Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Vetėm TY....

    Tė nderuar BASHKE POETE FORUMAS
    Duke ju kėrkuar ndjesė paraprakisht qė po e "personalizoj" temėn, JU FTOJ tė mė shoqėroni nė njė maratonė poetike, qė sejcili nga JU ia kushton humbjes sė njeriut tė dashur. Unė shkrova vargjet e mėposhtme nė nderim dhe kujtim tė bashkėshortes time tė shtrenjtė Tanės qė ndrroi jetė me 8 Mars 2007 nė tė zbardhur. U prehtė nė PAQE shpirti i SAJ.
    Ju falėnderoj pėr mirėkuptimin

    Vetėm ty



    Pyes dritėn e mėngjesit, pyes qiellin, detin blu
    Pyes shiun edhe erėn, zogjt e lirė qė fluturojnė
    Pyes lulet e mimozės, pyes njerzit gjithashtu
    Tė gjith heshtin ulin kokėn, asnjė lajm jo nuk ma thonė

    Pyes vehten i hutuar, qė po endet nė vetmi
    Si e le dhe si e humbe gjysmėn tėnde mė tė mirė ?
    Iku, vehtja lart tek engjejt zemėr copė me lot nė sy
    Tė kėrkojė mes psherėtimave nėpėr dritė dhe errėsirė…

    Po tė mundja tė gjith botėn vetėm ty do ta dhuroja
    Ti qė mbaje brenda shpirtit dritėn e gjithė Universit
    Po tė mundja nga e para vetėm ty tė dashuroja
    Ike larg u bėre engjėll, atje lart me tė pavdekshmit.

    Rendin ditėt, ikin netėt, unė tė pres tė vish nė endėrr
    Sa tė puth syrin e bukur, e tė them vetėm dy fjalė
    Ti mė ike zemėrmadhe, por nga pas e le njė zemėr
    Le njė shpirt qė pėrpėlitet nė vetmi e digjet mallė…

  2. #2
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Vetem Ty

    Vetem Ty Te Dashta
    Pse Me Ike
    Vetem Ty Te Kisha
    Pse Driten Ma Fike

    Vetem Ty Do Te Kem
    Deri Ne Amshim
    Te Kisha Qdo Gje
    Freski E Shpirtit Tim

    Si Te Jetoj Pa Ty
    A Jetohet Vall
    Gjithkah Te Kerkoj
    Te Ma Shuash Kete Zjar

    Pse O Shpirt Me Ike
    Pse Me Le Te Vetmuar
    Pse Vdekje Ma More
    Pse Me Le Te Vuaj

    O Vdekje Te Lutem Shum
    Me Merr Edhe Mua
    Me Qo Atje Tek Ai
    Pa Te Smundem Me Jetua
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Ja z. Agim, po e sjell edhe une para jush nje poezi kujtimi per babain tim:


    NJĖ JETĖ KUJTIME

    1.
    Qė nga ditė e parė mė more pėr dore
    Labirintheve tė jetės pandalshėm mė shpure,
    Unin tim tė pastėrt ma ndėrtove
    Dhe ballėhapur para jetės mė vure!

    2.
    Mė edukove tė jem njeri ashtu si i ka hije
    Mė mėsove se si tė bėhem prind i mirė,
    Me aq sa kishe pasuri nė duar
    Mua mė plotėsove gadi ēdo dėshirė!

    3.
    Mė fute nė borgje me sjelljen njerėzore
    Kurrė mėrrolat nė ballė nuk ti pash,
    Mė ngrite nė lartėsit e ėndėrrave tė mia
    Krahun e mbėshtėtjes ma dhe edhe kur rash!

    4.
    Tash kur 15 vite bėhen qė ike nė botė e amshuar
    Malli pėr ty veē mė shumė na shtohet,
    Emri dhe vepra jote ēdo kund na pėrcjell
    Kujtimet pėr ty baba kurr nuk do tė largohen!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kush ta fali bukurine

    Kush ta fali bukurine
    Qe t'e me trerosh te zine!

    Kur te pashe per te vluar,
    Pellumbeshe pende-shkruar,
    Bubu!plumb ne kraharuar,
    Plumb qe vret dyke gjemuar!

    Mbledhur shoqet me nje qoshe,
    Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
    Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

    Pa me syckezat e tua,
    Sy-larme!c'me fole mua.

    Leshrave t'ju binte hija,
    Yll i ndezur me shkendija,
    Ndezur mun ne mes ne balle,
    Te me vesh ne dhe te gjalle.
    Sui generis

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Aty...

    Aty S'ka Nevoje Per Vargje
    Vargu Eshte Shndruar Ne Ujvare
    Aty S'ka Nevoje Per Llafe
    Se Llafet Pavdekesi Nuk Kane.

    Aty S'ka Vend Per Dhimbje
    Se Dhimbja Tek Jeta Esht' Ndalur
    Aty S'ka Vdekje E Lindje
    Aty Pavdekesia Te Esht' Falur...
    * * *

  6. #6
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    TEK TI ATJE KU JE

    A KA NJE VEND PER MUA
    A KA NJE QOSHE ATHUA
    DUA ME TU AFRUA SHPIRT
    TE THEM SE SHUM TE DUA

    MOS ME LARGONI
    DUA TA KEM PRAN
    DUA TA VAZHDOJM
    NGA E KEMI LANE

    e panjohura
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  7. #7
    Isha vetem 6 vjec atehere kur ne oborrin e fqinjeve tane po behej nje dasem.
    Nuk ishte nje dasem sic behej rendom nder familjet shqiptare, por ishte nje dasem pa shume zhurme.
    Nusja do te vinte nga larg e ne si femije ishim mbledhur aty rreth portes per te pritur nusen.
    Erdhi nusja e ne femijet e rrethuam veturen qe e solli ate e per te perfituar nga rasti dhe per te marre ndonje karamele qe hidheshin ne ato raste.
    Ajo hyri brenda oborrit i cili kishte disa pisha te larta dhe shume lule ne te dy anet e trotuarit, me te shumtat ishin lule vathi shume te bukura.
    Nusja kishte veshur nje fustan shume te bukur, pa vello dhe me nje kordele lulesh te bardha rreth kokes, ndersa dhenderri i qeshur rrinte aty ne mes te miqve e te ftuarve bashke me nusen.
    Ishim mesuar ne me nuset e tjera qe vinin aty me vello qe t'mos ju shihej fytyra e duke qare, por kjo nuse na erdhi me e thjeshte dhe mbi te gjitha e qeshur.
    Dy te sapodiplomuarit po martoheshin ne nje qytet aty ku bashkohen dy Drinat dhe ndoshta ne kete forum jam i vetmi (sigurisht pas Agimit)qe kam marre pjese ne dasmen e ciftit Agim dhe Tatjana Doēi.

    Ne ishim vetem fqinj dhe na ndante nje oborr me derrasa, por ne te vertete ne u beme me shume se kaq, u beme shoke dhe miq e qe nga ajo kohe kur familja e te nderuarit Agim punoi dhe jetoi ne Kukes e ende sot e kesaj dite e ruajme miqesine si syte e ballit.

    E pra babai i tij ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv e mamaja e tij drejtoreshe e Arkes se Kursimeve, por keto nuk ishin faktore qe i ndanin ata nga ne, por ne te kundert ajo ka qene ndoshta familja me modeste e qytetit tone te vogel sa asnje tjeter deri tani nuk arriti te krijonte ate rreth shoqeror e miqesor.

    Prinderit e Gimit kane qene njerez perfekt, te dashur dhe shume te komunikueshem me te gjithe njerezit, vecanerisht me ne femijet.
    Mendoni ata ikin nga qyteti ne vitin 1972 dhe qe nga ajo kohe ne kemi hyre e kemi dale tek njeri--tjetri, kemi vizituar njeri-tjetrin, kemi ndare te mirat dhe te keqiat (sepse ndonese te dy prinderit kane qene partizane, ata ne vitet e diktatures pesuan dhe goditje te tmerrshme nga regjimi ne te dy krahet).

    E ne kete rreth miqesor nuk ka bere perjashtim as Tana, qe ndonese ne nuk kishim ndonje lidhje familjare, ajo diti te respektoje faktin se ne ishim me shume se shoke dhe se dera e saj po ashtu ishte e hapur per ne, tryeza e saj ishte plot dhe per ne, syte e saj ishin te qeshur dhe kurre te merzitur dhe per ne.

    Fati e deshi qe me vone te ishim dhe kolege nga profesioni dhe gjate viteve qe punoja, zbatoja per fat projektet e saj. Ishte nje inxhiniere shume e zonja.

    Po ja qe une 6 vjecari qe mora pjese ne dasmen e saj, nuk me kishte shkuar ndonjehere ne mendje, se vdekja do ta merrte aq shpejt nusen te cilen e pritem me ore te tera te vinte nga udhetimi i larget, nusen e cila na perqafoi dhe na dhuroi buzeqeshje te embla.

    Gimi i dashur,

    Nuk hyra te beja nje shkrim te vertete letrar, por shkrova ashtu sic me erdhen ne mendje ngjarjet dhe kujtimet e pashlyeshme me familjen tende, mbi te gjitha per te te sjelle dhe ty njehere ato kujtime te nje kohe sa te afert aq dhe te larget, kohe qe ndonese larg e larg nuk na e zbehu kurre respektin per njeri-tjetrin.

    Kam qene nje femije e fat qe kam marre pjese ne dasmen tende, por nje njeri i pafat qe nuk arrita te jem prane teje dhe familjes tende ne keto momente trishtimi, ne keto momente kur njeriut i iken gjysma fizikisht, ne keto momente kur njeriut i duhet fjala e kurajos.

    Kurajo Gimi dhe Zoti e prefte shpirtin e saj ne paqe!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dydrins.. ke shkruar shum shum bukur e njerezisht .. saqe mund ta quajme dhe si nji buqet me lule shkrimin tend plot ndjenja e ciltersi.. qe ja dhuron gimit tone qe ai ashtu shpirterisht tja dhuroje mikes se tije.. atje tek pushon .. mes lulesh dhe poezive te gimit qe i sillen si zogj ne ajer.. qe cicerojne perjet mesazhet e dashurise..





    me respekt ..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2004
    Postime
    96

    Po qaj,jam tmerrsisht i prekur pėr kėtė humbje,forca e Zotit ta dhasht kurajon o Burr

    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi
    Tė nderuar BASHKE POETE FORUMAS
    Duke ju kėrkuar ndjesė paraprakisht qė po e "personalizoj" temėn, JU FTOJ tė mė shoqėroni nė njė maratonė poetike, qė sejcili nga JU ia kushton humbjes sė njeriut tė dashur. Unė shkrova vargjet e mėposhtme nė nderim dhe kujtim tė bashkėshortes time tė shtrenjtė Tanės qė ndrroi jetė me 8 Mars 2007 nė tė zbardhur. U prehtė nė PAQE shpirti i SAJ.
    Ju falėnderoj pėr mirėkuptimin

    Vetėm ty



    Pyes dritėn e mėngjesit, pyes qiellin, detin blu
    Pyes shiun edhe erėn, zogjt e lirė qė fluturojnė
    Pyes lulet e mimozės, pyes njerzit gjithashtu
    Tė gjith heshtin ulin kokėn, asnjė lajm jo nuk ma thonė

    Pyes vehten i hutuar, qė po endet nė vetmi
    Si e le dhe si e humbe gjysmėn tėnde mė tė mirė ?
    Iku, vehtja lart tek engjejt zemėr copė me lot nė sy
    Tė kėrkojė mes psherėtimave nėpėr dritė dhe errėsirė…

    Po tė mundja tė gjith botėn vetėm ty do ta dhuroja
    Ti qė mbaje brenda shpirtit dritėn e gjithė Universit
    Po tė mundja nga e para vetėm ty tė dashuroja
    Ike larg u bėre engjėll, atje lart me tė pavdekshmit.

    Rendin ditėt, ikin netėt, unė tė pres tė vish nė endėrr
    Sa tė puth syrin e bukur, e tė them vetėm dy fjalė
    Ti mė ike zemėrmadhe, por nga pas e le njė zemėr
    Le njė shpirt qė pėrpėlitet nė vetmi e digjet mallė…

    E ndjej vehtėn e zbrazur. . . . . nė heshtje jam,e Lus Zotin pėr Ty o i madhi ynė
    Verdana]Bota sillet pėr ti dhėnė marramendje njerzimit qė t'mos e kuptojnė jetėn! ! !. . .(nga unė)

  10. #10
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Kerkova te te kisha vec per vete
    por ti nuk me perkisje vetem mua
    o enderr lumturie,si mu trete?"
    vegimi engjellor sa shpejt mu shua?"

    O bote e genjeshtert",
    c'fare kerkon?"
    Perse na ben kaq sprova, te kalojme?"
    Nga tempulli i shpreses,
    pse na zbon?"
    C'te keqe kemi bere, ta meritojme?"

    Sa here do te cirrem per shpagim
    ne cjete hakun tim une do ta marr?"
    kur valle do te shpetoj nga ky mjerim,
    a do te shtrihem helm ne ate varr"

    Ku eshte lumturia,ku ta gjejme?"
    ne c'vend te kesaj bote ta kerkojme?"
    a mundet kete ndjenje, ne ta rrembejme
    packa se si hajdute mund te jetojme...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •