errėsira. Dhe Perėndia e pa qė kjo ishte mirė.
19 Kėshtu erdhi mbrėmja dhe erdhi mėngjesi: dita e katėrt.
20 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbushen ujėrat nga njė numėr i madh qeniesh tė gjalla dhe tė fluturojnė zogjtė lart mbi tokė nėpėr hapėsirėn e madhe tė kupės qiellore".
21 Kėshtu Perėndia krijoi kafshėt e mėdha ujore dhe tė gjitha gjallesat qė lėvizin dhe qė mbushin ujėrat, secili simbas llojit tė vet, e ēdo shpend fluturues simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.
22 Dhe Perėndia i bekoi duke thėnė: "Tė jeni tė frytshėm, shumėzoni dhe mbushni ujėrat e deteve, e zogjtė tė shumėzohen mbi tokė".
23 Kėshtu erdhi mbrėmja dhe pastaj mėngjesi: dita e pestė.
Romanėve 13:11-14
11 Dhe kėtė aq mė shumė duhet tė bėjmė, duke ditur kohėn, sepse tanimė erdhi ora tė zgjohemi nga gjumi, sepse shpėtimi ynė ėshtė mė afėr, se kur besuam.
12 Nata u thye dhe dita u afrua; le tė flakim, pra, veprat e errėsirės dhe tė veshim armėt e dritės.
13 Le tė ecim me ndershmėri, si ditėn, jo nė orgji dhe nė dehje, jo nė imoralitet dhe sensualizėm, jo nė grindje e nė smirė.
14 Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes pėr mishin, qė t'ia kėnaqni lakmitė.
E Marta e Parė
Dritat
Ne tė gjithė jem mėsuar me dritėn. E pranojmė atė si njė fenomen natyral dhe gjithė jeta jonė varet prej saj. Kur rrėzohemi, nuk dėmtojmė vetėm veten, por dėmtojmė edhe tė tjerėt, dhe e humbim ndjesine e drejtimit kur nuk ka dritė. Jemi tė humbur kur na e largojnė dritėn. Kjo ditė e dytė e Kreshmės sė Madhe mund tė kalohet duke u pėrpjekur pėr mirė pėr tė "rindezur" dritėn e jetės sonė tė pėrditshme, tė heqim perdet sipėrfaqėsore dhe tė lejojmė dritėn e vėrtetė tė Krishtit qė tė ndriēojė fort nė zemrat tona. Ashtu siē kemi nevojė pėr dritėn qė tė na ndriēojė rrugėn ku ecim nė botė, ashtu kemi akoma mė shumė nevojė pėr dritėn e pėrjetshme tė Krishtit qė tė na shpier drejt pendimit, pėrulėsisė, faljes dhe njė ribashkimi tė gjithė qėnies sonė me Perėndinė.
"...por kush bėn tė vėrtetėn vjen te drita, qė veprat e tij tė zbulohen, sepse u bėnė nė Perėndinė''. Joani 3:21
Drita e Qiellit
"Nata u thye dhe dita u afrua" Romaneve 13:11
Nese drita e agimit ėshtė e mirė, imagjinoni se sa mė e mirė do tė jetė drita e ardhme: si drita e njė qiriu pėrballė dritės sė diellit...
Ne harxhojmė shumė pėr ti patur shtėpitė tona tė ajrosura me ajėr tė pastėr dhe me plot dritė, sa mė shumė energji duhet tė harxhojmė qė tė kemi shtėpi tė lavdishme nė qiell, drita e sė cilės nuk ka tė krahasuar. Kėtu kemi zėnka e padi gjyqėsore mbi kufijte dhe muret. Atje, askush nuk ka pėr tu zėnė pėr tė fiksuar kufirin, nuk do ketė zili apo qejfmbetje, asnjė nga kėto.
Njė ditė do tė ndahemi me shtėpinė nė tė cilėn jetojmė, por ajo shtėpia qė na pret, nė tė do tė jetojmė nė pėrjetėsi. Kjo shtėpi qė kemi do tė kalbet me kohėn dhe do t'i nėnshtrohet rrebesheve tė kohės, kurse ajo shtėpia qė na pret nuk ka pėr tu vjetėruar kurrė. Njė njeri i varfėr nuk mund tė ndėrtojė dot njė shtėpi kėtu, por atje, ai do tė mund tė ndėrtojė njė shtėpi me dy qindarka, ashtu si ajo vejusha nė Tempull.
Shėn Joan Gojarti, Homelia LVI
E Mėrkura e Parė e Kreshmės sė Madhe
Fjalėt e urta 2:1-22
1 Biri im, nė rast se pranon fjalėt e mia dhe i quan thesar urdhėrimet e mia,
2 duke i vėnė veshin diturisė dhe duke e prirur zemrėn ndaj arsyes;
3 po, nė rast se kėrkon me ngulm gjykimin dhe ngre zėrin pėr tė siguruar mirėkuptim,
4 nė rast se e kėrkon si argjendin dhe fillon tė rrėmosh si pėr njė thesar tė fshehur,
5 atėherė do tė ndjesh frikėn e Zotit dhe ke pėr tė gjetur kuptimin e Perėndisė.
6 Sepse Zoti jep diturinė; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.
7 Ai mban rezervė pėr njerėzit e drejtė njė ndihmė tė fuqishme, njė mburojė pėr ata qė ecin me ndershmėri
8 pėr tė mbrojtur shtigjet e drejtėsisė dhe pėr tė ruajtur rrugėn e shenjtorėve tė tij.
9 Atėherė do tė kuptosh drejtėsinė, barazinė, ndershmėrinė dhe tėrė rrugėt e sė mirės.
10 Kur dituria tė tė hyjė nė zemėr, edhe njohja do tė jetė e kėndshme pėr shpirtin tėnd,
11 tė menduarit do tė kujdeset pėr ty dhe gjykimi do tė tė mbrojė,
12 pėr tė tė ēliruar nga rruga e keqe, nga njerėzit qė flasin pėr gjėra tė kėqija,
13 nga ata qė braktisin shtigjet e ndershmėrisė pėr tė ecur nė rrugėt e territ,
14 qė gėzohen kur bėjnė tė keqen dhe ndjejnė kėnaqėsi nė ēoroditjet e njeriut tė keq,
15 shtigjet e tė cilit janė tė shtrembėra dhe rrugėt dredha-dredha,
16 pėr tė tė shpėtuar nga gruaja qė ka shkelur kurorėn, nga gruaja e huaj qė pėrdor fjalė mikluese,
17 qė ka braktisur shokun e rinisė sė saj dhe ka harruar marrėveshjen e lidhur me Perėndinė.
18 Sepse shtėpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt tė vdekurve.
19 Asnjė prej atyre qė shkojnė tek ajo nuk kthehet, asnjė nuk i arrin shtigjet e jetės.
20 Kėshtu do tė mund tė ecėsh nė rrugėn e tė mirėve dhe do tė mbetesh nė shtigjet e tė drejtėve.
21 Sepse njerėzit e drejtė do tė banojnė tokėn dhe ata tė ndershėm do tė qėndrojnė aty;
22 por tė pabesėt do tė shfarosen nga toka dhe shkelėsit do tė hiqen prej saj.
Urtėsia
Nuk ka detyrimisht njė lidhje midis urtėsisė dhe dijes. Ka njerėz qė janė tė ditur dhe shumė inteligjentė mbi punėt e botė, por u mungon plotėsisht urtėsia, apo anasjelltas. Dija fitohet nėpėrmjet arsimit, vetėedukimit, udhėtimeve, hetimeve, pėrvojės, ėshtė njė komoditet qė mund tė shitet ose tė blihet. Urtėsia nga ana tjetėr as nuk mund tė shitet as nuk mund tė blihet kurrė; edhe ai lypėsi apo ai fshatari i pashkolluar mund tė jetė i urtė. Urtėsia, e cila ka tė bėjė me njohjen e vendit qė zė njeriu nė mes tė Krijesės dhe raporteve tė tij me njerėzit e tjerė dhe me Krijuesin, ėshtė gjithmonė njė dhuratė nga Perėndia. Jisu Krishti ėshtė Urtėsia e Perėndisė dhe tė gjithė njerėzit janė thirrur qė ta marrin Atė nė zemrat e tyre, "qė tė ecin nė dritėn e Perėndisė" (Isaia 2:5) duke zbatuar urdhėrimet e Tij me frikė dhe tė dridhura, dashuri dhe respekt.
Nė kėtė sezon kreshme, le tė pėrpiqemi qė tė bėhemi tė denjė pėr dhuratėn e Tij tė urtėsisė, duke e pėrgatitur veten me lutje tė pėrditshme dhe lexime nga Shkrimi i Shenjtė, kreshmim dhe pjesmarrjen nė ciklin e shėrbesave kishtare tė Kreshmės sė Madhe.
Le tė bėhet Vullneti i Perėndisė
Shpesh gjatė lutjes unė do tė kėrkoja gjėra qė mua mė dukeshin tė mira. Insistoja nė kėrkesat e mia duke vendosur njė presion tė pakuptueshem mbi Vullnetin e Perėndisė. Thjeshtė, nuk e lija nė dorė tė Pėrkujdesjes sė Tij qė tė zgjidhte ato gjėra qė do tė mė vlenin mua mė shumė. Mė nė fund, kur mu realizua kėrkesa, u mėrzita shumė qė mu desh tė tregohesha kaq kokėfortė pėr tė marrė atė qė doja, pasi nė fund nuk mė doli aq mirė saē e prisja
Evagriu i Pontus
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2009 mė 02:12
E Enjtja e Parė e Kreshmės sė Madhe
Isaia 2 11:21
11 Vėshtrimi krenar i njeriut do tė ulet dhe krenaria e vdekatarėve do tė pėrulet; vetėm Zoti do tė lartėsohet atė ditė.
12 Sepse dita e Zotit tė ushtrive do tė vijė kundėr ēdo gjėje krenare dhe kryelartė dhe kundėr ēdo gjėje qė ngrihet, pėr ta ulur,
13 kundėr gjithė kedrave tė Libanit, tė lartė dhe tė ngritur, dhe kundėr tė gjitha lisave tė Bashanit,
14 kundėr tė gjitha maleve tė larta dhe kodrave tė larta;
15 kundėr ēdo kulle shumė tė lartė dhe kundėr ēdo muri tė fortifikuar,
16 kundėr gjithė anijeve tė Tarshishit dhe kundėr tė gjitha gjėrave tė kėndshme.
17 Kryelartėsia e njeriut do tė ulet dhe krenaria e njerėzve tė shquar do tė pėrulet; vetėm Zoti do tė lartėsohet atė ditė.
18 Idhujt do tė hiqen plotėsisht.
19 Njerėzit do tė hyjnė nė shpellat e shkėmbinjve dhe nė guvat e tokės pėrpara tmerrit tė Zotit dhe shkėlqimit tė madhėrisė sė tij, kur do tė ngrihet pėr ta bėrė tokėn tė dridhet.
20 Nė kėtė ditė njerėzit do t'ua hedhin minjve dhe lakuriqve tė natės idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, qė i kanė prodhuar pėr t'i adhuruar,
21 pėr t'u futur nė tė ēarat e shkėmbinjve dhe nė greminat e krepave para tmerrit tė Zotit dhe shkėlqimit tė madhėrisė sė tij, kur do tė ngrihet pėr ta bėrė tokėn tė dridhet.
Isaia 2:12
"Sepse dita e Zotit tė ushtrive do tė vijė kundėr ēdo gjėje krenare dhe kryelartė dhe kundėr ēdo gjėje qė ngrihet, pėr ta ulur."
Kujto - Pendohu - Bashkohu
Pse tė jesh i mirė? Shpesh na duket sikur edhe ata njerėz qė nuk janė pjesėtarė tė Kishės apo nuk besojnė fare bėjnė njė jetė me plot tė mira. Pse ndodh kėshtu? Secilit prej nesh mund t'i ketė shkuar diēka e tillė nė mendje. Gjatė kohės nė tė cilėn jetoi Profeti Isaia tė liqtė kishin pushtetin. Ata qė pėrēmonin Zotin dhe adhuronin idhujt bėnin njė jetė tė begatė. Por kjo zgjati vetėm pėr pak kohė. Gjithė vargjet e Profetit Isaia qė lexohen tė enjten e parė tė Kreshmės bėjnė fjalė pėr ndėshkimin e ardhshėm tė Perėndisė pėr gjithė tė liqtė dhe njerėzit krenarė.
Isaia na kujton se njė ditė, "Dita e Perėndisė", apo "Dita e Gjykimit" do tė vijė dhe tė gjithė ata qė nuk ecėn nė rrugėn e Perėndisė, qė nuk ecėn nė shtegun e drejtėsisė, kanė pėr tė vuajtur konsekuencat e mėdha. E liga zė vetėm njė ditė, por drejtėsia ka pėrjetėsinė, ditėn pa mbarim. Padrejtėsitė dhe tė metat e kėsaj bote do tė korrigjohen Ditėn e Gjykimit kur tė gjitha veprat e gjithė popujve dhe njerėzve do tė dalin nė dritė.
Kreshma e Madhe ėshtė koha pėr tė kujtuar "Ditėn e Perėndisė", tė pendohemi pėr mėkatet tona, tė kėrkojme faljen e Perėndisė dhe tė bashkohemi me Tė. Vetėm kėshtu do tė mund ta mirėpresim "Atė Ditė" me gėzim dhe jo me frikė.
E keqja sot
Pse ndodhin kaq tė kėqija nė botė sot? Ndodhin pasi njerėzit "e mirė" nuk bėjnė asgjė fare pėr tė mirėn e botės.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2009 mė 02:38
E Premjtja e Parė e Kreshmės sė Madhe
Fjalėt e Urta 3 19:23
19 Me diturinė Zoti krijoi tokėn dhe me zgjuarėsinė i bėri tė qėndrueshėm qiejtė.
20 Me diturinė e tij u hapėn humnerat dhe retė japin vesė.
21 Biri im, kėto gjėra mos u largofshin kurrė nga sytė e tu. Mbaje diturinė dhe tė menduarit.
22 Ato do tė jenė jetė pėr shpirtin tėnd dhe njė zbukurim nė qafėn tėnde.
23 Atėherė do tė ecėsh i sigurt nė rrugėn tėnde dhe kėmba jote nuk do tė pengohet.
Kush ėshtė njeri i urtė
Njė njeri i urtė zakonisht e kupton vendin qė i takon nė shtėpi, nė punė, nė shoqėrinė e gjerė. Ai gjithmonė e di se nė jetė gjithmonė ka njė epror mbi krye. Duke pėrdorur tė njėjtin arsyetim, ai e di se dikush ėshtė epror pėr gjithė jetėt: shkaku dhe burimi i jetės. Njė njeri i tillė e di se gjithēka qė ai ėshtė ka ardhur prej Perėndisė, qė ėshtė burimi i gjithēkaje - edhe burimi i vetė urtėsisė. Njė njeri i tillė e kupton se pėrdorimi i arsyes sė thjeshtė, urtėsisė, dhe gjykimit nė jetėn e pėrditshme mund tė sjelli vetėm tė mira sepse ėshtė nė mirėkuptim me Vullnetin e Perėndisė. Me urtėsi e ka krijuar Perėndia tokėn (Fjalėt e Urta 3:19). Kur jeton sipas Vullnetit tė Perėndisė i jep jetė shpirtit. Ka pėr t'i sjellė paqe zemrės. (Fjalėt e Urta 3:22). Njė njeri i tillė nuk ia ka frikėn jetės, ka besim tė plotė se ėshtė duke ecur nė rrugėn mė tė mirė pasi ėshtė duke ndjekur hapat e Atij qė krijoi njerėzimin.
Njeriu i urtė ėshtė mbi tė gjitha i bindur pasi e ka tė qartė se pabindshmėria shkakton probleme dhe vuajtje. Ai e di se njė zemėr, mendje dhe shpirt i kthjellėt dhe nė paqe vijnė vetėm nėpėrmjet bindjes ndaj atij njeriu qė ėshtė i drejtė dhe i rregullt nė sytė e Perėndisė. Pabindshmėria ėshtė paligjshmėri si nė raport me Vullnetin e Perėndisė edhe nė raport me vullnetin e njerėzve.
Njeriu i urtė jeton sipas njė mėnyre. Ai nuk ua mban gjėrat qė u takojnė tė tjerėve as nuk refuzon qė tė dhurojė kur ėshtė brenda mundėsive tė tij qė tė bėjė mirė. Ai nuk bėn plane si tė intrigojė, apo tė flasi keq apo me tė keq pėr miqtė dhe njerėzit rreth tij. Ai nuk tallet sikur luan me lodra me miqtė apo fqinjėt e tij, duke u thėnė qė tė vinė tė marrin nesėr atė qė ai mund t'ua japi qė sot. Ai nuk kundėrshton pa shkak. Ai nuk e ka zili atė qė pasurohet nė rrugė jo tė ndershme apo tė drejtė. Nėse ata qė nuk besojnė tek Perėndia bejnė njė jetė tė begatė kurse ai vetė nuk bėn njė jetė tė begatė, njeriu i urtė nuk shqetėsohet pasi i pabinduri gjithmonė e ul integritetin e vetė pavarėsisht se sa i suksesshėm mund tė jetė nė kėtė botė. "Mallkimi i Perėndisė bie mbi shtėpinė e tė ligut por Ai bekon shtėpinė e tė drejtit. Pėrēmuesit Perėndia i pėrēmon, kurse tė pėrulurve u gjendet pranė." Njė njeri i urtė i vė veshin dhe zbaton kėshillat e eprorit tė tij. Sepse kjo na ndihmon edhe nė marėdhėnien tonė me Perėndinė, Eprorin e pėrjetshėm!
Kėshtu pra, qėllon qė njė njeri me urtėsi tė vėrtetė nuk mund tė jetė detyrimisht i suksesshėm nė kėtė botė pasi e keqja triumfon nganjėherė. Kėshtu pra, qėllon qė urtėsia e vėrtetė mund tė mos dali nga njė universitet pasi urtėsia e kėsaj bote nuk ėshtė gjithmonė nė tė njėjtėn linjė me rrugėn drejt Krijuesit tė urtėsisė. Kėshtu pra, qėllon qė njeriu mė i varfėr dhe mė i pėrulur ėshtė edhe mė i urti nga tė gjithė pasi ai di aq sa tė pranojė mėsimet e Perėndisė dhe ti zbatojė ato me nder dhe respekt. Kėshtu pra, duhet tė pėrpiqemi qė tė jemi sa mė tė bindur ndaj vullnetit tė Perėndisė veēanėrisht gjatė kėtyre ditėve tė Kreshmės sė Madhe. Me tė vėrtetė gjėja mė e urtė qė mund tė bėjmė!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2009 mė 04:03
E Shtuna e Parė e Kreshmės sė Madhe
Hebrejve 1:1-12
1 Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė.
2 Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta,
3 edhe u bė aq mė i lartė nga engjėjt, sa mė tė madhėrueshėm se ata ėshtė emri qė ai e trashėgoi.
4 Sepse cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: ''Ti je Biri im, sot mė je lindur''? Edhe pėrsėri: ''Unė do t'i jem Atė, dhe ai do tė mė jetė Bir''?
5 Dhe akoma, kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė botė, thotė: ''Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Perėndisė''.
6 Kurse pėr engjėjt thotė: ''Engjėjt e vet ai i bėn erėra, dhe shėrbenjėsit e tij flakė zjarri'';
7 ndėrsa pėr tė Birin thotė: ''Froni yt, o Perėndi ėshtė nė shekuj tė shekujve; skeptri i mbretėrisė sate ėshtė skeptėr drejtėsie.
8 E ke dashur drejtėsinė dhe e ke urryer paudhėsinė; prandaj Perėndia, Perėndia yt, tė vajosi me vaj gėzimi pėrmbi shokėt e tu''.
9 Edhe: ''Ti, o Perėndi, nė krye themelove tokėn dhe qiejt janė vepėr e duarve tė tu.
10 Ata do tė prishen, por ti mbetesh; edhe tė gjithė do tė vjetrohen si rrobė,
11 dhe ti do t'i mbėshtjellėsh si njė mantel edhe do tė ndėrrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do tė shteren kurrė''.
"Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė. Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij..."
Lavdia
Jisui reflekton lavdinė e Perėndisė. Shkėlqimi i Dritės sė Krishtit ėshtė ndriēimi i Trinisė sė Shenjtė. "Ne kemi parė me sytė tanė lavdinė e Tij" shkruan Shėn Joani (1:14). Ama Vetė Krishti nė lutjen e Tij tė ofrimit drejtuar Atit afirmoi se "Unė lavdėrohem nė ta" (Joani 17:10). Lavdia e Tij reflektohet nga dishepujt e Tij, ku kėtu pėrfshijmė edhe vetet tona. Eshtė njė ide shumė ngazėlluese tė mendosh qė unė e ti, jemi ata qė shfaqim lavdinė e Jisu Krishtit.
Veprat tona janė mėnyra se si njerėzit rreth nesh mėsojnė diēka mbi atė qė Perėndia na ka zbuluar nė Fjalėn, Personin e Dytė tė Trinisė sė Shenjtė. Cfarė pėrgjigje tjetėr mund ti japim pyetjes mbi kuptimin e jetės sonė? Jo se jemi duke kėrkuar diēka tė tillė, sepse ne as nuk e meritojmė aspak njė pėrgjegjėsi tė tillė, por sepse kėshtu ka vendosur Vetė Perėndia pėr tė gjithė ata qė pagėzohen nė Krisht tė veshin Lavdinė e Tij si rrobė, nė ēdo situatė, kudo ku mund tė jenė dhe ēfarėdo qė mund tė jenė duke bėrė.
Njė tjetėr kuptim i fjalės lavdi pėr tė vlerėsuar vjen nga termi i mirėnjohur prej nesh "slava" qė pėrdoret nė Kishėn sllave. Eshtė i njėjti term qė na pėrcakton nė bazė tė racės apo etnisė. Cfarė do tė thotė tė jesh Sllav? Eshtė njė fjalė e veēantė qė pėrshkruan tė gjithė ata qė ia dedikojnė jetėn e tyre tė dhėnit lavdi Trinisė sė Shenjtė apo ėshtė e kundėrta, pėrshkruan njė popull i destinuar pėr t'iu skllavėruar botės, i zėnė ngushtė nga dėshpėrimi dhe gjėrat e kota, si shėrbėtorė tė botės dhė Princit tė saj, apo princėrve tė saj? Sigurisht, qe pėrgjigjen e pyetjes sė dytė nuk keni pėr ta gjetur nė pėrgjithėsime tė mėdha por nė vullnetin e lirė tė ēdo personi qė mban emrin I Krishterė Orthodhoks, dhe kjo vlen si pėr Sllavėt edhe tė gjithė ne pa pėrjashtim.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-03-2009 mė 01:19
E Hėna e Dytė e Kreshmės sė Madhe
Zanafilla 3:21 - 4:9
21 Pastaj Zoti Perėndi i bėri Adamit dhe gruas sė tij tunika prej lėkure dhe i veshi.
22 Dhe Zoti Perėndi tha: "Ja, njeriu u bė si njė prej nesh, sepse njeh tė mirėn dhe tė keqen. Dhe tani nuk duhet t'i lejohet tė shtrijė dorėn e tij pėr tė marrė edhe nga pema e jetės kėshtu qė, duke ngrėnė nga ajo, tė jetojė pėr gjithnjė".
23 Prandaj Zoti Perėndi e dėboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qėllim, qė tė punonte tokėn nga e cila kishte dalė.
24 Kėshtu ai e dėboi njeriun; dhe vendosi nė lindje tė kopshtit tė Edenit kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės.
1 Por Adami njohu Evėn, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: "Fitova njė burrė nga Zoti".
2 Pastaj lindi Abeli, vėllai i tij. Dhe Abeli u bė bari kopesh, ndėrsa Kaini u bė punonjės i tokės.
3 Me kalimin e kohės, Kaini i bėri njė ofertė frutash tė tokės Zotit;
4 por Abeli i ofroi edhe ai tė parėlindurit e kopesė sė tij dhe yndyrėn e tyre. Dhe Zoti e ēmoi Abelin dhe dhuratėn e tij,
5 por nuk ēmoi Kainin dhe ofertėn e tij. Dhe kėshtu Kaini u pezmatua shumė dhe fytyra e tij mori njė pamje tė dėshpėruar.
6 Atėherė Zoti i tha Kainit: "Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote ėshtė dėshpėruar?
7 Nė rast se bėn mirė a nuk do tė pranohesh? Por nė qoftė se bėn keq, mėkati po tė ruan te porta dhe dėshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh".
8 Dhe Kaini foli me tė vėllanė, Abelin; kur u gjendėn nė fushė, Kaini u ngrit kundėr vėllait tė tij Abelit dhe e vrau.
9 Atėherė Zoti i tha Kainit: "Ku ėshtė vėllait yt Abeli?". Ai u pėrgjegj: "Nuk e di; mos jam unė rojtari i vėllait tim?".
Mateu 5:21-24
21 Ju keni dėgjuar se u qe thėnė tė lashtėve: "Mos vrisni"; dhe: "Kushdo qė vret do t'i nėnshtrohet gjyqit";
22 por unė po ju them: "Kushdo qė zemėrohet pa shkak kundėr vėllait tė tij, do t'i nėnshtrohet gjyqit; dhe kush i thotė vėllait tė vet: "Rraka", do t'i nėnshtrohet sinedrit; dhe kush do t'i thotė: "Budalla", do t'i nėnshtrohet zjarrit tė Gehenės.
23 Nėse ti, pra, po paraqet ofertėn tėnde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vėlla ka diēka kundėr teje,
24 lėre atje ofertėn tėnde para altarit dhe shko pajtohu mė parė me vėllanė tėnd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertėn tėnde.
Tė shikoj mėkatet e mia
Kaini i tha tė vėllait, "Hajde tė shkojmė nė fushė!" Kur arritėn atje, Kaini e sulmoi dhe e vrau tė vėllain. Pastaj Zoti i tha Kainit, "Ku ėshtė vėllai yt Abel?" Kaini iu pėrgjigj, "Nuk e di, mos jam unė rojtari i vėllait tim?" Ky ėshtė rasti i parė i vrasjes i regjistruar nė Dhiatėn e Vjetėr tė njerėzimit.
Kaini u mundua tė justifikonte veten pėrpara Zotit. Ai tha: "Mos jam gjė unė rojtari i vėllait tim?" Kėto fjalė kanė kumbuar gjatė gjithė kohėrave.
Edhe ne sot, mundohemi tė justifikojmė veprat tona ashtu si Kaini, por ne nuk kemi vrarė! Apo jo?
Vrasja pėr tė cilėn flas ėshtė mungesa e mirėkuptimit dhe dashurisė pėr njėri-tjetrin. Le tė jetė Kreshma e Madhe njė dritare, pėrmes sė cilės tė shohim veten tonė, ashtu siē ėshtė. Dhe po tė jemi tė sinqertė me veten dhe me Perėndinė do ta kuptojmė se kemi nevojė pėr pėrmirėsime.
Lutja e Madhe e Pendimit e Kreshmės sė Madhe, shkruar nga Shėn Efremi (378) pėrmbledh me pak fjalė atė qė Perėndia pret prej nesh: "O Perėndi dhe Zot i jetės sime! Mė largo shpirtin e pėrtacisė, dėshpėrimit, etjen pėr pushtet dhe fjalėt e kota. Dhe mė jep mua shėrbėtorit tėnd shpirtin e dlirėsisė, pėrulėsisė, durimit dhe dashurisė. Po, o Zot dhe Mbret! Mė lejo tė shoh mėkatet e mia e tė mos e gjykoj tim vėlla. Sepse Ti je i bekuar nė jetė tė jetėve. Amin."
"Falė tė ligave tė mia, unė, njė njeri fatkeq, nuk guxoj qė t'i kthej sytė e mi nga qielli. Por edhe unė, ashtu si publikani psherėtis: "Tė thėrres ty o Zot, tė mė falėsh mua mėkatarin dhe shpėtomė nga hipokrizia e fariseut sepse vetėm Ti je i mėshirshėm". (Varg i zgjedhur nga E Diela e Tretė e Kreshmės sė Madhe)
E Marta e Dytė e Kreshmės sė Madhe
Fjalėt e Urta 5:1-14
1 Biri im, ki kujdes pėr diturinė time, vėri veshin arsyetimit tim,
2 me qėllim qė ti tė ruash gjykimin dhe buzėt e tua tė fiksojnė diturinė.
3 Sepse buzėt e gruas qė shkel kurorėn nxjerrin mjaltė dhe goja e saj ėshtė mė e butė se vaji;
4 por nė fund ajo ėshtė e hidhur si pelini, e mprehtė si njė shpatė me dy presa.
5 Kėmbėt e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj ēojnė drejtpėrdrejt nė Sheol.
6 Ajo nuk ecėn nė shtegun e jetės, por ti nuk i jep rėndėsi kėsaj gjėje; rrugėt e saj janė tė gabuara, por ti nuk e kupton.
7 Prandaj tani, bij tė mi, mė dėgjoni dhe mos u largoni nga fjalėt e gojės sime.
8 Mbaje larg prej saj rrugėn tėnde dhe mos iu afro portės sė shtėpisė sė saj,
9 pėr tė mos ua dhėnė tė tjerėve fuqinė tėnde dhe vitet e tua dikujt qė nuk ka mėshirė.
10 Me qėllim qė tė huajt tė mos ngopen me pasurinė tėnde, dhe mundi yt tė mos shkojė nė shtėpinė e njė tė huaji,
11 dhe tė mos rėnkosh kur do tė tė vijė fundi, kur mishi dhe trupi yt do tė jenė tė konsumuar,
12 dhe tė thuash: "Vallė si urreva mėsimin, dhe si e ka pėrēmuar qortimin zemra ime?
13 Nuk dėgjova zėrin e atyre qė mė mėsonin dhe nuk ua vura veshin atyre qė mė udhėzonin.
14 U ndodha pothuajse nė njė tė keqe tė plotė nė mes tė turmės dhe tė kuvendit".
Galatasve 5:21
21 Ju keni dėgjuar se u qe thėnė tė lashtėve: "Mos vrisni"; dhe: "Kushdo qė vret do t'i nėnshtrohet gjyqit";
22 por unė po ju them: "Kushdo qė zemėrohet pa shkak kundėr vėllait tė tij, do t'i nėnshtrohet gjyqit; dhe kush i thotė vėllait tė vet: "Rraka", do t'i nėnshtrohet sinedrit; dhe kush do t'i thotė: "Budalla", do t'i nėnshtrohet zjarrit tė Gehenės.
23 Nėse ti, pra, po paraqet ofertėn tėnde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vėlla ka diēka kundėr teje,
24 lėre atje ofertėn tėnde para altarit dhe shko pajtohu mė parė me vėllanė tėnd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertėn tėnde.
Mėsuesit
Tė gjithė ne kemi patur shumė mėsues nė jetėn tonė - prindėrit, shkollat dhe kolegjet, Kishėn dhe vetė jetėn. Tė gjithė i kemi mėsuar rregullat e botės dhe si t'i aplikojmė nė jetėn e pėrditshme. Po si mund tė aplikojmė mėsimet e Krishtrit dhe tė Kishės? Sa herė na ka qėlluar qė tė injorojmė mėsimet e Krishtit kur kėto mėsime "ndėrhyjnė" nė mėnyrėn tonė tė jetesės, apo ne ato gjėra qė i shohim si tė kėndshme dhe argėtuese? Pėr tu bėrė nxėnės tė vėrtetė tė Mėsuesit tė Gjithėsisė duhet qė tė jemi gati tė sakrifikojmė, tu japim tė tjerėve pa pritur qė tė marrim diēka nė shkėmbim dhe tė bėjmė njė jetė qė i pėlqen Perėndisė. Kemi pėr tu gjykuar nga Perėndia jo sipas standardeve tė shoqėrisė, apo tė bashkėmoshatarėve, apo tė botės, por sipas mėsimeve tė Jisu Krishtit.
"Nėse dikush dėgjon fjalėt e mia e nuk i mban ato... fjalėt qė i thashė kanė pėr tu bėrė gjykatėsi i tij nė ditėn e fundit..." (Shėn Joani 13:47-50)
Mėsimdhėnia, njė zanat unik
Le tė zgjojmė vetveten sepse po nuk u pėrpoqėm pak vetė, gjithēka qė bėjmė ėshtė e kotė. Pse? Sepse mėsimdhėnia nuk ėshtė si gjithė zanatet e tjera.
Kallanxhiu, kur e vesh atė tepsinė me kallaj dhe e lė mėnjanė tė thahet, tė nesėrmen ka pėr ta gjetur ashtu siē e kish lėnė njė ditė mė parė. Edhe ai hidrauliku apo muratori, kanė pėr ta filluar punėn tė nesėrmen mu atje ku e kishin lėnė njė ditė mė parė. Por nuk ndodh kėshtur me ne. Nė fakt ndodh e kundėrta, pasi ne nuk kemi pėr tė krijuar objekte tė pajetė, por qėnie racionale. Ne nuk ju gjejmė tė nesėrmen ashtu siē iu lamė njė ditė mė parė, por pasi punojmė me kėmbėngulje qė tė riformojmė tė menduarit dhe t'iu rrisim zellin pėr tė mėsuar, probleme urgjente e largojnė vėmendjen tuaj nga mėsimet duke krijuar kėshtu plot vėshtirėsi pėr ne. Pėr kėtė arsye, ju bėj thirrje qė tė ndimoni vetė vetveten, pasi dilni qė kėtu, tregoni tė njėjtin interes pėr mirėqėnien tuaj aqsa unė tregova pėr pėrmirėsimin tuaj.
Shėn Joan Gojarti (Statutet)
Homelia XIII
Krijoni Kontakt