Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post “Maqedonia shqiptare”, enciklopedia e re kundër “Enciklopedisë Maqedonase”

    “Maqedonia shqiptare”, enciklopedia e re kundër “Enciklopedisë Maqedonase”


    Tetovë, 10 nëntor, NOA - Në prag të festave të Nëntorit, në Tetovë pritet të bëhet promovimi mbarëshqiptar i vëllimit të parë të veprës “Maqedonia shqiptare”, e cila është konceptuar të jetë një kundërpërgjigje me fakte e dokumente ndaj “Enciklopedisë maqedonase” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase.

    Në vëllimin e parë që përfshin tekste dhe dokumente origjinale shqip, anglisht dhe frëngjisht nga e kaluara historike e Maqedonisë shqiptare nga autorë antikë, albanologë, historianë dhe udhëpërshkrues të huaj të shekujve XVI-XIX.

    Redaktori i këshillit redaktues të këtij libri, Nijazi Muhamedi ka theksuar se kjo vepër është një kundërpërgjigje e fuqishme kundër “Enciklopedisë Maqedonase”.

    Sipas tij, me këtë vëllim shkencor, ku janë përfshirë tekste dhe dokumente del qartë edhe definimi historik, etnografik dhe kultural e politik i Maqedonisë shqiptare, si një dimension i faktuar i njësisë historike, gjeografike dhe etnografike të saj në tërësinë e historisë së shqiptarëve si dhe autoktonia.

    “Në këtë vëllim, me tekste të autoriteteve shkencore e historike të antikës, atyre të huaj dhe shqiptarë, për herë të parë pas shumë dekadash hapet çështja e rivalitetit shqiptaro-grek mbi përkatësinë e Lekës së Madh dhe mbi trashëgiminë historiko-kulturore të Maqedonisë së moçme, si një përgjigje ndaj stratagjemës antishqiptare të bisedimeve greko-maqedonase dhe tendencave të etnonacionalizmit maqedonas për të fshirë legjitimitetin historik shqiptar mbi emrin e Maqedonisë dhe të pranisë historike shqiptare në të”, ka theksuar redaktori i këshillit redaktues, Nijazi Muhamedi.

    Ai ka theksuar se ideja për nxjerrjen e këtij libri është përkrahur nga studjues dhe emra të njohur të shkencës shqiptare e ndërkombëtare. Në libër siç theksojnë autorët janë përfshirë edhe fakte historike nga historianët shqiptarë të kohërave të ndryshme, memorandumet shqiptare të Tetovës, Dibrës, Manastirit, Ohrit drejtuar Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Versajës si dhe shtypi i kohërave të ndryshme historike mbi çështjen e Maqedonisë. Ky vëllim me mbi 400 faqe është përgatitur nga publicisti Nijazi Muhamedi, në bashkëpunim me publicistë të tjera nga Maqedonia dhe Shqipëria, nën konsulencën e historianëve dr.Reshat Nexhipi dhe dr.Nebi Dervishi. Autorët kanë theksuar se libri do të ketë një fushatë të gjërë publiciteti dhe do t`i dorëzohet edhe institucioneve ndërkombëtare, ambasadave dhe instituteve të ndryshme ndërkombëtare. NOA-INA

    http://www.noa.al/index.php/ballkan/...ise-maqedonase

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    hajt inshAllah e nxjerin sa ma shpejt se nxhum jan shqiptaret.

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    pervec se shqip ne c'gjuhe tjeter do te dali kjo enciklopedi.......?
    dhe ku do kemi mundesine ta gjeme ne shqiperi apo ne shtetet ku emigrojme..?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Franz Baron NopcsaMacedonia.View of Skopje, 1903. Shqiptarët e Shkupit.




Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •