Tė pathėnat pėr Vangjel Meksin, rilindėsin e parė shqiptar
Prof. Fedhon Meksi
Ishte vjeshta e vitit 1983 kur gazetari Javer Malo, atėherė kryetar i Komitetit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, trokiti dy herė nė portėn tonė. Interesohej tė takonte tim atė, por ishte e pamundur, pasi ai ishte i sėmurė rėndė dhe nuk mund ta priste. Menjėherė i pėrcolla babait me pak fjalė qėllimin e vizitės tė Javer Malos: Ambasadori i Italisė nė Tiranė, Gentile, napolitan nga origjina dhe i apasionuar pas historisė, ishte informuar nga Lefter Dilo, drejtor i Muzeut tė Gjirokastrės, se Vangjel Meksi, mjeku i Ali Pashė Tepelenės, ishte diplomuar nė Napoli. Ambasadori kureshtar pyeti nė Universitetin e Napolit pėr ta verifikuar, por ata i kėrkonin vitet e shkollimit. Babai, ashtu i sėmurė, pasi mė dėgjoi pa hapur sytė, shqiptoi: 1803-1808. Njė muaj mė vonė, disa ditė pasi babai kishte ndėrruar jetė, erdhi sėrish Javer Malo, kėtė radhė pėr tė mė transmetuar falėnderimet e ambasadorit, i cili ndėrkohė kishte shkuar edhe njė herė nė Napoli dhe mė nė fund kishte gjetur emrin e Vangjel Meksit, pikėrisht nė amzėn e vitit 1803. Vite mė parė, shoqata patriotike-kulturore Odria, pasi u njoh me jetėn dhe veprat e Dr. Vangjel Meksit, bashkėfshatarit tonė tė shquar, i kėrkoi Akademisė tė Shkencave tė organizonte njė sesion shkencor kushtuar kėtij personaliteti, jo shumė tė ndriēuar, tė fillimshekullit XIX. Me kėtė rast paraqitėn studimet e tyre shkencore akademiku Dh. S. Shuteriqi, Prof. Dr. Xh. Lloshi dhe Dr. A. Omari, qė u botuan sė bashku nė librin Dr. Vangjel Meksi (1770-1823) personalitet i gjuhės shqipe
DOKTORI I ALI PASHĖS
Vangjel Meksi lindi nė Labovė rreth vitit 1770 dhe shėrbeu nė ushtrinė e Ali Pashės si oficer artilerie, pasi kishte kryer gjimnazin Zosimea nė Janinė. Fisi i tij, Meksajt e Labovės ishin njė familje e dėgjuar dhe miq tė Ali Pashė Tepelenės. Pashai e njihte traditėn e tyre nė ushtrimin e mjekėsisė popullore, prandaj zgjodhi Vangjelin pėr ta dėrguar nė Napoli pėr tu diplomuar nė Mjekėsi. Mė 23 shkurt 1803 studenti i ardhshėm kaloi Adriatikun, duke shtrėnguar fort rekomandimin e Vezirit pėr Ferdinadin e I Burbon. Veziri i Janinės i shkruante Mbretit: Po ju dėrgoj Vangjel Meksin, shqiptarin pėr tė mėsuar atje. I lutem Madhėrisė Suaj tė keni mirėsinė, qė ti jepni mbrojtjen tuaj mbretėrore, nė mėnyrė qė tė gėzojė ato kushte dhe lehtėsi, tė cilat tė ēojnė nė mėsimin e kėtyre shkencave. Ende pa kaluar pesė muaj, duke treguar interesimin e tij tė veēantė, Ali Pasha i shkruan sėrish mbretit tė Napolit: Ju dėrgoj falėnderimet mė tė shquara pėr gjithēka i ėshtė dhėnė Vangjel Meksit, i cili shpresoj se do tė pėrfitojė nga kushtet, qė i janė krijuar me bujari nga Sovrani dhe, kur tė kthehet nė Atdhe me vlerėsimin pėr sjelljen e mirė dhe pėrvetėsimin e dijeve, tė ngrejė lart emrin e Mbretit tė lavdishėm. Pėr herė tė parė kėto letra janė botuar nga G. Monti tek Rivista dAlbania mė vitin 1941, II, f. 48-50.
Vangjel Meksi gjatė shkollimit u trajtua si oficer dhe pati pėr mėsues mjekun dhe kimistin e shquar Nikola Akuto. Praktikėn klinike e kryente nė spitalin Shėn Xhovani i Karbunarės. Pas kthimit nė Janinė, Vangjeli punoi si mjek pranė Pashait. Sė bashku me tre tė tjerė, Metaksai i diplomuar nė Paris, Saēellari nė Vjenė dhe Lluka Vaja, vėllai i Thanasit, kryekomandant i ushtrisė sė Aliut diplomuar nė Lajpcig, formuan konsultėn mjekėsore tė Vezirit. Aliu me Vangjelin e diplomuar nė Itali, tashmė i mplakur dhe i sėmurė, kishte nė oborrin e tij mjekė, qė pėrfaqėsonin shkollat mjekėsore mė tė shquara tė kohės.
PĖRKTHYESI I PARĖ I DHIATĖS SĖ RE
Gjatė ushtrimit tė profesionit tė mjekut nė oborrin e Ali Pashės, Vangjel Meksi bėnte pjesė nė rrethin e ngushtė tė tij. Pikėrisht nė kėtė periudhė ai u njoh me konsullin e Francės, Pukėvil, si dhe me udhėtarėt e famshėm anglezė Lik dhe Bajron, qė ishin autorė ose botues tė gramatikave tė gjuhės shqipe. Janina e Ali Pashė Tepelenės ishte njė kopsht pjellor i gramatikave tė shqipes (V. Meksi etj. f. 15). Vangjel Meksi jetoi, punoi, por edhe u ushqye nė kėtė kopsht. Ai e ēmonte gjuhėn amtare dhe kishte filluar ta studionte atė. Fillimisht ai pėrpiloi gramatikėn e shqipes. Pėrfaqėsuesi nė Stamboll i Shoqėrisė Biblike tė Londrės, Robert Pinkerton, informonte shoqėrinė se Vangjel Meksin ia kishin rekomanduar si tė vetmin njeri qė mund ta pėrkthente Dhiatėn, meqė ishte marrė prej kohėsh me shqipen dhe shėnon: Ai tashmė ka shkruar njė gramatikė nė gjuhėn e vet amtare, tė cilėn ma tregoi. Ka tė ngjarė qė vepra e parė e Meksit tė ketė qenė kjo gramatikė e pėrgatitur edhe pėr mėsimin e shqipes nė shkolla (Jup Kastrati. Historia e Albanologjisė. I, f. 516). Pėr gramatikėn e Meksit dihet vetėm se ėshtė botuar para vitit 1819. Nė kėtė mėnyrė ajo mund tė jetė e para ose e dyta e hartuar nga njė studiues shqiptar, pas asaj tė E. Vithkuqarit (1814), sponsorizuar nga Liku dhe mbase e pėrpiluar sė bashku me tė. Po nė kėtė periudhė Vangjel Meksi pėrpiloi njė alfabet origjinal si dhe librin Drejtshkrimi i gjuhės shqipe. Alfabeti pėrmbante shkronja greqisht, por edhe neolatine pėr tė eliminuar nė njė farė mėnyre ndryshimet fonologjike nė mes tė dy gjuhėve. Pėr tingujt qė nuk mund tė pėrfaqėsoheshin nga shkronjat greke, Meksi huazoi shkronja nga alfabeti neolatin si p.sh: d, b, e = ė etj., ose pėrdori kombinime shkronjash, si dhe shenja diakritike nė formė pike sipėr shkronjės ( V. Meksi etj. f. 46 ). Tashmė kuadri bėhet i plotė. Vangjel Meksi studioi gjuhėn e vet, pėrpiloi gramatikėn e gjuhės shqipe, pėrcaktoi alfabetin dhe drejtshkrimin, kėrkoi dhe gjeti fjalėt e nevojshme pėr tė zgjidhur detyrat e vėshtira, qė paraqet pėrkthimi dhe largohet nga Janina nė drejtim tė Italisė, ku bėri provėn gjenerale para veprės sė tij madhore. Pra, botoi mė 1814 nė Venecia dy pėrkthime nga shkrimtari francez Klod Fleri (1691-1720). Tashmė me CV tė plotėsuar mė sė miri kthehet nė Ballkan. Nė Selanik e Stamboll takohet me pėrfaqėsuesit e Shoqatės Ungjillore angleze me tė cilėt, mė 19 tetor 1819, nėnshkruan kontratėn pėr pėrkthimin e Dhiatės sė Re, nė pikėn e parė tė sė cilės shkruhet tekstualisht:
Dr. Vangjel Meksi zotohet tė pėrkthejė Dhiatėn e Re nga teksti nė greqishten e vjetėr nė gjuhėn shqipe, ashtu siē flitet nė Janinė. (V. Meksi etj., f. 18). Libri, tashmė i shqipėruar, u dorėzua pėr tu shtypur vetėm pas 15 muajsh dhe pikėrisht mė 22 shkurt 1821, 10 muaj para datės tė caktuar nė kontratė. Botimi i plotė i kėsaj vepre, qė u vlerėsua nga tė gjithė studiuesit si ngjarje e rėndėsishme e historisė sė shkrimit tė gjuhės sonė, ishte i pari nė Ballkan dhe u realizua 2 vjet para botimit bullgarisht dhe 20 vjet para botimit rumanisht (Jup Kastrati, Historia e Albanologjisė, 2000, f. 519).
NEGOCIATOR NĖ REVOLUCIONIN GREK
Vangjel Meksi ka marrė pjesė nė revolucionin grek. Ai mendonte, ashtu si edhe Naum Veqilharxhi, qė luftoi kundėr turqve pėr ēlirimin e Rumanisė, se vetėm nė kėtė mėnyrė do tė shpejtohej edhe ēlirimi i Shqipėrisė. Nė kėtė periudhė u sėmur nga pneumonia, teksa ndiqte veprimet gjatė rrethimit tė qytetit Tripolica nė Peloponezin e Veriut. Qytetin e mbronin kryesisht shqiptarė tė mobilizuar nga turqit, ndėrsa nga jashtė sulmonin shqiptarė tė bashkuar me kryengritėsit grekė. Vangjel Meksi sigurisht qė shėrbente si mjek i forcave qė sulmonin. Mė nė fund tė dy palėt u morėn vesh dhe evituan gjakderdhjen e mėtejshme. Nė kėtė mėnyrė tė rrethuarit braktisėn qytetin bashkė me armatimet e tyre. Labovitėt, pjesėmarrės nė kėtė luftė, pėrhapėn lajmin qė dihet edhe nga labovitėt e sotėm, se marrėveshja u arrit falė ndėrhyrjes sė Vangjel Meksit nėpėrmjet shqiptarėve qė luftonin nė dy ushtritė. Pak ditė mė vonė laboviti, doktori, gjuhėtari, shqipėruesi dhe luftėtari pėr liri vdiq. Ishte viti 1823.
GJUHĖTARI I SHQUAR
Shoqėria Biblike botoi mė 1824 njė pjesė tė Dhiatės sė Re, Ungjillin e Shėn Mateut. Gjatė vitit 1825, nėpėrmjet agjentėve tė tyre, u mblodhėn pėrshtypjet e besimtarėve shqiptarė kudo qė ndodheshin, tė cilėt u pėrgjigjėn njėzėri se kėnaqėsia e tyre ishte e madhe sa herė Ungjilli lexohej nė gjuhėn amtare. Pėr mė tepėr edhe priftėrinjtė ishin tė etur pėr ta vendosur shqipen nė kisha (V. Meksi f. 28). Pas pėrgjigjeve pozitive tė besimtarėve, nė fund tė vitit 1825 filluan pėrgatitjet pėr botimin e plotė tė Dhiatės. Krahas pėrfaqėsuesve tė Shoqatės Biblike ndodhej nė Korfuz, qyteti ku do tė shtypej libri i shenjtė, edhe Grigor Gjirokastriti, njė klerik dhe intelektual i nivelit tė lartė, ish-kryepeshkopi i Eubesė, qė muajt e fundit tė jetės i kaloi si kryepeshkop i Athinės. Sa ishte nė Korfuz, ai u mor me korrektimin letrar dhe redaktimin e materialit. Fletėt e fundit tė librit mbaruan sė shtypuri nė gushtin e vitit 1827. Ishin 839 faqe tė ndara nė 2 vėllime. Ndarja nė 2 vėllime u bė pas insistimit tė G. Gjirokastritit, meqenėse, sipas tij me tė drejtė shqiptarėt kanė zakon ti mbajnė librat nė gji. Dhiata e Re e shqipėruar nga Vangjel Meksi u ribotua mė 1858, kurse kopjet e fundit vazhduan tė shiteshin deri mė 1878. Pra, ky libėr u shit gjatė 50 vjetėve, pėr tu pėrdorur edhe pėr disa dhjetėvjeēarė tė tjerė.
Kėto tė dhėna vėrtetojnė suksesin e jashtėzakonshėm tė librit, qė bazohej tek gjuha e pėrpunuar, e pasur dhe e saktė, nė pėrshtatje me idiomėn e shqiptarėve, tek zgjedhja e fjalėve dhe shprehjeve tė kuptueshme nga tė gjithė, si dhe tek alfabeti origjinal, qė respektonte fare mirė fonetikėn e gjuhės tonė.
BABAI I ALFABETIT SHQIP
Pas botimit tė Mateut (1824), por sidomos pas botimit tė plotė tė Dhiatės (1827), nisi interesimi i opinionit filologjik dhe kulturor, nė Shqipėri dhe jashtė saj, pėr shqipėrimet e Meksit, duke i konsideruar ato si pėrpjekje pėr gjuhėn letrare tė shkruar shqipe (Vangjel Meksi etj. f. 36). Studiuesi gjerman Ksilander (1794-1854), qė argumentoi i pari karakterin indoevropian tė shqipes, botoi mė 1835 librin Gjuha e shqiptarėve bazuar kryesisht tek shqipėrimi i V. Meksit. Ai bėri njė hap pėrpara nė krahasim me studiuesit pararendės tė gjuhės shqipe, vetėm se pati nė dorė njė tekst tė gjerė nė gjuhėn shqipe, Dhiatėn e Re. Ksilander pohon se me kėtė pėrkthim pėrfundon edhe pėr gjuhėn shqipe koha e dyshimit dhe e pasigurisė (V. Meksi etj, f. 38). Hani (1811-1869), babai i albanologjisė, arriti nė pėrfundimin se shqipja ėshtė vazhduese e njėrit prej dialekteve tė ilirishtes, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė mbrojtės i autoktonisė tė shqiptarėve, vetėm pasi mėsoi shqipen, kryesisht, nėpėrmjet Dhiatės tė Re tė V. Meksit. Alfabeti origjinal i Meksit u pėrdor nė shkrimet shqipe tė shek XIX, pėrfshirė dhe nė ato tė Ksilanderit dhe Hanit. Pėr kėtė arsye Meksi ėshtė quajtur ati ose pėrēuesi i njė tradite tė alfabetit tė shqipes (V. Meksi etj. f. 29).
Mė sipėr pėrshkruam kėnaqėsinė e besimtarėve dhe tė priftėrinjve kur shėrbesat fetare kryheshin nė shqip. Tė njėjtat ndjesi sigurisht kanė provuar edhe nxėnėsit shqiptarė nė shkollat greke, kur mbi bankat e tyre mbanin Ungjillin nė shqip ose librat e shkrimtarit francez Fleri: Doke tė izraelitėve dhe Doke tė krishterėve, tė pėrkthyera po nga V. Meksi pėr tu pėrdorur posaēėrisht nė shkolla (Fjalori enciklopedik shqiptar, 689).
