Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Kostaq Stefa

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Kostaq Stefa

    Kostaq Stefa, pse u pushkatua pėrkthyesi i amerikanėve: Takimi i fundit me Mehmetin

    AFRIM IMAJ

    Njė grusht me kocka, dy metra tel me gjemba dhe njė dry i zi. Asgjė tjetėr! Kontakti pas gjysmė shekulli me atė qė kishte mbetur nga Kostaq Stefa, profesori i “Harri Fullcit” pushkatuar njė natė marsi tė vitit ‘48, kishte qenė tronditės. Mė nė fund, njeriu qė kishte mbajtur tė fshehtė misterin e aktit pėrmbyllės tė tragjedisė sė tij dhe tre martirėve tė tjerė, u ėshtė pėrgjigjur lutjeve tė familjarėve dhe ka treguar vendin e pushkatimit. Pastaj ka rrėfyer dalėngadalė ēfarė ka parė atė natė marsi pa hėnė. “Ishte pas mesnate kur i pushkatuan. Si mbaruan krismat e armėve, policėt ia behėn te dera e shtėpisė. U ēuam menjėherė. Ēfarė ka ndodhur, pyeta unė. Merrni kazma e lopata dhe hajdeni me ne!, urdhėroi njėri ndėr ta dhe na vuri pėrpara. Shkuam te vendi ku i kishin vrarė. Hajde shpejt!, ia bėri komandanti i tyre duke urdhėruar pėr t’i mbuluar me baltė. As diskutohej tė refuzonim. Ashtu bėmė. Hapėm njė gropė tė madhe dhe i futėm aty tė katėrt. Nė tė ikur na porositėn kėrcėnueshėm pėr ta harruar atė qė kishim parė…”. Ka mjaftuar kaq pėr tė mbyllur brengėn sfilitėse. Rrėfimi i dėshmitarit tė skenės makabre, pas 50 vitesh ka risjellė ēastet fatale tė katėr martirėve beratas, Kostaq Stefės, Hamit Myftiut, Tajfur Haznedarit dhe Baba Bedri Cakranji, eshtrat e tė cilėve u gjetėn mė 18 janar 1993, tė lidhur me tel me gjemba e tė mbėrthyer me dry, ashtu siē ishin pushkatuar pa faj, mė 3 mars 1948. Familjarėt e rehatuar disi, u janė rikthyer kujtimeve tė dhimbshme…


    E shoqja: Jeta-dramė e Kostaq Stefės


    Njėqindvjeēarja Eleni Stefa, kur bie fjala pėr tė shoqin, Kostaqin, ka dėshirė tė depėrtojė pėrtej 3 marsit ‘48. Ditėvdekja e tij ėshtė vetėm njė nga momentet e jetėshkrimit tė tė shoqit, pavarėsisht misterit me tė cilin ka qenė mbuluar pėr shumė dekada. Ajo ndjehet krenare qė jeta e lidhi me djalin e familjes sė madhe tė Stefajve, tė njohur pėrtej “Magalem”-it e Beratit jo vetėm pėr traditat atdhedashėse, por edhe brezat e intelektualėve qė bėnė histori. “Ky truall i shėndetshėm, shprehet Eleni, i dha tim shoqi njė avantazh tė madh nė rrugėn e shkollimit e tė formimit qytetar”. Ajo tregon se pas mbarimit tė shkollės qytetėse nė Berat, Kostaqi nisi studimet nė Shkollėn Teknike shqiptaro-amerikane, tė porsaēelur nė Tiranė nga Kryqi i Kuq i SHBA-sė. Vlerėsimi “shkėlqyeshėm” dhe paraqitja dinjitoze aty, e vunė nė vėmendjen e drejtorit Harri Fullci, i cili e pėrzgjodhi pėr tė ushtruar mėsuesin nė kėtė shkollė. Vetėm 20 vjeē u bė pjesė e stafit mėsimdhėnės dhe njė nga pedagogėt mė tė dėgjuar tė shkollės shqiptaro-amerikane. Kjo periudhė do ta miqėsonte me drejtorin Fullci dhe bashkė do tė ndanin angazhimin e pėrbashkėt pėr arsimin e rinisė shqiptare dhe zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare tė saj. Eleni Stefa, e shoqja e Kostaqit, thotė se ai ka patur nxėnės me emra mjaft tė njohur tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė XX, siē ka qenė piktori i mirėnjohur Ibrahim Kodra, dėshmori Muhamet Gjollesha, Eqrem Stėrmasi, Avni Zajmi, Stavro Bojaxhi, Irfan Tėrshana, ish-kryeministri komunist Mehmet Shehu, Mirush Pėrmeti, Anton Delhysa, Dhimosten Malo etj. Sidoqoftė, njė ditė shkolla e njohur me emrin e Harri Fullcit u mbyll, por profesori i saj nuk u shkėput pėr asnjė moment nga nxėnėsit, kolegėt dhe miqtė me tė cilėt u njoh aty. Po kėshtu nuk u shkėput as nga ambicia pėr t’u thelluar nė studimet kualifikuese. “Nė vitin 1933 kur u shtetėzua shkolla amerikane e Tiranės, Kostaq Stefa bashkė me Beqir Haēin, njė nga shokėt e ngushtė, filloi studimet nė ‘Instituto Superiore di Magistero’ nė Firence tė Italisė. Me rikthimin pas diplomimit, ‘profesori’, siē e thėrrisnin tė njohurit, iu kthye profesionit, fillimisht nė Berat, e mandej nė Tiranė, Shkodėr e Dibėr. Kėshtu deri ditėn e zbarkimit tė okupatorit fashist. Kostaq Stefa me njė korpus tė zgjeruar miqsh e shokėsh, zgjodhi mėnyrėn e vet pėr t’iu kundėrpėrgjigjur atij. Lufta dhe reagimi ndaj pushtuesit i dha rrugė njė tjetėr historie”. “Eh, lufta, aty fillon drama e Kostaqit…” pėrmbledh me njė ngashėrim tė brendshėm Eleni.


    E bija: Lufta nė jetėn e tim ati

    “Fatin e Kostaqit e paracaktoi mbarimi i luftės”. Eleni Stefės, gruas qė ndau me tė pjesėn mė tė bukur tė jetės, i vjen pėr mbarė tė fokusohet nė vitet e rinisė e tė shkollimit tė tė shoqit. Tregimi i saj shkon deri tek epilogu i luftės. Ndryshe ndodh me Vitoren, tė bijėn, e cila prej kohėsh kėmbėngul tė zbardhė pjesėn e jetėshkrimit qė lidhet me tė. Pėrtej dritėhijeve tė kohės ajo ka konturuar biografinė e kontributit tė tij nė lėvizjen antifashiste. I ėshtė dashur kohė pėr tė depėrtuar tek e vėrteta e mohuar pėr arsye ideologjike dhe ėshtė e bindur se nė rastin e tė atit kemi tė bėjmė me njė histori tė veēantė. “Vetė lidhjet e Kostaqit me krerėt e lėvizjes dhe aleatėt, shprehet Vitorja, shoqėria me protagonistėt e orėve tė para tė rezistencės antifashsite dhe aktiviteti nė terren, ishin tė tilla”. Pjesėn mė tė rėndėsishme tė argumenteve tė saj i mbėshtet te dėshmitė e miqve dhe bashkėluftėtarėve, tė cilėt bėnė emėr nė vitet e luftės dhe mė vonė. Mjaft nga ngjarjet kryesore ka mundur t’i zbulojė nė shėnimet e tij, tė cilat i ka lexuar e rilexuar me dhjetėra herė. Aty ėshtė njohur, sic thotė, me emrat e shokėve tė tė atit qė lanė gjurmė tė veēanta nė vitet e luftės. “A nuk ishin tė veēantė, argumenton Vitorja, dy nga nxėnėsit e tij, Muhamet Gjollesha e Eqrem Stėrmasi, qė u vetėflijuan nė betejat e luftės pėr liri?! A nuk ishte i veēantė piktori Ibrahim Kodra, qė njė pjesė tė suksesit tė vet si artist i madh ia dedikoi profesorit tė “Harri Fullcit”, Kostaq Stefa?” Nė listėn e gjatė me emrat e bashkėluftėtarėve tė tė atit, Vitore Stefa nuk nguron tė pėrmendė emrin e Mehmet Shehut, numrit “Dy” tė lidershipit komunist tė Shqipėrisė, i pėrfolur gjatė nė vitet ‘80 pėr aktin e vetėvrasjes. Pavarėsisht misterit rreth figurės sė tij, vajza e profesorit tė Harri Fullcit, ndjehet mirė kur pėrmend opinionin e tė atit qė e vlerėsonte si luftėtar tė revolucionit spanjoll dhe lider tė spikatur tė betejave partizane. “Babai im, rrėfen Vitorja pėr “Panorama”, ndjehej krenar pėr lidhjet me njerėzit e aksionit e tė betejave antipushtuese. Se edhe vet ishte njė i tillė”. Sakaq vajza e profesorit qė shėrbeu me zell e sakrifica pėr lėvizjen a nacionalcclirimtare, i kthehet pėrmbledhtazi njėrit prej misioneve tė tė atit nė ato ditė lufte. “Gjatė operacionit tė dimrit `43-`44, kujton ajo, Kostaq Stefa shoqėroi 30 misionarė amerikan 90 ditė nė zonat e thella pėr ti shpėtuar nga sulmi i gjermanėve qė i ndiqte kėmba kėmbės. E pėrgėzoi pėr kėtė Karaman Ylli, njeriu qė ja besoi. E pėrgėzoi Mehmet Shehu, lideri qė e rekomandoi. Vetėm pak muaj pas kėsaj, pėrgėzimet do tė merrnin trajtė tjetėr. Kėtė herė amerikanėt nuk vlerėsoheshin si aleatė. Ata qė operuan me ta gjatė luftės shikoheshin me dyshim. Madje jo vetėm, kaq...”
    Kostaq Stefa ishte ndėr tė parėt qė ra viktimė e kėsaj metamorfoze dhe pėrfundoi nė pranga me akuzėn e agjentit tė zbulimit amerikan. Tė njėjtin fat, por shumė vite mė vonė, pėrjetoi dhe nxėnėsi i tij Mehemt Shehu, i kryqėzuar si poliagjnet. Gjithsesi, pėr Vitore Stefėn, vetėm epoka e demokracisė ka mundėsuar zbulimin e sė vėrtetės pėr martirizimin e jashtėzakonshėm tė ushtruar nga dikatura komuniste nė emėr tė antiamerkanizmit...


    ‘Njė natė me mysafir Mehmet Shehun’


    AFRIM IMAJ

    “Ishte njė natė qershori e vitit ‘42 kur trokiti nė derė tė shtėpisė Mehmet Shehu. Ishte me tė shoqen, Fiqireten dhe njė nga krerėt lokalė tė lėvizjes antifashiste. U pėrqafuan me Kostaqin si dy miq tė vjetėr dhe pasi folėn pėr miqėsinė e dikurshme nė shkollėn e Fullcit, biseduan gjatė pėr fatin e qėndresės ndaj okupatorit”.Ka shumė arsye qė Eleni Stefa, e shoqja e Kostaqit, i kthehet kėsaj ndodhie me njė pėrkujdesje tė veēantė. Mehmet Shehu, numri dy i lidershipit komunist, ishte nxėnėsi i Kostaqit te Harri Fullci. Ish-kryeministri, me kthimin nga Spanja, mbeti nė kontakte tė pandėrprera me tė.
    Ditėt e ofensivės antifashiste i afruan edhe mė shumė. Jo thjeshtė si bashkėluftėtarė. Misioni i tyre kapėrcente pėrballjen nė front. Nė pozicione tė ndryshme i gjeti epiloku i luftės. Po asnjėherė larg vėmendjes sė njėri-tjetrit. Kėshtu deri natėn tragjike tė 3 marsit ‘48. Qysh prej kėtej Mehmet Shehu nuk u bė mė i gjallė pėr Stefajt. Kujtesa e tyre do tė fiksonte vetėm ēastet e vizitės sė asaj nate lufte dhe indiferencėn e tij pėr fatin e tyre. Gjithsesi, nė rrėfimin pėr natėn e shtetrrethimit kur kishin mysafir Mehmet Shehun, Eleni Stefa, e shoqja e Kostaqit, veēon momentet kur ndanin qėndrimet e njėjta me njeriun qė mė vonė u bė numri dy i hierarkisė politike…


    Mysafir te profesori


    Ishte krejt e papritur vizita e Mehmet Shehut atė natė lufte nė shtėpinė tonė. Berati ato ditė ishte nė shtetrrethim dhe karabineria fashiste bėnte represionin nė qytet. Frika dhe paniku mbizotėronin kudo. Autoritetet policore kontrollonin shtėpitė e dyshuara si baza ilegale dhe bėnin arrestime nė masė. Mehmeti vinte nga njė rrugė e largėt dhe dukej i lodhur. E solli njė nga krerėt e qarkorit, nė kėrkim tė njė baze tė sigurt. Erdhi bashkė me tė shoqen, Fiqireten qė ishte vajzė qyteti, por nuk mund tė shkonte nė shtėpi pėr ēėshtje sigurie. Takimi me Kostaqin ishte i pėrmallshėm. Kishin vite pa u parė. Ishin ndarė qė me mbylljen e “Harri Fullcit” nė Tiranė dhe qysh atėherė jeta i kishte degdisur nė drejtime tė ndryshme. Njohja me Kostaqin e ndihmoi mysafirin tė rrinte i qetė e tė fliste natyrshėm. Mė kujtohet njė ēast kur Mehmeti duke iu drejtuar Fiqiretes, i tha me njė lloj shpotie: Ti shko ku tė duash, unė e gjeta strehėn time. Mė i sigurt se te profesori nuk kam ku tė jem! Pastaj foli gjatė pėr ditėt qė kishte kaluar nė Spanjė, si luftėtar i brigadave internacionaliste dhe rolin e nxėnėsve tė Harri Fullcit nė qėndresėn antifashiste. Kostaqi rrinte i pėrqendruar nė rrėfimin e tij dhe ndjehej mirė kur dėgjonte pėr kontributin e ish-teknikumsave tė Tiranės nė luftėn kundra okupatorit. Fjalėt e Mehmetit pėr miqtė dhe nxėnėsit e dikurshėm e lumturonin. “Sa do gėzohet mister Fullci kur tė marrė vesh mrekullitė e tyre”, iu kthye njė moment atij. Nė bisedė e sipėr, babai i Kostaqit tregoi pėr miqėsinė me Sheh Ismailin dhe vizitat e shpeshta tė tij nė Corrush, te shtėpia e Mehmetit. Qėndroi dy ditė e net me radhė Mehmeti me tė shoqen nė shtėpinė tonė. Lufta dhe fatet e vendit, ishte kryefjala e bisedave me tė. Nė ikje, ashtu si spontanisht, u kthye nga Kostaqi dhe i shqiptoi njė mesazh qė aty pėr aty dukej si diēka jo fort e rėndėsishme. “Mos harro miku im se jemi me anėn e aleatėve”. Si tha kėto, i kujtoi diēka Fiqretes dhe u largua. Sidoqoftė, meraku i tij pėr aleatėt mė ka ngacmuar pėr vite me radhė. Njė metamorfozė e ēuditshme ndodhi me ta fill pas luftės. “Aleatėt” u bėnė “armiq” pėr lidershipin bolshevik qė erdhi nė pushtet. Madje jo vetėm kaq, por dora e hekurt e tyre do tė binte si gijotinė mbi njerėzit qė kishin bashkėpunuar me ta. Ndėr tė parėt do tė provonte plumbat e pabesisė, Kostaqi, ish-profesori i Harri Fullcit. Fati i tij do tė ndiqte me dhjetėra ish-kolegė dhe nxėnės tė teknikumit tė Tiranės, tė cilėt u martirizuan njėri pas tjetrit si agjentė tė amerikanėve. I fundit ndėr ta ishte mysafiri i asaj nate lufte qė u kryqėzua si poliagjent…


    Takimi i fundit me Mehmetin


    Ishin ditėt e operacionit tė dimrit ‘44. Diku fundi i janarit apo fillimi i shkurtit. Kostaqi sa ishte kthyer nga Vlora, ku kishte pėrcjellė pėr nė Itali grupin e 30 ushtarakėve amerikanė qė kishin rėnė nga njė avion nė vendin tonė. Ishte njė detyrė qė ia besoi Karaman Ylli nė emėr tė komandės partizane dhe ai pėr 90 ditė me radhė rrugėtoi bashkė me ta nga Belshi i Elbasanit deri nė Karaburun. Kur nuk ishte rehatuar mirė nga ky inkursion i vėshtirė, e lajmėruan se e kėrkonte Mehmet Shehu, i cili ishte bėrė ndėr figurat kryesore tė lėvizjes antifashiste. E falėnderoi pėr suksesin e misionit dhe i transmetoi konsideratat e komanduesve mė tė lartė tė ushtrisė nacionalēlirimtare. Siē dukej inkursioni ishte ndjekur nga afėr prej tyre. Modest si gjithnjė, i gjori Kostaq, e siguroi Mehmetin se kėtė do ta bėnte ēdo njeri nga miqtė e Harri Fullcit. I tregoi pastaj fotografitė qė kishte bėrė me aleatėt amerikanė dhe duke u ndarė i fali dylbitė qė i kishin dhuruar misionarėt qė kishte pėrcjellė nė Karaburun. E njihte hobin e tij pėr armėt dhe pajisjet ushtarake dhe nuk nguroi t’ia jepte me gjithė zemėr. Ishte njė dhuratė qė Mehmeti e ruajti nė kabinetin e punės deri ditėn e fundit tė jetės. Sidoqoftė, ndodhi ajo qė ndodhi dhe ish-kryeministri komunist nuk u bė mė i gjallė pėr tė trokitur nė portėn e mikut tė dikurshėm. Pėrqafimi i asaj dite dimri, do tė ishte takimi i fundit i tyre…

    vijon nesėr...



    Shtėpia e Stefajve nė “Mangelem”


    E vendosur nė lagjen e “Mangelem”-it, shtėpia e Stefajve njihet nė Berat si njė portė fisnike qė ka nxjerrė burra tė menēur e atdhetarė tė shquar. Gjergj Stefa, njėri ndėr ta, ka qėnė patrioti mė nė zė i Sanxhakut qė komandoi armatėn me 1500 luftėtarė nė pėrleshjet me ushtrinė osmane. Si miku i Abdyl Frashėrit, ai ofroi kontribute tė spikatura pėr Lidhjen e Prizrenit. Ndėrkaq vėllai tjetėr, Kozmai, gjyshi i Kostaq Stefės, e ndoqi hap pas hapi duke u bėrė bashkėpunėtori mė i afėrt i tij. Martesa e Kozmait me Marie Kristoforidhin, motrėn e Kostandin Kristoforidhit, solli njė krushqi tjetėr fisnikėsh. Nipi i tyre, Kostaqi do ti shtonte jetėshkrimit tė shtėpisė sė Stefajve, faqe tė tjera dinjiteti e lavdie....

    Martirėt

    Tė pushkatuar mė 3 mars 1948

    - Kostaq Stefa, profesor
    - Hamit Myftiu, ish-deputet
    - Tajfur Haznedari, nėpunės bashkie
    - Bedri Cakranji, klerik (babai i Teqesė)


    neser do te lexoni

    Rrėfimi i amerikanes Agnes Jensen Mangerich: Si e martirizuan pėrkthyesin Kostaq Stefa, shoqėruesin e misionit tonė nė Shqipėri nė vitin 1944.

    Historia e operacionit pėr riatdhesimin e 30 ushtarakėve amerikanė, qė ranė nga njė avion luftarak nė Belsh tė Elbasanit nė nėntor tė ‘43-shit.

    Tė papriturat e rrugėtimit nė rajonet e pushtuara dhe ēastet e pėrballjes me forcat naziste nė malėsitė e Skraparit e tė Labėrisė.

    Rikthimi pas 50 vitesh nė Berat te shtėpia e pėrkthyesit: Kostaq Stefa u pushkatua nga komunistėt se shėrbeu pėr aleatėt perėndimorė.


    Panorama
    22 shkurt 2009
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-04-2009 mė 01:59

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Ditari i amerikanes Agnes Mangerich: Pėrkthyesi qė na shpėtoi jetėn nė dimrin e ‘44

    AFRIM IMAJ

    Ka qenė korriku i vitit 1995 kur nė portėn e Kostaq Stefės, nė Mangalem tė Beratit ka trokitur njė mysafire e veēantė. Veterania amerikane Agnes J. Mangerich, me kėmbėnguljen pėr ta filluar vizitėn e parė nė Shqipėri nga shtėpia e pėrkthyesit qė i shoqėroi nė dimrin e ‘44 gjatė marshimit nė shpinė tė gjermanėve, ėshtė pėrballur pas 50 vitesh me Elenin, gruan e tij. Pastaj me lot nė sy, kanė qėndruar gjatė nė krahė tė njėra-tjetrės dhe kanė kujtuar historinė e atyre ditėve dramatike.Vitore Stefa, e bija e pėrkthyesit tė pushkatuar si agjent i amerikanėve pas luftės, thotė se atė ditė kanė mundur tė zbulojnė pėr herė tė parė tė vėrtetėn pėr rolin e Kostaqit nė inkursionin e trupės ushtarake amerikane nė territorin shqiptar nė dimrin e ’44-ės. Mysafirja e rrallė e mbėrritur nga matanė Atlantikut, ka zbardhur mė nė fund misterin disavjeēar tė ngjarjes, qė i kushtoi jetėn njeriut tė tyre tė dashur. Si u ka treguar rrugėkalimin e mbijetesės nė malet e Skraparit e tė Labėrisė, ku i ndiqnin kėmba-kėmbės forcat gjermane, u ka falur ditarin qė ka mbajtur nė pushimet e atij operacioni tė rrezikshėm. Vitorja mendon se botimi i tij, ėshtė me interes jo thjesht pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn pėr babanė e tyre, po shumė mė tepėr se kaq. “Leximi i vėmendshėm i kėtij dokumenti, -shton ajo, -hedh dritė nė njė aspekt pak tė njohur tė marrėzive tė komunizmit nė Shqipėri, siē ishte antiamerikanizmi i demonstruar me tėrbim e barbari fill pas luftės”. Po ēfarė ka shkruar nė ditarin e saj amerikania Mangerich, e cila ishte pjesė e njė misioni nė vendin tonė gjatė operacionit tė dimrit...


    8 nėntor 1943, e papritura e njė misioni


    Infermierja e ushtrisė amerikane Agnes Jensen linte pas krahėve njė shi tė ftohtė nė Katania, Sicili dhe hynte nė njė C-53 aeroplan pėr transport. Por ajo me 12 infermieret e tjera nuk arritėn kurrė nė Bari, Itali, ku duhej tė transportonte ushtarėt e plagosur nė spitale larg linjave tė frontit. Njė stuhi e fuqishme dhe ndjekja nga Messerschmitt-ėt gjermanė, ishin shkaqet e uljes sė detyruar tė avionit nė njė vend tė humbur tė Shqipėrisė, duke lėnė infermierėt, skuadrėn e mjekėve dhe ekuipazhin e fluturimit tė bllokuar dhe tė humbur nė njė territor tė pushtuar nga nazistėt. Ajo qė vjen pas kėsaj ishte e rrezikshme “kukafshehthi’ me armiqtė, njė situatė kjo qė presidenti Ruzvelt kėrkonte tė vihej nė dijeni ēdo ditė. Partizanėt shqiptarė i ndihmuan amerikanėt e humbur pėr tė gjetur njė mision tė Inteligjencės Angleze dhe grupi filloi njė udhėtim tė gjatė dhe tė rrezikshėm drejt bregut tė Adriatikut, gjatė javėve qė ndoqėn, ata kaluan malin e dytė tė Shqipėrisė pėr nga lartėsia, nėpėr stuhi tė forta dėbore, u goditėn nga aeroplanėt gjermanė dhe arritėn tė mbijetojnė. Natėn e parė ishim mysafirė tek shtėpia e pėrkthyesit nė Berat.


    11 nėntor 1943, Berat

    “Jens ishte shumė e lumtur kur ajo dhe Vilma u caktuan tė strehoheshin tek shtėpia e njė pėrkthyesi anglisht. Burri prezantoi veten me emrin Kostaq Stefa. Ishte gati duke rėnė dielli kur ato arritėn nė shtėpinė e rehatshme dykatėshe tė Stefės. U futėn nė njėrėn nga dhomat. Dhoma ishte e ngrohtė nga njė sobė qė shpėrndante nė mėnyrė uniforme ngrohtėsinė. Stefa prezantoi gruan dhe prindėrit e tij dhe pastaj na ftoi tė rrinim si nė shtėpitė tona. Zonja Stefa, njė grua e dobėt me flokė tė zeza, e cila fliste njė anglishte minimale, ishte mėsuese nė njė shkollė elementare tė Beratit. Ēifti kishte 4 fėmijė, mė i vogli i tė cilėve ishte tre muajsh. “Anglishtja juaj ėshtė e pėrkryer!, i tha Jens tė zotit tė shtėpisė, nuk mund tė rri pa pyetur nėse ke ndjekur ndonjė shkollė jashtė Shqipėrisė?! Stefa buzėqeshi: “Po kam bėrė shkollė nė Itali disa vite, por nuk kam studiuar nė ndonjė vend ku flitet anglisht”. Ai e kishte mėsuar anglishten nė shkollėn shqiptaro-amerikane (“Harry Fulz”) ku kishte ndjekur studimet pėr katėr vite me radhė. Stefa na tha se zoti Fullc kishte qenė drejtor shkolle dhe u kishte mėsuar atyre shumė gjėra nga historia e vendit tė tij. Jensi mė tej pyeti: Pse njerėzit kėtu kujtuan se ne jemi forcė pushtuese? “Njerėzit kėtu kanė pritur njė kohė tė gjatė, qė amerikanėt tė na dėrgonin ndihma, nė mėnyrė qė ne tė luftojmė gjermanin. Kur u hap fjala e ardhjes tuaj njerėzit kujtuan se ju ishit pushtues?!”. “Populli ynė e ka parė gjithmonė vendin tuaj si njė shembull demokracie, tha Stefa, ne madje kemi njė qytezė tė quajtur Port Willson nė nder tė njė nga presidentėve tuaj!”. “E keni zgjedhur pėr ndonjė arsye tė veēantė presidentin Willson? pyeti Wilma. “Ai ishte personi i vetėm qė foli pėr Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve, atėherė kur dukej sikur vendi ynė do tė ndahej midis Greqisė dhe Jugosllavisė pas Luftės sė Parė Botėrore. Bashkėbisedimi politik i Stefės u rrallua gjatė darkės...


    13 Nėntor 1943, e shtunė ora 09.00


    Pas ngrėnies sė mėngjesit me bukė misri tė thekur dhe djathė tė bardhė, pėrkthyesi Stefa na tregoi se plani ishte tė shkonin pėr njė vizitė nė njė vend tė shenjtė dhe tė takonin njerėz tė tjerė nė qytet. Ndėrkaq, ato prisnin me ankth pilotin ta pyesnin nėse kish gjetur rrugėt e komunikimit ose ndonjė mesazh...


    14 nėntor, nė katundin Dobrushė


    Mbėrritėm nė fshatin e vogėl dhe gjetėm tė shtruar mirėsinė e mikpritjen. A nuk ėshtė krejtėsisht mahnitėse se si kėta njerėz ndajnė edhe atė pak qė kanė me ne! - tha Jensi. A mund tė imagjinosh 30 veta qė vijnė pėr vizitė nė shtėpinė e amerikanėve e kanė nevojė pėr ushqimin e caktuar pėr familjet e tyre? Shtoi kėsaj dhe mundėsinė e njė ekzekutimi pėr faktin, qė ke ndihmuar kėta njerėz dhe u ke dhėnė njė ēati mbi kokė. Ėshtė e habitshme se si kėta shqiptarė qė kanė kaq pak po rrezikojnė kaq shumė pėr 30 veta, tė cilėt nuk do t’i takojnė mė kurrė nė jetėn e tyre”. Pėrkthyesi Stefa u shpjegoi se nė Shqipėri ndodhej njė mision ushtarak britanik, i cili ka bazat e tij nė Itali dhe nė Afrikėn e Veriut dhe se mendonte pėr tė siguruar lidhjet me tė, nė mėnyrė qė tė siguronte ndihmėn e tyre pėr evakuimin e amerikanėve qė ndiqeshin nga gjermanėt. Pasi mori miratimin e tyre gjeti njė korrier dhe e nisi nė drejtim tė vendndodhjes sė misionit anglez pėr ta njohur me gjendjen e tyre. Aty pėr aty pėrkthyesi i nxitoi tė ngriheshin pėr tė shkuar nė njė fshat nė lartėsi. Ofensiva gjermane sa vinte dhe bėhej mė e ashpėr dhe duhej me ēdo kusht qė ata t’i shmangeshin kontaktit me tė...


    20 nėntor 1943, e shtunė

    Gjatė rrugės Stefa mbante biseda me njerėzit qė takonim dhe i pyeste nėse dinin gjė pėr gjermanėt. Ne nuk dinim shqip, por e kuptonim nga mėnyra si komunikonin. Fshatarėt qė herė pas here e pyesin Stefėn pėr ne shqiptonin shkujdesur fjalėn “Amerikano”. Ne ishim tė bindur se Stefa ishte njė partizan i vėrtetė, por ende nuk e kuptonim se si ai kishte lėnė gruan e tij dhe katėr fėmijėt nė mėshirėn e gjermanėve. Gjatė njė pushimi, Stefa sugjeroi pėr tė shkuar drejt njė fshati nė lartėsi pėr tė cilin i kishin folur gjatė rrugės. Mbase mund tė ēlodheshim atje pėr njė ose dy ditė, gjė qė varej natyrisht nga strehimi dhe ushqimi nė dispozicion. Sidoqoftė ramė dakord me pėrkthyesin dhe filluam marshimin pas 15 minutash. Ishte gati errėsirė kur arritėn nė fshatin Vėrzhezhė. Pėr tė mbėrritur deri aty kishin ngjitur njė majė mali dhe e kishin zbritur nga ana tjetėr nė njė dishezė tė thepisur. Stefa foli me banorėt vendas dhe u bė sistemimi i tyre nėpėr shtėpitė e fshatarėve tė ndarė nė grupe...


    21 nėntor 1943, nė rrugėn drejt Leshnjes


    Shpejt nė mėngjesin tjetėr njė shqiptar qė me sa dukej ishte kryeplaku i fshatit, erdhi dhe u ul nė tokė pranė Kostaq Stefės. Si foli 15 minuta me tė Stefa u kthye nga amerikanėt. “Fshatarėve ju vjen keq qė ata nuk mund tu ofrojnė njė vend, ku tė rrini pėr disa ditė, tha Stefa, por ata nuk e kanė ushqimin e mjaftueshėm as pėr veten e tyre pėr tė kaluar dimrin”. “Tė lutem thuaju atyre, se ne e kuptojmė kėtė dhe falėnderoi pėr zemėrgjerėsinė e treguar gjatė natės qė kaluam nė shtėpitė e tyre”, tha Jensi...
    Filloi pėrsėri marshimi nėpėr male e boriga. Gjendja sa vinte dhe bėhej mė e rėnduar. Kur mbėrritėm nė fshatin qė duhej tė pushonim pėr njė natė, pėrkthyesi u interesua te fshatarėt pėr gjendjen dhe aty pėr aty mėsoi se gjermanėt ishin duke u afruar pėrditė e mė shumė nė zonėn pėrreth. Nga sa mėsoi atje vetėm pak ditė mė parė forcat gjermane kishin sulmuar e bastisur fshatrat fqinjė. Fshati kishte dėrguar njė grup zbulimi nė terren pėr tė marrė vesh se ku po ndodheshin armiqtė dhe se ku ishin drejtuar ata, por zbuluesit nuk ishin kthyer ende. Kėshtu qė gjendja mbetej e paqartė. “Kaq keq mendon se ėshtė situata, iu kthye njė ēast njėri nga pilotėt Stefės”. Pėrkthyesi diēka pohoi me kohė dhe ndenji njė ēast nė heshtje. “Besoj se asnjė nuk ėshtė i sigurt deri sa tė kthehet grupi i zbuluesve”, tha Jensi.


    27 nėntor 1943, gjatė rrugės pėr nė Zhulat


    Nė Zhulat arritėm rreth orės 14 e 30. Takuam nė fillim njė burrė qė dukej i tronditur. Ēfarė thotė ky fshatari? -tha Jensi. Stefa iu pėrgjigj qė kėtu kanė ardhur gjermanėt, kanė marrė gjithēka qė kanė gjetur. Ata dėbuan njerėzit nga shtėpitė, sqaroi pėrkthyesi me pretekstin e njė kėrkimi dhe i vunė flakėn atyre nga brenda. Fshatarėt vrapuan dhe u fshehėn, tha ai, sepse kishin frikė mos i kapnin rob. Gary pyeste fshatarėt e tjerė nėpėrmjet pėrkthyesit. “Gjermanėt kishin ndonjė arsye qė filluan t’ju sulmojnė? Kini parė gjermanė tė tjerė para kėtij rasti?”. Pas shpjegimeve njė fshatar i hutuar tregoi se gjermanėt kishin shkretuar ēdo gjė nė fshat dhe tani nė prag tė dimrit i kishin lėnė si mos mė keq...


    17 dhjetor 1943, nė rrugėn pėr nė Progonat....


    Gjatė rrugėtimit pėr nė Progonat, shkuam nė njė kishė dhe kėnduam gjithė natėn kėngė pėr Krishtlindje. Stefa u mundua t’u shpjegonte njė pjesė tė meshės. Njė pjesė e predikimeve dikur bėhej nė latinisht, por qė kur kisha greke ishte ndarė nga ajo e Romės, tani predikimi mbahej nė greqisht dhe shqip. Nė mbrėmje rreth zjarrit ia nisėm sėrish duke kėnduar. Stefa na u lut tė kėndojmė “Hark the Harald Angels Sing”. Kam shumė vite, tha ai, qė nuk dėgjoj njė kėngė tė kėnduar nga njė grup qė me tė vėrtetė e njeh atė. Kur filluam ta kėndojnė, ata u befasuan qė Stefa njihte mė shumė strofa se ata vetė. “Na i ka mėsuar zoti Fullc nė shkollė, shtoi ai dhe unė nuk i harroj kurrė. Madje ua kam mėsuar edhe gruas e fėmijėve. Kur rreth orės 23:00 infermieret u ēuan tė flenė, Gary u ngrit nė kėmbė, buzėqeshi dhe tha: “Duhet tė kėndojmė edhe “God save the king”, apo jo?!”. Njėri prej rreshterėve shtoi se duhej tė kėndonin edhe “Star Spangled Banner”...


    30 dhjetor 1943. E enjte...


    Njerėzit psherėtinė kur panė amerikanėt nė prag tė dyerve tė tyre, por pasi Stefa foli me ta, ata u bėnė mė tė pėrzemėrt. Nė Dhoksat njerėzit vazhdonin tė vinin dhe tė sillnin tė reja nga qyteti qė nga pushtimi i Gjirokastrės nga gjermanėt. Disa pėrshkruanin aeroplanėt amerikanė qė kishin parė njė ditė mė parė, po nuk ia kishin idenė pėr misionin e tyre. Stefa shpjegonte se sipas rrėfimeve tė tyre gjermanėt ishin frikėsuar dhe ishin kapur nė befasi nga goditjet e avionėve amerikanė. Njėri nga fshatarėt qeshte kur tregonte se si tre oficerė gjermanė, tė ulur duke pirė puro nė njė klub tė vogėl ishin shpartalluar tė llahtarisur kur kishin dėgjuar zhurmėn e aeroplanėve mbi qytet.


    07 janar 1944, nė rrugėn Tėrbac dhe Dukat...


    “Unė po kthehem se nuk mund tė vazhdoj mė tej”, tha Stefa dhe mbushi sytė me lot. Grupi ishte mbledhur nė mes tė fshatit nė mėngjes herėt. Tanimė pėrcjelljen e tyre deri nė Dukat prej nga do tė niseshin pėr nė Itali do ta siguronin dy shqiptarė tė tjerė. “Mirupafshim!” tha pėrsėri pėrkthyesi duke i kujtuar se ai deri aty mund tė shkonte dhe u afrua duke u dhėnė dorėn njėri pas tjetrit. “Mirupafshim dhe faleminderit pėr gjithēka!” e pėrgėzuan ata mė ndjenjėn e kėnaqėsisė se mė nė fund ishin shumė afėr riatdhesimit. Teksa po pėrshėndeteshin me pėrzemėrsi Stefa ndaloi pak ēaste e bisedoi me Jensin. I tha asaj se kishte dy vėllezėr qė jetonin prej kohėsh nė Amerikė dhe kishte humbur komunikimin me ta qysh me pushtimin e Shqipėrisė. Pikėrisht pėr kėtė iu lut qė kur tė kthehej tė interesohej pėr ta ndihmuar pėr tė rivendosur kontaktin me ta. Jensi pranoi me shumė kėnaqėsi se do ta realizonte patjetėr. Sakaq, Stefa shkroi nė njė letėr emrat e tyre dhe ia zgjati asaj duke u pėrshėndetur. Pas pak ata ishin pėrsėri nė rreshtin e gjatė, pas shoqėruesve dhe mushkave. Shumė prej tyre kthyen kokėn pėr tė parė Stefėn qė kishte filluar tė largohej. Ai ua bėri me dorė dhe amerikanėt kthyen pėrshėndetjen. E ndoqėn me sy deri sa humbi prapa disa kodrave tė murrme. Jensi mori nga xhepi copėn e letrės qė Stefa i kishte dhėnė. Nė tė shkruante: “Telemak Stefa, George Stefa, 29th Street, Cleveland.O.” Ajo shkroi emrin Telemak dhe George nė ditar nė njė kolonė dhe rrugėn nė njė fletore tjetėr. Ajo e dinte me siguri qė nuk do ta harronte kurrė mbiemrin Stefa. Sakaq grisi letrėn nė copa tė vogla dhe filli tė ecte me ritmin e shokėve nė njė shteg tė ngushtė... Nga fundi i korrikut 1945, Jensi shkoi nė Cleveland dhe mori nė telefon vėllain e Kostaq Stefės...

    vijon nesėr...


    “Nė Amerikė na thanė se pėrkthyesin e vranė gjermanėt”


    “Nė Amerikė na thanė se e vranė gjermanėt, por na mashtruan” E kthyer pas 50 vjetėsh nė shtėpinė e Kostaq Stefės nė Berat, veterania amerikanė Agnes Mangerich, mbeti e befasuar kur mėsoi se pėrkthyesi qė u kishte shėrbyer gjatė viteve tė luftės ishte pushkatuar nga komunistėt. “E tmerrshme!”, do shqiptonte me dhimbje teksa do rrinte pėrballė Elenit, bashkėshortes sė njeriut, qė u kishte shpėtuar jetėn nė Operacionin e Dimrit, ku gjermanėt i ndiqnin kėmba kėmbės. Gjatė bisedės me tė do risillte me detaje ēastet e ndarjes me Kostaqin nė njė fshat tė Vlorės pas pėrfundimit tė misionit. “I thamė tė vinte me ne pėr t’u bashkuar me vėllezėrit qė kishte nė SHBA, do kujtonte Agnes Mangerich, po ai refuzoi prerė. I vetmi nder qė na kėrkoi ishte identifikimi i adresės sė tyre dhe si ja premtuam u ndamė. Mbaj mėnd qė i falėm njė palė dylbi nė shenjė kujtimi dhe njė emblemė me krahė avioni. Si mbaroi lufta deshėm tė lidheshim me Kostaqin, po ishte e pamundur. Lajmi i parė qė erdhi nga Tirana bėnte tė ditur se e kishin vrarė gjermanėt kur kthehej nga Vlora...”


    Lista

    Infermierėt e skuadronit nr.807 ajror

    Togere Gertude Dawson, 29 vjeēe,
    Ann Maness 32 vjeēe,
    Jean Rudkowsvki 26 vjeēe,
    Ela Schwant 25 vjeēe,
    Lois Watson 25 vjeēe,
    Lillian Tacina 23 vjeēe,
    Pauleen Kanable 26 vjeēe,
    Helen Porter 30 vjeēe
    Ann Marcowitz 25 vjeēe
    Vilma Lytle 31 vjeēe
    Frances Nelson 25 vjeēe,
    Ann Kopsco 25 vjeēe,
    Agnes Jenson 29 vjeēe.

    Mjekėt e Skuadronit 807 Ajror

    Laurence D. Abbot Newajgo, Michigan,
    John P. Wolf Milwaukee, Wisconsin,
    Charles J. Adams Niles, Michigan,
    Robert A. Cranson Sandy Creek, New York,
    Raymod E. Eberg Steeleville, Illinois,
    Harold L. HAYES Indianola, Ioėa,
    Robert E. Owen Weldon, New York,
    Paul G. Allen Greenville, Kentucky,
    Jems P. Cruise Brokton, Massachusetts,
    William J. Eldridge Eldrige, Kentucky,
    Gordon M. Mackinnon Los Angeles, California,
    Charles F. ZEIBER, Reading, Pennsilvanya,
    Hornsby (802 d Maes) Manchester, Kentucky,

    Ekuipazhi i avionit
    Pilot i parė Charles B. Thrasher 24 vjeē,
    Daytona, Florida,
    Piloti i Dytė, James A. Baggas, 28 vjeē,
    Savannan, Gergia,
    Shefi i Ekuipazhit Wills L. Shumaway,
    23 vjeē, Tempe, Arizona,
    Radist, Richard Lebo 24 vjeē, Halifax,
    Pennsilvania.


    Neser do te lexoni


    Ēfarė ndodhi me pėrkthyesin Kostaq Stefa pas kthimit nga misioni pėr riatdhesimin e 30 ushtarakėve amerikanė

    Rrėfimi i tė shoqes pėr pabesinė e Sigurimit tė Shtetit me mikun e Harri Fullcit dhe bashkėpunėtorin e amerikanėve gjatė luftės.

    Misteret e gjyqit ushtarak dhe pushkatimi pas mesnatės sė 3 marsit ‘48.
    E bija: Odiseja 50-vjeēare nė kėrkim tė vendvarrimit

    Panorama
    23 shkurt 2009
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-04-2009 mė 01:59

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    E shoqja e pėrkthyesit tė pushkatuar: Ja si na masakroi Sigurimi i Shtetit

    AFRIM IMAJ

    “Ndodhi me Kostaqin diēka e pabesueshme. E urdhėruan tė shoqėronte amerikanėt gjatė operacionit tė dimrit dhe sa u kthye prej aty e kryqėzuan si agjent tė tyre. Ata qė i besuan misionin e vėshtirė e vunė pėrpara skuadrės sė pushkatimit”Rrėfimi i familjarėve tė njeriut qė u martirizua barbarisht njė natė marsi tė vitit ‘48, mundohet tė pėrqendrohet nė thelbin e metamorfozės qė ka pėrjetuar Kostaqi i tyre i dashur. E para, Eleni, gruaja qė ka kaluar pjesėn mė tė bukur tė jetės nė krahė tė tij, pastaj Elda, Vangjua, Vitorja e Parashqevia, fėmijėt qė i deshi si sytė e ballit profesori i “Harry Fultz”-it, teksa u kthehen kujtimeve pėr ditėt qė kanė kaluar bashkė, pėrloten e hera herės shpėrthejnė nė dėnesė pavarėsisht se tragjedia i pėrket njė kohe tė largėt. Mundohen tė jenė modest e tė pėrmbajtur, pa e fshehur krenarinė pėr jetėn dinjitoze tė Kostaqit. Kur bie fjala pėr pėr mėnyrėn si u martirizua, tė rekomandojnė pėr tė lexuar shėnimet qė kanė mbajtur nga rrėfimet e Elenit gjatė viteve. Megjithėse ajo ende vazhdon ta ruaj kujtesėn dhe dėshiron ti rrėfejė vet momentet kur sigurimi i shtetit nė mėnyrėn mė barbare do ti merrte jetėn Kostaqit tė saj...


    Eleni: Ditėt e ankthit pa Kostaqin


    “Ishte njė pasdite nėntori kur Kostaqi na foli pėr misionin qė i kishin besuar. Pa shumė hollėsi na shpjegoi se do shoqėronte njė trupė ushtarake amerikane, qė kishte mundur tė mbijetonte pas rrėzimit tė njė avioni nė Belsh tė Elbasanit.
    “Ata janė aleatėt tanė nė luftėn kundėr gjermanėve dhe janė nė rrezik tė madh po tė kapen prej tyre”, shtoi ai. Tė nesėrmen sipas planit mbėrritėn nė Berat. Dy prej tyre erdhėn nė shtėpinė tonė. Me sa mėsuam ishin me profesion infermiere. Ndenjėm deri vonė atė natė me to. Ju ofruam gjithēka pėr t’u qetėsuar dhe folėm gjatė rreth luftės dhe pushtuesit. Nė mėngjes u nisėn nė inkursionin e riatdhesimit. Kostaqi u nis bashkė me ta. Na tha se do tė kthehej sa t’i pėrcillte nė njė bazė tė sigurt. Kaloi njė ditė, dy, tre. Kaluan disa javė. Asnjė lajm pėr fatin e tij. Ankthi sa vinte e shtohej. Shumė herė kur merrja vesh ofensivėn e forcave gjermane mė bėhej sikur prisja kot kthimin e tij. Kishte raste qė mendoja se s’do ta shihja mė kurrė. E quaja mrekulli sikur tė kthehej gjallė. Megjithatė shpresat nuk i humba deri sa pasditen e 30 janarit ‘44 Kostaqi trokiti nė portė. Mjaftoi kaq qė shtėpia tė gjallėrohej menjėherė. Tė parėt turfulluan fėmijėt. U ēuan nė kėmbė si tė tėrbuar dhe filluan tė thėrrasin “Erdhi Taēi” “Erdhi Taēi”. Ndenjėm deri nė tė gdhirė atė natė e folėm me tė pėr ditėt qė kishte rrugėtuar me amerikanėt e kėrcėnuar…


    Misioni nė vėmendjen e Ruzveltit


    “Ushtarėt e humbur” i kėrkonte drejtpėrdrejt Presidenti Ruzvelt. Ai interesohej orė e ēast pėr fatin e tyre”. Nė rrėfimin e Kostaqit ky pohim veēohej si njė nga momentet kulmore tė misionit. Pastaj tregimi i tij vazhdonte me pėrjetime nga ditė-netėt e marshimit tė jashtėzakonshėm. “Kaluam vėshtirėsi e rreziqe tė mėdha, po falė Zotit ia dolėm mbanė. Pėrshkruam tetėqind kilometra mė kėmbė, nė borė e shpate tė thepisura, poshtė fluturimit tė avionėve gjermanė qė na ndiqnin kudo. Na dha krahė bujaria e fshatarėve, qė ndanė bukėn e fėmijėve me ne. Trimėria dhe intuita e korrierėve partizanė, u bėnė zemra e misionit. Forcė e kurajo na u bė sidomos qėndrueshmėria shembullore e ushtarakėve amerikanė. Dhjetė prej tyre ishin femra, madje nė njė moshė tė re, por asnjėherė nuk thanė “u lodhėm”. Njė trupė vėrtetė heroike. Kur ecja nė krahė tė tyre mė kujtoheshin fjalėt e mikut tim Harri Fullc: ‘Mundohu ta bėsh veten dhe Atdheun tėnd sa mė tė nderuar dhe tė vlefshėm pėr tė jetuar dhe po qe nevoja tė japėsh edhe jetėn pėr tė’. Tek ta e pashė mė sė miri mishėrimin e kėsaj filozofie”. Ndėrkaq, interesimi i krerėve tė Pentagonit pėr fatin e tyre, pėr Kostaqin kishte qenė befasues. Ata e ndiqnin ēast pas ēasti inkursionin e “ushtarėve tė humbur”. Nė ēdo kontakt me radio, shtabi madhor kėrkonte tė dhėna pėr t’u ardhur nė ndihmė me tė gjitha mundėsitė. Njė ditė afėr Gjirokastrės, fluturuan dy aeroplanė tė SHBA-sė nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar grupin e ushtarakėve amerikanė, po sa ishin dalluar nga gjermanėt ishin pėrballur me njė bombardim tė rrufeshėm dhe ishin tėrhequr menjėherė. Sakaq, qyteti ishte pėrfshirė nė kaos e panik dhe njerėzit ishin larguar tė traumatizuar. Sidoqoftė, me kalimin e ditėve misioni do tė shkonte drejt suksesit dhe Kostaqi do tė ndahej me ta nė afėrsi tė Vlorės. Nė ndarje e sipėr aleatėt i dhuruan njė palė dylbi, tė cilat ia fali Mehmetit (Shehut) qysh nė takimin e parė. Rikthimi nė shtėpi i dha nė njė farė mėnyre fund makthit tė pritjes sė gjatė, po vetėm pėrkohėsisht. Hallet e familjes Stefa do tė vazhdonin dhe mė tej. Mbarimi i luftės do tė shoqėrohej me njė tjetėr tronditje nė familjen e pėrkthyesit nė Mangalem…


    Miqtė e amerikanėve nė shėnjestėr


    “Fill pas luftės, komunistėt i shpallėn amerikanėt tradhtarė. Miqtė e tyre u vunė nė shėnjestėr”. Retrospektiva e atyre ditėve tė dhimbshme, nė kujtimet e gruas sė pėrkthyesit tė pushkatuar, risjell momentet dramatike tė zhgėnjimit qė shkaktoi sjellja monstruoze ndaj aleatėve. “Vizita e parė e nė Tiranė, pas kthimit nga misioni me ushtarėt amerikanė, e kishte tronditur e befasuar Kostaqin. Shkoi aty pėr tė qėndruar disa ditė te motra, por u kthye qė tė nesėrmen. Dukej i mėrzitur e i prerė nė fytyrė. E pyeta pse nxitoi, por mė tha ta lija tė qetėsohej nga rruga. Vonė, diku nga mbrėmja mė shpjegoi gjėra e gjatė pėr atė qė e vlerėsonte mosmirėnjohje e pabesi. “Nė Tiranė po bėhet hataja,- mė tha. -Po arrestojnė teknikėt dhe ata qė kanė pasur lidhje me amerikanėt. Qeveria ka shpallur tradhtarė, miqtė e aleatėve perėndimorė...”. Mu duk e pabesueshme dhe i thashė se do tė ishte ndonjė e dhėnė dashakeqe. Po ai kėmbėngulte nė tė tijėn dhe shprehej i bindur se kishim tė bėnim me njė strategji tė fshehtė. Mė dukej marrėzi ajo qė thoshte dhe aty pėr aty, i kėrkova arsyet pse duhej tė goditeshin miqtė e aleatėve. “Ku e di unė, bėri ai duke ngritur supet dhe nisi tė rrėfejė atė qė kishte mėsuar nė Tiranė. “Kėshtu mė thanė miqtė e mi, bile mė porositėn tė ruhem se edhe pėr mua kishin dėgjuar lajme jo tė mira. Mė porositėn tė kem kujdes, tė mos flas me njeri, madje mė sugjeruan qė tė ikja jashtė shtetit. U thashė qė kėtė nuk e shkoj kurrė nė mėndje dhe se nuk kisha pse tė trembesha. Nė fund tė fundit unė isha profesor nė shkollėn e Fullcit dhe amerikanėt i shoqėrova me urdhėr tė partizanėve. Ata kishin bindje tė padiskutueshme se fushata antiamerikane do tė zgjerohej shumė...”. Vetėm kaq mė shpjegoi atė natė Kostaqi pėr lajmin ogurzi, qė kishte mėsuar nė Tiranė. Nė tronditjen qė pėrjetonte, lexohej qartazi makthi se diēka do tė ndodhte dhe me tė e i vinte keq qė ishte i pafuqishėm pėr ta ndryshuar rrjedhėn e fatit...

    Arrestimi: Nė emėr tė popullit

    “Kostaq Stefa, nė emėr tė popullit je i arrestuar!” Mjaftoi kaq dhe tre ushtarakėt e paraqitur te porta njė mbrėmje vjeshte do ta merrnin pėr mos ta kthyer kurrė tek streha e tij. Edhe pas kaq dekadash, Eleni gruaja qė lidhi jetėn me tė, e ka nė sy dramėn e atyre ēasteve. “I pari shkoi te dera Kostaqi. Pas tij u avitėm unė me fėmijėt. Policėt i komunikuan urdhrin e arrestit dhe menjėherė i hodhėn prangat. Pastaj e tėrhoqėn me forcė dhe dolėn nė rrugė. Ngriva e tėra dhe nisa t’i ndjek nga prapa. Ashtu nxitimthi vrapova deri te hyrja e Degės sė Brendshme. Pyeta aty, por ishte e pamundur pėr tė mėsuar gjė. Prita disa minuta dhe ika me shpresėn se do tė ishte ndonjė keqkuptim. Por fatkeqėsisht jo....”. Teksa flet pėr dramėn e tė shoqit, Eleni ndalon nė momentet e pėrballjes me njerėzit e sigurimit. “Menjėherė pas arrestimit e nisėn nė Tiranė. E mbajtėn tre muaj nė hetuesinė speciale aty dhe e rikthyen Degėn e Brendshme tė Beratit. Njė ditė mė thirrėn dhe mua atje. Shkova me shpresėn e ndonjė lajmi tė mirė. Mė priti nė zyrė njėri nga hetuesit e Kostaqit, i cili pas pyetjeve standarde, doli aty ku i interesonte. “Ju jeni mėsuese, - mė tha. - Besoj se do tė kuptohemi mirė?”. - “Po”, i thashė. “Pa mė thuaj sa herė ka ardhur Harri Fullci nė shtėpinė tuaj?, “Fullci nė shtėpinė tonė?! As edhe njėherė”,- iu pėrgjigja aty pėr aty. “Nuk besoj. Po mbledhjet qė ka bėrė tek ju me miqtė e tij?!” -”Nė shtėpinė tonė, Fullci nuk ka qenė kurrė. Asnjė mbledhje sekrete nuk ėshtė bėrė te ne”,- iu pėrgjigja unė. Pastaj ai ndėrroi taktikė dhe me njė lloj mirėsjellje tė stisur pohoi se Kostaqi kishte deponuar tė kundėrtėn. “Nuk besoj kurrė qė tim shoq tė thotė gjėra tė paqena. Ma sillni kėtu t’ia them nė sy.”, i thashė unė e turbulluar. Hetuesi shtrembėroi fytyrėn dhe me vėshtrimin nga dritarja ma bėri me shenjė tė dilja nga zyra. Ashtu bėra...


    Vendimi: “Dėnim me vdekje”


    “Gjyqi i Kostaqit u bė nė mesin e janarit 1948. Ishte njė gjyq ushtarak me dyer tė mbyllura. Mjaft nga tė njohurit mė thanė tė pėrgatitesha pėr mė tė keqen. Sidoqoftė nė ditėn e caktuar u paraqita nė kinemanė e qytetit, ku ishte paralajmėruar zhvillimi i tij. Kur mbėrrita aty i pari qė takova ishte njė komshiu ynė. Me zėrin qė i dridhej mė tha se ēdo gjė kishte mbaruar dhe Kostaqin e kishin dėnuar me vdekje, me pushkatim. Mu errėn sytė dhe nuk dija ēfarė tė bėja. Ndenja njė ēast sa pėrmblodha veten dhe mora rrugėn pėr nė shtėpi. Sa mbėrrita aty, ja behėn njerėzit me radhė. Dėnimi i Kostaqit kishte rėnė si rrufe nė qiell tė pastėr. Ēfarė kishte bėrė? Cilin kishte tradhtuar? Kė kishte vrarė? Cila ishte veprimtaria armiqėsore e tij? E vetmja shpresė qė na ngrohte ato momente ishte rishqyrtimi nga Gjykata e Lartė. Vetėm ajo mund tė ndėrhynte pėr t’i falur jetėn. Po ende pa mbėrritur pėrgjigjja prej saj, njė tabor me policė trokitėn nė portėn e shtėpisė dhe bėnė konfiskimin e pasurisė. Diku pas njė muaji nga Gjykata e Lartė na njoftuan se Kostaqit i ishte falur jeta. Nga dėnim me vdekje ia kishin konvertuar nė 101 vjet burg, tė cilin do ta vuante nė burgun e Burrelit. Kjo na gėzoi pa masė dhe nė shtėpi filluan tė na vijnė njerėz pėr urim. Sidoqoftė momentet e gėzuara nuk do tė vazhdonin gjatė. Njė ditė krejt papritur kur djali i madh, Alfredoja do ēonte ushqimet pėr Kostaqin te Dega e Brendshme, oficeri i rojės, duke ia kthyer mbrapsht do t’i komunikonte lajmin e tmerrshėm: “Pėr Kostaq Stefėn i keni kėto? Thoni rroftė Partia, se ai ėshtė pushkatuar sot nė mėngjes”. Nuk desha t’i besoja asaj qė mė tha Alfredoja me lot nė sy dhe u nisa vetė pėr aty. Po edhe mua mė thanė tė njėjtėn gjė. U kujtova pėr vendimin e Gjykatės sė Lartė, por ishte e kotė. Ata rrinin pėrballė meje sikur mos tė kishte ndodhur gjė dhe ma bėnin me shenjė tė largohesha prej aty. Njė ēast e humba durimin dhe nisa t’i shaja me zė tė lartė, por shkelmi i njėrit prej policėve mė hodhi pėr tokė. Ndenja ashtu e pėrhumbur pėr disa ēaste dhe pastaj mora rrugėn pėr nė shtėpi. Nuk e di se si mbėrrita deri aty, po mbaj mėnd qė bashkė me fėmijėt ia dhamė kujės me dėnesė”.


    Barbaria e natės sė 3 marsit ‘48


    Ishte natė kur i nxorėn nga qelia, njė natė marsi e errėt pa hėnė. I futėn nė gazin e Degės sė Brendshme dhe i drejtuan tek vendi i pushkatimit. Tė dėnuarit me vdekje rrinin nė heshtje dhe deshifronin secili nė mėnyrėn e vet atė qė i priste. Tė mbėshtetur nė supet e njėri-tjetrit, kujtonin kalvarin qė kishin lėnė pas, pa kuptuar ēfarė do tė ndodhte mė tej. Madje, as Kostaqi, pėrkthyesi i aleatėve gjatė luftės, nuk ishte nė gjendje tė pėrkthente gjuhėn e barbarisė qė i shoqėronte nė fundin greminor. “Kėtu!” thirri eprori i skuadrės sė pushkatimit dhe ata u shkundėn nga pėrgjumja e thellė. Me sa dukej djalli vet kishte gjetur humbėtirėn. U dėgjua breshėria e parė. Pastaj njė breshėri tjetėr. Kostaq Stefa ra nė rrėnjėt e gėmushės. Pas tij ranė njė nga njė tre tė tjerėt. Lopatat qė kishin hapur gropėn e zezė, tani po kthenin baltėn nė vendin e saj, por me njė ndryshim, pėr tė bėrė mbulojėn qė “dheu s’e fsheh dot”. Mjaftoi kaq dhe pėrkthyesi i viteve tė luftės me tre tė tjerė, u bėnė shokė me baltėn e pėrroit tė Uznovės. Miqtė e tij u harruan nė harrim. Sidoqoftė, misteri nuk do mbetej i tillė pėrgjithmonė. I fundmi i dėshmitarėve tė natės tragjike, njė ditė do tė hapte gojėn. Njerėzit e mirė do tė nxitonin pėr te vendvarrimi i fshehtė. Kazmat do takonin eshtrat e pleksura me telin me gjemba dhe historinė e dhimbshme tė natės pa hėnė tė 3 marsit ‘48. Dalėngadalė do tė zbulohej dhe barbaria, qė mjeshtri i pėrkthimeve Kostaq Stefa, nuk mundi ta pėrkthente ato ēaste fatale.


    Dhurata e Jordan Misjes


    Familjarėt e Kostaq Stefės, pėrkthyesit tė amerikanėve gjatė luftės, janė tė lumtur qė kanė mundur tė ruajnė nga koleksioni i tij njė dhuratė tė Jordan Misjes. Ėshtė njė portret, qė piktori i martirizuar nė barrikadat e luftės pėr liri, e ka punuar me merak gjatė ditėve tė miqėsisė me Kostaqin. Eleni, e shoqja e tij, kujton se Jordani, njė nga shokėt e afėrt tė Kostaqit kur ishte mėsues nė Dibėr, iu lut njė ditė pėr t’i pozuar dhe hodhi nė telajo portretin e tij. “Jemi nė luftė, - i tha - dhe e nesėrmja nuk i dihet”. Qysh atėherė, rrėfen e moshuara 100-vjeēare, e kemi ruajtur si diēka tė rrallė e tė shenjtė.

    Panorama
    24 shkurt 2009

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Kostaq Cipo
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 00:39
  3. "Naim Frashėri nė gjykimet e Prof. Kostaq Cipos"
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •