Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 89
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550

    Lajme Nga Bota Islame

    Mesazhi qe morra nga moderatoret:
    "Inderuari Bani gjk
    Tema " Lajme nga Bota Islame" per shkak se eshte ngarkuar me materiale qe d.m.th gjithsej ka 368 postime ,duhet te mbyllet dhe nuk mund te vazhdoj tutje ,sepse eshte ngarkes ne server.

    Ftohesh qe po kete Lloj Teme me te njejtin destinim ta hapesh qe nga fillimi,mirpo duke e paraqitur linkun e Temes se Vjeter,ne menyre qe ta lexojn te interesuarit.

    Une qe tash po e mbylli Temen ne Fjal ndersa ti ftohesh qe ta hapesh po kete Teme me te njejtin titull.

    Dhe normal per hire te transparences dhe mirkuptimit ,te ftoj poashtu qe te prononcohesh rreth autorizimit qe ia kemi bere njeri tjetrit dhe poashtu arsyet se pse eshte mbyll tema.

    Pershendetje"




    Kete mesazh e morra nga moderatoret dhe per kete arsy po e hapi nje teme te re. Ketu e keni linuku e temes se vjeter: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=99182 per ata qe jane te interesuar qe te lexojne kete teme. Kjo Teme ishte me e lexuara dhe me e postuar ne gjithe komunitetin Musliman, qe gjithsej kishte 15.116 lexime dhe 368 postime.
    Pra ju pershendes te gjithve qe keni dhene secili ate kontributin e juaj, Allahu xh.h ju shperbleft qe keni informuar per cdo gje ne lidhje me boten islame. Un ju ftoj qe perseri te sjellni cdo lajme qe ka te beje me islamin, per arsy qe te informohemi sa me teper e sa me mire me gjendjen e muslimanve neper bote. Po ashtu ju kisha lutur qe cdo lajm qe ti sillet ketu ne forum, te kete edhe burimin se nga eshte marrur ky lajm, per shkak qe te jete sa me i besushem lajmi qe sjellni ketu.

    Selam - PAQ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Kryeministri turk Erdogan takoi medresantet nga Kosova


    Njė grup maturantesh (vajzash) nga medreseja e mesme Aluad-din, (Prishtina dhe Prizreni) nė krye me drejtorin Bahri Simnica, Jakup Ēunaku, Ramadan Uka, Xhemil Selmani, Emine Vezaj, po qėndrojnė nė vizitė nė qytetin Tekirdag tė Turqisė tė ftuar nga Valiu i kėtij regjioni. Ndėr vizitat e shumta qė patėn nė vende te ndryshme historike, kulturore, ata ndėr tė tjera u takuan edhe me Valiun e kėtij regjioni, zotėri Aydın Nezih Doğan.
    Mirėpo, evenimenti mė i rėndėsishėm padyshim qė ishte takimi mė kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan gjatė vizitės qė ky i fundit, i bėri qytetit Tekirdag
    Me tė arritur helikopteri qė e barte kryeministrin dhe bashkėshorten e tij, nė pritje tė tij pėrveē tė tjerėve ishte edhe njė grup i nxėnėsve nė krye me drejtorin Bahri ef. Simnica dhe kryetarin e kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Prizren Lutfi efendi Ballėku pėr t'i shprehur mirėseardhje.
    Kryeministri Erdogan nga agjenda e tij e ngjeshur ndau ca kohė qė tė kishte njė takim mė pėr sė afėrmi dhe miqėsor me delegacionin kosovar. Ndėr tė tjera ai u shpreh i kėnaqur qė sot takohet me kėto nxėnėse tė cilat vijnė nga shteti mė i ri nė botė- Kosova.
    Me kėtė rast, drejtori i medresesė sė mesme Alaud-din Bahri ef. Simnica i dhuroi Kryeministrit njė dhuratė simbolike nė tė cilėn paraqitej flamuri shtetėror i Kosovės dhe njėkohėsisht e falėnderoi pėr kontributin e dhėnė nga ana e shtetit Turk rreth ēėshtjes sė Kosovės. Ndėr tė tjera, z. Bahriu theksoi se, jemi fatlum qė kemi miq tė fortė siē ėshtė shteti turk, i cili nė ēdo kohė ndihmoi popullin shqiptarė dhe po vazhdon ta ndihmoj atė nė forma tė ndryshme edhe shtetin e Kosovės. Pėr kėtė, zotėri kryeministėr, iu jemi shumė mirėnjohės, pėrfundoi fjalėn e tij drejtori i Medresesė..
    Pėrndryshe, delegacioni kosovar pati rastin tė merrte pjesė edhe nė njė tubim tjetėr tė kryeministrit me qytetarėt e Tekirdagut me rastin e shpalosjes sė programit tė partisė sė tij pėr zgjedhjet lokale. Kur Kryeministri kur doli nė platformė qė t'u drejtohet qytetarėve, hasi nė njė befasi tė kėndshme nga delegacioni kosovarė, sepse nė duart e nxėnėseve mbahej njė afishe nė tė cilėn shkruante "Ne tė falėnderojmė shumė zotėri Kryeministėr."
    I prekur emocionalisht, Kryeministri Erdogan, fjalimin e tij drejtuar tė pranishmėve e filloi me fjalėt: “Kur Kosova shpalli pavarėsinė, nė ishim nė kontakte tė vazhdueshme me SHBA-tė dhe paralelisht, ndėr tė parėt kemi njohur Kosovėn si shtet tė pavarur e sovran. Jemi shumė tė lumtur qė e kemi bėrė kėtė, sepse ata janė vėllezėrit tanė!".

    Ndėrkohė, vlen tė theksohet se bashkėshortja e Kryeministrit tė shtetit, pėrshėndeti pėr sė afėrmi tė gjitha nxėnėset e Medresesė veē e veē, dhe secilės prej tyre i ndau nga njė dhuratė, e pastaj me to mori edhe njė foto tė pėrbashkėt nė shenjė kujtimi.
    Pėrndryshe, profesorėt e Medresesė dhe nxėnėsit, patėn rastin qė gjatė kėtyre ditėve tė vizitojnė shumė vende historike si Ēanakkale, vendin e rezistencės turke, Edirnen qytet i njohur me xhaminė Selimije, Stambollin dhe shumė vende te tjera nė Turqi.

    Tekirdag, Mars, 2009
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  3. #3
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Venezuelė: Plaēkitet xhamia mė e madhe

    Xhamia mė e madhe e Venezuelės ishte plaēkitur nga hajdutėt tė cilėt vodhėn kompjuterė dhe objekte tjera nga zyra dhe libraria e xhamisė tė hėnėn.
    E mėrkurė, 25 Mars 2009 22:37
    Qė nga shtatori kjo xhami ėshtė thyer 2 herė thotė Muhamed Ali Bohair.

    Kjo xhami gjendėt nė qendėr tė Karakasit, ku prania e pakėt e policisė lehtėson plaēkitjet dhe vrasjet qė janė tė zakonshme atje.

    Xhamia Ibrahim Ali Ibrahim ėshtė xhamia e dytė pėr nga madhėsia nė Amerikėn Latine pas asaj tė Argjentinės.

    Nė Venezuelė gjenden rreth 100.000 muslimanė qe pėrbėjnė 0.4% tė popullsisė.
    Vetėm nė Karakas gjenden rreth 15.000 musliman.

    associatedpress/mesazhi.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  4. #4
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Xhelatinė nga mishi i derrit nė karamelet "Ki-ki"


    Disa lloje tė karameleve "Ki-ki" dhe sheqerkat e gomės "Ki-ki" tė prodhuesit kroat "Krash" pėrmbajnė xhelatinė nga mishi i derrit.

    Zyrtarėt e kompanisė "Krash" thonė se kurrė nuk kanė tentuar t'i fshehin tė dhėnat se disa prodhime tė tyre pėrmbajnė xhelatinė nga mishi i derrit. Por, sipas tyre karamelet "bronhi" dhe "ki-ki" me shije tė qumėshtit dhe lajthive nuk kanė kurrfarė xhelatine, pėrderisa karamelet tjera dhe sheqerkat e gomės "ki-ki" pėrmbajnė xhelatinė nga mishi i derrit...


    Dnevni avaz
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  5. #5
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Delegacioni BIK-ut viziton Ambasadėn e Kosovės nė Ankara

    Ankara, 25 mars
    bislame.net
    Nė kuadėr tė seminarit qė ėshtė duke e organizuar nga DIJANET-i i Turqisė nė ditėn e katėrt tė seminarit qė po mbahet pėr trajnimin e administratės dhe personelit e Kėshillave tė Bashkėsisė Islame tė Kosovė, sot pjesėmarrėsit janė trajnuar nė pesė grupe nė sektorėt e ndryshme tė DIJANET-it duke u njoftuar pėr sė afėrmi me pėrvojėn, sistemin dhe traditėn e punės sė zyrtarėve tė kėtij institucioni mė tė lart fetar nė Turqi.
    Delegacioni gjatė ditės ka vizituar edhe njėrėn nga xhamit mė tė vjetra tė Ankarasė, “Haci Bayrami Veli Cami Serifi” e cila ėshtė ndėrtuar para katėrqind viteve, kurse para 300 viteve ėshtė rindėrtuar pėrsėri, pasiqė ishte shkatėrruar nga tėrmeti. bislame.netMė pas delegacioni i BIK-ut ka vizituar edhe Ambasadėn e Republikės sė Kosovės nė Ankara, ku u pritėn nga ambasadori z. Bekim Sejdiu. Ishte njė pritje vėllazėrore dhe impresionuese pėr tė gjithė ngase pėr herė tė parė po vizitohet ky institucion nga njė pėrbėrje e tillė. Ambasadori Sejdiu ka falėnderuar Myftiun Naim ef. Tėrnava.bislame.net
    Pėr nder tė mysafirėve, Myftiu i Ankarasė Mustafa Hakė Yzel ka shtruar njė darkė nė restorantin “Canli Konak” ku ka vlerėsuar dhe vėnė nė dukje se marrėdhėniet e DIJANEIT-it me BIK-un janė tejet tė mira dhe ka premtuar se kėto marrėdhėnie vėllazėrore do tė thellohet edhe mė shumė nė tė ardhmen nė tė mirė tė dy popujve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  6. #6
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Studentėt musliman nė Melburn: Na ktheni mesxhidin tonė



    Studentėt musliman tė Universitetin RMIT nė Melburn, tė hėnėn, protestuan pėr, siē thonė ata, "mungesė tė hapėsirės pėr lutje" dhe ekspozim tė shqetėsimeve seksuale e diskriminimit sepse janė detyruar tė mblidhen nė hapėsira tė hapura pėr ta kryer namazin.


    Njė numėr i madh i studentėve musliman nga Universiteti RMIT, Melburn, si dhe anėtarėt e Unionit studentor islam tė RMIT-it (ISS) protestuan duke kėrkuar hapėsira tė veēanta pėr kryerjen e namazit, nė vend tė qendrės multifetare ekzistuese e cila i plotėson nevojat e tė gjitha grupeve fetare.

    Atyre u nevojitet hapėsirė nė kuadėr tė Universitetit ku vetėm muslimanėt do tė kryenin namazin pesė herė nė ditė. Hapėsirat multifetare krijojnė probleme, sepse muslimanėt mund ta shfrytėzojnė vetėm pėr njė kohė tė caktuar. Andaj muslimanėt janė tė detyruar qė namazin ta kryejnė nė korridore, salla dhe pėrjashta, gjė qė shkakton edhe shqetėsime seksuale dhe diskriminim tė muslimanėve, thuhet nė ueb-faqen e ISS-sė.

    Ata, gjithashtu, thonė se si rezultat i qendrės multifetare, studentėt janė tė detyruar tė falen si nė nxehtėsi ashtu edhe nė tė ftohtė. Si pasojė e mosekzistimit tė dhomės pėr lutje, shumė muslimane janė ballafaquar me shqetėsime seksuale, keqtrajtime dhe fyerjeve fetare.


    Problemi me hapėsirėn pėr lutje nė RMIT filloi nė vitin 2007 kur mesxhidi, i cili kishte ekzistuar nė kuadėr tė Universitetit, ėshtė rrėnuar si pjesė e rinovimit tė Universitetit. Sipas ISS-sė Universiteti ka premtuar hapėsirė tė re, por mė vonė, me hapjen e hapėsirės multifetare, shkeli premtimin e dhėnė.

    Mesxhidi ka ekzistuar 14 vite.

    Universiteti u kishte premtuar studentėve musliman ndėrtimin e objektit i cili do t'ju mundėsonte nevojat e personelit dhe studentėve musliman, gjė qė ėshtė edhe nė formėn e shkruar tė universitetit.

    Shoqata e cila pėrkrahet nga Unioni nacional i studentėve dhe Unioni i studentėve i RMIT-sė, thotė se do tė vazhdoj kampanjėn pėr kėrkimin e hapėsirės sė veēantė pėr muslimanėt. "Nuk do tė heshtim dhe tė bėjmė kompromis pėr sigurinė dhe lutjet tona, RMIT ka premtuar, prandaj premtimin duhet ta pėrmbush".

    Personeli i Universitetit RMIT pėrgėnjeshtron pohimet e ISS-sė, duke quajtur kampanjėn e tyre si "tė pavolitshme dhe tė panevojshme" me insistim qė studentėt musliman ta fitojnė njė vend tė pėrshtatshėm.

    Nė deklaratėn e prorektorit Maddy McMaster thuhet se ekzistojnė hapėsira tė mjaftueshme pėr lutjet e tė gjithė studentėve nė kuadėr tė tre kampeve tė Universitetit.

    "Sipas politikės sė Universitetit hapėsirat pėr lutje janė mjedise shpirtėrore pėr tė gjitha fetė, dhe janė tė hapura pėr tė gjithė", tha McMaster. "Nė kuadėr tė hapėsirės ekzistuese nė kampin tonė do tė mundohemi tė gjejmė zgjidhje shoqėrore", shtoi ajo. Hapėsira multifetare ėshtė e pranuar nga tė gjitha grupacionet, pėrfshirė edhe fenė muslimane, tha McMaster.

    Por, ISS deklaroi se nuk ka ekzistuar formė tjetėr, prandaj kanė kaluar nė aksion.

    Pėr momentin, ekzistojnė tetė hapėsira multifetare. David Barrow, president i Unionit nacional tė studentėve, deklaroi se nevoja pėr hapėsira tė veēanta muslimane ėshtė nė rritje, dhe se vetė hapėsira ėshtė problem.

    Me arritjen e madhe tė studentėve ndėrkombėtar nga vendet muslimane, nevojat e hapėsirave pėr kryerjen e lutjeve muslimane janė tė mėdha.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  7. #7
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Bullgaria ndalon hixhabin nė shkolla


    Bartja e ferexhesė dhe shamisė muslimane nė shkolla, fakultete dhe vende tė punės paraqet njė ēėshtje mjaft tė ndjeshme nė mbarė Evropėn...


    Qeveria bullgare, nė krye me socialistėt, ka aprovuar projektligjin me anė tė sė cilit ndalohet bartja e simboleve tė dukshme fetare, si ferexhetė musimane dhe kryqet e mėdha krishtere nė shkolla.

    Nė Bullgari, 80% e popullatės i pėrkasin besimit ortodoks, ndėrsa 12% musliman. Deri mė sot, nė shkolla, nuk janė toleruar simbolet fetare, por nuk ka ekzistuar njė ndalesė e tillė publike, bėnė tė ditur Reuters.

    Duke komentuar projektligjin, i cili duhet kaluar ratifikimin parlamentar, nėpunėsi nga zyra e myftiut tė Bullgarisė Husein Hafazon ndalesėn e vlerėsoi si tė gabueshme.

    "Jemi tė zemėruar dhe aspak nuk pajtohemi me kėtė vendim, i cili nė tėrėsi shkel tė drejtat dhe obligimet e femrave muslimane", tha Hafazon.

    Bartja e ferexhesė dhe shamisė muslimane nė shkolla, fakultete dhe vende tė punės paraqet njė ēėshtje mjaft tė ndjeshme nė mbarė Evropėn. Franca, vend me numrin mė tė madh tė muslimanėve nė Evropė, nė vitin 2004 aprovoi ligjin me tė cilin ndalohet bartja e simboleve fetare nė shkollat fillore dhe ato tė mesme shtetėrore, bėnė tė ditur agjencioni britanik.
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    vista tu kisha lutur qe lajmet qe i sjell ne kete forum, te tregosh nga cila veb faqe i ke marre, apo nga e ka burimin ai lajm.
    Disa lajme qe jane sjell ketu, jan marr nga veb faqja www.islamgjakova.net

    BE: Izraeli te pranoje nje shtet palestinez

    Qeveria e re izraelite duhet te pranoje principin e krijimit te nje shteti palestinez, ne te kunderten marredheniet do te behen shume te veshtira”.
    Keshtu eshte shprehur ministri i Jashtem cek, Karel Schwarzenberg.
    Deklaratat e tij jane bere gjate nje takimi informal me pergjegjesit e tjere te politikes se jashtme te vendeve anetare te BE-se, ku dhe Cekia eshte presidente e radhes.

    28/03/2009 01:20 http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=147099

  9. #9
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Obama: Al Kaeda po planifikon sulm ndaj SHBA-ve

    Obama theksoi se kufiri mes dy vendeve eshte zona me e rrezikshme ne bote per amerikanet.

    Al Kaeda po pergatit nje sulm te ri ndaj Shteteve te Bashkuara prej Pakistanit.

    Keshtu ka deklaruar presidenti amerikan, Barack Obama gjate nje konference shtypi ne te cilen ka njoftuar strategjine e re per Afganistanin dhe Pakistanin.

    Obama theksoi se kufiri mes dy vendeve eshte zona me e rrezikshme ne bote per amerikanet.

    Marr nga: forum-islamik.com
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  10. #10
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Obama shton numrin e forcave nė Afganistan

    --------------------------------------------------------------------------------

    Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barack Obama planifikon tė dėrgojė 4,000 trupa tė Ushtrisė Amerikane nė Afganistan pėr tė ndihmuar nė stėrvitjen e Trupave tė Sigurisė Afgane, thonė zyrtarėt amerikanė.

    Senatori nga SHBA, Carl Levin tha se trupat shtesė do tė mund tė dėrgohen nė qershor.

    Presidenti Obama pritet tė shpallė urdhrin zyrtar tė premten, kur ai do tė bėjė tė ditur strategjinė e re nė lidhje me Afganistanin.
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •