Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Vjedhja, ky rast i humbur për Policinë e Kosovës


    Ardian Zejnaj

    Pas dy muajve nga dita kur ndodhi vjedhja, për datë 23 qershor 2009, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar një seancë, ku ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, do të prezantojë rezultatet e deritanishme të historisë së vjedhjes në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Pas kësaj deputetët do të mund të diskutojnë për këtë ngjarje. Sigurisht, se gjatë kësaj seance do të dëgjojmë të paktën tri shpjegime dhe qëndrime të ndryshme, varësisht se nga cili kënd do të flitet.

    Ministri Pajaziti do të deklarojë se hetimet po vazhdojnë dhe se kemi arrestuar disa veta (krejtësisht palidhje), se kemi dërguar provat për verifikim dhe analizë, se kemi suspenduar disa zyrtarë policor nga puna për rastin (krejtësisht të pafajshëm), se po bëjmë çdo gjë që ky rast të zbardhet sa më shpejtë, por se dorëheqje nuk do të japim. Pastaj do ta marrin fjalën shefat e grupeve parlamentare dhe deputetët, të cilët do të japin dy qëndrime: shefat e grupeve parlamentare dhe deputetet e pozitës (përjashto ndonjë deputet, si Termkolli apo Rrustemi), do të deklarohen në mbështetje të asaj që thotë ministri, duke e inkurajuar që ta vazhdojë detyrën edhe më tutje. Ndërsa grupet parlamentare dhe deputetet e opozitës, përveç që nuk do të pajtohen dhe nuk do ta besojnë atë që thotë ministri, do të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi individuale, duke kërkuar largimin e ministrit dhe shefit të policisë nga detyra.

    Megjithatë, pika e përbashkët e diskutimi të të gjitha palëve në Kuvendin e Kosovës do të jetë, se rasti i vjedhjes në ndërtesën e Policisë së Kosovës e ka dëmtuar rend imazhin dhe besimin që qytetarët kishin ndërtuar me vite për Policinë e Kosovës, duke ngritur dyshime në aftësitë dhe përkushtimin e policisë për të vendosur rend dhe qetësi në Kosovë. Një konstatim i tillë është padyshim i vërtetë, por që të pavërteta janë shumë gjëra që janë thënë deri më tani për këtë rast, sidomos nga zyrtarët e qeverisë dhe Policisë së Kosovës. Pra, ose ka një mos-informim të zyrtarëve qeveritarë dhe policor për atë që ka ndodhur, ose ka një keqinformim të qëllimshëm të opinionit nga ana e zyrtarëve qeveritar dhe policor për atë që ka ndodhur në të vërtet në ndërtesën e Policisë së Kosovës.

    Deri tani nga zyrtarët e qeverisë apo policisë kemi dëgjuar mjaft variante për ngjarjen e ndodhur, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar apo lexuar një raport konkret që do të na tregonte, se çfarë ka ndodhur në të vërtet në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Tri janë pyetjet që deri më tani nuk kanë marrë përgjigje: kur, kush dhe çfarë është vjedhur në ndërtesën e Policisë së Kosovës? Të dhënat zyrtare kanë treguar se janë vjedhur rreth 50 kilogram drogë-heroin dhe disa qindra mijëra euro dhe valuta të tjera. Do të thuhet se mungesa e provave në dhomën e dëshmive është marr vesh në javën e tretë të muajt prill, ndërsa që autorët e kësaj vjedhje po kërkohen. Më kaq të dhëna është mjaftuar dhe ndjerë e detyruar policia dhe qeveria e Kosovës t’u thotë qytetarëve. Ne kuptojmë se jo të gjitha detajet e procedurës së hetimit duhet të publikohen, për shkak të sekretit hetues, por të dhënat e sakta se çfarë, kur dhe si janë vjedhur gjërat, opinion dëshiron t’i dijë.

    Edhe pse Policia dhe qeveria thotë se janë dërguar disa mirko-prova për t’u analizuar jashtë Kosovës, përsëri ajo nuk do të zgjidhë rastin, ngase aty kanë hyrë shumë veta dhe nuk dihet se kush ka hyri i fundit dhe as kush është hajni. Në këtë rast, shumë lehtë (siç ndodhi kohëve të fundit) secili në Kosovës mund të jetë viktimë e pafajshme e policisë! E keni parë se, si janë suspenduar policët nga puna, edhe pse nuk kanë lidhje me rastin, por që fatkeqësisht kanë qëlluar në detyrë gjatë asaj dite apo nate kur është marr vesh se dëshmitë nuk gjenden në dhomë. Duke vepruar kështu, udhëheqja e policisë dhe qeveria e Kosovës u ikin disa çështjeve shumë me të rëndësishme, për të cilat asnjëherë nuk kanë dhenë përgjigje, kjo se ndoshta nuk u duket e rëndësishme, ose nuk u është lejuar, ose nuk kanë me të vërtet përgjigje dhe nuk dinë se, çfarë duhet t’u thuhet qytetarëve të vendit.

    E para, as Policia dhe as qeveria nuk janë deklaruar se, nën kompetencat e kujt ka qenë dhoma e dëshmive në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Zyrtarë policorë më kanë deklaruar se kjo zyrë ka qenë nën përgjegjësinë e UNMIK-ut ende, dhe se transferi i përgjegjësive ka pasur për të ndodhur në muajin maj, pas shtyrjeve të vazhdueshme që kanë ndodhur nga muaj shkurt-mars-prill.
    E dyta, Policia e Kosovës fare nuk e di se, kur ka ndodhur vjedhja. Vetëm kur ka ardhur koha për transferin e përgjegjësive, është kuptuar se dhoma e dëshmive është e zbrazet. Zyrtarët policor kanë deklaruar, se ata vërtet nuk e dinë se kur ka ndodhur vjedhja, në cilën periudhë dhe për sa kohë. Pra, a ka ndodhur vjedhja për një ditë apo natë, apo vjedhja ka ndodhur në një periudhë me të gjatë kohore.

    E treta, nuk është thënë saktë, se, çka është vjedhur saktësisht në dhomën e dëshmive? Zyrtarët policor, që nuk janë pjesë e gardës së lartë të policisë dhe nuk janë të rrezikuar fare nga kjo ngjarje, kanë deklaruar se të dhënat e bëra publike, janë shumë herë me të minimizuara, se që në të vërtetë do të duhej të ishin. Ata thonë se ka pasur rreth dhjetë herë më shumë drogë dhe para të vjedhura, se që është deklaruar.

    E katërta, nuk është thënë, se të çfarë rëndësie kanë qenë provat apo dëshmitë që janë vjedhur? Zyrtarët policorë thonë se, dëshmitë kanë qenë thuajse të gjitha që kanë pasur të bëjnë me raste serioze, duke filluar nga krimet e luftës, krimet e pas-luftës, e deri tek dëshmitë për alarme të rrejshme, për gjoja tentim-atentate, siç ishte rasti me shtëpinë e kryeministrit Thaçi, edhe këto prova thonë se kanë qenë aty.

    E pesta, nuk po arrihet të thuhet se kush e ka kryer vjedhjen? Natyrisht se qytetarët nuk kanë mundur të hynë të vjedhin aty dhe as e kanë ditur se ku është dhoma dhe çfarë ka brenda. Vjedhja është kryer pa asnjë dyshim nga brenda Policisë, vetëm se çështja është, nëse kjo ka qenë vjedhje për qëllime kriminale apo ka qenë një zhdukje e organizuar e provave në mënyrë të qetë për interesa të dikujt nga brenda apo jashtë Policisë se Kosovës?

    E gjashta, nuk është thënë asnjëherë, se pse, në njërën anë janë grumbulluar të gjitha ato dëshmi në një dhomë, dhe në anën tjetër, pse nuk është siguruar dhoma. Raporti i Inspektoratit ka shkruar se Policisë së Kosovës i është tërhequr vërejtja për rrezikun që mund t’i kanoset dhomës, por që Policia nuk ka ndërmarr hapa për të zbatuar masat e reja të sigurisë. Sipas zyrtarëve policor, grumbullimi i gjithë asaj sasi droge dhe parave (ata thonë rreth 500 kilogram drogë dhe disa miliona euro) në një vend, ka ndodhur ngase Kosova nuk ka kushte për asgjësimin e drogës dhe se ajo nuk mund të asgjësohet në ambient të hapur, sepse mund të helmojë popullsinë, kurse paratë nuk dihet pse kanë mbetur aty. Ndërsa, që variante të tjera nuk janë shikuar fare, si p.sh. eksporti i sajë jashtë Kosovës, kompanive farmaceutike. Tani, nëse me asgjësimin e sajë është kërcënuar popullsia, shitja e saj, përveç që do të pasurojë ata që e kanë vjedhur, do të vras më më pamëshirë po këta njerëz të Kosovës, ndoshta edhe me gjerë.

    Pra, edhe pse e gjithë kjo ka ndodhur, askush nuk e merr mundin për t’u deklaruar apo për të hetuar të vërtetën e kësaj ngjarje, ngase vëmendja nuk është përqendruar tek dëmi që rasti i ka shkaktuar në radhë të parë Policisë, por edhe shoqërisë së Kosovës, por vëmendja është përqendruar tek llogarit politike që mund të nxirren nga ky rast. Pozitës po i “ec kungulli mbi ujë” ende, sepse e mendon veten aq të fuqishme sa, askush nuk do të mund ta sfidojë apo t’ia luaj karrigen, pa qarë kokën se cilat do të mund të jenë pasojat e kësaj sjellje. Opozita në anën tjetër, në mungesë të qasjes dhe përgjegjësive direkte për t’u marr me rastin, ka mbetur e pafuqishme dhe në suazat e kritikave, duke kërkuar dorëheqjen e shefave, që përsëri nuk po ndihmojnë apo nxisin opinionin publik për të reaguar më fuqishëm ndaj rastit.

    Kërkesat për dorëheqje të ministrit apo drejtorit të policisë mund të jenë vetëm një element në këtë histori, por se çështjet kryesore janë, se nga po drejtohet shoqëria e Kosovës, cila është rrugë që po merr dhe a është e vetëdijshme sa duhet për atë që po i ndodhë apo që mund t’i ndodhë? Çfarë institucionesh po ndërtojmë apo duam të ndërtojmë? Policia e Kosovës deri në muajin prill ka qenë institucioni me i besuar dhe më i respektuar në Kosovë, dhe tani për një moment i gjithë ky besim dhe respekt zhduket! Pse? Është për shkak të punës së keqe të vet Policisë apo për shkak se Policia është detyruar të punojë keq, ngase brenda sajë është futur politika ditore?!

    Duket se më shumë e ngjanë e dyta dhe kjo për disa arsye. Policia e Kosovës deri më tani asnjëherë nuk është trajtuar seriozisht dhe dinjitetshëm nga qeveria. Madje është një nga institucionet që në vazhdimësi është injoruar, edhe atëherë kur ata kanë pasur vështirësi dhe kërkesa janë mashtruar se do t’u përmirësohen kushtet dhe ambienti i punës. Natyrisht, se ky injorim dhe gënjeshtrat e vazhdueshme i kanë dekurajuar policët për të qenë me të efektshëm dhe kujdesshëm. Policia konsideron se është duke bërë shumë më tepër, se që është duke u trajtuar nga qeveria e Kosovës. Dhe deri sa të mbizotëroj ky mendim tek policët e Kosovës, sigurisht se nuk mund të presim më shumë nga ata, madje duhet të jemi të kujdesshëm se gjërat vetëm sa do të mund të shkojnë drejtë përkeqësimit!

    Kjo gjendje e mosmbështetjes së policisë së Kosovës, nuk përjashton mundësinë që brenda saj të ketë krijuar kriminel, që fshihen brenda uniformës policore. Nëse ka ndodhur diçka e tillë, (vjedhja nuk ka si të quhet ndryshe, vetëm se kriminale dhe ata që e kanë kryer kriminel), atëherë pyetja që duhet drejtuar ministrit dhe qeverisë është, se cilat janë shkaqet dhe arsyet që detyrojnë këta njerëz të shfrytëzojnë uniformën për të kryer akte kriminale? Ndryshe, nuk ka kuptim, që institucioni që bëri punën me të mirë në Kosovën e pas vitit 1999 dhe më i lavdëruari për rolin e vet nga qytetarët dhe mekanizmat ndërkombëtar e vendorë, të shkatërrohet me një të goditur brenda natës.

    Arsyet që do ta dërgonin Policinë e Kosovës drejtë “shkatërrimit” janë të shumta, por më kryesoret janë: pagat e ulëta (shefat marrin rroga marramendëse duke qëndruar në zyre, ndërsa policët që përballen me rreziqe çdo ditë paguhen sikur të ishin raste sociale), pasiguria në punë (asnjëri nuk e di që nëse ndeshet me kriminel, a do të mund të shpëtoj pa u dëmtuar), mos-stimulimi për punën që bëjnë (policëve nuk u paguhet puna jashtë orarit dhe me rrezik të lartë), mos ofrimi i sigurimit pensional për ta dhe familjet e tyre në rast fatkeqësie (kemi raste kur policët kanë renë në detyrë dhe familjet e tyre sot janë harruar), mos ofrimi i sigurimeve shëndetësore për ta (kemi policë që sot e kësaj dite kanë mbetur të paaftë për punë, madje edhe në gjendje kome, dhe të cilët nuk kanë kujdes shëndetësor shtetëror).

    Në një gjendje të tillë, sigurisht se nuk duhet të çuditemi nëse brenda Policisë së Kosovës do të krijohen kriminel, siç edhe ka filluar të ndodhë kohëve të fundit, ku policia shfrytëzon uniformën për ta dëmtuar dikë ose për t’i krijuar favore një pale në dëm të palës tjetër. Edhe më keq se sa kjo, që Policia e Kosovës të filloj të përdoret politikisht për qëllime të partive, duke shndërruar policinë në “milici partiake” dhe për llogari të pushtetit. A është e njoftuar udhëheqja e Policisë së Kosovës për gjëra të tilla? Nga ajo që shohim, jo! Ngase shefat e Policisë së Kosovës se kanë mendjen tek policët apo vartësit e tyre, por tek shefat e tyre politik! Shefat e Policisë së Kosovës nuk duket se janë aty për t’i udhëzuar drejtë policët dhe për t’u shërbyer qytetarëve, por janë aty për t’i shërbyer politikës ditore dhe politikanëve. Veprime këto shumë të rrezikshme dhe me pasoja të renda për shtetin e ri të Kosovës, që mëton të jetë demokratik.

    Në këtë kontekst, secili nga ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse shumë lehtë mund të jemi viktimë apo kriminel i apostrofuar nga Policia e Kosovës, në përpjekje për ta kthyer besimin dhe imazhin e mirë, që dikur e kishte Policia e Kosovës. E vërteta është se, pas vjedhjes së ndodhur Policia nuk është më ajo që ka qenë, i duhet shumë punë për ta kthyer epitetin dhe besimin që ka pasur deri në ditën e vjedhjes në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Një rrugë në drejtimin të përmirësimit të situatës do të ishte ikja dhe mospranimi i urdhrave të politikës ditore, duke kryer detyrat me profesionalizëm. Sepse, pranimi i përgjegjësisë dhe dorëheqja nuk janë pjesë të kulturës politike në Kosovë, kështu që edhe kërkesat e opozitës më duken të parealizueshme për këtë kohë!

  2. #12
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    “Baba” i Kushtetutës së Kosovës

    Nehat Bllacaku

    Kushtetuta e Kosovës do të mbrohet nga i vetë shpalluri “baba”. Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës Enver Hasani, u bë edhe “babë” i Kushtetutës vetëm disa muaj pasi e kishte shpallur veten “babë”, përmes SMS-ve të famshme, kërcënuese dhe denigruese ndaj njërit prej kolegëve të tij! Kjo flet më së miri, për rëndësinë që po i kushtohet Kushtetutës sonë.

    Për tri vite sa qëndroi në krye të universitetit publik, profesorët, dekanët e fakulteteve, studentët dhe opinioni i gjerë e kanë njohur përmes kacafytjeve apo veprimeve kundërshtuese me trupën akademike të universitetit. Krijoji hasmëri dhe kundërshti me të gjithë, mori vendime të ndryshme që nuk u realizuan asnjëherë. Çka la pas? Asgjë, përveç një gjendje edhe më të keqe në universitetin publik, se para tre viteve.

    Kemi nevojë të dimë se si do të mbrohet kushtetutshmëria, nga një njëri me një sërë lëndësh dhe padish kundër tij nga profesorë të nderuar dhe fytyra publike? Çka mund të pritet nga një njëri i cili ka treguar një udhëheqje burokratike të universitetit publik? Njëri i cili u bindet vetëm urdhrave të “bosëve” politik?

    Duke qenë një institucion në mbrojtje të kushtetutshmërisë, Gjykata Kushtetuese do të duhej të kishte në krye të saj një njëri meritor, i dëshmuar për veprimet e mira, profesionale dhe pa afera dhe akuza publike. Padyshim që Kosova ka njerëz të tillë. Interesat e ngushta politike dhe deputetët e zgjedhur nga populli janë meritor për këtë gjendje. Madje jo vetëm për këtë rast por edhe për shumë e shumë vendime të tjera.

    Më kujtohet fundi i seancës së Kuvendit të Kosovës, kur ishin votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë shefat e grupeve parlamentare si asnjëherë më parë shpreheshin të kënaqur. Raste të pajtimit të tillë na ka ndodhur të shohim shumë rrallë, por në këtë rast duke marrë të gjitha partitë hisen e tyre, natyrisht që shpreheshin të kënaqur.

    Duke parë besueshmërinë e vogël të opinionit në institucionet publike, do të duhej të punohej në krijimin e një imazhi të mirë dhe në drejtim të ngritjes së besimit. Që në fillim të themelimit të saj, besimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbehet duke vendosur në krye të saj në njëri, i cili në mos për asgjë është përfolur për vendime apo sjellje jo të mira publike.

    Pra, për shkak të akuzave dhe veprimeve të ndryshme të bartësve të institucioneve publike për vite me radhë, është krijuar një imazh jo i mirë dhe një besim i vogël. Duhet punuar shumë dhe të kalojë një kohë e gjatë për të kthyer imazhin dhe ngritur besimin. E para kjo do të bëhej duke vendosur në krye të institucioneve njerëz të devotshëm, duke lënë anash figurat e njohura që shpesh here kanë lënë gjurmë jo të mira në karrierën e tyre.

    Do të tingëllojë keq për të gjithë kur një ditë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paraqitet në gjykatat e niveleve të ndryshme si i paditur. Megjithëse është bërë praktikë në Kosovë që njerëzit me poste publike paditen më kot në gjykatë për çfarëdo që të jenë paditur, do të ishte e moralshme që njerëz me padi për punën në institucionin publik të mos ngriheshin në poste edhe më të larta.

    Edhe nëse themi që kushdo mund të paditet dhe për çështje të ndryshme. Mendoj që nuk mund të jenë të gjithë fajtor apo të ngrenë padi më kotë profesorët e universitetit publik.

    Duke mësuar nga humbja e besimit dhe zvogëlimi i vazhdueshëm i vullnetit për të dalë në zgjedhje, deputetët e zgjedhur në veçanti dhe institucionet në përgjithësi do të duhej që të mendonin gjatë para emërimit në poste publike siç është kreu i Gjykatës Kushtetuese.

    Një institucion serioz dhe i rëndësishëm si gjykata kushtetuese do të duhej të kishte një udhëheqës serioz, të pa anshëm dhe me kredibilitet. Vetëm kështu do t’i kushtohej rëndësi kushtetutës apo (libri themeltar i shtetit) siç e quajnë në Shqipëri.
    Me fjalë të tjera “babë” se jo mahi!!!

    (Autori është drejtor ekzekutiv në OJQ Mileniumi i Ri. Qëndrimet në këtë shkrim janë personale)

  3. #13
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Trashëgimia e shteteve në të drejtën ndërkombëtare, RSFJ-ja, Serbia dhe Kosova

    Shkëlzen Gashi

    Bashkësia Evropiane, me qëllimin që ta ndërpresë konfliktin mes serbëve e kroatëve dhe ta pengojë përhapjen e tij gjetiu nëpër ish-Jugosllavi, më 27 gusht 1991, përkatësisht më 3 shtator 1991 themeloi Konferencën për Paqe në Jugosllavi. Mandati për ta kryesuar këtë konferencë iu besua Lordit Carrington.

    Në konferencë morën pjesë të gjitha republikat e Jugosllavisë, por jo edhe krahinat. Kjo sepse, siç thotë Lordi Carrington në një intervistë të dhënë në gusht të vitit 1992, Konferenca për Paqe në Jugosllavi ishte e obliguar që të gjitha zgjidhjet t’i kërkonte brenda kufijve ekzistues, e meqë Kosova ishte pjesë e Republikës së Serbisë, problemi i saj shikohej brenda këtyre kufijve.

    Ç’është e vërteta, siç e thotë Richard Caplan në librin e tij Europe and the Recognition of the New States in Yugoslavia, Lordi Carrington e përjashton Kosovën nga ky proces për ta siguruar pjesëmarrjen e Slobodan Millosheviqit. Sidoqoftë, më pas, Konferenca për Paqe në Jugosllavi e themeloi Komisionin e Arbitrazhit të përbërë nga pesë juristë, që të gjithë presidentë të gjykatave kushtetuese të vendeve të BE-së. Ky Komision, i udhëhequr nga juristi francez Robert Badinter, prej 29 nëntorit 1991 e deri më 13 gusht 1993 lëshoi 15 mendime, të cilat do të kenë ndikim në të ardhmen e RSFJ-së.

    Në mendimin e parë të datës 29 nëntor 1991, thuhet se ish-Jugosllavia gjendet në procesin e shpërbërjes dhe se nuk i plotëson kriteret e pjesëmarrjes dhe të përfaqësimit, të domosdoshme për një shtet federal. Nisur nga kjo gjendje, vetëm republikat, e jo edhe entitetet territoriale të tipit autonom, u cilësuan si entitete me të drejtën e shkëputjes, e për rrjedhojë edhe me të drejtën e trashëgimit të ish-RSFJ-së.

    Serbia konsideronte se republikat që kishin shpallë pavarësinë ose sovranitetin, në fakt ishin shkëputë nga RSFJ-ja, e cila sipas saj vazhdonte së ekzistuari. Porse, Badinteri në mendimin numër 10 thotë se RFJ-ja (Sërbia dhe Mali i Zi) është shtet i ri dhe nuk mund të konsiderohet si trashëgimtare e vetme e RSFJ-së. Komisioni i Arbitrazhit konsideron se shtetet trashëgimtare të RSFJ-së janë: Republika e Kroacisë dhe Republika e Sllovenisë, 8 tetor 1991; Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, 17 nëntor 1991; Republika e Bosnje-Hercegovinës, 6 mars 1992, dhe Republika Federale e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi), 27 prill 1992.

    Sipas Komisionit të Arbitrazhit, trashëgimi i shteteve nënkupton zëvendësimin e një shteti me një tjetër në përgjegjësinë për marrëdhëniet ndërkombëtare të territorit dhe kjo shfaqet kurdo që ka ndryshim në territorin shtetëror. Fenomeni i trashëgimit të shteteve udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare: Konventa e Vjenës mbi Trashëgiminë e Traktateve Ndërkombëtare të 23 gushtit 1978 dhe Konventa e Vjenës mbi Trashëgiminë e Pronës, Arkivave dhe Borxhit e 8 prillit 1983. Këto konventa nuk kërkojnë që çdo kategori e aseteve ose e borxheve të ndahet në pjesë të barabarta, por vetëm që rezultati
    i përgjithshëm të jetë një ndarje e drejtë dhe shtetet e përfshira të jenë të lira t’i përcaktojnë kushtet dhe përmbajtjen me marrëveshje. Projekt Lista e Veçantë e Aseteve dhe Borxheve të RSFJ-së, e përpiluar nga Grupi Punues i Konferencës për Paqe në Jugosllavi, i ndan Asetet dhe Borxhet në dy kategori: 1. njësitë trashëgimore rreth të cilave ka pajtueshmëri mes palëve dhe 2. ato rreth të cilave pajtueshmëria nuk ekziston.

    Dhjetë vjet më vonë, më 29 qershor 2001, mes Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë (Unioni Sërbi dhe Mali i Zi që formalisht përfshinte edhe Kosovën në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të datës 10 qershor 1999) u nënshkrua një marrëveshje që u quajt Agreement on Succession Issues (Marrëveshja për Çështje Trashëgimi). Kjo marrëveshje e mbylli procesin e trashëgimit të RSFJ-së. Sipas saj, pesë republikat nënshkruese janë titullare të barabarta në procesin e trashëgimit së RSFJ-së. Natyrisht, në këtë marrëveshje Kosova nuk përmendet askund. Marrëveshja e precizon ndarjen e pronës së tundshme dhe të patundshme të RSFJ-së; të pronës së përfaqësive diplomatike e konsullore të RSFJ-së; të aseteve dhe të detyrimeve financiare të RSFJ-së; të arkivave të RSFJ-së; të pensioneve të ish-shtetasve të RSFJ-së; të pronës private dhe të të drejtave të fituara të personave privatë, fizikë e juridikë të RSFJ-së.

    Gati pesë vjet më vonë, në nëntor të vitit 2005, fillojnë negociatat mes Unionit Serbi-Mal i Zi (më pas Republikës së Serbisë) dhe Kosovës për përcaktimin e statusit të ardhshëm politik të Kosovës, të ndërmjetësuara nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Më 2 shkurt 2007 Martti Ahtisaari i dorëzon Beogradit dhe Prishtinës Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të cilin Kosova e aprovon kurse Serbia e refuzon.

    Sipas këtij propozimi, Kosova merr përsipër pjesën e vet të borxhit ndërkombëtar të Republikës së Sërbisë – pra, jo të Jugosllavisë, sepse sikundër u tha më sipër, ky proces ishte mbyllë. Këtu përfshihet borxhi ndaj Bankës Botërore dhe kreditorëve të Klubit të Parisit dhe të Klubit të Londrës. Propozimi i Martti Ahtisaarit thotë se pjesa e borxhit të Kosovës do të përcaktohet nëpërmjet negociatave mes Kosovës dhe Republikës së Sërbisë, duke pasë parasysh parimet e caktimit të borxhit të jashtëm në rastin e trashëgimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Sipas Propozimit të Martti Ahtisaarit, për sa kohë që borxhi nuk rindahet me marrëveshje, Kosova do t’ia kompensojë Republikës së Sërbisë pjesën e caktuar të borxhit të vet.

    Siç dihet, një vit pas aprovimit të Deklaratës së ‘Pavarësisë’, Kosova u anëtarësua në Bankën Botërore dhe mori përsipër që këtij institucioni t’i paguajë borxhin i cili kap vlerën rreth 381 milionë euro. Kësti i parë prej 9.2 milionë eurosh u pagua para disa javëve, kurse në mes të muajit mars të vitit vijues duhet të paguhet kësti i radhës. Në bazë të marrëveshjes Kosova do të paguajë 26 milionë euro çdo vit, e për këtë ajo ndihmohet nga shumë vende me donacione për shlyerje borxhi, nga të cilat më së shumti ka dhënë ShBA-ja: 125 milionë dollarë amerikanë.

    Përveç borxhit, Propozimi i Martti Ahtisaarit përmend edhe arkivat duke thënë se ato, përfshirë këtu regjistrat kadastralë dhe dokumentet e lidhura me Kosovën, të nevojshme për administrimin normal të Kosovës, duhet të kthehen në Kosovë brenda gjashtë muajve të hyrjes në fuqi të këtij propozimi dhe derisa pritet që arkivi të kthehet, Republika e Sërbisë duhet të lejojë qasje të lirë, të shpenguar dhe efektive në të. Por, sikurse dihet, kjo nuk është duke ngjarë. Siç u vu në dukje edhe më sipër, Propozimi i Martti Ahtisaarit përmend ndarjen e borxhit dhe të arkivave, por, ç’është më e rëndësishmja, nuk e përmend ndarjen e pasurisë.

    Më 17 dhe 18 shtator 2009 në Beograd u mbajt takimi mes shteteve trashëguese të RSFJ-së, me ç’rast Përfaqësuesi i Lartë për Trashëgimi i Sërbisë, Gaso Knezevic, tha se 95% e aseteve të RSFJ-së janë distribuuar tek shtetet trashëguese dhe se çështjet e pazgjidhura kishin të bënin me monedhat e vjetra të huaja, llogaritë e kursimeve, bankat e përziera, pronat ushtarake dhe arkivat shtetërore. Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë të qartë se procesi i trashëgimit të RSFJ-së – e edhe ai i trashëgimit të RFJ-së dhe të Unionit Sërbi-Mali i Zi – ka marrë fund një herë e mirë. Duke e pasë parasysh këtë, Kosova duhet
    të arrijë një marrëveshje me Republikën e Serbisë lidhur me ndarjen e pasurisë, të arkivave dhe të borxhit të jashtëm që RFJ-ja, por jo edhe republikat e tjera, e ka marrë nga RSFJ-ja në emër të Kosovës. Nëse kjo marrëveshje rezulton e pamundshme, atëherë Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të duhej ta emëronte një arbitër ndërkombëtar.

    Letonia, Lituania dhe Estonia patën refuzuar të merrnin pjesë në procesin e trashëgimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), i cili u definua në marrëveshjen e bërë në Alma Ata (kryeqytetin e dikurshëm të Kazakistanit), me arsyetimin se në rast se do ta pranonin trashëgimin të BRSS-së, sikurse kish kërkuar Rusia, atëherë do të pranonin edhe se kishin qenë themelues të BRSS-së e jo vende të okupuara prej saj. Nëse Kosova shi për këtë arsye nuk është e interesuar që ta bëjë ndarjen e aseteve dhe të pasurisë, atëherë nuk do të duhej të pranonte as ndarjen e borxhit.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Më 2009 vetëm 11 njohje, Beqiri e quan normale



    Ndonëse gjatë vitit që po e lëmë pas Kosova është njohur vetëm nga 11 shtete, duke ngritur numrin e përgjithshëm në 64 shtete, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk ka ngecje të mëdha në procesin e njohjes.

    Megjithatë, kjo ministri e pranon se procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka pasur ndikim te vendet që hezitojnë të marrin vendimin për njohje.

    Albana Beqiri, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), konsideron se procesi i njohjeve ka qenë normal, ndonëse e pranon se procesi në Hagë ka ndikuar te vendet që hezitojnë të njohin Prishtinën zyrtare.

    “Ne nuk mund të themi se ka pasur ndonjë ngecje shumë të madhe. Procesi i njohjeve ka qenë një proces normal. Procesi i njohjeve nga gjysma e 2008-së e këndej ka vijuar normalisht. Gjithsesi sa i përket procesit të GJND-së, sigurisht që dërgimi i ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndikuar te një pjesë e mirë e vendeve, të cilat janë luhatur për të marrë vendimin për njohje. Ky është vendimi i tyre dhe ne do të presim dhe do të respektojmë atë”, ka thënë Beqiri, për Kosovapress.

    MPJ pret që procesi i njohjeve të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar pas vendimit që pritet të sjellë në pranverë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

    Shteti i fundit që e ka njohur Kosovën është Malavi. Ky shtet afrikan e mori vendimin për njohje, pak ditë pas përfundimit të seancave dëgjimore në Hagë, ndërsa viti 2009 ishte hapur me njohjen nga Panamaja, saktësisht më 16 janar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 27-12-2009 më 09:41
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    YlliRiaN ---Citim;
    G-LaNd---Siç dihet, një vit pas aprovimit të Deklaratës së ‘Pavarësisë’, Kosova u anëtarësua në Bankën Botërore dhe mori përsipër që këtij institucioni t’i paguajë borxhin i cili kap vlerën rreth 381 milionë euro. Kësti i parë prej 9.2 milionë eurosh u pagua para disa javëve, kurse në mes të muajit mars të vitit vijues duhet të paguhet kësti i radhës. Në bazë të marrëveshjes Kosova do të paguajë 26 milionë euro çdo vit, e për këtë ajo ndihmohet nga shumë vende me donacione për shlyerje borxhi, nga të cilat më së shumti ka dhënë ShBA-ja: 125 milionë dollarë amerikanë.

    Ky shkrim ka vleftë të madhe për lexuesit e F.SH --tani kemi mundësi të kuptojmë sa ishin të suksesshme ato bisedime më shkit ,ku delegacioni jonë nuk arriti të rikthej asgjë nga pasuritë tona (e mos të flasim për status!!!!dihet)që nga viti 1989 (nuk jam i sigurt%%)në Kosovë filloj vjelja e Popullit Shqiptar;të gjitha kursimet nëper banka,afro 2milion Dollar të RTP këtë mundë ta deshmojë stafi i ish RTP, plaqkitjet individuale arrijnë në miliona DM ,për fat të keq ne fituam një borxh i cili s"na perkiste;nëse kemi pas një investim prej 381milionve kur ishim bashkë ,në kemi argumente se u shkatërrua nga shkit edhe 1000 fishi i saj kur bëhët fjalë për të mirat materiale,prandaj shkinia i ka borxh të madh Kosovës më të gjitha të drejtat lokale ,ndërshtëtërore dhe nderkombëtare ,ky është mendimi im kur dihet se Kosova ka akademik për tu marr më këto qeshtje jetike për Popullin Shqiptar!!!!!

    Përshendetje F.SH

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Si ithtar i flaktë i ekzistimit të teorive konspirative në botë, gjithnjë e më tepër mbështes dyshimin tim të bazuar se, në mesin e shumë vendeve dhe rajoneve tjera të botës, edhe Kosova e jonë e mjerë, është bërë viktimë dhe poligon eksperimental për arritjen e disa qëllimeve të caktuara të “më të fuqishmëve”.

    Është shumë e vertetë i Nderuari zt.Abrashi

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Historia tërheq vërejtjen për kujdes: Serbia vështirë e kupton paqen

    Shkruan: Adem Nimani


    Serbia, historikisht, kurrë nuk ka respektuar asnjë marrëveshje

    Gjithë ajo që po ndodhë tash 21 vjet në Ballkanin Perëndimor mund të përmblidhet me një fjali; Serbia ende është në luftë me fqinjët. Ata që e njohin Serbinë dhe politiken e saj shekullore ndaj fqinjëve vlerësojnë se ajo kupton ende vetëm gjuhën e forcës. Serbia deri më tash nuk ka shfaqur shenja të qarta të ndarjes nga krimi dhe politika kriminale. Mediet serbe, as pas dymbëdhjetë vjetësh, nuk e kanë informuar as për së afërmi auditorin serb për krimet që bëri makineria e Millosheviqit ndaj popujve tjerë në territorin e ish RSFJ-së.

    Serbia në raport me Kosovën

    Serbia nuk është përgjigjur asnjëherë për vrasjen e më shumë se 800 fëmijëve shqiptar nen moshën tre vjeçare në luftën e fundit.
    Serbia tash dymbëdhjetë vjet vazhdon të tallet me më se 1800 shqiptarët e zhdukur.
    Serbia kërkon të zhdukurit e saj në Kosovë e harron më shumë se 12.000 shqiptarë të vrarë nga serbët.

    Serbia asnjëherë nuk foli për dëmet materiale që ua shkaktoi shqiptarëve.
    Serbia asnjëherë nuk dha shifra se sa shtëpi shqiptare i plaçkiti para se t’ua vë flakën.
    Serbia nuk e ka dhënë asnjëherë shifrën e përafërt të shqiptareve të plaçkitur, të vrarë e të masakruar për se vdekuri.
    Serbia nuk njoftoi asnjëherë auditorin e saj se sa shqiptar dëboi jashtë kufirit, duke i plaçkitur më parë që të gjithë.
    Serbia duhet të përgjigjet për dhunimet e shumë femrave shqiptare.

    Serbia akuzon shqiptarët edhe për trafikim organesh në kohë lufte, e as që përmend gjenocidin e saj mbi shqiptarët.
    Serbia duhet të thotë edhe sa automobila, sa kamionë, sa traktorë dhe makineri tjetër ua plaçkiti shqiptareve gjatë luftës.
    Serbia duhet të tregojë se sa para të gatshme plaçkiti nga bankat e Kosovës nga viti 1990 e këndej.
    Serbia duhet të përgjigjët së sa e madhe ishte plaçka e saj e luftës në Kosovë.

    Serbia, Kosovës ia grabiti fondin pensional, gjë të cilën nuk e ka bërë as nazizmi.
    Duke kaluar heshtazi faktet, bashkësia ndërkombëtare, me veprimet e saj, po përpiqet në vazhdimësi të barazojë vrasësit me viktimat, gjë që nuk është as e drejtë e as humane.

    Serbia, zyrtarisht dhe publikisht nuk po thërret për luftë, por, me veprime, shantazhe e provokime nga më të ndytat vazhdon të vë në sprovë ekzistencën e Kosovës dhe të Bosnje e Hercegovinës.

    Raporti i përfaqësuesit special për BeH, V. Incko në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dëshmon se Bosnja e Hercegovina, po mbahet peng nga vetë Serbia, përmes Republika Serpskes. Propaganda serbe, boshnjaket, sikundër dhe shqiptaret, edhe me tutje i konsideron shkaktar të kasaphanës në ish RSFJ.

    Këndellja e Serbisë edhe më tutje duket tepër larg. Serbia nuk e imagjinon dot barazinë me fqinjët.

    Përmendore e medalje për vrasësit

    Në ditën e fitores mbi fashizmin, Republika Serpska paralajmëroi ndërtimin e një përmendoreje kushtuar po atyre kriminelëve serbë që goditen për vdekje tre vjet rresht Sarajevën, duke vrarë mijëra qytetar boshnjakë, në mesin e të cilëve edhe më shumë se 1.600 fëmijë.

    Afër vendit ku u ekzekutuan 8.000 boshnjakë të Srebrenicës, kleri ortodoks serb ka vendosur themelet e një kishe te re.

    Më herët qeveria serbe njoftoi se do të dekoroi ushtarakët pjesëmarrës në luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

    Serbia rehabiliton çetnikët, mëson kinezisht


    Makineria propaganduese serbe me taktikë të njohur nga koha e vozhdit, edhe më tutje, pa u ndalur, paraqet serbët si viktima të luftës, pa u skuqur fare për gënjeshtrat që ia servon auditorit. Raportohet për rehabilitimin e më shumë se 1300 çetnikëve në Serbi, në mesin e të cilëve edhe të 14 kriminelëve të luftës.

    Jeremiq thotë se Serbia do të aplikojë edhe mësimin e gjuhës kineze për nxënës, në shenjë respekti ndaj Kinës, për qëndrimin e saj në OKB, lidhur me statusin e Kosovës.

    Derisa vazhdojnë seancat gjyqësore, në Hagë, përsëriten konstatimet e konfirmuara për pastrimin etnik dhe për ekzistimin e planeve konkrete për këtë, megjithëse dihet mirë sa ka fotografi e dokumente për krimet serbe me tonelata.

    Studiuesit serbë, për formimin e ish Jugosllavisë tani kanë filluar të fajësojnë Nikolla Pashiqin dhe Aleksandër Karagjorgjeviqin. Ata thonë se, edhe nga vetë emri Jugosllavi, serbët kanë pësuar më së shumti. Kjo dëshmon se serbët, përherë e kanë identifikuar vetën me ish krijesën sllave.

    Kështu, transversalja e Sveti Savës dhe e Karagjorgjeviqit, vazhdon të mbaj peng shumicën e kokave serbe. Serbia si duket nuk është ngopur me drama dhe ende dëshiron kaos, gjë e cila me parë mund të quhet rregull se sa përjashtim.

    Çka fshehë e ashtuquajtura “Ministri e qeverisë serbe për KeM”

    Njëri prej shovinistëve më të njohur serb, Matija Beckoviq thoshte se Kosova është fjala më e shtrenjtë serbe. Kur shtrohen faktet, del se fjala Kosovë, taksapaguesve serbë u kushton edhe më shtrenjtë. Nëse dikush ndjek me kujdes se çfarë bëjnë qeveritarët e Beogradit, vetëm duke shfrytëzuar Kosovën si paravan, atëherë ka për të parë se si duket manipulimi i vërtetë i auditorit në Serbi.

    Qendra për politikë praktike e Serbisë njofton se pushtetarët e Beogradit, prej vitit 1999 e deri me 2010, kanë raportuar se në emër të Kosovës kanë ndarë gjashtë miliardë Euro. Një gazetë beogradase thekson se zyrtarët serb, për të ruajtur lojalitetin e kishës ortodokse, asaj i ndajnë 330 mil. dinarë nga buxheti në vit, ndërsa, siç dihet, KOS-i është faktori me destabilizues në rajon.

    Ka edhe njëmijë fakte tjera kur Serbia dhe politikanët aktual shfrytëzojnë Kosovën si paravan për të manipuluar me shuma marramendëse të mjeteve të cilat ndahen kinse për serbët që jetojnë atje (në Kosovë) dhe për të shpërngulurit. Vetëm për komunat Skenderaj, Drenas, Kaçanik, Therandë dhe Shtime ku nuk jeton asnjë serb, në Serbi paguhen 339 nëpunës komunalë.

    Selia e komunës së Pejës gjendet e paguhet në Beograd. Ç’farë pune kryen njëfarë kryetari i komunës se Deçanit, kur atje jetojnë vetëm dy serbe, pyet një qytetar.

    Shumica e personelit të dikurshëm të komunave të Kosovës, nga koha e Milosheviqit të cilët kanë jetuar në jug të Ibrit vazhdojnë të jenë të akomoduar ose në pjesën veriore të Mitrovicës ose nëpër Serbi. Shume funksionarëve fiktiv, përveç rrogave, u paguhet edhe qiraja për shtëpi banimi nga 150 deri 1500 euro. Shumë prej tyre kanë nga një, dy e më shumë banesa apo shtëpi, e marrin nga një e dy paga mujore.

    Kështu, Serbia, jo vetëm Kosovën, por edhe Ballkanin vazhdon ta mbajë në agoni, ndërsa, shumëçka tjetër që thuhet e shkruhet këto dite bën pak përshtypje. Nga kriza në këtë rajon duket se është gjetur leverdia.

    Marrë nga Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    “Shkëmbimi i territoreve” - çka humb dhe çka fiton Kosova?

    Arben Jahiu

    Fillimisht, dua që të paraqesë katër fakte historike dhe aktuale prej të cilave lehtë mundemi të nxjerrim përfundimin se pse duhet të jenë vetë Shqiptarët ata që duhet të ngulin këmbë për një lëvizje serioze drejt një marrëveshje historike me fqinjin tonë verior Serbinë. Sepse të dobishëm apo të padobishëm ata i kemi fqinjë dhe kështu ishte fati që do të duhet të jetojmë me ta si fqinjë për shumë vite në vazhdim dhe ata anasjelltas me ne. As Kosova e as Serbia nuk janë ishuj të vetmuar diku në Oqeanin Paqësorë që do t’i jepte luksin e të jetuarit vetëm dhe rehat larg marrëdhënieve fqinjësore dhe konflikteve me vendet fqinje.

    Rruga për në Bashkimin Evropian dhe me saktë drejt prosperitetit europerëndimor shtrohet fillimisht mbi bazat e fqinjësisë së mirë me besim reciprok mes vendeve fqinje dhe më pastaj vazhdon drejtë marrëdhënieve dhe besimit reciprok me vendet kontinentale dhe organizmat globale siç janë NATO dhe OKB.

    Janë katër fakte aktuale për momentin të pakalueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë që detyrimisht do të duhej të na nxiste të analizonim me shumë kujdes dhe me mendje të ftohët, larg nga romantizmi nacional dhe lavdia e humbur historike serbe si populli i “zgjedhur” i Zotit, idetë e fundit mbi mundësin e një korrektimi të kufijve aktual mes Kosovës dhe Serbisë.

    Dikur të vendosur nga presidenti Jugosllavë Tito si vija ndarëse administrative pa karakter shtetërorë. Sot pasi kaluan shumë dekada nga ajo ndërhyrje arbitrare jugosllave kur Kosovës ju amputua pjesa lindore e saj (Lugina e Preshevës) për t’iu dhënë një zonë malore mbi Mitrovicë (Leposaviqi dhe Zubin Potoku me rrethina) , sot kur Kosova është Republikë e pavarur botërisht e njohur si e tillë, në rrugën e saj drejtë BE-së dhe botës moderne janë pikërisht këto gabime që bënë komunistët jugosllavë të Titos që po e ngadalësojnë dhe pse jo ndalojnë rrugëtimin e rehatshëm të saj drejt prosperitetit europerëndimore, është Kosova ajo që po paguan taksën më të shtrenjtë se çdo kush në rajon.

    Janë populli shqiptar i Kosovës ai që po përjeton sakrificën e madhe të izolimit ndërkombëtarë politikë, kulturorë dhe sportiv, ndërsa ata që duhet dhe do të duhej të mendonin me kokë të ftohur dhe qasje realiste dhe më shumë se kaq njerëzit që udhëheqin politikën Kosovare duhet të reflektojnë politikë të mençur dhe serioze .

    Fakti i parë është se Serbia asnjëherë për gati një shekull e gjysmë nuk arriti të integrojë shqiptarët brenda sistemit të vetë shtetëror. Që përfundojë me shkëputjen e Kosovës dhe pavarësinë e saj.
    Fakti i dytë është se Kosova tash e 11 vite dhe tre vite pas pavarësisë nuk arriti kurrë t’i integroj serbët e veriut në sistemin shtetërorë të saj, duke krijuar kështu një zonë veriore jashtë çdo kontrolli qeveritar.
    Fakti i tretë është se shqiptarët e Kosovës Lindore apo Luginës së Preshevës asnjëherë nuk arritën të pranojnë faktin se janë pjesë e shtetit Serb dhe të integrohen brenda këtij vendi me çka situata degjeneroi drejtë një lufte të armatosur për çlirim kombëtar në vitin 2001.
    Fakti i fundit dhe i katërt është se Bashkimi Evropian nuk pranon bartjen e konflikteve brenda saj deri sa ky Union është rruga e vetme drejt së cilës duhet shkuar s’ka zgjidhje tjetër më të mirë për momentin.

    Andaj shtrohet dilema se çfarë duhet bërë Shqiptarët për të eliminuar këto pengesa që i kanë bllokuar rrugën drejtë integrimit të plotë në familjen e kombeve botërore.

    Kohët e fundit mbi horizontin mediatik dhe politikë kosovarë kanë filluar të shfaqen diplomatë, politikanë dhe analistë të karaktereve të ndryshëm që kanë filluar seriozisht të mendojnë se si duhet të ecet tutje. Janë ata që po merren me analizimin dhe komentimin e disa zgjidhjeve të ofruara nga qarqe të caktuara ndërkombëtare mbi mundësin e një korrektimi (demarkacioni kufijsh) mes Kosovës dhe Serbisë mbi bazat e korrigjimit të gabimeve të bëra nga ana e komunistëve jugosllavë gjatë vendosjes së këtyre vijave kufitare. Të njohur mirë me historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, ata e dinë mire se si dhe çfarë duhet për të ecur përpara. Ne shqiptarët kemi miq shumë në botë, fuqishëm të udhëhequra nga SHBA-të si aleati jonë më i mirë dhe i sinqertë. Dhe është pikërisht njëri nga njerëzit bartës të politikës së këtij vendi mik, Kongresmeni i njohur për mbështetjen nga shqiptarëve z.Dana Rohanbaher ai i cili morri guximin për të shtruar hapur idenë e një korrigjimi të gabimeve jugosllave në raportet serbo-shqiptare. Kjo ide sipas tij do të drejtonte shqiptarët dhe serbët drejtë përfundimit të mosmarrëveshjeve mes tyre dhe hapjen e një kapitulli të ri më miqësorë dhe me paqe të qëndrueshme.

    Nuk do të merrem me analizimin e idesë dhe as me reagimet që pasuan ndaj deklaratës së njohur për domosdoshmërinë e një “shkëmbimi territori” mes Kosovës dhe Serbisë, duke ia lënë secilit të ketë mendimin e tij mbi konceptin në fjalë. Por më shumë do të doja të potencoja se çka është në gjendje Kosova të humb dhe çka fiton ajo po qe se do të pranonte të aplikonte këtë zgjidhje si defintive.

    Ideja erdhi si koncept për një korrigjim të vijave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gabimisht të quajtura si shkëmbim territori. Sepse Kosova sot nuk ka territor për të shkëmbyer pasi që ato territore që i kontrollon Kosova nuk kërkon t’i marr Qeveria në Beograd ajo shfaq interesimin e saj për legjitimimin e strukturave të saja shtetërore në veri të Kosovës apo në atë zonë që Tito ja mori dhe ja dha Kosovës pa një marrëveshje paraprake me Serbinë. Nëse Kosova do të pranonte këtë kërkesë të tillë serbe, Republika e Kosovës nuk do të humbiste asgjë më shumë se që posedon sot, pos vetëm që do të fitonte hapësirë për marrjen e krahut të saj lindor Luginën e Preshevës, një territor me peshë enorme strategjike në relacionet e reja brenda ballkanike dhe brenda evropiane.

    Shtrirja e shtetit Kosovarë brenda Luginës së Preshevës asaj do t’i jepte avantazhin e pjesëmarrjes direkte në kontrollin e lidhjes së vetme tokësore mes Ballkanit Verior dhe atij Jugorë, forcimin strategjik të Kosovës dhe forcimin e saj ekonomik si pasoj e të ardhurave të mëdha nga lugina e Preshevës si zonë transiti për miliona udhëtarë që qarkullojnë ne relacionet Evropë-Azi. Vlen të përmendet se brenda vitit 2009 nëpër Luginën e Preshevës qarkulluan mbi 9 milionë mjete të vogla transporti (automobila) dhe mbi 30 mijë mjete të mëdha transporti (kamionë dhe trena me linja ndërkontinentale), që shteti serbë morri miliarda euro përfitime nga ky qarkullim masiv i pandalshëm.

    Sot shteti Serbë ka të garantuara investime prej 5 miliard eurosh vetëm nga vendet e njohura si vende Danubiane, edhe atë vetëm si faza fillestare e përpunimit të projektit disa miliardash për rregullimin e lundrueshmërisë nëpër lumin Morava dhe hapjen e kanalit ujorë nëpër Luginën e Preshevës për të krijuar rrugën ujore nëpërmjet lumit Vardar drejt portit të Selanikut. Ky projekt i ndërmarr nga Konglomerati serb Danube Propeller ofron projektin e madh evropian të krijimit të linjës lundruese për lidhjen e dy porteve të mëdha evropiane Roterdamit dhe Selanikut, krijimin e një boshti të ri ekonomik për Evropën duke zvogëluar për mijëra kilometra lundrim rrugët rreth e rreth Mesdheut. Kthimi i Luginës së Preshevës brenda Kosovës do të thoshte edhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në këto kombinime të rëndësishme brenda evropiane, të ardhurat që do të vinin për buxhetin e varfër të Kosovës do të ishin aq të mjaftueshme sa për të eliminuar mbi 60% të problemeve të sotshme ekonomike që rëndojnë mbi këtë vend.


    Pak fjalë mbi projektin e rregullimit të kanalit ujorë nëpër Luginën e Preshevës

    Lugina e Preshevës dhe potencialet e saj të si zona kyçe e vendndarjes dhe vendbashkimit të dy lumenjve potencialisht të lundrueshëm, pika thelbësore e lidhjes tokësore të dy baseneve shumë të rëndësishëm, asaj të Moravës dhe Vardarit, lidhja kyçe e transportit ballkanik në drejtimin gjeografikë Jug-Veri para syve të ekspertëve të inxhinierisë së hapjes së kanaleve në botë paraqet vlerën kapitale, piken kryesore nevralgjike të projektit modern inxhinierik. Për ta kjo arterie tokësore paraqet sfidën kryesore për realizimin e idesë për lidhjen e Danubit me Egjeun dhe lidhjen e Evropës qendrore-veriore me Mesdheun dhe portet e Lindjes. Në të gjitha projektimet që janë bërë prej vitit 1973 e deri më tash, kanali ujor Morava-Vardar është klasifikuar si kanal i tipit të 4, që në tërësi do të përshtatej me kanalin Rajna-Danub-Rajna. Kjo nënkupton që të ketë thellësinë minimale 2.5 metra, gjerësinë minimale lundruese 50m dhe gjysmëpengesa në lakesë të jetë maksimalisht 350 m. Ky kanal do të mundësonte lundrimin e anijeve transportuese me peshë deri në 1.350 tonelata.

    Por kjo do të krijonte edhe mundësin e ndërtimit të shumë hidrocentraleve përgjatë krejt rrugës lundruese dhe veçmas afër pendëve mbështetëse të kanalit. Këtë projekt të parët e kanë propozuar amerikanët, Eugen Herbel ja kishte dorëzuar shumë dekada më parë guvernatorit të Nju Xhersit, ish presidentit amerikan, Udrou Uillson. Deri sa Konstantin Babrovë në vitin 1961 e kishte projektuar, Presidenti Tito kishte pasur dy oferta njërën për hapjen e kanalit Morava-Vardar dhe e dyta për ndërtimin dhe rregullimin e Hidrocentralit të Gjerdapit. Tito i gjetur në situatën e pas luftës dhe kërkesave të mëdha për energjinë elektrike kishte vendosur për rregullimin e hidrocentralit të Gjerdapit duke e shtyrë për kohë të pacaktuar fillimet e punimeve për hapjen e kanalit ujorë Morava -Vardar.

    Edhe në ditët e sotshme interesi amerikan vazhdon të shënojë sasinë e tij në relacion me idenë në fjalë. Blerja e “Sartidit” dhe pozicionimi i tyre tek porti danubian i Kovinjit në qytetin e Smederevës që gjeografikisht shtrihet tek pikëtakimi i Moravës së Madhe dhe Danubit aty ku lidhet Morava me Danubin, jep dëshmi mbi interesin e vjetër amerikan për hapjen dhe realizimin praktik të idesë së dikurshme gjeniale të inxhinjerit Eugen Herbel anëtar i Asociacionit të Inxhinjeris Civile të Nju Xhersit, mik i afërt me ish presidentin Udrou Uillson.

    Fitorja e dytë e Kosovës do të ishte fitorja politike dhe diplomatike që aspak nuk është më e parëndësishme se e para. Sepse pasi që të rregullohej përfundimisht problemi shqiptaro-serb, Kosovës do t’i hapen dyert për të ecur me shpejtësi drejt organizmave ndërkombëtarë politikë dhe BE-së, shteti i Kosovës, sportistët e saj më nuk do të rrinin jashtë kompeticioneve serioze sportive botërore dhe vendi ynë përfundimisht do të hynte në familjen e madhe botërore.

    Miku ynë Kongresmeni Rohanbaher, edhe një herë e dëshmoi sinqeritetin e tij ndaj Shqiptarëve duke na treguar mirë rrugën se çka duhet bërë e çka jo, na mbetet neve të dëgjojmë apo jo miqtë tanë të dëshmuar.

    Marrë nga Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Serwer në RTK: Historia e ndarjeve, histori e luftërave



    Në vazhdim sjellim intervistën për RTK të Daniel Serwer,-shefi i Grupit punues për Ballkanin në Institutin Amerikan për Paqe, ku ai flet për ndarjen e Kosovës dhe idetë e ngjashme si dhe për raportet Kosovë- SHBA.

    Fillimisht do të doja të dija mendimin tuaj për një cështje aktuale. Cfarë mendoni për bisedimet teknike që kanë filluar para disa muajsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

    Serwer: Mendoj se këto bisedime janë shumë të rëndësishme. Ato krijojnë një mundësi për Prishtinën dhe Beogradin që të njohin sërish njëra tjetrën dhe të zgjidhin disa probleme të vërteta që do të ndihmojnë në përmirësimin e jetesës, si në Serbi ashtu dhe në Kosovë. Por mos ta mashtrojmë vetveten...nuk bëhet fjalë vetëm për cështje teknike. Jo domosdoshmërisht do të diskutohet për statusin, por cështja e veriut do të përmendet dhe juve me të vërtetë u duhet një marrëveshje me Beogradin, rreth veriut dhe ri-integrimit të veriut në pjesën tjetër të Kosovës. Ky do të jetë një proces i ndërlikuar dhe ata, serbët, do të kërkojnë ndarje, nuk kam dyshime për këtë gjë. Besoj se Prishtina do të thotë JO. Amerika dhe Brukseli do ta mbështesin Prishtinën. Por unë mendoj se duhet të diskutohet për këtë cështje. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë për veriun. Do të merr ca kohë e do të duhen negociata të forta.


    Si e parashikoni të jetë fundi i këtyre bisedimeve?

    Serwer: Mendoj se fundi do të jetë i ngjashëm me Planin e Ahtisarit. Mendoj se shumica e serbëve të veriut do të vetqeverisen nën ombrellën e Prishtinës dhe cështja kryesore, sa i përket veriut, sipas mendimit tim, ka të bëjë me ri-kthimin e disa prej shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Pastaj edhe cështja e kufirit me Serbinë është një cështje tjetër e rëndësishme. Sigurisht që një ditë ai kufi do të zhduket, por në ndërkohë duhet të ekzistojë një kufi i vërtetë i Kosovës.

    Çka mund të arrihet së shpejti nga këto bisedime dhe në cfarë fusha?

    Serwer: Më së miri është që të pyetet Edita Tahiri rreth kësaj cështjeje. Por nëse bazohem në ato që dëgjoj, mendoj se do të flitet për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve, lirinë e lëvizjes në të dyja territoret. Palët do të diskutojnë për regjistrat civilë, kadastrën, rikthimin e dokumenteve, pastaj edhe për fatin e të pagjeturve. Ka shumë tema që mund të diskutohen.Psh tregtia dhe pranimi i produkteve të prodhuara në Kosovë nga ana e Serbisë. Janë këto cështje të rëndësishme e mua më duket se shumë gjëra duhet të rregullohen.Më kujtohet që Bosnja pas luftës patë nënshkruar rreth 20 marrëveshje me Kroacinë. Edhe ju gjithashtu keni shumë marrëveshje për të bërë me Serbinë.


    Çfarë mendimi keni për idetë që vinë nga pala serbe për ndarje të Kosovës?

    Serwer: Mendoj se është një ide e tmerrshme për Serbinë. Më duket e jashtëzakonshme që Serbia do të sugjeronte një ide që përfshinë humbjen e enklavave serbe në jug, që mendoj se janë shumë më të rëndësishme sesa veriu, si historikisht ashtu edhe kulturalisht.
    Më duket e jashtëzakonshme për faktin se ata e dinë shumë mirë që Brukseli dhe Uashingtoni nuk do të duan që të ndodhë një gjë e tillë. Por nëse duan ta provojnë këtë ide, le ta provojnë. Unë pres që Prishtina të thotë jo, e gjithashtu edhe Brukseli edhe Uashingtoni t`i thonë JO një ideje të tillë.

    Çfarë mendoni për idenë tjetër për Shqipëri të Madhe?

    Serwer: Mendoj që edhe kësaj ideje nuk do t`i vjen kurrë koha. Mendoj se problemet e tyre praktike dhe politikanët e Tiranës nuk do të duan ta zhvendosin kryeqytetin e tyre në Prishtinë, e as politikanët e Prishtinës nuk do të duan ta shpërngulin kryeqtyetin e tyre në Tiranë. Nuk mendoj se është zgjidhje e duhur, por e di që ka disa politikanë në Kosovë që promovojnë ide të tilla. është vend i lirë dhe mund të promovohen këto ide, por ekziston një ujdi e nënkuptuar me komunietein ndërkombëtar, e ky komunitet e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, që nënkupton që Shqipëria e Madhe nuk do të ekzistojë. Dhe mendoj se do të ishte gabim i madh për shqitparët që të heqin dorë nga kjo ujdi.


    I keni përmendur më herët para studentëve pasojat e kësaj ideje. Sipas jush, nëse mendohet ideja e Shqipërisë së Madhe, ekziston mundësia e shpërthimit të një lufte dhe humbjes së veriut të Mitrovicës për Kosovën?


    Serwer: Do të kishte luftë...nuk jam i sigurtë nesë do të kishte luftë por mund të them që historia e ndarjeve të tilla etno-territoriale është histori luftërash. Disa njerëz më thonë se evropianët kanë krijuar shtetet e tyre kombëtare; francezët janë francezë, italianët italianë. është e vërtetë që i kanë krijuar shtetet e tyre por vetëm pas shumë luftërash. Tash është shek 21 dhe ne mundohemi që të mos i bëjmë gjërat përmes luftërave. Dhe kur fillon të vizatosh vija të reja në hartë, është shumë e vështirë që cdokush të pajtohet me ato vija. Më mirë të mbahen vijat aty ku janë e të ndryshohet statusi i disa kufijëve, sic edhe është bërë në rastin e Kosovës.

    Kjo qeveri i ka jetuar 100 ditët e para të qeverisjes së saj. Si i shihni veprimet e deritashme të qeverisë dhe cfarë duhet të jetë prioritet i tyre?

    Serwer: Është e vështirë për mua që të gjykoj. Sinqerisht mendoj se te qeveria, gjërat që unë i shoh më së shumti nuk kanë të bëjnë me atë se sa është niveli i inflacionit apo i papunësisë. Këto janë gjëra për të cilat duhet të bregoset qeveria. Shqetësimet e mia lidhen me cështjet afatgjata të shtet ndërtimit. Pyetja ime është në ktë rast është se a është Kosova më shtet sesa ishte para 8 viteve, prej kur kam filluar unë të vijë këtu. E unë them se është më shtet. Institucionet janë më të konsoliduara. Ju mund të mos e vëreni këtë gjë sepse gjërat ecin ngadalë, por tani keni Minsitri të Punëve të Jashtme, keni Presidencën, keni institucione të vërteta dhe vazhdimësia e shtetit është element i rëndësishëm. A është i përsosur? Nuk e besoj. Por ende nuk njoh asnjë vend demokratik që e ka arritur përsosmërinë.

    Çfarë mendoni për strategjinë e lobimit dhe cfarë hapa duhet ndjekur në këtë drejtim?

    Serwer: Mendoj se cështja e njohjes së pavarësisë është e rëndësishme. Do të doja ta shihja numrin e njohjeve të arrijë kuotën e 100shit, sepse kjo mund të konsiderohet si shifër e mirë. Ju tani jeni në një fazë që nuk sjellë ndonjë valë të njohjeve.
    Ajo cka ju duhet të bëni është të punoni me secilin shtet vec e vec, në mënyrë që të shihni se cilat janë shqetësimet e tyre, cfarë do t`i motivonte ata që ta njohin Kosovën. është punë e vështirë diplomatike për tu bërë, sepse duhet ti dërgoni njerëzit anekënd botës, të bisedojmë me secilin vend. Keni institucione dhe njerëz që mund ta bëjnë këtë punë e kjo është një gjë e mirë.


    Në rast se Kosova vendosë të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet islamike, a mund të ndikojë një gjë e tillë në dëmtimin e marrëdhënieve të Kosovës me Evropën dhe Amerikën?

    Serwer: Aspak. Mendoj se SHBA-ja mundohet gjithashtu të mbajë marrëdhënie të mira me vendet islamike. Problemi që Kosova ka me vendet islamike është se Kosova nuk është aq islamike. Numerikisht, mund t`i ketë rreth 90% të popullsisë muslimane, por të flasim sinqerisht, Kosova nuk është aq vend fetar. Kështuqë është e vështirë t`i bindësh vendet islamike të vërteta.
    Shiko, është shumë e arsyeshme që të kërkohet njoja nga vendet islamike, në mënyrë që të zhvillohen marrëdhënie të mira. Mendoj se është një ide e shkëlqyeshme. Askush në Shtetet e Bashkaura nuk do të mendojë se është gjë e keqe.

    Si i shihni marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara?

    Serwer: Marrëdhëniet janë shumë të mira. Të themi të vërtetën, amerikanët trajtohen shumë mirë në Kosovë, si nga popullata ashtu edhe nga institucionet. Nuk ka se si të ketë mikpritje më të mirë. E kam fatin e mirë që më njohin në Kosovë, më njohin në rrugë, vinë më flasin e janë shumë të shoqërueshëm. Besoj se një mikpritje e tillë është edhe më e theksuar për zyrtarët ameriknë këtu. Sigurisht se në Shtetet e Bashkura Kosova është një vend i vogël dhe nuk është ndonjë pjesë e madhe në agjendën diplomatike të Uashingtonit, por pranohet shumë mirë.
    Unë e shoh ambasadroin shumë shpesh... në këtë pikë më duket se marrëdhëniet janë shumë normale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

    Intervistoi: Valjeta Kosumi

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •