Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205

    Pendimi në Bibël

    10 Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet``.
    11 Tha akoma: ``Një njeri kishte dy bij.
    12 Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.
    13 Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.
    14 Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.
    15 Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.
    16 Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.
    17 Atëherë erdhi në vete dhe tha: "Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!
    18 Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t`i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;
    19 nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu".
    20 U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.
    21 Dhe i biri i tha: "O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt".
    22 Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: "Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.
    23 Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,
    24 sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.
    25 Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.
    26 Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç`ishte e gjitha kjo.
    27 Dhe ai i tha: "U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë".
    28 Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte.
    29 Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s`kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s`më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi.
    30 Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur".
    31 Atëherë i ati i tha: "O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.
    32 Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri"``.

    Bibël, Luka 15
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2005
    Postime
    137
    Citim Postuar më parë nga Sefedini_PZ Lexo Postimin

    Ti qe shkruan ateher pse nuk i beson Bibles. pse nuk kthehesh per ti besuar Zotit në Krishtin? Po shef se Zoti te falë. Kthehu se Zoti te ka nxitur me lexue te verteten, nese nuk e bene, te pret denimi sepse Jezusi të dha mundesinë. Kthehu e besoj Ungjillit pasi veq po duket se ki lexue. Apo, ku eshte qellimi i ketij shkrimi?

    Labinoti

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Une e besoj Biblen si shpallje te Zotit por disa njerez nuk po e pranojne Kur'anin si shpallje te Zotit, dhe une nuk kam nevoje te kthehem t'i besoj Zotit përmes Krishtit sepse i besoj dhe e adhuroj Ate ne menyren qe na ka mesuar Muhammedi a.s. (duke u pastruar dhe duke u perkulur me fytyre ne toke) e qe ne te njejten menyre e ka adhuruar Zotin edhe Abrahami, Moisiu e Jezusi.

    Dhe ne fund, qellimi i ketij shkrimi eshte qe besimtaret katolike, ortodokse, protestante, muslimane, etj. te respektojne fene e njeri-tjetrit dhe te bashkohen e t'i kundershtojne te gjithe armiqte e tyre qe kane shkaktuar keto perçarje dhe te bashkejetojme ne paqe siç kemi jetuar edhe me heret para se te na vinin keta njerez perçares.

    Gjithmone duhet ta kemi parasysh qe jemi vellezer te nje gjaku!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sefedini_PZ : 19-04-2009 më 06:30
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Përkulja ndaj Zotit në Bibël:

    Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:

    Zanafilla.17:3

    Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ``Uluni këtu, ndërsa unë po shkoj aty të lutem``.

    Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ``Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti``.

    Mateu. 26:36:39

    Përkulja ndaj Zotit në Kur’an:

    Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra, që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,

    I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë atyre, ata japin.

    Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim.

    Kur'an, Sexhde: 15-17
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sefedini_PZ : 19-04-2009 më 06:32
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  5. #5

    Çudi se si nuk na foli Jezusi asnjëher per Muhamedin as per Kuranin, perkunder asaj Ai shumëher deshmoj per shumë gjera, dhe deshmia dhe porosia e tij ishte se vetem Ai (Jezusi) eshte e Verteta, vetem ai (Jezusi) eshte drita, vetem ai (Jezusi) eshte ringjallja dhe neper mes te Jezusit fitohet jeta e pasosur, e keshtu me radhe. I vetmi se duhet ti beson njeriu eshte Jezusi. Ti tash bënë të kunderten dhe nuk e beson, megjithse poston shkrime nga Bibla ku asesi nuk mund ta kuptoj qellimin as kuptimin. Pasi lexon Biblen pse nuk beson ti Jezusit.

    Lexo qka thotë Jezusi:

    12 Atëherë Jezusi u tha përsëri: “Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje, nuk do të ecë në errësirë, por do ta ketë dritën e jetës.”

    Pse ec ne erresirë ti dhe nuk i beson Drites?

    9 Jezusi iu përgjigj: “Vallë, a nuk i ka dita dymbëdhjetë orë? Kush ecën ditën, nuk merr në thua,
    spese e sheh dritën e kësaj bote. 10 Kush ecën natën, merr në thua, sepse nuk ka dritë në të.”

    Jezusi premtoj se Ai është Jeta e pasosur, atëher pse unë të besoj dikujt tjeter!

    25 Jezusi iu përgjigj: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë. 26 Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë.

    Jezusi tha se ata qe i besojnë u jep jeten e pasosur dhe kurr nuk do te sharrojnë. Qudi se si nuk tha kete per Muhamedin!

    27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim; unë i njoh dhe ato vijnë pas meje.
    28 Unë u jap jetën e pasosur, kurrë nuk do të sharrojnë: askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime.

    Krishti nuk u tha apostujve se do te vij Muhamedi as Kurani, Ai qarte u tha apostujve se “po ju la trashigiminë Mretërinë”! Dhe u tha ju jeni deshmitarët. Ai asgje nuk foli per Kuranin!!

    28 “Ju jeni ata që, në provat e mia, qëndruat vazhdimisht me mua. 29 Prandaj, unë po jua lë trashëgim Mbretërinë ashtu si ma dha mua im Atë: 30 që të hani e të pini në tryezën time në Mbretërinë time dhe të rrini në frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit.”

    Ai per qudi na tha se te kemi kujdes dhe paralajmroj se shumë do të vinë në emer të Zotit, por porositë të mos shkojmë pas tyre:

    8 “Ruajuni iu përgjigj të mos ju gënjejnë! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do t’ju thonë: ‘Unë jam!’ dhe: ‘U afrua koha!’ Mos shkoni pas tyre!

    Ai ne asnjë fjalë të tij nuk tha se do te vinë ndonji profet, per kunder ai paralajmroj se do të ngriten profet te rrejshem:

    11 Do të ngrihen shumë profetë të rrejshëm dhe shumëkënd do të gënjejnë. 12 E, ngase do të marrë hov padrejtësia, shumëkujt do t’i ftohet dashuria. 13 Por, ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shëlbohet.

    Ai (Jezusi) paralajmroj ardhjen e Tij por jo edhe te Muhamedit:

    30 Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; atëbotë të gjitha fiset e dheut do qajnë dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe. 31 Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet me bori të madhe për t’i bashkuar të zgjedhurit e tij nga katër anët e botës, prej njërit skaj të qiellit në tjetrin.”

    Jezusi nuk tha se do të vij muhamedi, ai tha se “Unë jam I Pari dhe I Fundit”:

    13 Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!
    14 Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë nëpër dyer në qytet!
    15 Përjashta mbesin qentë, shortarët, fëlligështarët, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan ose e vënë në zbatim gënjeshtrën.
    16 Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t’jua sjellë këtë dëshmi kishave.
    Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!«

    Të lexoj dhe te postoj rreshta nga Kurani muslimanet, eshte normale sepse ashtu besojne, at shkrim e besojne, por te lexoj dhe te postoj rreshta nga Bibla qe nuk e beson, apo ta lexoj dhe mos të besoj, njëkohsisht edhe pse nuk e beson të propgandon per qellime te veta, kesaj I vjen era djallzime dhe mos perfillje e Fjales së Hyjit! Kujdes sepse djalli nuk sjelle diçka tjeter pos errësires, hymnerë, ai eshte vet I caktuar per humnerë dhe deshiron të merr shumë njerez pas vetit. Lexoje Bible sepse eshte e mire, por edhe nese nuk e beson mos e shfrytezo per qellime djallzore sepse eshte mekat.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Citim Postuar më parë nga labi_nn Lexo Postimin
    Çudi se si nuk na foli Jezusi asnjëher per Muhamedin as per Kuranin,...
    Jezusi paralajmëron ardhjen e një profeti tjetër:

    ``Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.

    Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,

    Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.

    Jezusi thotë se kjo nuk është fjalë e tij por e Zotit:

    Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.

    Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju;

    Jezusi thotë se ky profet do t’i mësojë njerëzit çdo gjë që në lidhje me fenë:

    por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t`ju mësojë çdo gjë dhe do t`ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.

    Jezusi vërteton që Zoti është më i madh se ai:

    Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.

    Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.

    Jezusi deklaron se ky profet ka një pozitë të lartë në këtë botë:

    Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;

    Jezusi deklaron se kështu e ka urdhëruar Zoti:

    por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar. Çohuni, ikim prej këndej!``.
    Gjoni Kapitulli 14:15-31

    Profeti i paralajmëruar do të profetizonte paqen:

    9 Profeti që profetizon paqen, kur fjala e tij do të realizohet, do të njihet si një profet i vërtetë i dërguar nga Zoti".

    Jeremia Kapitulli 28

    Profeti do të vinte nga gjiri i vëllezërve të Moisiut:

    17 Dhe Zoti më tha: "Atë që thanë, është mirë;

    18 unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj.

    19 Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t`i kërkoj llogari.

    Ligji i Përtërirë Kapitulli 18

    Judenjtë e prisnin ardhjen e këtij profeti:

    19 Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: ``Kush je ti?``.

    20 Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: ``Unë nuk jam Krishti``.

    21 Atëherë ata e pyetën: ``Kush je, pra? A je Elia?``. Ai tha: ``Nuk jam!``. ``Je ti profeti?``. Dhe ai përgjigjej: ``Jo!``.

    Gjoni Kapitulli 1

    Përgatiti: Sefedin Muçaj, Prizren, Kosovë.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

Tema të Ngjashme

  1. Pendimi
    Nga harbini në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-03-2010, 17:41
  2. Mbi pendimin dhe rrëfimin
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 09:11
  3. Vendimet, zgjidhjet....pendimi?
    Nga ardi a. në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 19:18
  4. Pendimi!...
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2004, 07:45
  5. Pendimi!!!!!!
    Nga MISTRECE22 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-11-2002, 21:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •