Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Interneti si fushëmejdan i “heroizmës sllavomaqedonase”

    Interneti si fushëmejdan i “heroizmës sllavomaqedonase”


    Në forumin e portalit më të vizituar maqedonas “Idividi” (“shkodheshiko”) gjendet edhe kënga me titull “As në tokë as në hava/ për shqiptarët vend nuk ka”. Kjo këngë gjendet në rubrikën “Kulturë, art dhe traditë”! Aty do të dëgjoni dhe gjeni vargjet e refrentit të kësaj kënge: “ Po na e ndotin Maqedoninë/ As në tokë as në hava/ vend për shqiptarët nuk ka/ O Zot dënoi/ i vraftë reja/ o ju zhdukttë rrënja”...
    Shkruan: Avni Halimi

    Këto ditë, në një media maqedonase lexova një shkrim të një analisti i cili e vë në shënjeshtër qëndrimin nonshalant të qeverisë si dhe të strukturave të ndryshme maqedonase përballë fenomeneve katastrofale që po i kanosen shoqërisë maqedonase! Nga shkrimi mund të përfundohet se pa një evolim shpirtëror, pa një revolucion kulturor të gjitha revolucionet e tjera janë të kota dhe fatale! Tek tani po shihet se cili paska qenë synimi i kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevskit dhe i pulenëve të tij kur insistonte për një “revolucion informatik”, për çdo nxënës të ketë nga një kompjutor, gjithandej vendit të shtrihet interneti pa pagesë! Analizat botërore thonë se, që kur doli kompjutori dhe interneti, interesimi për mediat elektronike, për ato të shkruara por edhe për libra ka rënë gati për 65 për qind. Bota e civilizuar internetin e përdor si “kuti magjike” ku në çdo sekond mund të vijë te informacioni që i duhet, në çdo moment mund të jetë në lidhje me miqtë, pjesëtarët e familjes e me farefisin, për shitje, për blerje, për gjetje punë, për halla e për argëtim. Po për çfarë e përdorë rinia sllavomaqedonase?

    Populli që shpik armiq

    Është plotësisht e drejtë brenga e disa analistëve që merren me problemet socio-kulturore kur vlerësojnë se rrjetet maqedonase të internetit flasin për një rini maqedonase skajshmërisht të degjeneruar, kur flasin për një mentalitet sociopsikopat të disa politikanëve maqedonasë (sidomos të Nikolla Gruevskit) të cilët i has të ngritur në majen e nacionalizmit e të racizmit, si trima mitikë nëpër “këngët popullore” maqedonase të komponuara e të aranzhmuara këto tri-katër vite. Për të qenë trim përballë duhet të kesh një “armik” kundër të cilit lufton dhe vazhdimisht ngadhnjen. Ky armik i sllavomaqedonasëve, i Nikolla Gruevskit, është populli shqiptar, apo, siç i thonë ata të inspiruar nga B. Ristevski “shiptarite”! Më të trishta se këto “këngë” raciste sllavomaqedonase pa dyshim janë këngët e klubeve futbollistike maqedonase që i quajnë si “himni i klubit” apo edhe më keq “himni i kombëtares”! Këto këngë këndohen nëpër stadiume, këndohen me loçkë të zemrës, para policëve që rrinë aty për t’i ndarë ata që bëjnë tifozllëqe e që mund të zihen në mes vete, këndojnë para delegatëve sportivë të vendit e ndërkombëtarë, këndojnë madje edhe para funksionarëve të lartë shtetërorë që mund të prezantojnë në ndonjë lojë të kombëtares. Këndohen këto këngë nga rrugaçëria maqedonase e cila pastaj, e motivuar deri në delir turret nëpër shtëpite shqiptare të Lagjes së Nerezit të Shkupit për të rrahur e vrarë gra e fëmijë shqiptarë. Të gjitha këto këngë raciste janë në “youtube”, dëgjohen, lavdërohen dhe komentohen pozitivisht më shumë se çdo vepër artistike apo fenomen kulturor. Po t’i dëgjoni këto “himne” të klubeve futbollistike maqedonase do të shihni se armik më i madh i popullit maqedenas janë shqiptarët “Vdekje shqiptarëve”, pastaj grekët, “Vdisni grekë, Maqedonia është e përjetshme”, pastaj bullgarët “Vdisni ju shqiptarë, grekë e bullgarë”, por edhe EU “Ti Evropë – kurvë babilonase”! Disa zëra politikanësh këmbëngulin se kjo lojë është e strukturave të KOS-it serb që mundohen shqiptarët t’i ngisin në kultin e së keqes për popullin serbo-maqedonas, ndonëse këngët janë përplotë me sharje raciste e mallkime të dëgjuara nëpër demonstratat antishqiptare të rinisë vmro-iste, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “O shqiptarë ju thaftë rrënja” etj. etj. Ndërsa idealizohet deri në figurë me përmasa mitiko-bilike Nikolla Gruevski i cili si luan i futi nën putra “terroristët e UÇK-së” dhe duke e minimuzuar skajshmërisht rolin dhe peshën e Ali Ahmetit, udheheqësit të ish-UÇK-së, si “trim me fletë” po ua tregon vendin shqiptarëve të cilët, sipas “këngëtarëve popullorë” na e paskan vendin në varr.
    Asnjë reagim, asnjë shqetësim, asnjë aksion të strukturave përkatëse, qoftë të ministrisë së policisë qoftë të ministrisë për informatikë, për t’i kapur këta “këngëtarë”, për t’i ndëshkuar, për t’i neutralizuar, për t’i bllokuar këto faqe interneti përplotë me antishqiptarizëm dhe për t’ju kërkuar një falje publike shqiptarëve! Nuk ka reagime sepse, politikanët kalamaj mendojnë se vetëm në këtë mënyrë mund t’i bëhet karshillëk shqiptarëve, grekëve e bullgarëve (por jo edhe serbëve, në asnjë këngë!) të cilët do të habiten një ditë se si do të bashkohet Maqedonia e tërë nën udheheqjen e Nikolla Gruevskit! (A mos është ky motivi i Gruevskit i cili këto ditë në Australi apeloi për bashkimin e maqedonasëve të Epirit, të Egjeut e të “Hamamit të Hyrës”!)

    Heronjtë e internetit

    “Himni i klubit” më racisti dhe më provokuesi është ai i KF TETEKS i Tetovës. Në Tetovë tashmë makedonasit kanë ngelur pakicë, ndaj dhe, jo rastësisht racizmi i tyre është në rritje e sipër! Kërkojnë iritim të shqiptarëve dhe intervenim të policisë së Nikolla Gruevskit me qëllim të shtypjes së shqiptarëve “kryeneçë”, siç ndodhi më vitin 1997 në Gostivar, në kohën kur prefekt i kësaj komune ishte prefekti aktual Rufi Osmani! Madje, “himni” i TETEKSIT ka filluar të përdoret edhe si himn i kombëtares maqedonase. Sikur edhe me Tunguzinë të luante Maqedonia sërish do të dëgjoheshin këngët antishqiptare. Në çdo duel fudbollistik do të dëgjohen vargjet: “As në tokë as në hava/ vend për shqiptarët nuk ka”, “Po të mos ishte NATO / deri tash do t’ju zhduknim-o”!
    Këto këngë nuk janë këngë të ndonjë provokuesi të rëndomtë por, këngë të një “komuniteti sportiv” të gjërë i cili gjenë mbështetje në strukturat aktuale qeveritare. Me vetë faktin që nuk përndiqen, që nuk alarmohet kjo situatë, që nuk interventohet nëpër veb faqet maqedonase, nënkupton një përkrahje në heshtje e qeverisë aktuale, e strukturave nacionaliste sportive, mediale, por edhe një përkrahje publike nga opinioni i përgjithshëm i shprehur përmes komentimeve nëpër forume elektronike maqedonase. Këta heronj të internetit janë përplot me patos, urrejtje, mllef, mallkim e me dëshirë për vrasje të shqiptarëve, saqë po të ndodhte kjo në një vend normal, të gjitha strukturat shtetërore do të merreshin me analiza e me kurim shpirtëror, social e medicinal të miletit të vet. Në Maqedoni, sa më shumë të ushtrohet nacionalizmi maqedonas aq më tepër do të plehërohet politika populiste e Gruevskit dhe, me këtë, duke menduar se do të jetë udhekryq i interesave të Lindjes dhe të Perëndimit do të zë një vend të rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik me ç’rast do të neutralizohet politika racionale greke. Për t’i treguar grekëve, shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se Gruevski respekton vullnetin e popullit të vet, në sfond lejon të kumbojë nacionalizmi i egër si dhe racizmi i sllavomaqedonasëve që nuk ngrit pluhur më tepër se sa “përpëlitja e bishtit të këputur të zhapinit”.

    “Dhoma gazi për shqiptarët”


    Analizë më vetë socio-kulturor janë edhe këngët e një romantizmi naiv të të rinjëve maqedonasë por edhe të estradës maqedonase që tashmë janë shndërruar pothuajse në lutje të përshpirtshme në çdo shtëpi maqedonase. I këndohet “Aleksandrit maqedonas”, por mallkohet edhe data e “Marrëveshjes së Bukureshtit” kur na qenka copëtuar Maqedonia e sotshme; i këndohet “Katilëve grekë” por edhe “Ditës së bashkimit të të gjithë maqedonasëve”! Në këtë kategori këngësh hyjnë edhe “këngët epike” për trimërinë e VMRO-së por edhe të liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, i cili, ndonëse gjendet para situatës së nënshkrimit të paketit për ndërrim të emrit të Maqedonisë si dhe të çdo gjëje maqedonase, trajtohet si figurë e “shpëtimit kombëtar”: “O maqedonas i pastër këndo/ se jam patriot e hero... Kam shumë miq guximtar/ të gjithë vmro-istë dhe një kryeministër atdhetar/ zotëri Nikolla Gruevskin...” – është kënga me titull “Për Maqedoninë” të kënduar nga dy këngëtarë të estradës maqedonase, Vasko dhe Elizabeta. Në këtë grup këngësh bëjnë pjesë edhe këngët e kënduar për tradhëtarët aktualë maqedonasë, siç janë Gligorovi, Cërvenkovski, Buçkovski, Sheqerinska si dhe personalitete të tjerë të opozitës maqedonase.
    Në periudhën demokratike të Maqedonisë si parudhë më rëqethëse që ishte dëgjuar ndonjëherë ishte ajo që u dëgjua nga demonstratat e organizuara nga rinia e VMRO-së: “Dhoma gazi për shqiptarët”, dhoma të tilla në të cilat Hitleri masovikisht i helmonte hebrenjtë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Ndësra sot, po nga këta të rinjë “baballarët” e të cilëve mbajnë pushtetin, ky arsenal i parudhave antishqiptare është shumëfishuar në përmasa edhe më trishtuese. VMRO nuk reagon! Nuk reagon as Qeveria! Nuk reagojnë as disa shqiptarë që mezi presin ndonjë kockë nga kjo qeveri duke u kursyer në emisionet për ta treguar të vërtetën qoftë në mediat e vendit, qoftë në ato të Shqipërisë apo të Kosovës. Është koha e fundit që në unison të reagojnë shqiptarët dhe t’i tregojnë botës së çfarë rreziku u kanoset nga sllavomaqedonasit e verbuar prej nacionalizmi të egër që çuditërisht po përkrahet nga qeveria aktuale e Nikolla Gruevskit.
    Kushdo që do të rëqethet nga këngët nacionaliste antishqiptare maqedonase mund të klikojë në këto adresa në “youtuve”:



    http://www.youtube.com/golemotodrustvo



    Ndërsa, në forumin e portalit të “Idividi” gjendet edhe kënga me titull “As në tokë as në hava/ për shqiptarët vend nuk ka”, edhe atë nën rubrikën “Kulturë, art dhe traditë”! Aty do të dëgjoni dhe gjeni vargjet e refrentit të kësaj kënge: “ Po na e ndotin Maqedoninë/ As në tokë as në hava/ vend për shqiptarët nuk ka/ O Zot dënoi/ i vraftë reja/ o ju zhdukttë rrënja”.

    Pas vdekjes së shqiptarëve – një qiri për Maqedoninë

    Por, që të helmohet edhe më shumë rinia maqedonase me një nacionalizëm të pakuptimtë antishqiptare, rrjetet maqedonase të internetit përkujdesen që të publikojnë këngë edhe të zhanrit “rap”! Këngë të tilla ka me bollëk. Është për t’u çuditur se si operatorët e këtyre veb faqeve të njohura për strukturat përkatëse shtetërore i publikojnë dhe i lëshojnë në nqarkullim elektronik. Këto këngë sot i dëgjon edhe nëpër kafiteri e disko periferike maqedonaese. Është vetëm çështje kohë se kur do të këndohen edhe nëpër diskotekat e qyteteve të Maqedonisë ku mund të vie deri te reagimet e përgjakshme. Edhe atëherë fajtor do të llogariten shqiptarët që do të reagojnë kundër “këngëve artisike maqedonase” me ç’rast do të paraqiten si katundarë, malokë e të egër. Një nga këngët që mund të nxisë ndonjë konflikt të paparashikueshëm ndëretnik është edhe rap kënga e njëfarë aCe maFia me titull “Vdekje shqiptarëve”! Ja se me çfarë vargjesh na prezantohet ky këngëtar më i adhuruari nga të rinjtë maqedonasë: “O ju maqedonasë/ fleni me pushkë nën kokë/ kjo kërkesë nuk është e kotë./ Vdis shqiptar se je i tepërt/ vdis shqiptar i ndyrë/ mos më detyro të të vras/ jetën me ty nuk dua ta ngas./ Vdis shqiptar se i tepërt je/ vdis shqiptar se i ndytë je/ kurrë nuk do të dua/ kurrë nuk do të më vie keq për ty/ dua të të shfaros ty/ dy metra nën dhe të të varros. Atëherë për Maqedoninë/ një qiri do ta ndez.”

    Qortimi ndërkombëtar deri në korrigjim etnik

    Të gjithë shqiptarëve si dhe maqedonasëve u kujtohet kur ushtarët grekë përgjatë një ushtrimi ushtarak këndonin këngë raciste kundër maqedonasëve, shqiptarëve dhe turqëve. Pas një reagimi të vogël, Ministria e mbrojtjes greke por edhe NATO ju kërkuan falje të tre popujve! Sepse, demokraci nuk do të thotë anarki, sistem ku mund të vie në shprehja urrejtja, mllefi, sharja, ofendimi ndëretnik. Demokraci do të thotë, mbi të gjitha, kulturë. Me këto sjellje primitive maqedonasit po dëshmojnë se, nëse ua heq trashëgiminë kulturore të përvetësuar greke, nuk kanë asnjë gram kulturë! Një kolektivitet i tillë duhet të qortohet deri në korrigjim. Sllavomaqedonasit e meritojnë një detyrim për t’u vetëkorrigjuar dhe për të dalur përfundimisht nga filmat epikë ku janë futur. Shpëtim tjetër nuk kanë!

    http://www.albaniapress.com/lajme/10...aqedonase.html
    SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

  2. #2
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193
    Kur ghaku shqiptorit vlon edhe vlon edhe do te vlon, e nje dit pelset explodon filmi, edhe do te explodon edhe besoj se fundin do ta shohin edhe vet maqedonet artificial se kush asht shqiptari, se ja na ja kush nuk ka ne ket bot njeri si shqiptari qe duron por durimi jon do te pelset nje dit edhe do te tregon shqiptari se kush esht.
    SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •