(Dërguar më: 16/04/09) Raporti i fundit i vitit 2009 i Korporates se Sfidave te Mijevjecarit, nje organizate e qeverise amerikane per te ndihmuar vendet e varfra konsideron se Shqipëria ka dështuar në shumë standarde.
UASHINGTON-Shqipëria ka tregues negativ në disa aspekte të qeverisjes dhe demokracisë, vecanërisht në kontrollin ndaj korrupsionit dhe efektivitetin e drejtimit te vendit.
Raporti i fundit i vitit 2009 i Korporates se Sfidave te Mijevjecarit, nje organizate e qeverise amerikane per te ndihmuar vendet e varfra, thote se vendi yne nuk permbush standartet, ose merr zero pike ne 7 nga 17 tregues te rendesishem. Konkretisht vendi yne nuk ploteson standartet ne drejtim te kontrollit ndaj korrupsionit, fushe qe ky raport e vlereson me zero pike, pasi eshte poshte mesatares se kerkuar. Efektiviteti i qeverise gjithashtu eshte tregues i dobet, ku Shqiperia nuk ploteson standartet. Po keshtu shteti i se drejtes ose qeverisja e ligjit jane 0.22 pike poshte mesatares. Ndersa ne te njejten tabele te qeverisjes se drejte, vendi yne merr pike pozitive ne te drejtat politike e te drejtat civile te cilat populli i gezon ne nje mase mbi mesataren. Përsa i perket kategorise se dyte te treguesve qe titullohet ‘investimi per popullin’, sektori me i dobet ku Shqiperia merr zero pike, eshte fondi i shpenzimeve te qeverise per shendetesine, si dhe per arsimin e detyruar primar per vajzat. Ndersa menaxhimi i burimeve natyrore dhe shpenzimet per arsimin fillestar, konsiderohen pike pozitive. Ne kategorine e trete vleresohet ‘liria ekonomike’. Ne kete fushe, Shqiperia calon vetem ne politikat fiskale, ku serish merr pike poshte mesatares se kerkuar, ndersa ne ceshtje si inflacioni, politika tregtare apo nxitja per hapjen e bizneseve, shqiperia merr pike pozitive.
Duke i permbledhur te gjitha keto shifra e tregues, Shqiperia ende ka probleme te medha persa i perket hapave demokratike qe duhet te plotesohen para se korporata per sfidat e milieniumit ne SHBA ta kaloje Shqiperine ne fazen ‘Compact’, eshte faza e fundit, kur nje vend konsiderohet i afte per te marre asistencen e SHBA. Që vendi yne të hyjë ne kete faze te asistences amerikane si Armenia, Gjeorgjia, Moldavia apo disa vende te tjera afrikane, duhet te plotesoje te 17 treguesit e ndryshem politik. Vendet qe nuk i plotesojne keto standarte jane ne programin e asistences ‘Threshold’, ku perfitojne vetem grante te vogla per te permiresuar disa tregues specifike. Persa kohe qe Shqiperia do te caloje ne keto tregues, nuk do te marre asistence te madhe nga programi i SHBA-ve.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt