Rrjet prostitucioni per diplomatet ne Tirane

» Dėrguar mė: 19/04/2009 - 08:12



Meshkujt e huaj nuk e kanė aspak tė vėshtirė pėr tė pasur njė femėr shqiptare nė krevat. U mjafton vetėm njė telefonatė, njė pagesė e vogėl dhe sa hap e mbyll sytė nė shtratin e hotelit luksoz mbėrrin “barby” e tyre. E re, e shkolluar dhe e gatshme pėr t’u plotėsuar tė gjitha epshet seksuale.
Policia ka goditur dje njė rrjet prostitucioni taksi qė vepronte prej kohėsh nė Tiranė. Nė pranga ka pėrfunduar 19-vjeēari Mario Monopuli dhe taksisti Altin Dajēi, tė cilėt shfrytėzonin si prostitutė nė hotelet luksoze njė studente me inicialet A.D, 24 vjeēe. Klientėt e studentes ishin kryesisht shtetas tė huaj, madje mes tyre kishte dhe pėrfaqėsues tė selive diplomatike nė vend. “Porosia” pėr tė pasur vajzėn nė shtratin e tyre tė hotelit bėhej me telefon. Klientėt duhet tė paguanin njė shumė qė varionte 100-150 euro dhe menjėherė taksia ndalonte nė hyrjen e hoteleve.

Rrjeti

Adoleshenti Mario Monopuli kishte vendosur tė bėnte sekserin e prostitutave pėr tė fituar paratė pėr bukėn e gojės. Prej disa kohėsh ai shfrytėzonte njė 24-vjeēare me iniciale A.D. Si fillim 19-vjeēari siguronte klientėt pėr vajzėn. Pasi mėsonte emrin e hotelit, numrin e dhomės dhe binte dakord pėr pagesėn, thėrriste nė ndihmė mikun e tij taksist Altin Dajēi. Ky i fundit pasi merrte “porosinė” me taksinė e tij me targa TR 740 B e zbarkonte vajzėn nė dyert e hoteleve luksoze nė Tiranė, sipas kėrkesave tė klientėve. Pėr tė rėnė nė gjurmėt e rrjetit kriminal policia ka hetuar pėr njė kohė tė gjatė. Dje skuadra antitrafik e Tiranės ka bėrė dhe goditjen e grupit duke vėnė nė pranga dy nga tė dyshuarit. Ndėrsa, studentja 24-vjeēare u gjet nė njė nga hotelet luksoze me njė klient Italian.

Klientėt

Pėr “shėrbimin” klientėt duhet tė paguanin shuma qė varionin nga 110-150 euro nė natė. Paratė ndaheshin mes sekserit, taksistit dhe vajzės. “Ėshtė hera e parė qė biem nė gjurmėt e njė rrjeti tė tillė prostitucioni. Klientėt janė kryesisht shtetas tė huaj tė cilėt ishin tė gatshėm tė paguanin shumėn qė u kėrkohej”, saktėsuan burime nga policia. Klientėt e prostitutės 24-vjeēare gjatė kohės sė qėndrimit nė Shqipėri, qėndronin nė hotelet luksoze nė Tiranė. Duket se mes tyre ka dhe pėrfaqėsues tė selive diplomatike nė Shqipėri. Burime nga policia thanė se po hetojnė dhe mė tej pėr tė identifikuar pjesėtarėt e tjerė tė rrjetit tė trafikut. Nuk ėshtė hera e parė qė vajza tė reja studente kapen duke ushtruar prostitucion. Madje duket sikur e kanė kthyer nė njė profesion pėr tė fituar bukėn e gojės.

gazeta shqiptare