BALLINJTE E SHQIPERISE DHE SHQIPERIA E BALLINJVE
Mustafa Nano
Gazetat jo-berishiane janė rrekur ta trajtojnė kėto ditė ēėshtjen "Balliu" si njė rast tjetėr pėr tė denoncuar atė qė ėshtė magneti i tė gjithė ballinjve tė Shqipėrisė, dmth pėr tė denoncuar Kryeministrin Sali Berisha. Logjika e kėtyre gazetave, pra, ėshtė shumė e thjeshtė, dhe merret vesh nga pyetja qė bėrėsit e tyre ndoshta i ngrejnė vetes: pėrse duhet tė merremi me Lal Krosin, ndėrkohė qė mund tė merremi me kapedanin e tij? Dhe nė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeje, i japin dum punės, duke mos u marrė shumė me ēikėrrimėn palavike Fahri Balliu e duke u marrė mė sė shumti me mentorin e tij. Domosdo, mentori ėshtė njė palavi kolosale nė kėtė vend; rrjedhimisht kemi tė bėjmė me njė logjikė qė nuk ka tė sharė. Pėrveē kėsaj, tė merresh me Fahriun seē provon dhe njė nausea Sartre-iane; edhe nė rastet kur ke duf ndaj tij, ngaqė ai ska lėnė pisllėk pa bėrė e shpifje pa thėnė kundėr teje, ti rri e i thua vetes: ia vlen tė merresh me njė tė tillė?
Mirėpo ia vlen. Ia vlen, pasi Fahri Balliu nuk ėshtė njė sojsėz atipik nė kėtė Shqipėrinė tonė; pėrkundrazi, ėshtė njeriu qė e tipizon mė sė miri kėtė Shqipėri. Fahri Balliu ėshtė shqiptari qė nuk ka cipė, qė nuk ka nder, qė nuk ka marre, ėshtė njeriu qė sot tė shan e nesėr tė jargavitet, ėshtė njeriu qė vjedh ēdo gjė, qė vjedh parĆ”, kauza etj, ėshtė njeri qė bėn pis gjithė ambientin ku rri, qoftė ky ambient familje, klub, komunitet, qytet, parti, komb, ėshtė njeriu qė se ka pėr gjė tu shėrbejė disa padronėve njėherėsh e tua dredhė tė tėrėve po njėherėsh, ėshtė njeriu qė u ngjitet si kėpushė njerėzve tė rėndėsishėm, tė respektuar apo me pushtet, ėshtė njeriu i zhveshur fare-fare prej skrupujve moralė, ėshtė njeriu qė, pasi nuk ka lėnė zullum pa bėrė, zė e sulmon tė tjerėt pikėrisht pėr kėto zullume.
Le tė mbetemi tek kjo e fundit. Fahri Balliu ka qenė njė komunist i shpifur (mė keq se sa mentori i tij), e megjithatė kjo nuk e ka penguar ti ngjitet, ja, ashtu si kėpusha, vjedhurazi e pa u ndjerė, kauzės antikomuniste. Jo vetėm kaq. Nė atė gazetėn e vet ka patur paturpėsinė tė akuzojė pėr komunistė ca prej antikomunistėve gjenuinė tė kėtij vendi. Doni tjetėr? Fahri Balliu ka qenė spiun i Sigurimit tė Shtetit (mė kujtohet qė Dhori Sollaku i pėrmendte pseudonimin "ushtari" nė njė debat televiziv, por Fahriu as nuk skuqej e as nuk zverdhej, a thua se po flitej pėr tjetėr njeri), e megjithatė ai e ngre zėrin mė shumė se tė gjithė tė tjerėt kundėr spiunėve tė Sigurimit tė Shtetit. Tjetėr? Po, ka dhe tjetėr. Fahri Balliu ka punuar me SHIK-un e Gazidedes (e pėrjashtuan nga diplomacia si komunist, dhe Fahriu rihyri si agjent i Gazidedes), dhe ėshtė po ky kodosh, qė tok me nja dy tė tjerė si vetja e vet, kanė tentuar tu mbushin mendjen njerėzve (pėr tė mė denigruar, kuptohet) se Mustafa Nano ka qenė agjent i Gazidedes - ku? Shih pa shih! - mu atje ku ka shėrbyer vetė Fahriu, nė diplomaci (Hė, mė thoni, nuk kemi tė bėjmė me njė racė tė shpifur njerėzish?). Tjetėr akoma? Sigurisht. Fahri Balliu celebron datėlindjet e veta nė Paris, ka fėmijėt nėpėr shkolla e universitete private londineze qė kushtojnė sa qimet e kokės, ka nė pronėsi dy kate tė njė pallati tek "Komuna e Parisit", ka njė apartament 320 metra nė Rrugėn e Kavajės (tė gjitha kėto i mora vesh pėr herė tė parė dje nga Ilir Hoxha, ish-prokuror, i cili i shkruante tek gazeta "Tema"), dhe ėshtė po ky birbo qė leqendis njerėzit nė fletushkėn e vet pėr korrupsion tė supozuar apo tė sajuar nga ai vetė apo nga ustallarėt e tij.
Por nuk ėshtė vetėm kjo sindromė (sindroma e njeriut tė poshtėr qė bėn kauzė tė vetėn luftėn kundėr njerėzve medemek tė poshtėr), qė e bėn Fahriun njė personazh tipik tė Shqipėrisė postkomuniste. Ai nga ana tjetėr pėrfaqėson hiēin qė bėn hair. Nga njė fakir fukara, pra, ėshtė shndėrruar nė njė milioner, nga njė palo gazetar qė shkruante nė atė palo gazetė tė regjimit tė Enver Hoxhės ėshtė shndėrruar nė figurė qendrore e shtypit konservator nė Shqipėri (e shihni, se sa i mjerė ėshtė ky vend?), nga njė shkarravitės e shkarrashkronjės banal ka zėnė tė bėjė libra qė na u pėrkthekan dhe nė Paris, nga njė lolo, me tė cilin argėtohej gjindja rreth e rrotull, ėshtė shndėrruar nė njė kėshilltar i kryeministrit tė njė vendi-anėtar tė NATO-s.
Siē shihet, fola pėr Balliun. Fola nė mėnyrė tė ashpėr e tė pamėshirshme, por nuk ka mėnyrė tjetėr pėr tė folur pėr kėtė soj tė qelbur shqiptarėsh, tė cilėt do tė ishte mirė tė futeshin nė njė si karantinė sociale. Kėta duhet, pra, ta ndjejnė pėrbuzjen e pėrēmimin tonė kolektiv. Por nė fakt kjo nuk ndodh asnjė ēikė. Ndosh bash e kundėrta: Ballinjtė janė mė tė fortė se kurrė. E nė kėtė kuptim, nuk ėshtė Balliu qė duhet tė na shqetėsojė; duhet tė na shqetėsojė Shqipėria e sunduar nga Ballinjtė, tė cilėt, veē nė saj tė shėrbimeve tė paprincipta ndaj pushtetit apo ndaj tė pushtetshmėve, ia kanė dalė qė nga hiēi tė bėhen tė famshėm, tė rėndėsishėm e tė pasur. E nėse Shqipėria e sotme ėshtė e sunduar nga Ballinjtė, nėse kėta tė fundit kanė frenat nė dorė e bėjnė ēu ka ėnda nė kėtė vend, merret me mend se ēu japim fėmijėve tanė pėr model tė njeriut tė suksesshėm. Si ia bėjnė ata prindėr tė ndershėm tė kėtij vendi sa herė qė ballafaqohen me hakėrrimin e natyrshėm tė fėmijėve tė tyre: pse Fahri Balliu qenka i zoti ti arsimojė fėmijėt e vet nėpėr universitetet me nam tė botės, e ti jo? Pse Balliu i madh e Balliu i vogėl mendojnė pėr Argitėn, pėr Shkėlzenin, pėr Henrisin, ndėrsa ti nuk mendon pėr mua? Unė nuk di si ia bėjnė ata. Ua qaj hallin. Vetė, shyqyr Zotit, e kam kaluar atė fazė, kur fėmijėt mė hakėrreheshin kėsisoj. E kjo sdo tė thotė qė rreziku ka kaluar, pasi modeli i Ballinjve ėshtė gjithė kohėn njė frymėzim pėr tė vjedhur, pėr tė zhvatur, pėr tė vrarė, pėr tė gėnjyer e mashtruar, pėr tė bėrė hile, pėr tua futur tė tjerėve pas shpine, pėr tu shėrbyer tė pushtetshmėve, pėr tu bėrė naftėn moralit e idealeve etj, etj.
P.S. Nuk di pėr tė tjerėt, por vetė (mė bėhet se) kam njė "engjėll" qė mė rri pranė e bėn ēmos gjithė kohėn tė mė mbrojė prej ngasjes sė teprimit e prej ngasjes pėr tė shtėnė nė punė nė shkrimet e mia fjalė tė forta, fraza gėrryese e stil asgjėsues. Por unė nuk ia vė veshin gjithmonė "engjėllit" tim; herė pas here e lėshoj penėn tė bėjė rrugėn mė tė shkurtėr pėr nė destinacion. Nuk mburrem me kėtė, por - me ēduket - nuk mund tė bėj ndryshe; kjo ėshtė arsyeja qė engjėllin mbrojtės e kam pėr teprimet, e nuk e kam pėr gjė tjetėr.
Sigurisht, "engjėlli" im mbrojtės nuk arrin tė mė mirėkuptojė apo tė mė legjitimojė nė kėto "cadute di stile", por ia vlen tua plasim zemrėn edhe "engjėjve" tanė mbrojtės, kur vjen puna tė flasim pėr (ose tė merremi me) Ballinjtė e Shqipėrisė, harbutė e shkuar harbutėve, trashanikė e shkuar trashanikėve, cipėplasur e shkuar cipėplasurve, kusarė e shkuar kusarėve. Sikur "biseda" ime me "ėngjėllin" tė ish njė shkėmbim mendimesh, e jo thjesht njė set urdhrash, sugjerimesh e lutjesh qė bien nė veshėt e mi, unė do ti jepja pėr tė lexuar njė pasazh tė shfrimit tė Faik Konicės kundėr Shahin Kolonjės, nė njė prej polemikave pioniere tė shtypit shqiptar: "Thua se unė pėrdor fjalė tė ndyra? Po kundėr njerėzve tė ndyrė si ti, ēfjalė tė pėrdor? Fjalėt e ftohta e tė matura soji yt i merr pėr shenjė frike; ironinė e tė tallurit e hollė nuk e kuptoniā¦. Po nė tė pėlqejnė aq fjalėt e holla, laj mė parė kokėn qė tė ēporren morrat, kalli dhe kėmbėt dy herė ditėn nė acid fenik qė tė mos bjenė erė. E pastaj tė shohim".
Pas kėsaj, ndoshta "engjėlli" im nuk do tė ishte aq zemėrthyer me mua.
Shqip
Krijoni Kontakt