Shtajner flet nė televizione:
Marrja e pėrgjegjėsisė pėr vitin 2003
Prishtinė, 20 janar 2003 / Marrė nga RTV21
Mikael Shtajner
Tė dashur kosovarė,
Viti tė cilin e kemi pėrpara nuk do tė jetė i lehtė.
Tri sfida tė mėdha janė para nesh.
· Ekonomia - ku tepėr shumė njerėz janė pa punė.
· Krimi - ku kemi krim tė organizuar tė stilit mafioz.
· Shumetniciteti ku ende nuk kemi shoqėri tė mirėfilltė shumetnike. Ku ende ka enklava dhe pjesėtarėt e pakicave trazohen tepėr shpesh.
E nė kėtė situatė kemi institucione tė cilat ende nuk i kanė kuptuar pėrgjegjėsitė e veta. E dini lojėn e fajėsimit tė tjetrit nė Kosovė Ne nuk kemi kompetenca - nuk mund tė bėjmė asgjė faji ėshtė i bashkėsisė ndėrkombėtare.
Po ky ėshtė debat i rremė cila ėshtė e vėrteta?
E vėrteta ėshtė se udhėheqėsit tuaj mė nuk janė nė opozitė. Ata e kanė nė dorė pushtetin, dhe atė, kanė pushtet tė mirėfilltė. Qeveria juaj kontrollon 350 milion euro. Kėto nė markat e dikurshme bėjnė 700 milion. Ajo ka dhjetė ministri. Ėshtė pėrgjegjėse pėr gjėrat qenėsore siē janė shkollat, spitalet ose transporti. Kjo do tė thotė se merren me arsimimin e fėmijėve tuaj. Shėndetin tuaj. Rrugėt tuaja.
Kėto janė pėrgjegjėsi qenėsore pėr cilėndo qeveri nė botė. Kėto janė ēėshtjet pėr tė cilat nė Evropė humben ose fitohen zgjedhjet. A thua nuk e meritojnė kėto pėrgjegjėsi vėmendjen e udhėheqėsve tuaj? Por ata duhet tė jenė tė gatshėm ti marrin kėto pėrgjegjėsi mbi vete. Ta marrim ēėshtjen e nxehtė tė tatimit mbi tė ardhurat. I kuptoj tė gjitha shqetėsimet. Po, ta shohim qartė situatėn e vėrtetė. Shkalla e 20% tė tatimit nė tė ardhurat mbi 3000 Euro ėshtė vendosur qysh para se tė mbėrrija unė nė Kosovė. Pėlqimin pėr tė e ka dhėnė Qeveria juaj nė takimin e Kėshillit Ekonomik Fiskal (KEF) mė 14 tetor. Ishte qeveria ajo qė sė bashku me UNMIK-un nėpėrmes njė dokumenti zyrtar tė shpallur me 5 nėntor informoi gjithė komunitetin e donatorėve nė Bruksel se cila ishte kjo shkallė tatimi.
Ēka na ra tė dėgjojmė javėn e kaluar? Fajin e ka Shtajneri. Kėshtu nuk duhet trajtuar njė ēėshtje kaq serioze. Pėr kėtė arsye, unė tash kam ftuar qeverinė qė ti paraqesė propozim konkret dhe tė realizueshėm KEF-it nė njė takim tė veēantė tė premten e ardhshme. Pas kėsaj do tė veproj shpejt natyrisht, duke i marrė parasysh realitetet shoqėrore nė Kosovė. Por, kėto pėrgjegjėsi duhet ti bartim sė bashku e jo vetėm ta fajėsojmė njėri tjetrin.
* * * *
Tė dashur kosovarė,
Kurrkush nuk priste qė gjėrat tė ishin tė pėrkryera menjėherė. Pėrkundėr kėsaj, UNMIK-u duhet dhe don ti jap mė shumė pushtet qeverisė dhe institucioneve tuaja. Tė jem i qartė jam i gatshėm qė deri nė fund tė kėtij viti tua dorėzoj Institucioneve tė Pėrkohshme tė gjitha kompetencat tė cilat ligji mė lejon ti dorėzoj. Po me njė kusht, institucionet duhet tė punojnė mė me seriozitet. Nėse punojnė kėshtu, do ta krijoj njė plan tė pėrbashkėt drejtpėrdrejt me kryeministrin Bajram Rexhepin pėr tė parė se si ta bėjmė kėtė kalim lehtė dhe me efikasitet. E unė e Bajrami punojmė shumė mirė sė bashku. Sidoqoftė, dua ta bėj po aq tė qartė se ka disa gjėra qė nuk mund ti dorėzoj. Mė besoni, do tė ngulmoj nė trajtimin e drejtė tė pakicave. Edhe marrėdhėniet me jashtė si dhe lufta kundėr krimit tė organizuar mė mbeten mua. Kėto janė mandati im tė cilin ma ka besuar autoriteti mė i lartė ndėrkombėtar nė botė Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara.
* * * *
Para se tė merrem me prioritetet tona pėr vitin 2003, tė mos harrojmė se ēka kemi arritur nė vitin 2002. Kemi arritur shumėēka sė bashku. E kemi krijuar qeverinė. Kemi sjellė tė burgosurit e mbetur prej Serbisė nė Kosovė. Kemi ligjin pėr privatizim. Kemi mbajtur zgjedhje komunale tė qeta, tė suksesshme e demokratike. Mund tė udhėtoni lirshėm nė Shqipėri dhe Maqedoni e sė shpejti edhe nė vendet e tjera fqinje me targat KS dhe me sigurim tė Kosovės. Kemi njė marrėveshje pėr bashkėpunim tė policisė me tė gjithė fqinjėt. Dhe e kemi nxjerrė pjesėn veriore tė Mitrovicės nga zona e hirtė e do ta mbaj fjalėn dhe nuk do tė ketė ndarje.
Mė lejoni ta pėrmend edhe Beogradin. Po tė mos kishim dialog me Beogradin, si do tė mund ti kthenim tė burgosurit? Si ndryshe tė zbulojmė se ēka ka ndodhur me tė humburit? Si ndryshe do tia kthenim Perėndeshėn nė Fron muzeut tė Prishtinės?
Por nė tė njėjtėn kohė nuk do tė lejojmė kthim nė tė kaluarėn kur ēėshtjet e Kosovės vendoseshin nė Beograd. Prandaj, Beogradit i them - Bashkėpunim PO Pėrzierje JO.
* * * *
Sidoqoftė, ti kthehemi prioriteteve tona.
Pikė sė pari ekonomia:
Tė mos e mashtrojmė veten. Nė njė ekonomi moderne ka vetėm njė mėnyrė pėr tė hapur vende tė punės dhe kjo mėnyrė ėshtė tė joshen investimet. Si mendoni, kur do tė jenė investorėt tė gatshėm tė investojnė nė Kosovė?
Vetėm kur ta dinė se nuk do tu humben paratė.
Vetėm kur tė mund tė mbėshteten nė sistemin ligjor.
Vetėm kur tė mund tu besojnė institucioneve.
Vetėm kur tė vlejnė liria e lėvizjes dhe tė drejtat pronėsore.
Vetėm kur tė sigurohen se gjėrat do tė kryhen me efikasitet, pa burokraci e pa bakshish.
Shkurt, vetėm kur Kosova tė tregojė se po i pėrmbush standarded tė cilat i kemi dhėnė nė pikėsynimet tona.
Kėto standarde nuk janė pengesa. Pėrkundrazi, janė udhėrrėfyes kah e ardhmja e Kosovės. Po ashtu duhet tua lehtėsojmė bizneseve investimin nė Kosovė. Shumė investitorė tashmė na kanė folė pėr frustrimet e tyre kėtu. Njė formular duhet ta marrin kėtu, njė vulė atje, e nėnshkrimin krejt diku tjetėr. Tė gjithė e dini mirė kėtė shprehi. Na duhet njė vend i vetėm ku tė mund tė shkojnė investitorėt. Njė zyrė ku mund tu kryhen tė gjitha punėt. Njė vend pėr krejt punėt. Natyrisht se kjo ėshtė diēka qė duhet ta bėjmė sė bashku me qeverinė. Dhe kur ta kemi krijuar, unė vetė do ta pėrhap kumtin jashtė Kosove, ashtu qė sa mė shumė njerėz tė dėgjojnė pėr tė dhe sa mė shumė tė investojnė nė Kosovė pėr tė hapur vende tė reja pune.
Pėr tu ndihmuar tė gjithėve qė tė vijnė nė Kosovė, po e rregullojmė aeroportin e Prishtinės, tė cilin brenda njė viti KFOR-i do tia dorėzojė drejtorisė civile. Kosova do ta ketė edhe kompaninė e vet ajrore. Tash rishtazi, kisha kėnaqėsinė e veēantė tu dorėzoja ēmime dy pilotėve tė parė kosovarė tė fluturimeve komerciale, tė cilėt janė aftėsuar e kualifikuar nė Gjermani. Kėta mund tė jenė tė parėt qė do ti drejtojnė aeroplanėt pėr kompaninė ajrore tė re tė Kosovės.
E dyta, krimi:
Juve dhe mua na ka ardhur maje hunde qė nami i mirė i Kosovės ende njolloset nga kriminelė qė mendojnė se nuk i kap ligji. Nga gangsterė tė cilėt i qėrojnė hesapet e vjetra me vrasje e dhunė. Po mundohemi tė krijojmė njė shoqėri tė ndershme nė Kosovė me institucione qė respektohen. Nė tė njejtėn kohė keni bomba tė kurdisura nė vende publike, kontrabandė nė kufij dhe korrupsion nė biznis dhe administratė civile. Ju popullata duhet tė kėrkoni nga tė gjithė politikanėt dhe zyrtarėt publikė tė zgjedhur qė ta bėjnė plotėsisht tė qartė se nuk kanė kurrfarė lidhjesh me kėtė nėntokė.
Siē e kam thėnė shumė herė, krimi nuk do tė tolerohet.
Nesėr, Guardia di Finanza (Kontrolli Financiar), qė kanė veēanėrisht pėrvojė nė Itali nė luftėn kundėr Mafias, do tė nisin punėn kundėr korrupsionit dhe mashtrimeve nė Njėsinė e re pėr Hetime Financiare. Por tjetra, mė me rėndėsi, ėshtė mos ta harroni SHPK-nė tuaj. Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė dėshmuar si i suksesshėm. Tash kemi policė kosovarė tė mirė e tė trajnuar siē duhet, tė cilėt kanė nxėnė shkathtėsi tė reja tė metodave moderne policore. Tani do ti kyē policėt e Kosovės nė pjesėt mė tė ndjeshme tė luftės kundėr krimit serioz e tė organizuar, kėshtu qė sė bashku tė jemi mė efikasė dhe mė efektivė. Ata tash e kanė fituar besimin tonė dhe do ta pėrdorin dijeninė e tyre mbi atė se si punon nėntoka e krimit.
Me lejoni tė them diēka edhe pėr shtypin. Me lirinė e shtypit vjen pėrgjegjėsia. Janė disa gazetarė tė shkėlqyeshėm nė Kosovė tė cilėt shkruajnė raporte dhe komente tė mira, tė guximshme e interesante pėr problemet e Kosovės. Puna e gazetarėve ėshtė edhe qė tė jenė kritikė, dhe mua mė kėnaq njė kriticizėm i informuar. Por artikujt qė pėrmbajnė fjalė urrejtjeje dhe qė nxisin tensione, janė tė papranueshme. Do ti pėrkrah veprimet qė ndėrmerren nga organet e autorizuara tė pavarura kundėr fjalėve tė urrejtjes dhe do tė sigurohem se zbatohen gjobat dhe dėnimet.
Sė treti, shumetniciteti:
Pse duhet tė bėhet Kosova shoqėri e mirėfilltė shumetnike?
Po jua them unė. Bashkėsia ndėrkombėtare erdhi nė Kosovė duke bėrė njė pėrpjekje tė paparė pėr ti dhėnė fund shtypjes etnike tė Millosheviqit. Ata erdhėn pėr ti mbrojtur vlerat themelore njerėzore ta mbrojnė tė dobėtin nga i fuqishmi. Bota pati plot simpati pėr ata tė cilėt ishin nxjerrė nga shtėpitė nė mėnyrėn mė barbare. UNMIK-u dhe KFOR-i u dėrguan qė tė ndihmojnė nė ndėrtimin e njė shoqėrie tė ēliruar nga shtypja e tė kaluarės, nė tė cilėn do tė vlenin vlerat tė cilat sollėn intervenimin. E dini se Kosovės ende i duhet ndihma e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kosova nuk mund tė pėrparojė vetėm. Kosova duhet tė dėshmojė se investimi shumė i madh ndėrkombėtar me njerėz dhe mjete ia ka vlejtur. Ajo duhet tė dėshmojė se po krijon njė shoqėri nė tė cilėn secili kosovar, pa marrė parasysh prejardhjen etnike, mund tė jetojė i sigurt e me dinjitet. Mos harroni se fqinjėt tuaj nė Kosovė kanė tė njėjtat tė drejta si ju. Duhet ti mirėpritni ata njerėz qė vendosin tė kthehen. Vetėm atėherė bashkėsia ndėrkombėtare do tė vazhdojė tė jetė e kuptueshme, tė vazhdojė me ndihmėn dhe tju mirėpresė nė Evropė - ku Kosova e ka vendin.
******
Tė dashur kosovarė,
Siē thashė nė fillim, viti 2003 nuk ka me qenė i lehtė. Por besoj se mund tia dalim me sfidat para nesh nėse me to ballafaqohemi sė bashku. Dhe nėse tė gjithė jemi seriozė. Nuk kemi kohė pėr debate tė rrejshme e lojėra tė fajėsimit tė njėri-tjetrit. Koha pėr ta zgjidhė statusin final tė Kosovės do tė vijė, por jo nė vitin 2003. Duhet tė merremi me tri prioritetet. Duhet ta pėrmirėsojmė ekonominė qė fėmijėve tuaj tu krijojmė ardhmėri. Duhet ta luftojmė krimin qė familjeve tuaja tu ofrojmė siguri. Duhet ta krijojmė njė shoqėri shumetnike qė tė gjithė ju tė jeni tė mirėpritur nė familjen e shoqėrive evropiane. Jam i gatshėm tė punoj pėr kėtė, por dua qė ta bėjmė sė bashku dua tė kaloj sa mė shumė kompetenca qė ėshtė e mundshme pėr institucionet qė janė tė gatshme tė punojnė seriozisht pėr Kosovėn. Nėse ne UNMIK-u, institucionet e Kosovės dhe populli i Kosovės jemi tė gjithė seriozė dhe nėse i pėrvjelim mėngėt dhe punojmė sė bashku, jam i bindur se do tė kemi sukses.
Kėtė javė do ti ftoj udhėheqėsit e partive politike qė tua shpjegoj konceptin tim pėr ta fituar pėrkrahjen e tyre. Nė fund, elementi mė i rėndėsishėm do tė jetė pėrkrahja e vazhdueshme nga ju populli i Kosovės.
Ju falemnderit dhe natėn e mirė.
-----------
Nexhat Daci: Qershori i kėtij viti do tė jetė periudha e pėrcaktimeve vendimtare pėr ardhmėrinė e Kosovės
Prishtinė, 21 janar 2003 (QIK) - Nė njė intervistė tė gjatė dhėnė radios "Evropa e lirė", kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci, duke komentuar fjalimin e mbrėmshėm tė shefit tė UNMIK-ut Mihael Shtajner, drejtuar qytetarėve tė Kosovės, tha se pėrshtypjet e tij janė se "pėr njė vit qėndrimi nė Kosovė, zoti Shtajner mban vetėm fjalime teorike.
Kėsaj radhe nė atė empirizėm tė tij ka mjaft tė vėrteta qė ilustrojnė naivitetin tonė, tė institucioneve, besimin tonė nė bashkėsinė ndėrkombėtare", tha zoti Daci, duke shtuar se mikpritja kosovare ėshtė keqinterpretuar nga zoti Shtajner, kurse disa e institucione kosovare kanė qenė "tepėr, tepėr tepėr, tė ndėgjueshme", shprehet kryeparlamentari Daci dhe thekson se pėrshtypjen e tij: "Ne jemi sjellė tepėr shumė nė mėnyrė vazale ndaj UNMIK-ut".
Vendimi i Parlamentit ėshtė qė do ta kryejė kėtė vit punėn e vet sipas pėrgjegjėsive tė marra nga elektorati vendor, por edhe nga parimet e politikės ndėrkombėtare, thotė na vazhdim zoti Daci, pėr tė theksuar se "Shtajner e ka kuptuar porosinė e institucioneve kosovare dhe nė qoftė se e vazhdon vetėm me premtime terorike dhe nuk realizon asgjė nga ato do tė hasė nė njė pėrgjigje jashtėzakonisht, politikisht tė pjekur po edhe tė fuqishme".
Nė konstatimin e gazetarit sesi vitin e kaluar zoti Shtajner ka ndėrhyrė shpesh nė punėn e Kuvendit, kryeparlamebtari Daci tha se "Shtajner vitin e kaluar e ka shfrytėzuar maksimalisht autoritetetin qė i kanė dhėnė Kombet e Bashkuara dhe nuk ka nėnshkruar ligje tė cilat e rregullojnė esencėn e jetės nė Kosovė edhe pse ato ligje janė pėrgatitur nga ekspertė tė Brukselit e Uashingtonit".
Por, Parlamenti, sipas z. Daci, nė asnjė mėnyrė nuk mendon t'i ndėrprejė kontaktet dhe bashkėpunimin me UNMIK-un dhe bashkėsinė ndėrkombėtare, pėrkundrazi do tė jetė partner i fuqishėm, por do t'i bėjė punėt nė pėrgjegjėsi me drejtėsinė ndėrkombėtare dhe nevojat e elektoratit.
"Nė qoftė se Shtajner vazhdon mė mosnėnshkruarjen e ligjeve tė pėrgatitura nga ekspertė ndėrkombėtarė, Parlamenti ndoshta do tė vendosė qė tė mos i dėrgojė fare ligjet nė nėnshkrim", thekson Daci.
I pyetur nėse ka njė komunikim dhe punė efikase ndėrmjet institucioneve tė Kosovės, kryeparlamentari Daci tha se bashkėpunimi i institucioneve qeverisėse nė Kosovė nė pjesėn e dytė tė 2002-shit, ishte krejtėsisht normal dhe vlerėsoi se institucionet janė tė vetėdijshme se 2003-shi ėshtė pika e thyerjes pėr tė mirė apo pėr tė keq nė Kosovė.
"Kėtė pėrgjegjėsi e kanė tė tri institucionet, Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria dhe ėshtė njė marrėveshje e plotė nė mes tė kryeministrit dhe timit, qė ne tė punojmė me pėrgjegjėsi, por nė interes tė jetės nė Kosovė", tha z.Daci.
Nė pyetjen se a mund tė jetė ky vit pėrcaktues sa i pėrket tė ardhmes sė Kosovės, Nexhat Daci tha se ia ka bėrė tė njohur tėrė bashkėsisė ndėrkombėtare qė nė Parlament ka ardhur me njė strategji qė qershori i 2003-shit do tė jetė periudha e pėrcaktimeve vendimtare pėr ardhmėrinė e Kosovės.
"Jam shumė i bindur se institucionet kosovare kanė kapacitet veprues dhe nė qoftė se nuk e aktivizojmė kėtė kapacitet, unė mendoj se duhet tė shkojmė nga pozicionet, nuk e meritojmė ta udhėheqim Kosovėn", nėnvizoi z.Daci.
Ndėrkaq, duke komentuar zhvillimet e djeshme nė pjesėn veriore tė Kosovės, ku subjekte politike tė minoritetit serb shpallėn njė lloj autonimie tė kėsaj pjese, kryeparlamentari Daci tha se Parlamenti duhet ta shpallė inekzistent njė organizim tė tillė, duke kritikuar UNMIK-un se nė sigurimin e tėrėsisė territoriale tė Kosovės nuk i ka pėrmbushur qėllimet e ardhjes nė Kosovė.
"Tolerimi i strukturave paralele tė Serbisė nė Kosovė duhet tė adresohet drejtpėrsėdrejti nė UNMIK. Prandaj, mendoj qė ky vit duhet tė jetė vit i ekzistencės edhe pėr UNMIK-un edhe pėr institucionet e Kosovės. Cila do palė qė nuk i kryen punėt e veta duhet tė shkojė pa asnjė zvarritje", tha mes tejrash nė kėtė intervistė dhėnė radios "Evropa e lirė" kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci.
Presidenti Rugova takohet nesėr me kryeadministratorin Shtajner
Prishtinė, 21 janar 2003 - Presidenti i Kosovės dhe kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner do tė takohen nesėr, mė 22 janar. Takimi do tė mbahet nė selinė e UNMIK-ut nė orėn 16.00.
Tė enjtėn Kuvendi i Kosovės debaton pėr gjendjen e sigurisė nė vend
Prishtinė, 21 janar 2003 - Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės tė enjtėn do tė debatojnė pėr gjendjen e sigurisė pas kėrkesės sė Grupit parlamentar tė LDK-sė dhe grupeve tė tjera parlamentare.
Pėr situatėn e sigurisė nė kėtė mbledhje para deputetėve do tė raportojė shefi i policisė nė Kosovė Shtefan Feler dhe pėrgjegjėsi pėr siguri dhe drejtėsi i UNMIK-ut Zhan Kristian Kadi.
Bėhet e ditur se nė kėtė mbledhje nuk do tė ketė interpelancė tė pėrgjegjėsve ndėrkombėtarė, por vetėm njoftim pėr gjendjen e sigurisė nė Kosovė.
"Guardia di finanza" do tė luftojė krimin ekonomik edhe nė Kosovė
Prishtinė, 21 janar 2003 - "Guardia di finanza", njėsi italiane pėr kontroll financiar, deri nė fund tė kėtij muaji do tė fillojė punėn nė Kosovė. Kjo njėsi e re e hetimeve ėshtė e speciliaziuar pėr luftė kundėr krimit ekonomik, e cila nė Itali ėshtė e njohur sidomos me aksione kundėr mafias.
Siē bėri tė ditur zėdhėnėsi i UNMIK-ut Andrea Anjeli, "Guardia di finanza" sot po fillon kompletimin e ekipit edhe nė Kosovė dhe do tė jetė komplete brenda dhjetė ditėsh.
Nė Kosovė tashmė ka mbėrritur edhe komandanti i kėtij ekipi me kėrkesėn e Shtajnerit pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik. Ekipi do tė pėrbėhet nga dhjetė oficerė, tha Anjeli.
--------------
Krijoni Kontakt