Nese do e humbas personin qe dashuroj per dicka qe ka lidhje me te shkuaren time, atehere nuk eshte personi qe me dashuron . Ne nje lidhje dashurie nuk dua te kem frike te shpreh ate qe ndiej ate qe jam, kam qene dhe cdo lloj gjeje tjeter, nese kam bere gabime ne te shkuaren eshte 100 here me mire qe personi qe kam ne krah ta dije . Ne nje lidhje besimi eshte gjithcka, nese fillon nje lidhje me genjeshtra atehere eshte e kote ta vazhdosh, eshte si nje farse qe ti e jeton dite pas dite. Ne radhe te pare nuk dua te genjej veten dhe as me pak personin qe dua.Te gjithe gabojme dhe gjithashtu mesojme nga gabimet tona, e tille eshte jeta dhe te tille jane qeniet njerezore.Ndoshta kur eshte gabuar , nuk kam zgjedhur une nga padituria a cdo gje tjeter, ama mund te zgjedh te mos gaboj duke mashtruar dhe genjyer njeriun qe dua, dhe pse jo dhe veten time.
Te gabosh eshte njerezore , e rendesishme eshte ti pranosh gabimet dhe jo ti fshehesh ato. Ai qe do kem ne krah dua te me doje mua , per ate qe jam dhe per ate cka mund te jemi te dy per njeri-tjetrin.Per mendimin tim gabimi me i madh eshte te nisesh nje lidhje Dashurie te bazuar mbi genjeshtren, sado e dhimbshme te jete ajo e kaluar , sinqeriteti dhe besimi se ajo qe ke krijuar eshte me e forte se e shkuara jote eshte mbi gjithcka.
Krijoni Kontakt