
Postuar mė parė nga
torrkerry
Ne njefare menyre kjo ndodh si ne personin tone njerezore ku shpirti yne (duke vazhduar te jete shpirt) bashkohet me trupin tone (duke vashduar te jete trup), per te formuar nje person: ne jemi "persona", nje "shpirt i misheruar". Ēdo "pjese" e natyres tone, shpirterore dhe trupore, paraqet vetite te veta, qe ne nje person, bashkengjiten, bashkepunojne, koordinohen...Shpirti nuk e anulon trupin, dhe trupi nuk e anulon shpirtin, ne personin tone. Mund te themi se ajo qe e ben trupi, e ben edhe shpirti, dhe edhe ēdo operacion shpirteror behet ne lidhje te ngushte me trupin dhe anasjelltas.
Afersisht keshtu edhe ne Jezu Krishtin:
njerezoria qe e mori nga Maria, vazhdon te jete natyra njerezore e Jezu Krishtit; hyjnoria qe Hyji e dergoi ne kraharorin e Virgjeres, vazdon te jete natyra hyjnore,
por te dy bashkohen, bashkengjiten, bashkepunojne, koordinohen...keshtu qe mund te thuhet se ajo qe behet nga personi i Jezu Krishtit behet njekohesisht nga dy natyra, njerezore dhe hyjnore,qe ne te nuk anulohen, por bashkohen, bashkengjiten, bashkepunojne, koordinohen...Ne personin e Jezu Krishtit ajo qe e ben natyra njerezore e ben edhe natyra hyjnore, dhe sepse u misherua, nastyra hyjnore e tij, qe i ka te gjithe vetite qe Shkrimi i Shenjt i atribuon Hyjit, nuk eshte "e pavarur" nga natyra njerezore. Kjo "pavaresia" e fiton vetem mee ringjalljen!
Per kete mund te thuhet se Zoti u be njeri, lindi nga, pati uri, etje, u lodh...lutet, predikoi, pati mundime... vdiq, u varros dhe u ringjall.
Per kete mund te themi se Maria eshte nena e Zotit, qe Jezu Krishti qe dhe eshte Biri i Atit, Biri i Hyjit.
Per kete katekizmi i Kishes thote se ai vdiq vetem si njeri (Zoti i misheruar), sepse si Zot nuk mundi as te vuaje, as te vdese.
Torrkerry
Krijoni Kontakt