Mexhid YVEJSI, Gjakovë


PËRSE E PRANOVA FENË ISLAME?


MUHAMMED A. HOBOHM, diplomat (Gjermani)

Përse ne në Perëndim po e pranojmë Fenë Islame?

Arsyet janë të shumta. Arsyeja e parë është: e Vërteta gjith*mo*në ka fuqinë e saj. Parimet kryesore të Fesë Islame janë racio*nale, natyrore dhe aq tër*heqëse, saqë për një hulumtues të nder*shëm të së vërtetës është e pamundshme të mos impresio*no*het prej tyre. Për shembull: Besimi në një Zot (Mono*teizmi). Sa na*tyr*shëm udhëheq Feja Islame në bara*zinë e njerëzimit, sepse të gjithë jemi krijuar nga i njëjti Krijues dhe të gjithë jemi shër*bëtorë të të njëjtit Zot.

Për kombin gjerman, në veçanti, besimi në Zo*tin është burim i frymëzimit, burim i trimërisë dhe burim i sigurisë. Ideja e jetës pas vdekjes të trans*formon. Besimi në Ditën e Gjykimit auto*ma*tikisht e ndalon njeriun nga veprat e këqija, e ndërkohë e nxit të bëjë vepra të mira të cilat ia sigurojnë shpëtimin e përhershëm. Besi*mi në atë se askush s’mund t’u ikë pasojave të gjykimit nga ana e Zotit, e bën njeriun të mendojë mirë para se të bëjë ndonjë të keqe. Me siguri ky vetëkontroll është më efikas se policia më e aftë në botë. Arsyeja tjetër që e tërheq të huajin ta pranojë Fe*në Islame është toleranca. Namazi i përditshëm e edukon njeriun me përpikëri, ndërsa agjërimi në muajin e Ramazanit e ushtron besimtarin në vetëkontroll. Pa dyshim, vetëkontrolli dhe disi*plina janë virtyte nga më të rëndësi-shmet për një njeri të mirë, për një burrë të vërtetë.

Komunizmi kishte gjëra pozitive, tërheqëse, si*kurse që kanë edhe demokracitë sekulariste, por as*njëra prej tyre nuk ka një kod të përsosur për një jetë të ndershme, bujare. Vetëm Feja Islame e përsosur për njerë*zimin është dhe kjo është arsyeja që unë e pranova dhe që njerëzit e mirë e përqafojnë atë.

Feja Islame nuk është një fe teorike. Aq më te*për ajo është një fe praktike dhe kuptimi i saj është: Nënshtrim i plotë ndaj Vullnetit të Zotit.

Shënim:
Kjo dëshmi është pjesë nga libri:

PËRSE E PRANUAM FENË ISLAME?

Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI
Prishtinë, 2004