Eshte gjithmone Pashke, cilatdo qofshin rrethanat e jetes apo historise sone. Perendia erdhi mes nesh, mbajti gezimet, deshperimet tona, qe gezimet tona te mos mberrijne ne iluzion, por ne Mbreteri, qe hidherimet tona te mos na cojne ne hic, por ne Mbreteri. Dhe Mbreteria eshte Jeta. "Drita e Jetes", ashtu sic thoshte shen Joani. Pashken mund ta kremtojme ne gezim duke u shperndare femijeve veze apo embelsira, mund ta kremtojme Pashken ne deshperim, ne tortura dhe ne bomba, sepse rrenja e se keqes - vdekja- u shkul me ane te Ngjalljes; keshtu vdekja biologjike dhe te gjitha llojet e vdekjeve te pjesshme qe e paraprijne te paren nuk jane vecse "kalime" drejt ngjalljes, pasi vdekja shpirterore qe i permbledh dhe qe ato simbolizojne eshte shkaterruar njehere e pergjithmone.
Qe sot e tutje, gjithcka ka nje kuptim, nje kuptim te perjetshem. Jeta, Fryma, burojne sot me shume se kurre nga vete ankthet dhe neverite tona. Thelle ne revolten tone, ne indinjaten apo deshperimin tone, nuk ekziston me hici, por i Kryqezuari i Lavderuar. Perendia nuk eshte i fuqishem ne kuptimin e fuqive kozmike dhe sociale, si p.sh. tiranet dhe uraganet, ai vepron si nje rrezatim, nje derdhje jete, kuraje, besimi, lirie. Ai e le veten te kryqezohet mbi te keqen e botes, "Krishti eshte na agoni deri ne fund te botes", ka thene Paskali, ndersa shen Maksim Konfesori thote: Perendia u be i varfer per shkak te perkujdesjes se tij ndaj nesh, duke vuajtur mistikisht nga dhembshuria e deri ne fundin e koheve, sipas mases se vuajtjes se secilit". Por ky i Kryqezuar eshte tani nje i Ngjallur, ai jepet tek ne, edhe tek ata qe e mohojne.
Qe nga Pashka, eshte gjithmone Pashke, kuptimi, jeta na vijne gjithashtu nga vdekja dhe nga te gjitha situatat e vdekjes gjate ekzistences sone dhe te historise, nese nga nje besim i perulur, nje besim tek nata, ne i identifikojme ato me plaget e gjalla te Krishtit.
Malraux, pak para vdekjes se tij thoshte: "Pres profetin qe do te guxoje t`i therrase botes: nuk ka hic! Seicili prej nesh eshte thirrur te behet, ndonjehere, pak, per nje cast, ky profet. Pasi Ngjallja eshte bere nje e fshehte, qe pak e kane kurajen ta komunikojne, se kaq shume na derrmon spektakli i dhimbjeve.
Si ta komunikojme Ngjalljen-duke hyre ne kete dhembshuri te pamase, ne kete dashuri pa kufi, e vetmja qe na shpjegon Misherimin, Pasionin, Kryqin si fitoren e fundit mbi vdekjen. Vetem njerezit e dhembshur, me dashuri te gjalle dhe ne te njejten kohe qe mbahen fort nga lutja, mirenjohja, kremtimi, mund ta kuptojne se ne fund te gjerave nuk ka absurditet, por kuptim. Nuk ka fic, por dashuri me te fuqishme se vdekja.
Gazeta NGJALLJA, muaji Prill 2009.
Besimi yne bazohet teresisht mbi Ngjalljen e Krishtit. Nese Krishti nuk do te ishte ngjallur besimi yne do te ishte i kote. Besimi ne Jisu Krishtin dhe Pagezimi ne Trinine e Tereshenjte na kane dhene shpetimin. Shpetimin, se kur ta vendose Ati, trupat tane do te ngjallen duke shkallmuar varret ku gjenden, ashtu sic u ngjall Jisu Krishti. Do te shenjterohemi dhe do te rrojme se bashku me te dashurit tane te parafjetur, ne nje dashuri te pakufishme per Zotin tone.
Per kete, ashtu sic tha edhe Fortlumturia e Tij, ne nuk kemi pse te kemi frike ne kete bote, e cila po kalon. Jisu Krishti e mundi edhe friken tone.
"Kush te besoje dhe pagezohet eshte i shpetuar", keshtu tha Zoti Krisht. Ai nuk tha mund te shpetoje, ose ndonje supozim tjeter. Ai na dha siguri te plote.
Prandaj vellezer, "Larg frikes". Ne madje nuk na tremb as vdekja, sepse ajo eshte nje hap me shume drejt jetes se amshuar.
Le te qendrojme te forte ne besim me dashuri per Zotin dhe te afermin tone dhe te mos perfillimin me friken.
Hiri i Zotit tone Jisu Krisht qofte mbi ne te gjithe.
Krijoni Kontakt