RILINDJA FILLON ME MEKSIN
Deri nė fillim tė shek. XIX kishin dėshtuar tė gjitha pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė pasur Ungjillin e plotė nė gjuhėn amtare. Intelektualėt shqiptarė e kishin tė qartė se, nė kushtet ku ndodhej Shqipėria, vetėm nėpėrmjet Ungjillit nė shqip, qė do tė pėrdorej nė kisha dhe shkolla, do tė mund tė mbahej gjallė gjuha shqipe dhe nėpėrmjet saj identiteti i kombit tonė. Nė fillim tė shek. XIX nė Janinė ishte krijuar njė terren i pėrshtatshėm pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. Dihet se Ali Pasha i mėsonte Veliut, djalit tė tij, gjuhėn shqipe ndėrkohė qė nxiste shqiptarė dhe tė huaj ta lėvronin atė. Nė vitin 1814 anglezi Lik, mik i Aliut, botoi gramatikėn e parė shqipe tė hartuar sė bashku me E. Vithkuqarin. Pak vite mė parė Shoqata Biblike Angleze krijoi njė komitet qė do tė mbėshteste, financiarisht dhe jo vetėm, botimin e Dhiatės sė Re nė tė gjitha gjuhėt ballkanike. Nė kėto kushte Dr. V. Meksit duket se iu shua dėshira pėr profesionin e mjekut, tė cilin ka gjasa tia kishin imponuar, dhe iu ndez njė zjarr shumė i madh qė do ta shtynte atė nė shėrbim tė kombit tė vet. Kėto zjarre janė ndezur jo rrallė nė gjokset e Meksajve, njė familje autoktone shqiptare, e dokumentuar nė kėto troje qė prej, tė paktėn, 1000 vjetėsh. Unė jam i prirur tė besoj se V. Meksi e braktisi profesionin e mjekut jo pėr shkaqe tė lidhura me fenė, por pėr tė realizuar njė ėndėrr tė hershme tė shqiptarėve, futjen e gjuhės shqipe nė kisha dhe shkolla. E hershme, tė paktėn, qė nga viti 1555 kur Gjon Buzuku shqipėroi dhe botoi Mesharin. Pas kėtij vendimi tė rėndėsishėm, pėr tė si edhe pėr gjuhėn dhe letėrsinė shqipe, Meksi hartoi me detaje projektin qė do ta ēonte nė shqipėrimin e Dhiatės. Realizimi i kėtij projekti kėrkonte, mbi tė gjitha, kėmbėngulje, forcė tė madhe dhe pėrvojė. Dhe ai, si banor i Rrėzės i kishte me tepri kėto cilėsi. (Han, Studime Shqiptare, Jena, 1854, f. 265). Si fillim braktisi profesionin, Aliun dhe Janinėn dhe u transferua nė Itali, ku vazhdoi studimin e gjuhės shqipe qė e kishte filluar nė oborrin e Aliut dhe nė vitin 1814 botoi nė Venecia librat e Fleri tė shqipėruara dhe pėrshtatura pėr nxėnėsit shqiptarė. Mė pas u kthye nė Ballkan ku u lidh me pėrfaqėsuesit e Shoqatės Biblike pėr nėnshkrimin e kontratės, qė i hapi rrugėn botimit tė Biblės nė shqip. Pėrfaqėsuesi i Shoqatės Biblike nė Stamboll ia paraqiti Patriarkut marrėveshjen me Dr. V. Meksin. Ai u detyrua tė pranonte se do tė jepte gjithė mbėshtetjen e vet. Veēse po ai Patriark urdhėroi tė digjeshin publikisht nė Elbasan dorėshkrimet shqipe tė teksteve fetare tė pėrkthyera nga Dhaskal Todhri. Ėshtė fare e kuptueshme se Dhiata e Re nė shqip pa dritėn e diellit vetėm falė ndėrhyrjes sė Shoqatės Biblike angleze dhe personalitetit tė Dr. Vangjel Meksit dhe mė pas tė Grigor Gjirokastritit. Nė kėtė mėnyrė V. Meksi realizoi projektin e tij madhėshtor sipas tė cilit, duke filluar nga viti 1824, besimtarėt dėgjonin fjalėt e Zotit nė shqip, ndėrsa nxėnėsit shqiptarė nė shkollat greke mėsonin edhe me libra nė gjuhėn amtare. Futja e shqipes nė kisha dhe shkolla gjatė ēerekut tė parė tė shek. XIX, ishte njė mrekulli qė u bė realitet vetėm nėpėrmjet shqipėrimeve tė V. Meksit nė njė kohė kur nuk ekzistonte alfabeti dhe drejtshkrimi pėr tė shkruar shqipen, as edhe shkollat pėr ta mėsuar atė. Megjithatė Vangjel Meksi e pėrktheu tė plotė Dhiatėn e Re. Njė punė qė nuk u realizua gjatė gjithė shekujve tė kaluar, Vangjel Meksi e kreu me sukses vetėm pėr 15 muaj, pa pasur pėrvojėn e duhur dhe vetėm me diplomėn e mjekut. Ka tė ngjarė qė V. Meksi tė mos punonte i vetėm. Ai duhet tė bėnte pjesė nė njė lob intelektualėsh tė shquar, patriotė shqiptarė me ide liberale fetare, si Grigor Gjirokastriti etj., me tė cilėt ndante tė njėjtat bindje pėr kishėn pjesėrisht nė shqip, pėr rolin e shqipes nė shkolla dhe pėr vlerėn e fitores sė revolucionit grek dhe rumun nė tė ardhmen e Shqipėrisė. Rruga qė ndoqėn V. Meksi, G. Gjirokastriti, N. Veqilharxhi dhe mė vonė Kristoforidhi pėr tė futur shqipen nė kisha dhe shkolla nėpėrmjet Ungjijve dhe jo vetėm, ishte njė veprim i menduar fare mirė. Ata shfrytėzuan institucionet arsimore dhe fetare qė vareshin nga Patrikana, me pretekstin e pėrvetėsimit sa mė tė mirė tė dogmės fetare nėpėrmjet gjuhės amtare. Nė tė vėrtetė historiografia shqiptare e ka anashkaluar veprėn e V. Meksit. Atij i kushtohet vetėm njė rresht nė veprėn Historia e popullit shqiptar, vėllimi. I, f. 412 dhe pėr mė tepėr ai sot nuk mėsohet nėpėr shkolla. Vetėm njė zė i vetmuar ka njohur se V. Meksi bėri njė hap me rėndėsi nė lėvrimin e shqipes letrare dhe se ėshtė paraardhės i rilindėsve nė kėtė fushė (Fjalori enciklopedik, f. 689).
Nė fakt, janė tė shumta dokumentet qė vėrtetojnė se Rilindja Kombėtare Shqiptare fillon me Vangjel Meksin, fillon me veprėn e tij qė nis 10-15 vjet para datės qė njihet zyrtarisht nga historiografia jonė. Aktiviteti i Vangjel Meksit qė lidhet me lėvrimin e gjuhės sonė, shtrihet nė periudhėn nga 1814 deri 1821. Gjatė kėsaj kohe janė botuar shqipėrimet pėr shkollat (1814), gramatika (para vitit 1819) dhe ėshtė dorėzuar pėr shtyp Dhiata e Re e plotė me alfabetin origjinal dhe drejtshkrimin pėrkatės (1821). Prof. Dhimitėr Shuteriqi ka shkruar: Historia e Dhiatės sė Re, e shqipėruar nga V. Meksi dhe e redaktuar nga G. Gjirokastriti, ndikoi tek N. Veqilharxhi dhe K. Kristoforidhi, triumfoi gjatė Rilindjes Kombėtare, kur lufta pėr shqipen si gjuhė e letėrsisė, shkollės e fesė, ishte pjesė e rėndėsishme e luftės pėr ēlirim (V. Meksi etj., f. 9). Dhimitėr Shuteriqi vazhdon nė njė studim tjetėr: V. Meksi ishte i pari qė ju vu punės pėr shkollat shqipe. Ėshtė e kuptueshme pse ai pėrgatiste tekste shkollore me pėrmbajtje fetare. Kėshtu bėri edhe Naum Veqilharxhi. (Dh. Shuteriqi, Shkrime Shqipe nė vitet 1332-1850. Tiranė 1976. f. 174). Nė tekstet e letėrsisė tė shkollave tė mesme qė botoheshin nė vitet 50, i rezervohej hapėsira e duhur jetės dhe veprimtarisė sė Vangjel Meksit. Siē duket, lufta absurde kundėr besimeve fetare qė plasi nė mesin e viteve 60, e largoi Meksin, qė gabimisht njihej vetėm si pėrkthyes veprash fetare, nga nxėnėsit, historia dhe kultura shqiptare.
Vangjel Meksi, figurė e shquar e kulturės shqiptare si dhe shqipėrues, gjuhėtar dhe patriot, duhet tė kthehet jo vetėm nė programet mėsimore tė letėrsisė dhe historisė pėr shkollat e mesme, por dhe tė zėrė vendin, qė meriton nė tekstin e Historia e Shqipėrisė.
Panorama
14 dhjetor 2008
Krijoni Kontakt