-
Reklama Jonė

Populli mė i ri nė Europė qė nga e hėna paraqitet me njė fytyrė tė re para botės. Kėtė muaj do tė transmetohet reklama e parė nė shumė media ndėrkombėtare. Butonin Play tė hėnėn e shtypėn Presidenti dhe Kryeministri i Kosovės.
Nga Artan Behrami mė 27.10.2009 nė ora 1:22
Tė hėnėn nisi kampanja qė synon t’i japė fund paragjykimeve qindravjeēare qė kanė ekzistuar pėr kosovarėt.
Tash, bota do tė ketė mundėsi tė shohė popullin mė tė ri nė Europė, tė edukuar, modern dhe mbi tė gjitha tė pavarur.
Tė hėnėn ėshtė lansuar fushata ndėrkombėtare mediale pėr Kosovėn, ku fillimisht, fokusi gjeografik do tė jetė nė Europė dhe SHBA, ndėrsa mė vonė gjatė vitit do tė ketė mė shumė fokus nė disa vende tė caktuara, ka njoftuar kompania “Saatchi & Saatchi".
Tubimi promovues i fillimit tė fushatės ėshtė mbajtur nė Prishtinė, nė “Sheshin 21”, ku tė pranishėm ishin Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaēi, pėrfaqėsues tė kompanisė “Saatchi & Saatchi" dhe shumė tė ftuar tė tjerė.
Presidenti tha se ėshtė njė mundėsi e mirė qė Kosova e shfrytėzon pėr herė tė parė me miqtė e saj pėr tė prezantuar hartėn e vjetėr tė Europės dhe Europėn e Re.
“Ėshtė njė mundėsi e mirė qė Kosova e shfrytėzon pėr herė tė parė me miqtė e saj, pėr tė prezantuar hartėn e vjetėr tė Europės, pėr tė prezantuar Europėn e Re, apo plan tė ri, me kėtė energji tė Kosovės tė prezantojė shtetin e saj, tė prezantojmė ambiciet e saj, prezantojmė dėshirėn e saj qė tė ec lirshėm dhe tė bashkėngjitet fuqishėm me bashkėsitė e vendeve tė botės demokratike”, tha Sejdiu.
Ndėrsa, Kryeministri Thaēi tha se me fillimin e kėsaj kampanje mediale bėhet promovimi ndėrkombėtar i Republikės sė Kosovės para rrjeteve mė tė shikuara televizive botėrore.
“Sot sė bashku me ju bėjmė promovimin ndėrkombėtar tė Republikės sė Kosovės. Sot ne prezantojmė para rrjeteve mė tė shikuara televizive, imazhin e ri tė Kosovės, imazhin e shtetit tė ri tė Kosovės, imazhin e Kosovės tė pavarur, sovrane, demokratike dhe multietnike”, tha ai.
Fushata ėshtė pėrgatitur nga kompania izraelite “Satchi & Satchi”, pas njė tenderi qė ka fituar vitin e kaluar nga Qeveria e vendit nė vlerė prej 5.7 milionė euro, me ē’rast reklama e televizionit do tė fillojė tė emetohet nė 6 kanale tė mėdha televizive ndėrkombėtare, siē janė CNN, BBC World News, Euroneės, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport. Mė vonė reklamat pėr shtyp do tė publikohen nė revista me renome ndėrkombėtare, si nė “The Economist” dhe “Newsweek”.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt