Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
Pashkė 2009
tė lirė nga frika
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė

Klerit dhe popullit shpresėtar Orthodhoks,
Bij tė shtrenjtė mė Zotin,
“Mos kini frikė” (Matth. 28:10)

“Mos kini frikė”, u tha engjėlli i Zotit grave miroprurėse, tė cilat i kishte pushtuar “tmerri dhe habia” para varrit tė zbrazur. “Sepse e di se kėrkoni Jisuin qė u kryqėzua. Nuk ėshtė kėtu, sepse u ngjall, siē pati thėnė” (Matth. 28:6).

Pas pak, vetė Krishti i ngjallur “u tha atyre: Mos kini frikė” (Matth. 28:10). E mė tej, nxėnėsve tė tij tė frikėsuar: “Pėrse jeni tė turbulluar? Dhe pėrse hipin mendime nė zemrat tuaja?” (Lluk. 24:38). Dhe duke u treguar shenjat e kryqėzimit nė duar dhe nė kėmbė, i siguroi me praninė e Tij pėr ngjarjen e mrekullueshme tė Ngjalljes sė Tij.

“Mos kini frikė!”. Mesazhi i Ngjalljes predikon nė mėnyrė diakronike lirinė nga ēdo gjė qė shkakton frikė. Fitorja e Krishtit dėrrmoi zotėrimin e fuqive demoniake, vendosi njė urė mbi ndarjen e madhe qė ekzistonte midis Perėndisė dhe njerėzve dhe rivendosi marrėdhėniet midis tyre. Rėndėsinė ontologjike tė Kryqit dhe Ngjalljes, na e zbuloi me njė mėnyrė unike apostull Pavli. Jisui u bė njeri dhe e pranoi Pėsimin “qė tė prishė me anė tė vdekjes atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin, edhe tė shpėtojė tė gjithė ata, tė cilėt pėr frikėn e vdekjes ishin gjithė jetėn e tyre nėn skllavėri” (Hebr. 2:14-15). Krishti i ngjallur ėshtė tashmė fillesa e njerėzimit tė ri, “i parėlinduri prej tė vdekurve, qė tė bėhet ai i parė nė tė gjitha” (Kol. 1:18-22). Me Ngjalljen e Krishtit ka nisur njė formė e re ekzistence pėr njerėzit. Siguria e Ngjalljes, bindja se Atij iu dha “ēdo pushtet nė qiell dhe mbi dhč” (Matth. 28:19) i ēliroi nxėnėsit e Tij nga ēdo lloj frike dhe ankthi. Dhe i transformoi nė predikues tė guximshėm dhe burrėrorė tė jetės sė re nė Krishtin.

“Mos kini frikė!” Nė epokėn tonė janė shumuar frikėrat qė kėrcėnojnė jetėn tonė. Madje, kohėt e fundit janė acaruar edhe pėr shkak tė vuajtjeve qė shkakton kriza ekonomike nė tėrė planetin. Fobi tė reja dhe tė vjetra qarkojnė mendjen tonė dhe na e shtrėngojnė zemrėn. Brenda kėsaj atmosfere tė nderė vjen e kremtja e Ngjalljes qė tė ftojė ēdo besimtar nė njė rrugėtim lirie nga frika:

Nga frika e atyre qė janė armiqtė tanė. Nga frika qė krijon padrejtėsia dhe egėrsia e shoqėrisė sonė. Nga frika e mėkatit shumėformėsh qė depėrton nė qenien tonė dhe na e tjetėrson. Nga frika e dhimbjes, e varfėrisė, e sėmundjes, e vetmisė, e rreziqeve dhe hidhėrimeve qė kėrcėnojnė jetėn tonė. Nga frika e problemeve tė mprehta tė jetės sė pėrditshme. Nga frika e sė panjohurės, e dėshtimit, e pasigurisė pėr tė ardhmen. Kulmi i mesazhit tė Ngjalljes sė Krishtit ėshtė ēlirimi nga frika e vdekjes, e vdekjes sonė dhe e njerėzve tanė tė afėrm, frikė qė na e ndrydh jetėn. E kremtja e Ngjalljes nuk shpall thjesht njė lajm, por na fton tė marrim pjesė nė lirinė qė na fali Krishti.
* * *
Kjo liri, sigurisht mbėshtetet nė besimin. Kisha, duke brohoritur nė mėnyrė dhoksologjike “Krishti u ngjall!”, nuk kėrkon strehė nė argumentime pėr tė imponuar tė vėrtetėn qė predikon. - Sa janė besimtarė! “Tė lumur janė tė gjithė ata qė besojnė...”. Mjafton, sigurisht, qė siē na thotė apostull Pavli “tė qėndrojmė nė besim tė themelosur dhe tė patundur, e tė mos luajmė nga shpresa e Ungjillit” (Kol. 1:23).

Ngjallja e Krishtit e shpėrbėn frikėn, sepse bashkėrendohet me njė fuqi tė mrekullueshme, tė cilėn ftohemi ta ndiejmė nė njė mėnyrė tė veēantė gjatė kėsaj tė kremteje tė tėrėndritshme: “qė tė njohim madhėsinė e pafund tė fuqisė sė tij (tė Perėndisė), (Efes. 1:19). “Kėtė fuqi e tregoi te Krishti kur e ngjalli atė prej sė vdekurish, dhe e vuri tė rrijė nė tė djathtė tė tij nė qielloret, pėrmbi ēdo autoritet e pushtet e fuqi e zotėrim e ēdo emėr qė tė quhet jo vetėm nė kėtė jetė, por edhe nė atė qė vjen” (Efes. 20-21).

Kjo liri nga frika, dhuratė e Ngjalljes, duhet t’i japė formė pozicionimit tė jetės sonė, “sepse ju, vėllezėr, u thirrėt nė liri”. Por duke shtuar njė qartėsim nė kėtė rast: “vetėm mos e pėrdorni lirinė pėr shkak tė mishit, po me anė tė dashurisė, t’i shėrbeni njėri-tjetrit” (Gal. 5:13).

Krishti, qė ėshtė dashuria e personifikuar dhe e mishėruar e Perėndisė, me sakrificėn e Tij mbi Kryq dhe fitoren e Ngjalljes shpalli qartė fuqinė unikale tė dashurisė, qė e ēliron njeriun nga ēdo formė frike. Sa janė tė bashkuar me Atė nė besim dhe dashuri, bėhen tė denjė tė jetojnė tė vėrtetėn qė zbulon Ungjillori Joan: “Frikė nuk ka nė dashuri, por dashuria e pėrsosur e nxjerr jashtė frikėn, sepse frika ka mundim (pėrmban ndėshkim), dhe ai qė ka frikė, nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri” (1 Jn. 4:18).

Vėllezėrit e mi, le tė gėzojmė pra, nė mėnyrė tė veēantė gjatė kėtyre ditėve tė Pashkės, lirinė nga ēdo lloj forme frike, duke e thelluar besimin dhe dashurinė tonė pėr Atė qė mundi vdekjen, Zotin e jetės sonė. Pėr mė tepėr, le t’ua bėjmė tė ditur edhe vėllezėrve tanė tė frikėsuar se “Krishti u ngjall!”.
Me dashurinė e tėrė shpirtit nė Krishtin e Ngjallur,

+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė