Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 73 prej 73
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kohëzgjatja seksuale dhe transparenca

    Kur përmendi faktorët të brendshëm unë nënkuptoi marrëdhëniet e drejtpërsëdrejti në mes burrit dhe gruas, apo mes dashnores dhe dashnorit. Problem qe trajtohet në intimitet si në shoqëri në e ngushtë në punë, shkollë, fakultet e gjetiu trajtohet kohëzgjatja e qëndrimit të bashkëshortëve, apo dashnorëve të çiftëzuar duke krye marrëdhënie intime seksuale ose nga futja e p... në v... e deri të eksitimi, apo një lloj ekstaze varësisht nga individi femër apo mashkull. Sipas disa autorëve kjo kohëzgjatje ndahet në tri grupe: e shkurtër tre deri pesë minuta, e mesme pesë deri tetë , apo dhjetë minuta dhe e gjatë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta. Ka raste ekstreme siç është kohëzgjatja më e madhe, mirëpo në këto raste dëmtohet lëkura e organit gjenital të mashkulli dhe mukoza e organit gjenital te femra duke u gjakosur nga fërkimet e mëdha, respektivisht të gjata. Në këto raste jo normale bëjnë pjesë infomankat dhe infomanet ose frigjidët etj. Për këto raste zakonisht kujdesën mjekët gjinekolog. Sipas të gjitha shkrimeve nga të cilat kam mësuar dhe shkëmbim mendimeve me miq të profileve të tilla, ky faktor luan rol kyç në harmoninë bashkëshortore. Morali i fortë e sidomos te prindërit, paraardhësit tonë me edukatë patriarkale e kanë tejkaluar këtë problem kur burri gruan e ka trajtuar “rob”. Edhe kjo e ka pasur të vetën. Mirëpo me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë sidomos në fushën e informatikës, tani të drejtat e gruas sonë janë duke u barazuar, e nganjëherë edhe duke ja tejkaluar barazinë e mashkullit, ka shumë më shumë divorce dhe lëndë gjyqësore rreth divorcit. Ja disa shembuj konkret qe favorizojnë këtë faktor si kyç: “E terë bota sillet rreth K...!” Frojdi. “K... i fortë qetësi në shtëpi!” Latine etj, etj. Pasi që është vlerësuar si faktor kyç, me vështërsi i kam shprehur këto fjalë, me qëllim që të thyhet tema tabu atë çfarë e flasim në intimitet të publikohet.
    Çdo gjë është e mundur!” Fjalë filozofike, por edhe e vërtetë. Për të realizuar këtë filozofi duhet mund, guxim, moral i fortë, vullnet si dhe në tërësi të eliminohet përtacia si shkaktarë kryesor qe i sjell probleme qenies njerëzore. Kur këto kishin me qenë prezentë të njeriu, thellë jam i bindur se dukshëm do përmirësohet gjendja e njeriut për të mirë. Për të arritur qëllimin e harmonizimit të këtij akti seksual nevojitet transparenca e pa hezituar në mes burrit dhe gruas, respektivisht dashnorit dhe dashnores. Me transparencë nënkuptojmë që nëse gruaja nuk është e kënaqur, çfarë i pengon asaj? ti thotë burrit çdo gjë qe i pengon me një maturi dhe urti, po në të njëjtën mënyrë vlen edhe për burrin.
    Problemi është më i vogël, nëse gruaja këtë ekscitim respektivisht kënaqësi e përjeton më shpejt se burri, për arsye se gruan nuk e pengon vazhdimi i kënaqësisë së burrit edhe ndonjë minutë. E kundërta është nëse gruaja kërkon kohëzgjatje më të madhe e burri nuk ka mundësi të ja plotësoi kërkesën e kënaqësisë që kërkon nga burri, atëherë gruaja duhet haptas të i tregon burrit. Zgjedhja është një çikë e vështirë, por me një stërvitje pak më të madhe, burri mund ta arrijë atë kohëzgjatje të kënaqësisë së gruas duke mos u koncentruar drejtpërsëdrejti në seks, por ti “kullotë” mëndet në fushatë ndryshme të jetës, apo në fund të fundit të filloi të njehsoi, deri sa gruaja jap shenjë qe ka arritur kulmin e kënaqësisë. Kjo është një ndër metodat qe është e mundur. Ka edhe metoda tjera, me siguri në kontest të kësaj teme do gjenden njerëz me provojë më të madhe dhe do na mësojnë për gjëra të tilla, me qellim qe ta ruajmë qetësinë dhe harmoninë familjare duke krijuar familje të shëndosha.
    Për kulmin e kënaqësisë do i shkruaja edhe ca fjali. Kur nëna e lekës së madh (Aleksandri) ka arriftë kulmin e kënaqësisë së vet, ka bërë gjam (britmë) shumë të madhe sa që e ka tmerruar edhe burrin e vet. Burri e ka pyetur, si ashtu çfarë të ndodhi? Gruaja ju ka drejtuar: “kjo ngjizje ka me u kurorëzuar me një mashkull, i cili ka me qenë komandant i pa përshkruar në kohen e tij dhe ka me pushtuar shumë toka”. Burri si mund të arsyetosh këtë thënie? Në kulmin e kënaqësisë në tërësi kam kaluar aq thellë në ekstazë sa që i tërë qielli është hapur dhe ka shndrit çdo cep të botës, me krisma dhe bubullima të pa përshkruara. Ashtu edhe ka ndodhë. Ky fenomen më së miri shpjegohet në psikologji kur bëhet fjalë rreth depërtimit të vetëdijes në fushën e nënvetëdijes.
    Në vijim do ceku edhe disa shembuj konkret si faktor që prishin harmoninë mes bashkëshortëve, por janë një çik më të lehta dhe ma lehtë evitohen vetëm me një vullnet të mirë në mes tyre, sepse nuk ka jetë pa harmoninë në mes bashkëshortëve. Familja është institut i shenjtë, e ai që prishë këtë institut, kurrë nuk do bëhet rehat, por do sjellë probleme familjes, e pastaj rrethit ku jeton dhe tërë shoqërisë. Njoh shumë familje, qe janë penduar thellë për shkak të shkatërrimit të familjes, mirëpo, “buka kur ndahet nuk ngjitet përsëri!”. Këtë shkrim më fortë ua dedikoi të rinjve dhe atyre qe kanë kohë për tu përmirësuar.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Faktori i radhës apo faktori dy

    Në faktorin e dytë për të ruajt harmoninë në mesë çiftit kisha me cekur mujoren (menstruacionin). Ky fenomen qe paraqite një herë në muaj te gratë krijon mjaftë bezdi te meshkujt. Bezdia është më e madhe kur burri është sa më i ri, apo me potencë të lartë seksuale. Ky faktor gruas i sjellë kokëçarje për nga shëndeti fizik, ndërsa te burri çrregullime psikologjike. Për te tejkaluar këtë bezdi, mashkulli qëpari duhet të jetë i njoftuar mirë për këtë dukuri. Për këtë dukuri duhet të informohet edhe gruaja mirë, sepse nëse nuk kujdesët ashtu si duhet dhe të konsultohet me mjekun specialist siç është gjinekologu/ja. Në harmoninë e qiftit të tillë, menstruacioni sjellë shumë kokëçarje. Shpesh herë vjen edhe deri të përçarjet në mes gruas dhe burrit. Mirëpo, gjithnjë dhe në çdo këshillë japi këtë mendim. Çdo gjë që investohet në harmonin bashkëshortore është më e lirë (e pa kushtueshme) dhe e shenjtë sesa ndërmarrje tjera ekstreme. Për të ja arriftë qëllimit edhe këtu luan rrol të madh transparenca në mes gruas dhe burrit. Shumë kush nga autorët e ndryshëm akuzojnë Frojd-in për perversitetin e tij. Edhe perversioni e ka vendin e vetë. Në këtë moment shumë më mirë është të përdoret perversioni se të dëmtoi raportin harmonik në bashkëshortësi. Mirëpo edhe kjo ndërmarrje duhet bërë në marrëveshje në mes të dy palëve në raportin grua burrë. Fare nuk kam dëshirë të përdori fjalë epo fjali me konotacion negativ. Por për të painformuarit dua të shkruaj këtë fjali që është e vërtetë, por e dhimbshme. Çdo pengesë në marrëdhënien intime seksuale në mes burrit dhe gruas, si nga gruaja ashtu nga burri shkaktohen gabime fatale. Nëse gruaja nuk mund ti plotëson kërkesat seksuale burrit të vet, atëherë burri me karakter të dobët do i lëshohet aventurave më tragjike siç po ndodhin për ditë në hapësirën shqiptare e gjetiu e që janë: Incesti, tradhtia seksuale, etj që shpien deri të vrasjet më mizore dhe të pa kapshme për trurin e njeriut normal.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Faktori tre

    Edhe shkrimet paraprake kanë mjaftë mangësi, me një fjalë nuk janë të detajuara, por qëllimi im është që gjithnjë dhe me çdo kusht të ruhet harmonia familjare. Sot në RTSH është bërë fjalë rreth dashurisë, krijimit të familjes dhe divorcit. Profesori i nderuar që përgjigjej para kamerave krijimin e familjes dhe dashurin e bëri sikur të ishte një plaçkë: po bëjë dashuri, nuk po bëjë dashuri, martohem sipas dëshirës, bëjë divorc sipas dëshirës. Me lente përshtypje se bëhej fjalë për gjëra sekondare. Dashuria është dashuri në shumë drejtime, dashuria me të dashurën, dashuria ndaj prindërve, dashuria ndaj fëmijëve etj. Por dashuria në mes gruas e burrit është dashuri jetike ku duhet quar dashuri gjatë tërë jetës, jo vetëm për vetën e vet por për krijesa të reja që janë pasuria më e madhe e nënës dhe babait si dhe krijesa të shenjta qe do shndrisin tërë rrethin aty ku jetojnë dhe veprojnë, nëse ata janë të edukuar mirë dhe kanë prind të edukuar ashtu si e kërkon bota njerëzore.
    Një anëtar i shtëpisë së madhe, apo siç e quanin “Big Brother” tha: “tri javë qëndrove brenda, por aq u mërzita sa nuk ka më!” Me shkoi mendja po sikur të kishte kaluar me një grua siç kam kaluar unë dyzet vite, çfarë kishte me thënë?
    Faktorin tre do ta filloi me disa shembuj konkret e pastaj do ta elaboroj. Këtu bëhet fjalë për sjelljet, veshjet dhe pastërtia personale e çiftit brenda shtëpisë. Dikur lexoja revista javore apo mujore të ilustruar nga Zagrebi e Beogradi. Në një revistë ilustruese e quajtur "Adam i Eva" në vitet e shtatëdhjeta, autori kishte shkruar edhe këtë fjali për sjelljet e gruas: “edhe gruaja ime në shtëpi nga njëherë duhet të sjellët si lavire!”
    Shembulli tjetër: Një mik imi pinte raki bukur fortë, por gjithmonë në kafene. Gruaja e luste: “o i dashuri im, pije rakinë sa të duash por pije në shtëpi. I kemi të gjitha të mirat. Do të përgatis meze të mirë, mish të llojllojshëm, sallata e çfarë donë ti!”
    Një mbrëmje miku im me thirri për darkë për të na bërë një surprizë. Duke ndenjur në dhomën e pritjes miku im i tha gruas: “ sonte veshe një fustan një çik më mini e jo krejt të shkurtër dhe do ta luash rolin e kamerieres, për të treguar se pse pi në kafene e jo ne shtëpi në sy të mysafirëve!” E zonja e shtëpisë bëri ashtu siç i tha burri. Përgatiti tryezën, mezen, rakinë e kështu me radhë. Unë me mikun tim u ulem në tryezë dhe filluam te pinim Pas pak miku im preku gruan e vet në prapanicë në sytë tonë. Ajo kërcej dhe i tha: “si more burrë, a po e shef se këtu kemi mysafirë!” Miku im: “ne këtu kemi dy mysafir edhe po kundërshton, por sikur të ishin me dhjeta mysafir si në kafene, çfarë kishe me bërë?” Pasi qe përfunduam së piri, miku thirri gruan dhe tha: “llogarite krejt çfarë kemi pi do i paguaj. Gruaja erdhi me llogari dhe kthej kusurin cent për cent. Miku tha: “nuk do pi këtu më se nuk me vodhe asgjë nga kusuri!”
    Edhe një shembull është kur gruaja përgatitet deri në përkryeshmëri për të shkuar në dasme e burri i thotë: “gruaja ime a vetëm për të huajt bëhesh kaq e bukur, e për mua aspak nuk zbukurohesh edhe unë kam dëshirë ta shikoi në shtëpi një grua siç je ti tani!”
    Si shembulli i parë ashtu i dyti bënë me dije çiftin, se e tërë jeta nuk kalohet në formë zyrtare. Andaj si gruaja ashtu edhe burri duhet të kenë kujdes të veçantë që gjatë pushimit në shtëpi të jenë të veshur bukur, të jenë të pastër dhe të zbukuruar, në mënyrë qe asnjëri mos ti jap shkas njeri tjetrit për të kritikuar. Çdo vërejtje e çiftit duhet të jetë transparente, që me transparencë të tregoi njeri tjetrit se çfarë i pengon e çfarë jo. Edhe këtu po e përsërisë: Çdo investim në ruajtjen e harmonisë familjare është margjinal në krahasim me investimin që bëhet gjatë dhe pas divorcit.
    Gjatë jetës së njeriut ka divorce që janë ma se te nevojshme, por ato janë në një numër margjinal që nuk i sjellë fare telashe shoqërisë. Mirëpo, tani në Kosovë janë të shënuara 40% të divorceve që janë zyrëtarizuar, por çfarë të thoni për divorcet "nën plaf", po që nuk janë të zyrëtarizuara?

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Sondazhi: 60 % e adoleshenteve, ekseperienca e pare si homoseksuale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 18:01
  2. Mikpritja! A jeni ju mikprites apo ju bezdisin vizitoret?
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-08-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •