Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 107
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Me pelqen shume kjo formula tani qe jam 20 vjec dhe ai po mbush 26. Vetem nje pyetje kisha un...kur te vete 21 duhet te ndahem me te dhe te gjej nje tjeter qe eshte 28 vjec? po kur te vete 22?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #72
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin
    Me pelqen shume kjo formula tani qe jam 20 vjec dhe ai po mbush 26. Vetem nje pyetje kisha un...kur te vete 21 duhet te ndahem me te dhe te gjej nje tjeter qe eshte 28 vjec? po kur te vete 22?
    Kjo eshte formule per 'dating', fierake. Se po u fejove e u martove, nuk kalon nga 20, 21, 22....por 20, 25, 30, 35...kot te numeroj pastaj,(lol) se ke marre fund.

    ( jo ti, por keshtu, ne pergjithesi .)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #73
    Aop tek Shqiperia Maska e Ma-Origano
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Vendndodhja
    Malesia
    Postime
    20
    Burri duhet me qen p.sh 3/4 vjet me i madh se gruaja

  4. #74
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Thuhet qe Meshkujt jane ne kerkim te femrave rreth 4 vjet me te vogla se ata!
    Ndersa Femrat kerkojne meshkuj rreth 6 vjet me te medhenj!
    Mendimi im: 'E mbeshtes kerkesen e meshkujve'
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    62
    ne mosha te vogla eshte mire qe djali te jete pak me i madh... ne mosha me te rritura eshte me mire djali me i vogel... (shume thone jo por besoj se brenda vetvetes e aprovojne)

  6. #76
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Gjithkush mund të ketë biseduar rreth diferencës së moshës në një raport në çift. Por edhe pse kjo nuk është një pikë e rëndësishme që një lidhje të funksionojë, studimet e ndryshme japin disa konkluzione dhe statistika. Strategjia evolutive më efikase për burrat është të kenë gra më të reja.

    Dhe kur themi të reja, nuk kemi parasysh as 2 as 5 vjet diferencë, por plot 15 vjet. Këtë e pohon një studim i publikuar nga revista Biology Letters, sipas të cilit, diferenca ideale për një çift burrë grua duhet të jetë një dekadë e gjysmë. Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Si rezultat pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe.

    "Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe që të jetë plot me siguri në vetvete, të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi tek burrat më të mëdhenj në moshë",- shpjegon udhëheqësja e këtij studimi. Ka dhe studime të tjera që mbështesin këtë studim, i cili për shumë njerëz lë vend për diskutim. Të njëjtin përfundim ka arritur dhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës. Në 2001, duke studiuar popullsinë e veriut të Finlandës, ata arritën në konkluzione të njëjta: Burrat me gra, që kanë një diferencë deri 15 vjeçare, kishin më shumë fëmijë të mbarë.

    Diferenca e moshës


    Për fëmijët, diferenca ndikon mirë, po për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t'u riprodhuar. Burrat preferojnë gratë, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri.

    Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që, stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kërkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner, dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave.

    Studimet e fundit


    Edhe pse "rregulli" i zakonshëm është marrëdhënia kur partneri është më i madh në moshë se partnerja nuk janë të pakta edhe rastet e tjera. Pra ka dhe ndryshe, kohët e fundit është vënë re që shumë gra rreken të kenë marrëdhënie me një mashkull që është më i vogël në moshë, gra që shfaqen më të forta, që nuk kanë nevojë të mbrohen, që tani marrin rolin e mashkullit, bëhen ato mbështetje dhe mbrojtje për një mashkull.

    Gra që zbulojnë një siguri të re, që në adoleshencë nuk mund të kihet, gra që në vite dhe në eksperiencë kanë gjetur dimensionet e tyre ideale. Gra që ndjehen mirë me veten e tyre dhe për këtë arsye, pëlqehen shumë nga meshkujt. Gra që i "marrosin" ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak "mama".

    Gjestet që tregojnë se keni një lidhje të gabuar


    - Ai ose ajo është shumë xheloze, qoftë dhe pa arsye, dhe dominuese.

    - Ai ose ajo kërkon që t'iu izolojë nga familja, miqtë dhe shoqëria.

    - Ai/ajo kërkon të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësitë për sjelljet e tij/e saj.

    - Ai/ajo ju kritikon vazhdimisht, ju thërret në emër ose ju bën të ndiheni keq rreth vetvetes.

    - Ai/ajo beson që një femër duhet të jetë e barabartë me mashkullin apo beson në stereotipat tradicionalë për sa i përket gjinisë.

    - Shihni si i trajton ai/ajo të tjerët: nënën, babanë, familjen dhe miqtë. Në të njëjtën mënyrë do t'iu trajtojë edhe juve, nëse jo tani se paku në të ardhmen.

    - Mbase vjen nga një familje ku dhuna është dominuese, ku prindërit abuzojnë me njëri-tjetrin? Kjo mund të jetë "normale" për të sepse është mësuar me një gjendje të tillë.

    - Kërkon t'iu përbuzë duke përdorur zë të lartë, gjeste zemërimi, shikime, përplasje apo shkatërrim të gjerave përreth.

    - Ai/ajo injoron ndjenjat apo nevojat tuaja, kërkon t'iu vejë në lojë për shkak të tyre.

    - Ndiheni sikur nuk mund të bëni mjaftueshëm për ta kënaqur atë pa marrë parasysh sesa shumë mundoheni.

    - Ai/ajo është i/e parespektuar nga gjinia tjetër në përgjithësi.

    - Ai/ajo kërkon shumë gjera nga ju që ju bëjnë të largoheni nga vetvetja apo nga ajo që ju doni të jeni.

    - Ai/ajo ka vështirësi për të shprehur ndjenjat, luan "lojëra mendimesh" që ju bëjnë të ndiheni të marrë, injorantë apo konfuz.

    - Ai/ajo kërkon që t'iu bëjë përgjegjës për lumturinë e tij/saj apo për të pasur fatin e lidhjes në dorë.

    - Ju bën të qani, bën premtime dhe ju bën dhurata pas një zënke që keni pasur.

    - Pas asaj që duket ai/ajo thotë se ka një karakter të mirë dhe një proces të menduari të vendimeve dhe veprimeve që ai/ajo bën.


    Spekter
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #77
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    nja 2 vjet diference eshte ideale jo me shume
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Une mendoj se kjo diferenc duhet te jet:
    Minimumi qe femra duhet te jet me e re se mashkulli eshte 3 vjet ndersa,
    Maksimumi qe duhet femra te jet me e re se mashkulli mendoj se duhet te jet 6 vjet..........
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    daSHURIA SNJEH MOSHe
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #80
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Per mendimin tim nuk egziston diferenca e moshesh ne dashuri, sepse kur ne e duam njeri tjetrin nuk ka te bej mosha fare, por dhe te ket shum diferenc kete nuk mund ta shpjegoj, nese ka diferenc te vogel per mendimin tim nuk e egziston.
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  2. Labinoti - Elbasan
    Nga mullaymeri në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 06:10
  3. A njeh moshë dashuria?
    Nga Albi në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 19-11-2005, 17:44
  4. Lajmi më i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04
  5. Mardheniet me diference te madhe ne moshe
    Nga cherry13 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 07:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •