Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Polis, jeta e fshatareve ne “bese” te kavos



    Te jetosh ne zona te thella te vendit mund te kthehet shpesh ne nje aventure te rrezikshme ne perballjen me deboren, permbytjet e urat levizese, por jo vetem kaq. Kete realitet mesjetar mund ta hasesh jo vetem nder male e gryka te thepisura, por edhe shume prane qyteteve te medha e rrugeve kombetare.

    Te rrahur nga keto veshtiresi qe jane bere normale, shqiptareve lekurerregjur u eshte dashur te behen edhe me ekstreme ne perpjekjet e tyre per mbijetese. Nje pjese e banoreve te fshatit Polis ne Elbasan mund te lidhen me qytetrimin duke kaluar nje kavo rreth 150 metra te gjate te varur mbi Lumin Shkumbin per te kaluar ne pjesen e rruges nacionale. Por ne te njejten rruge me te gjallet duhet te kalojne edhe te vdekurit. Ne copezen e tokes te rrethuar nga uji jetojne rreth 30 banore, disa prane lumit e disa me siper ne male.

    “Kete duhet ta perballosh 2-3 here ne dite, eshte e detyrueshme, cfare do besh. Kjo eshte jeta perballe ketyre shtepive, perballe ketij vatani” shprehet nje banor i zones. Mes peripecive aty duhet te kalojne edhe te semuret. Por kavoja nuk sherben vetem per te gjallet, ne te kane kaluar dhe arkivolet me te vdekur. Te nderrmarresh kete aventure te detyruar nuk eshte aspak e thjeshte as per te gjallet, pasi mjaft banore kane rrezikuar jeten. Me te rrezikuarit jane femijet. Ata nuk lejohen asnjehere te kalojne vetem. “Prinderit na kane nxjerre per shkolle ketu duke na terhequr”, thote nje femije.

    Por kalvari i banoreve nuk perfundon ketu. Vec rrezikut me jeten ata duhet te perballen edhe me pamundesine per te nxjerre prodhimet e tyre bujqesore ne treg, cka do t’u siguronte nje jetese normale. “Nga 15 kv hurma nuk shita dot asnje kokerr kete vit. Ato behen ne vjeshte dhe lumi ne ate kohe e rrit nivelin dhe te gjitha u shkrine aty ne vend, pa shitur asnje kokerr”, rrefen nje fshatar.


    Banoret thone se shtetaret e kane kthyer gjithcka ne ceshtje numrash, nese ata jane 20, 30 apo 40 fryme. Vec kesaj asgje nuk ka ndryshuar dhe ata serish te nesermen duhet te gdhihen ne ishullin e tyre te rrethuar nga uji dhe malet, me shpresen se qyteterimi do te zbrese nje dite pak metra me tej edhe tek ta.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ka ekzistuar ky fshat ne 50 vitet e enverit..
    si sja ben nje ure mor aman.. athere ne vend te bunkereve..

    apo nuk e mori vesh zp-ja athere e nuku kish nga ta dinte partia.. se ska ure..


    po shyqyr kemi tani zp gsh-erat qe na lajmerojne se ku ska ura.. kur eshte saliu ne pushtet..
    se kur jan vete.. hm..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Si qekan Elbasonllijt si Trupat Speciale tu bo stervitje perdit. Sala duhet me i mor kto plakat me i fut ke RENEA, se me te tille pregatitje qe kan kto, i thyjn brinjet me te bukrit m'Tirone.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje burre nga te intervistuarit qe duket rreth te dyzetave.. thote.. se keshtu i ka cuar prindi kur ai me shok shkonte ne shkolle.. e tani ai keshtu con femijen e tij ne shkolle..pra nepermjet kavos..

    cfar tregon kjo..
    pak llogari olimbi..

    ky burri ka qen femije e i bie qe kur ai ka qen femije.. shqiperia dhe polisi.. jetonin ne epoken e ndritur.. te keshtjelles socialiste enveriste..pra ne kohen e bahcec me lule te enverit.. te dritero agollit te ramiz ali nexho spirokolekes se edvinit.. e hekuran isa trimit.. e jashar menzelxhi gatishmeri-shpetimit.. sepse nje 40 e ca vjecar.. ka qene femij shkolle ne vitet 1970-80-ta.. e gazetari i topit chanell ka harruar si i pa pervoje te mjaftushme enveriste te fshije kte fraze te katundarit..

    pra ky grup familjesh e ka te vjeter mbi 30 vjecar kete problem.. pra eshte problem qe ne koherat kur shpatet e maleve mbusheshin me parullen.. parti enver jemi gati kurdoher..

    po pse demokracia qe solli berisha eshte nje mrekulli..?

    sepse ky problem 40 e ca vjecar kurrre nuk ka dale ne faqet e ZP-se kur shqiperia kishte vetem ZP.. kurre nuk eshte dhiskutuar ne organizata e ppsh-se.. e asnjihere ne kongres plenumet e enverit.. megjithse nje urez aty sdo ushtonte me shum se dhjet bunkere.. nga ato mijra qe ka lugina e shkumbinit..

    por megjithate duhet pergezuar ciraku i edvinit ..pra ky grupi qe xhiron kte kavon.. qe po zhbirilojne an e kend shqiperise per te gjetur "skandale" te qeverris berisha-bode e me qellimin.. per te erresuar sa dopak rrugen durres-kukes..

    nuk na thote gazetari..se ne kto 40 vite bile dhe me shume pra mbi 70 vjet.. kush kan qene deputetet puniste te zones.. kush kan qene sekretaret e pare te ppsh-se te rretheve elbasan-librazhd.. e kush kan qene deputet e eres pluraliste..

    nje gazetar i mire i shkon ne fund gjerave..
    nje dobic kerkues skandalesh me porosi nga selia roze.. mjaftohet me skupin qe krijon..

    mirpo eshte brari ketu qe i c'kallajëzon.. kallajxhijte e edvinit..

    ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pra ky grup familjesh e ka te vjeter mbi 30 vjecar kete problem.. pra eshte problem qe ne koherat kur shpatet e maleve mbusheshin me parullen.. parti enver jemi gati kurdoher..
    Tani duhet te thone: Sali Enver jemi gati kurdohere...

    po pse demokracia qe solli berisha eshte nje mrekulli..?



    ehhh keshtu eshte kur te paguajne rrogen ma merr mendja, ndaj eshte mire te jesh i pamvaruar si ne pune, si ne politike edhe ne jeten reale, se nuk i ngre lapidare te tjereve, por ja ngre vetes, dhe punes e kraheve te tua.

    Sa here do ti sjell videot e njerezve qe flasin tani per kete kohe. Ti i bie cekanit ne nje vend e ke bere ate mur grope te shkreten. Fol per sot lere te shkuaren, te shkuaren kujtohet vetem ne histori.

    Kur te pyesin te thone: Si je? e jo Qysh ke qene?
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #6
    Edhe tani pas 20 vjet demokraci, po vazhdojmë të themi që e paska fajin Enveri se nuk ka ura?

    Po shaj të paktën PS-në pse nuk e bëri kur ishte në pushtet, mos shko deri te Enveri.

  7. #7
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Morali i shendoshe qytetar e intelektual, reagon si AuLoNa!

    Perballe skenave te tilla, s'ka justifikim as me kohen e para pesedhjete vjeteve e as me kete apo ate. Eshte turp, per ata qe rreken se na kane futur ne Nato e po na fusin ne BE. Eshte turp per ne qe shfryjme ndaj njeri tjetrit.
    O njerez te mire! Perse duhet t'i themi asaj qe nxin dhe asaj qe po na e vreros shpirtin, se eshte e bardhe. Nese nuk jeni pjese e kesaj makuterie pa shpirt, s'keni perse te jeni ne karshillek me hallexhinjte. Në te kundert po, edhe mund t'ju takoje te mbroni e te ulerisni.
    Jemi me fat qe po jetojme ne kohen e botes se qyteteruar dhe njeherazi fatzinj, qe jetojme ne epoken e gurit. Te behen keto skena te tilla, ku luhet me jeten ne maje te nje kavoje, ne boten demokratike te quajne per te çmendur, ndersa ketu behen per mbijetese. Vetem ne Shqiperi ajo qe kushton fare pak, apo hiç fare, eshte jeta.
    Sistemi i kaluar njemije te zeza beri, por per imazh atje ishte nje ure me kavo e derrasa, kurse tani ky "njeriu i ri", qe therret rrofte demokracia, po i vjedh. Dhe jo vetem qe s'ka frike, por ka marre krahe e i eshte hapur syri, se ka pushtetin e makuterve. Pastaj, perse te krahasohemi me te keqen apo shume te keqen, ne vend qe te t'u bejme presion atyre qe premtojne ne kohe fushatash sa per te ardhur ne pushtet.
    Ajo, qe e ka bere demokracine, që te mos funksionoje, eshte mosreagimi dhe mungesa e protestes qytetare, si dhe mungesa e vetveprimit ne komunitet. Pra ky vend, ka nevoje per reagim, jo per apollogji!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit Kosturi : 14-04-2009 më 12:09

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Edhe tani pas 20 vjet demokraci, po vazhdojmë të themi që e paska fajin Enveri se nuk ka ura?

    Po shaj të paktën PS-në pse nuk e bëri kur ishte në pushtet, mos shko deri te Enveri.

    Edhe ata faj kane, nuk i bejme me te mire mos ki merak, hajde se edhe po erdhen ne puhstet thua se nuk do hane dajak kritik!

    Kritika qeverise duhet ti vije nga gjithe populli pa ansesi Partie apo ngjyre, sepse hallet jane per te gjithe njesoj.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kostur..

    cfar mendon per zan caushin?
    po per edvin ramen?
    po per altin arapin?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Kaoni Lexo Postimin
    Si qekan Elbasonllijt si Trupat Speciale tu bo stervitje perdit. Sala duhet me i mor kto plakat me i fut ke RENEA, se me te tille pregatitje qe kan kto, i thyjn brinjet me te bukrit m'Tirone.
    Hahahaaahahaaah



    Mu me thane se ky katuni ishte Kompania Shtesë , që Sala i premtoi Obames per ne Afganistan.


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-09-2010, 13:17
  2. Qeveria, kryqëzatë kundër qumështit jashtë monopolit
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •