Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Dashuro dhe Fal

    Dashuro dhe Fal

    Eh mjaft me! Mjaft o i pabese
    edhe sikur rrugeve te endesh pa shprese
    edhe sikur zeri te dridhet para saj
    mos e nemo ate kohe. mos se ti s'ke faj
    Mos e lodh me pyetje me mundime shume
    mos i faj vec heshtjes, naten e pagjume
    mos e shif ne enderr me mall e harruar
    mos e sfilit shpirtin, plagen e duruar
    Mos o lyps i mjere, mos qaj per te tjere
    ne shpirt ti ke dhimbje, loti s'te eshte prere
    duro edhe pak semundjen e marre
    fytyre vetmitare kapilare te vrare
    Falja heshtjen nates, mistike e pabese
    buzeqeshje embel, lengimi u tret
    nen zene e saj te fshehte
    ti dashuron serisht
    Ty ethet te mbuluan, kurmi yt u nxi
    shplodhu prane kujtimit, fshije mallin sot
    leroi ti brengat, doren i shterngo
    I epur per ndjenje, syte e tu shkendije
    guximi Otellos sa per shtat te ri
    kujtoje Shekspirin behu pak i gjalle
    VEC MOS E TEPRO..."DASHURO DHE FAL"




    RREFIM

    Ma rrefeve ndjenjen
    ndjenjen jeteshuar
    me pluhur mbuluar.
    Mallin nuk ma nxore
    zemren ma kerkove
    mua s'me besove.
    Dhimbjen pagezuar
    plagen e duruar
    vec ti ma shkrutove.
    Vec teje adhuroj
    endrren tone te marre
    nje lule rreth saj
    shpirtin e paane.
    VEC TI ME SHEROVE
    TI ME LUMTUROVE
    AH NE DASHURI
    VEC ME TY UN RASHE.




    Ti...MOJ!!

    Si nje antike e vjeter
    e heshtur qendron mbi murin tim
    si MonaLiza e Da Vincit
    e bukur, e fresket, pa dyshim

    Ti i fale jetes nje enderr
    ti i fale shpirtit nje brenge
    nje dashuri te pafajshme
    qe plaget ju hapen ne terr

    Nje skulpture qendron ne mes
    midis territ dhe ferrit pa shprese
    Aty qendron e varur e perhere TI
    Ti qe padashur me le te vuaja nje fatkeqsi

    Nje fatkeqsi qe se meritoja
    MOJ E BUKURA TI
    qe me iluzjon te tepert
    vrave shume dashuri.



    Ngadal Peshperis

    Kur mendoj per ty
    Dhe ethe shpirtri leshon
    Mendoj per gjene me te bukur ne jete
    Mendoj per dashurine tone.

    Kur mendoj per syte e trishtuar
    Dhe buzet qe dridhen pa fjale
    Mendoj per floket mbi gjoksin tend
    Dhe zemrat qe rrahin pandal.

    Kur prane teje qendroj e heshtur
    Dhe dridhem kur me prek ngadal
    Mendoj se brenda teje ka dicka
    Qe ti ma thua me zemer, jo me fjale.

    Dicka qe me ben te ndihem si engjell
    Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj
    Ti me shterngon aq forte prane vetes
    Dhe un ngadal peshperis te dashuroj.



    Te Pata Thene !

    Te pata thene dikur
    se rruget nje dite do ndahen
    do ndahesh dhe Ti nga Un

    Do ndahet gjithcka
    qe eshte reale ne kete bote
    do ndahet gjithcka
    qe se fshehim dot

    Si mund ta fshehim dhimbjen
    nga nje cast gezimi?
    si mund ta kuptoj un
    qe ti je i imi???

    SI mund ta fal heshtjen
    kur pas saj fshihet nje gabim
    dhe nje dite te me thuash
    nuk ishim per njeri-tjetrin shpirti im!!!

    AH KJO DYNJA
    ESHTE KRIJUAR ME RROTA
    NJEHER LUMTUROHESH
    NJEHER TE DHEMB KOKA



    Nese

    Nese ti do te me gjesh
    me kerko atje
    te braktisur te mjere
    mes qiellit me re

    Nese rruges se gjate
    do te ndeshesh nje shpirt te vrare
    mos e shif me sy te shtrembert
    por i thuaj dy fjale

    I thuaj nese te mban mend
    e nese vuan per ty
    pyete dhe per zemren
    qe dashuroi dy syte blu

    E nese ajo duket e ftohte
    e syte s'kane me shkelqim
    e ke fajin ti
    qe u talle me dashurine!!!
    LuM i RrEmByEr

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    SOS

    Mos qaj kur te ndjesh dhimbje
    e shpirti te ndjej vetmi
    Mos qesh kur gezimi te pushton
    e fati te lumturon

    Mos hesht kur s'di te falesh
    e mos fal
    nese s'hesht dot

    Mos u trishto kur jeta te braktis
    mos degjo kur te thone "beso"
    Mos dashuro nese s'te dashurojne

    sos jeto castin
    SHPRESO...



    LAOKONTI

    E veshtroje e me ngjan me nje hije
    e heshtjen se le ta pushtoje
    e veshtroje e thelle ndjej nje enigme
    qe koha mes shekujsh e krijoi

    Brenda tij ekziston nje qenie
    nje shpirt qe fal e degjon
    nje zemer qe pret e dashuron
    mes dhimbjesh qan e mallkon...




    Per ty mik i vjeter

    Kaluan vitet ngadale
    ky malli ah po me verbon
    mes ecjesh ende te ndjej TY
    mes zerash zerin tend degjoj

    AH me kumbon nje fjale e vjeter
    nje dore mbi sup e perqafuar
    nje thenie kaq e fresket sot
    ah miku im s'te kam harruar

    Ti endesh sot midis kujtimesh
    ke vendin tend ne nje ditar
    me mallin tend un sot po shkruaj
    me lot ne sy te them me fal

    Ah sa vite do kalojne
    perhere tek un do ngelesh TI
    per ndjenjen qe s'ta shpreha dot
    do te kujtoj me nostalgji.



    Mall

    Eshte mesi i nates
    yjet kane dale
    permbi tastier hutuar rri
    mundohet mallin ta largoj
    mundohem heshtjen ta perpij


    vall ku do jesh keto caste ti
    dua patjeter te perqafoj
    dua te shof ne syte e tu
    dua te ndjej qe jetoj

    me prek ne sy, ne buze, ne floke
    me prek ngadale, por mos me zgjo
    me fol ne vesh, ato qe ndjen
    te lutem fol, vetem fol

    dua te ndjej, se te kam prane
    dua te prek, kam mall per ty
    me ler te puth, edhe pse larg
    na la kjo jete ne te dy

    mos ik ti kurre nga endrra ime
    aty qendro me ledhato
    sado larg teje un do jem
    te lutem kurre mos me harro

    ja dhe tani, e njejta enderr
    te shof cdo nate me lot ne sy
    por ti se di,,ste kam treguar
    sa mall qe kam un per ty

    (06/07/2002)



    E paperseritshme

    Me kot kerkon te me bindesh
    E me kot vuan
    Se dashuria jote
    Eshte e paperseritshme per mua

    Mes ngasherimash e lotesh
    Dicka kerkon te me thuash me sy
    E di e di dashuria ime
    Eshte e paperseritshme per ty



    E cmendur

    Me thane se jam e cmendur
    E cmendur se ndjej dashuri
    Me thone se jam e cmendur
    Se mall ndjej te shkruaj poezi
    E cmendur me thone se jam
    Se besoj tek ti
    Se puthjet e tua jane bosh
    Jane fare pa dashuri
    Oh e cmendur un jam
    Se besoj tek ti
    Se te dashuroj pa hile
    Vall kjo quhet cmenduri???
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Me Fal Qe Te Dua

    Me fal qe te dua kaq shume
    me fal qe ne zemer te lendoj
    me fal por eshte teper vone
    nuk mundem un ty te harroj

    Me fal qe te bera pa dashur
    per mua pa qellim te mendosh
    me fal qe te bera per mua
    poezi me dhimbje te krijosh

    Me fal por njeriu prandaj vuan
    te dashuroje nje njeri si TI
    ti thaje lotet pa kaluar qerpikun
    dhe kur te prek buzet te QUHET DASHURI

    Me fal por nuk te them dot te dua
    nuk dua me puthje nga ty
    ato jane vec dhimbje per zemren
    ato me bejne te ndihem NJERI

    Por un njeri nuk dua me te jem
    nuk dua un me te flas per dashurine
    sepse ti me nxore nga zemra
    pa ty jeta ime s'ka kuptim

    Me fal qe prap po te lendoj
    me fal qe PERJETE DO TE DUA
    me fal por nuk e di si i behet
    me nje njeri te c'mendur si mua

    E c;mendur se te tjeret i dua si veten
    e c'mendur se tregoj te verteten
    e c'mendur se jam e sinqerte
    se ty te dua me shume se nje jete

    Me fal per te metat e mia
    me fal qe te dhashe nje shekull dashuri
    por jeta i ka keto padrejtesi
    jeta me solli tek TI

    Dhe ti si nje qenie e pafaj
    si nje engjell me zemer te vrare
    ti ke dicka te vecante
    ti ke shume lote te pathare

    Me vjen keq qe un nuk arrita
    te te kthej buzeqeshjen perseri
    ashtu sic ti ma ktheve mua
    DHE ME BERE TE NDIHEM NJERI




    Sa Me Pelqen Jeta Kur...


    Ne naten e heshtur
    ne endrrat pa mbarim
    kerkoja vec nje emer
    flisja per dashurine

    Kerkoja nje prekje
    ndoshta dhe nje kuptim
    vall si t'ja ve un emrin
    vuajtjes ne shpirtin tim?

    Vall si ta quaj kete enderr
    po ndjenja c'emer ka?
    PO VALLE SYTE E BUKUR
    DO MUNDEM ME TI PA???

    Do mundem vall ne zemer
    te te hyj ngadale
    qe dhe un te kuptoje
    c'eshte dashuri e pare??

    Do mundem vall nje emer
    ketij shpirtit t'ja kushtoj
    qe dhe pastaj te them
    o Zot te dashuroj?

    Pastaj do them ngadale
    ne endrra un besoj
    ndoshta dhe vec me sy
    Jete do te dhuroje

    Nje jete plot me mall
    me lule plot arome
    nje jete qe kurre s'do shuhet
    nga dashuria tone

    SE JETA ESHTE VEC LULE
    SI YJET ME SHKELQIM
    ASHTU SI ZEMRAT TONA
    DO RUAJN DASHURINE

    SA ME PELQEN KJO JETE
    KUR TI ME DASHURON
    SA ME PELQEJNE LULET
    KUR JAN PLOT AROME!?



    Dy Fjale

    Ti erdhe i ftohte drejt meje
    dhe peshperite dy fjale me nxitim
    per nje moment ndjeva se zemra u be akull
    DHE SHPIRTI FILLOI TE QAJE ME NGASHERIM!!!




    Mos kerko

    Me kerkon te te them
    ate qe se ndjej
    kerkon prej meje
    te them nje genjeshter

    Kerkon dicka absurde
    ate qe zemra e urren
    ate qe shpirti me jehone e con larg
    ate qe ty do te vinte tharte ta degjoje me nje ''JO''

    ATE KURRE TJETRIT MOS JA KERKO!!!



    Asfaltet

    Naten asfaltet me kujtohen
    dhe TI
    ato jane mbushur me pluhur
    dhe TI me dashuri

    Asfaltet jane qull
    se bie shi
    Ti mes shiut qendron
    dhe thur poezi



    Ti Qesh Me Veshtrimin Tim

    Ti qesh
    un perplasem me buzeqeshjen tende
    Te ndjej
    Kur reshtas mbi trupin tim kerkon te notosh
    Ti qan
    Dhe heshtja s'ka mbarim
    Mes lotesh
    Ti po kerkon dashurine
    LuM i RrEmByEr

  4. #4
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Burrat

    Burrat te qeshur, te cilter, ideal
    baballare te femijve, vajze a djale
    Jane te paster, te ndershem, e besnik ne jete
    tradhetare te medhenj
    genjeshtare te vertete
    Te duken qesharake
    e ideale zbrazur
    u duket vetja ZOT
    krenohen se jan meshkuj
    Mashtrues midis shekujsh e kaluar
    horra midis lajkash e trillime verberuar
    U vjen tharte e zemerohen
    perballe nje zhgenjimi
    u duket jeta enderr
    e seksi jete perrallimi
    Jetoni jetoni
    lodra midis grave
    ne duart e tyre
    jeta nis merr valle



    Enderr e Perjetuar

    Shume gjera ngelen pa thene
    nga ajo qe quhet enderr
    nga ajo qe ne donim ta kthenim
    ne dicka te vertet
    E si mund te jete endrra ndryshe
    po s'qe realitet
    Dicka qe ne te dy e permendnim cdo enderr
    ishte fjala MALL
    dhe prane saj nata blebezote fjalen PUTH
    dhe midis ne te dysh
    yjet beheshin ure
    Dhe mbi ure ishte realiteti
    ku ne s'hipem dot kurre
    LuM i RrEmByEr

  5. #5
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Naim Frasherit

    Te njoha papritur
    ashtu thjeshtesisht
    te njoha mes drites
    qiriut te hirte
    Doja te te pyesja
    te thoja dicka
    o ZEMER KATAKOMBESH
    QE KOHA NUK TE LA
    Mbi nje lule
    si perle u ule ti
    me thjeshtesine tende
    shkrove per SHQIPERINE
    Eh vitet iken
    koha po kalon
    ku je ti NAIM
    vendi te kerkon
    te qendisesh bukur
    mallin tend te zjarrte
    me penen e arte
    KRIMIT TI THOSH NDAL!!!



    KERKO

    Dua ta shtyp kete marrezi
    por krahu nuk mundet
    nuk ka me fuqi
    dua me frike ti terboj ata
    por frika ves i keq
    lirin ajo ta ha
    me ndjenja mizore
    dua ti mposht ti urrej
    ata qe s'duan jeten
    zogjte nuk i pelqejne
    Nuk mundet shpirti im
    eshte lodhur sa me s'ka
    nga ata te pafytyre
    vuan heq bela
    O POPULL NUK KUPTON
    SE KRIMI TE MERR JETE
    KERKO PAQE NJERI
    SE AJO NUK VJEN VETE



    PERJETESISHT ME TY

    E heshtur ne cepin e dhomes
    me nje bllok te vogel ne duar
    qendronte e ndrojtur pa fjale
    kjo zemra ime e lenduar

    Dhe bllokun e hap me ngadal
    dicka kerkoj pa kuptim
    me duket sikur ti je aty
    dhe un te flas: shpirti im!!

    Por ti papritur me zhdukesh
    dhe as pergjigje nuk me kthen
    dhe un kaloj faqen tjeter
    ndoshta aty do te gjej

    Aty lexoj dy fjale
    dhe lotet dot si mbledh
    te them te dua shume
    te them kthehu ne jete

    Dikur aty dicka
    me kishe shkruar ti
    tani un bashk me dhimbjen
    e mbaj thelle ne gji

    E mbaj aq prane me zemren
    shternguar thelle ne shpirt
    se ty dua te te kthej
    ne jete, ne jete serisht

    Se ti ike pa folur me mua
    dhe fjalen e fundit nuk ma the
    ti vec me shkruajte te dua
    dhe ike u largove pergjithnje

    Perse nuk durove der sa te vija
    qe dhe puthjen time te merrje
    te te thosha ate qe kurr nuk ta thash
    kur koken mbi mua mbeshtesje

    Perse jo nuk prite
    te te shihja dhe njeher
    kur me dhimbje me buzeqeshje
    dhe me kujtoje ate pranvere

    Perse kjo jete eshte kaq e padrejte
    ty te mori kaq larg nga mua
    perse nuk na bashkon perseri
    ndoshta do jemi te gezuar

    Po ti a me mban mend mua
    apo ndoshta me engjej ke rene ne dashuri
    ndoshta dhe un do behem engjell se shpejti
    qe ti te me duash perseri

    Te lutem me ndihmo te vij
    mos me ler te vuaj cdo nate
    se kam nje kohe te gjate qe pres
    ne krahet e tua te jem prape

    Nuk munda ne kete jete te ngre koke
    e vetmuar pa ty nga cdo ane
    nuk munda jo me te dashuroj
    jo me zemer per dashuri nuk kam

    Te lutem me dergo nje shenje
    nje enderr nje lule me dergo
    nga ato qe un ti sillja te varri
    dhe ti me thoshe mos me lendo

    Perse un ika kaq larg
    tani as lule ste sjell dot
    tani un dua te jem me ty
    se per mua kjo jete eshte kot

    C'do enderr te theras me merr
    ne shpirtin tend me shterngo
    dua te jem edhe un engjell
    ne krahet e tua te fluturoj.



    Kur


    Kur ne sy te te shikoj
    dua qe lotet me puthje te mi rrembesh
    kur trupin te me prekesh ngadale
    dua qe ne zemer te ndjesh

    Kur floket ti tela kitare
    mbi gjoksin tend do tendosen ngadale
    ateher do te peshperis "te dua"
    ateher do peshperis mijra fjale

    Kur ne sy te me puthesh
    dhe buzet te me lendosh ngadale
    ateher un do te qendroj e heshtur
    ateher nuk do te kem me fjale

    Se zemra do flasi pa mbarim
    dhe fjalet do jene plot kuptim
    ne shpirt do te kete dicka si perkushtim
    dhe ne do kuptojme se jetojme per nje qellim

    PER NJE NDJENJE QE NE NA AFRON
    PER DY BUZE QE MEZI DUROJNE
    PER DY SY QE KAQ THELLE VESHTROJNE
    YES,,, TE DASHUROJME NE JETOJME




    Dicka E Shenjte

    Kaluan ore ty pa te pare
    dhe ethe shpirti po degjoj
    dy pika loti sec me rane
    dhe zemra shume me dritheroi

    Ky ish momenti me i bukur
    per here te pare un po kuptoj
    ti je dicka e shtrenjt per mua
    pa ty nuk mundem te jetoj

    Vall ti e di qe un te dua
    e di qe shume te dashuroj
    do doje vall te ta them
    ne leter a ne telefon

    Ndoshta ke frike me mundon
    te dashurosh jo nuk pranon
    se ndofta ti do e pesosh
    dhe jo me kurre s;do dashurosh

    Apo s'beson ne zemren time
    s'beson ne endrra dhe premtime
    mos duhet valle te te harroj
    dhe dashurise mos ti besoj

    Ah mos te lutem mos me kerko
    te te harroj nuk mundem jo

    Te perpiqem te harroj syte
    dhe zerin qe me mungon
    ndoshta keto mund ti arrija
    por jo kurre dashurine tone...
    LuM i RrEmByEr

  6. #6
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Kurore Dashurie

    Kur un te vdes
    ti lot mos lesho
    por eja tek varri
    me thuaj se me do

    Eja ti tek varri
    kur un te kem vdekur
    por jo, jo, nuk dua
    te vish i merzitur

    Te vish si perhere
    si ne takimin tone
    te vish duke qeshur
    ashtu me gezon

    Te vish si dikur
    me lule ne dore
    por kete here lulet
    i dua kurore

    S'kam fuqi ti mbaj
    lulet si dikur
    dora me eshte tretur
    buzet me jan nxire

    Prandaj un kuroren
    do ta mbaj mbi floke
    qe sa here te vish
    te me ledhatosh

    Edhe po nuk erdhe
    kurora me gezon
    do ta mbaj ne diell
    ne shi e ne bore

    Por kur un te tretem
    ne qiell te shkoj
    do te jem per ty
    kurora me e ngrohte

    Prandaj eja shpejt
    dhe me perqafo
    se dhe keshtu e vdekur
    prap per ty mendoj.




    Engjell i vrare

    Ndoshta nje dite ti do zgjohesh
    me lotet qe te rrjedhin pa ndale
    dhe ne brendesi te shpirtit
    ti do ndjesh mall shume mall

    Me duart e tua qe dridhen
    ti lotet do mbledhesh ngadale
    bashkoi me mallin e shpirtit
    se aty ti do gjesh nje fjale

    Ndoshta ti kurre s'ke per ta kuptuar
    qe dikur pate njohur nje vajze
    nje engjell qe ty te dashuronte
    por qe nuk ta tha dot kurre ate fjale

    Ndoshta kishte frike nga brenga
    nga ndarja qe vjen pastaj
    sepse dashuria qe ajo mbante brenda
    ishte e perjetshme ishte e pa ane

    Sa keq ti si besove asaj
    nje zemre te heshtur ne vetmi
    ajo mbante fshehur nje thesar
    qe emrin e kish dashuri

    Ndoshta ti ishe i zhgenjyer
    nga dashuria e pare e pa fat
    por dije se ka njerez ne kete bote
    qe te falin nje dashuri te arte

    Ndoshta nje dite to te zgjohesh
    i lenduar, i etur per nje thesar
    nje engjell do kerkosh te dashuroje
    por mos harro!!! "ate engjell dikur ti e ke vrare"




    Mendime

    Ne netet e ftohta te dimrit
    qendroj e heshtur pa fjale
    me syte e kthyer nga dritarja
    dhe mallin per ty djale

    Sot eshte ftohte dhe bie shi
    ne endrren time ti mbreteron
    shiu bie pika pika
    si miljet qe mes nesh qendrojne

    Edhe kete nate per ty mendoj
    e heshtur deri ne agim
    zemra mundohet te te ndjeje
    syri loton per nje veshtrim

    Vall eshte e thene per ty te ndjeje
    dhe malli shpirtin te ma roberoje
    tamam si nje engjell pa krahe
    qe nuk mundet te fluturoje

    Sot ti je larg por te ndjej prane
    se ti per mua do jesh gjithmone
    ai djali i cilter i trishtuar
    qe zemren time e mundon
    dhe un ajo vajza bjonde
    qe ty te adhuron...




    Te Kerkoj (se me mungon)

    Te kerkoj,
    ne poezine time te brishte
    te kerkoj,
    mes mallit qe po e mbyt kete shpirt
    Nuk te shoh zemer
    me mungon!
    dhe vazhdoj te kerkoj perseri
    mes loteve te mi
    ato ndalen dhe mpiksen me tualetin tim
    syte mu nxin
    ashtu si dhe koha.
    Sot ra shi
    por un perseri te kerkova
    edhe pse u laga, dhe s'kisha me fuqi
    vrapoja te kerkoja
    si nje e hutuar, si nje femi.
    Me mungon
    sidomos mengjeseve me shi!
    LuM i RrEmByEr

  7. #7
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Vetvetes

    Ne ka per ty nje jete me dhimbje
    qe te te fale vec vrer e gaz
    mos moho jeten mposhte ti dhimbjen
    duro dhe pak jeto nje cast
    Mendo se jeta eshte per ty
    shpresa friken ta mbulon
    kujto premtimin e dashurise
    duhet ta mbash medoemos.
    Ne ke genjyer ke mashtruar
    me fjale ke vrare ate njeri
    ti falja heshtjen zemres tende
    do dashuroj ai serisht
    S'dua te shoh o shpirti im
    i vrare i mjere e i pafat
    te vuash edhe per te tjere
    te vuash edhe kur s'ke faj
    Mendo gjyko e thur nje enderr
    pastaj ushqeje me embelsi
    afro prane saj ate qe do
    ate qe dashuron si ti..


    Dhimbje shpirti

    Ti qave dhe psheretite thelle
    zemra ime u kris e u plas
    me the se isha fryme e ajer per ty
    se per te jetuar kish mbetur vetem nje cast
    Nje dridhje kaloi mes carjes
    e ty te pushtova me nxitim
    nuk do ta harroj kurre ate cast
    kur loti i pare doli nga syri im
    Ish lot qe me kushtoi nje jete
    kristal me dashuri te sinqerte
    Lot qe do pasohej nga te tjere
    qe copat e shpirtit lagte menjehere
    Me dhimbte loti kur binte mbi ty
    me dhimbte zemra kur te shikoja ne sy
    dikur me ke pare ne sy e me the
    ne bote vec vdekja na ndan ne
    Ajo mizore ajo e pafe
    ty te mori larg te vetmuar me le
    dua qe me te edhe un te vi
    dua te te dua te kem perseri


    Perse Ti

    Ndoshta nje dite
    ne rrugen time ti hapin do ndalosh
    dhe me zemer te lenduar
    fjalet e mia me mall do ti kujtosh

    Ndoshta tani un edhe gabohem
    dhe realitetin dot s'e pranoj
    se ti me ben kaq shume te vuaj
    ti me ben kaq shume te dashuroj

    Ndoshta tani jam shume e merzitur
    dhe lotet pushim s'mund te kene
    se ti je endrra ime e vetme
    nje enderr qe shpesh me genjen

    Ndoshta ti je munduar
    ne zemren tende te me pranosh
    po vall un pse nuk kam guxim
    te beje te me dashurosh

    Perse mes poezive
    un veten e leshoj
    dhe ne c'do pike loti
    mundohem te te imagjinoj

    Pse vall nje zemer
    si tendja...!!! se kuptoj?!!!
    te me dashuroj kaq fort
    dhe kaq fort te me lendoje?!!


    Me magjine e syve

    O bukuri mizore me shpirt te pavdekshem
    Me magjine e syve te tu me roberove
    Kur ndjeva se me ty rashe ne dashuri
    Ti fala dy syte dhe gjithe shpirtin tim
    Por kur ne enderr te pashe
    Pandehja se derdhje lot me ngasherim
    O shpirti im I paharruar
    Ku prehet ai kujtim.


    Nuk eshte gjithcka

    Ky dimer mu duk I gjate
    Keto nete te heshta pa mbarim
    Pudra kish ngrire ne fytyre
    Qyteti pa ty s'kish kuptim
    E gjeta un ngrohtesine nje cast
    Kur ty te kisha aq prane
    Ndoshat edhe ne ato caste
    Ftohtesia mund te ishte gjalle
    Ndoshta ish fshehur diku
    Vall syte e tu e zbukuruan
    Ato qe mahniten nje zemer
    Nje shpirt e lane te coptuar
    Te besova un ty
    Papritur mu duk se te desha
    Aq papritur
    Sa ti mu duke I paarritur
    Tani I kuptova te tera
    Nndjenjen dhe te famshmit sy
    Kuptova se ne jete nuk eshte gjithcka
    Te kesh prane dy sy blu



    Perse o Zot

    Ishte dite e diel
    pranvera sa kish ardhe
    lule e pare kish celur
    anija ne det kish dale

    Nje vajze bregut te detit
    dy lule hodhi mbi vale
    i dha lamtumiren te dashurit
    pershendetjen anijes se vrare

    Dhe valet i moren me vete
    sic merr era nje fllad
    shkruar "te dua"ne nje leter
    dhe heshtur ne anije nje imazh.

    (kjo poezi i eshte kushtuar te vrareve te Otrantos 1997)
    LuM i RrEmByEr

  8. #8
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Harrim

    Just a Poetry!!!

    LuM i RrEmByEr

  9. #9
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Kureshtja

    Per Ty

    LuM i RrEmByEr

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953
    Bravo Vjosa.Mė pėlqen shumė.Shkruan me ndjenjė.Jam pėrlotur pa dashur.Tė uroj shum suksese dhe sa mė pak trishtim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėngė pėr dashurinė
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  2. Pėshpėrimė...
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 624
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 06:01
  3. Pa te dashurohem njehere!
    Nga Henri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-04-2004, 16:34
  4. Mos u dashuro me boren.....
    Nga xhulia nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-12-2002, 19:58
  5. Dashuro dhe Fal
    Nga ^VJOSA^ nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 16:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •