Nesër në Vushtrri do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 37-të oficerëve korrektues të Kosovës

VUSHTRRI, 16 PRILL 2009(VushtrriaPRESS)-Nesër(e premte, 17 prill 2009) duke filluar në orën 11:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 37- të oficerëve korrektues të Kosovës. Ceremonia e ndarjes së diplomave për oficerët korrektues do të mbahet në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, në prani të përfaqësueseve të institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.
VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.shqipo.com