Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Një Sqarim rreth Forumeve në Internet

    Një Sqarim rreth Forumeve në Internet
    Autor: Shejkh ‘Ali Hasen ‘Abdul-Hamid
    Burimi: albaseerah.org


    Pyetje:

    Në një forum në internet ku anëtarët diskutojnë rreth Islamit, a konsiderohet kjo si përkujtim i Allahut, siç përmendet në hadithin që vijon:

    “Kur një grup njerëzish mblidhen bashkë për të përkujtuar Allahun, ata i rrethojnë melaiket (me krahët e tyre), i mbulon mëshira e Allahut, zbret mbi ta qetësia dhe Allahu i përmend tek ata që janë pranë Tij.” [Transmetuar nga Muslimi]


    Përgjigje nga Shejkh ‘Ali Hasen ‘Abdul-Hamid:

    “Forumet në Internet ndahen në dy kategori kryesore:

    1- Ata që kanë qëllim dobiprurës.

    2- Forumet e tjerë që nuk kanë qëllim dobiprurëse.

    Kategoria e parë përmledh forumet që administrohen nga Ulematë apo Shejkhat ose studentët e dijes që janë të mirënjohur. Ai mund të përdoret për dobinë e studentëve, për të bërë pyetje, si në rastin e këtij forumi - [albaseerah.org] - ku studentët hyjnë dhe bëjnë pyetjet për mësimet e rradhës që do të jepin ulematë dhe shejkhat që bashkëpunojnë në mësimdhënie atje.

    Kategoria e dytë përfshin çdo formë të forumeve në internet ku anëtarët ashtu si edhe administratorët janë të panjohur, megjithëse disa prej tyre mund t’i njohin identitetet e njëri-tjetrit.

    Në të tilla forume, ata që postojnë janë të panjohur, të cilët përdorin emra që nuk tregojnë se kush janë ata në të vërtetë, poashtu edhe administratorët; nuk dihet kush janë ata apo çfarë kualifikimi kanë ata, apo kush i ka ngarkuar ata me administrimin e forumit.

    Forumet e kësaj kategoria - të cilët mund të fokusohen në çdo temë të Islamit e deri tek temat e guzhinës apo tema të tjera - dhe këtu po flasim për forume që administrohen nga Muslimanë - ata kanë përdorur një mjet dhe një ide të jo-Muslimanë në një formë që është jo-Islamike. Që domethënë, nuk dihet se kush është ai që shkruan, as personi që miraton, as ai që fshin e kështu me rradhë.

    Kështu që, në këtë rast, mbledhje të tilla janë si puna e mbledhjeve të njerëzve në errësirë, asnjëri prej tyre nuk i njeh të tjerët dhe askush prej tyre nuk e di se kush është ai që po flet, nuk njihet drejtuesi i mbledhjes dhe asnjëri prej tyre nuk e di saktësisht se ku ndodhen, etj. sepse raste të tilla janë nga mjetet që i shërbejnë më së shumti Shejtanit dhe bashkëpunëtorëve të tij, pastaj, pasi që fama e këtij forumi përhapet, ata bëhen pika qëndrore për Shejtanët nga mesi i xhinëve dhe njerëzve që pëshpërisin në zemrat e burrave dhe grave duke i inkurajuar ata që të thotë gjithësecili atë që ka në mendje e të thonë nëpërmjet shkrimit atë që nuk kishin për ta thënë (po sikur të mos u ishte krijuar mundësia nga ky forum).

    Dhe është transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi dhe të tjerë me tekste të ndryshme, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

    “Vërtet, Allahu ia ka lejuar Umetit tim atë që pëshpërisin në gjokset e tyre, me kusht që ata të mos e thonë atë dhe të mos e veprojnë.” Apo ashtu siç ka thënë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

    Por shejtanët jo vetëm që përshpërisin në zemrat e njerëzve, por e bëjnë të keqen që të duket si e mirë dhe i shtyjnë ata që ta justifikojnë të keqen, që ta thonë e të veprojnë me të. Kështu që, kush i ndjek pëshpëritjet e shejtanit, atëherë ata nuk hyjnë tek transmetimi i mësipërm dhe atyre u kanoset kërcënimi…>>

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    selam alejkum velleze e motra muslimane

    keshtu o besimtare te Allahut nje keshille nga vellai juaj ne fe(dhe kjo keshille vlen edhe per mua ne rradhe te pare)
    largojuni debateve ne keto forume siç eshte ky forum apo te ngjashem me te ku nuk dihet se kush poston apo ai qe poston eshte apo nuk eshte musliman,ku nuk dihet se kush i miremban keto forume dhe a jane ata muslimane apo jo,ku nuk dihet se kush ti fshin postimet apo nuk i fshin ato qe duhen fshire per shkak te daljes nga tema apo te banaliteteve qe shkruhen ne te.

    dhe nese ka mundesi o vellezerit e motrat e mia ne besim shkoni ne ato forume ku ka me se paku ndonje nxenes dije dhe ka rregullsi ne debat.

    ju jap nje forum qe inshallah eshte shembull se si duhet te jete nje forum Islam.

    i vetmi forum me Islamin burimor:


    www.albselefet.net

    www.albselefet.net

    www.albselefet.net

  3. #3
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar më parë nga abdurrahman_tir Lexo Postimin

    i vetmi forum me Islamin burimor:


    www.albselefet.net

    www.albselefet.net

    www.albselefet.net


    I vetmi forum ku nese nuk bjen dakort me ta , ateher te quajn munafik ose sururi, kutubi, bidatci, hizbi etj etj etj.

    I vetmi forum qe ska lene hoxhallar e trojet shqiptaree pa i qujt bidatci dhe i ka nxjerr prej menhexhi.
    Sedullahi jasht menhexhi
    Bekir halimi jasht menhexhi
    Ahmed kalaja jasht menhexhi
    Ismail bardhoshi jasht menhexhi
    Shefqet krasniqi jasht menhexhi

    Lista e tan kristos aka Muhamed abdullahi eshte shum e gjate por une keta permenda per momentin.
    Mos kini merak ju qe promovoni Tan kriston, se ne fund ai edhe juve ka me ju bere bidatcinj, se e ka tregu historija qe keta tipa nuk din me ndalu kurreeeeeee.
    .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga alDI Lexo Postimin
    I vetmi forum ku nese nuk bjen dakort me ta , ateher te quajn munafik ose sururi, kutubi, bidatci, hizbi etj etj etj.

    I vetmi forum qe ska lene hoxhallar e trojet shqiptaree pa i qujt bidatci dhe i ka nxjerr prej menhexhi.
    Sedullahi jasht menhexhi
    Bekir halimi jasht menhexhi
    Ahmed kalaja jasht menhexhi
    Ismail bardhoshi jasht menhexhi
    Shefqet krasniqi jasht menhexhi

    Lista e tan kristos aka Muhamed abdullahi eshte shum e gjate por une keta permenda per momentin.
    Mos kini merak ju qe promovoni Tan kriston, se ne fund ai edhe juve ka me ju bere bidatcinj, se e ka tregu historija qe keta tipa nuk din me ndalu kurreeeeeee.

    o ald ,o vella musliman
    nese ke ndonje kundershti shko e debato aty ne forum
    por mos harro qe duhet te besh debat jo me partizanllik porse me argumente.
    pastaj nga adminet nuk kam verejtur shkrime qe te kene thene se filani e fisteku jane munafika.ndersa te tjeret jane vete pergjegjes te veprimeve te tyre, keshtu qe mos i fut ne nje thes.

    e nese ke ndonje kundershtim me Muhammed Abdullahin e ke ne durres shko dhe sqarohu nese je i sinqerte.

    sa per historine ben mire te lexosh ate te dijetareve dhe ke per te pare se asnje prej dijetareve nuk ka ndaluar kurre se theni per bidatçiun se eshte bidatçi vetem kur ai e ka lene bidatin nuk kane thene qe eshte bidatçi.

Tema të Ngjashme

  1. Sigurimi i kompjuterit
    Nga Force-Intruder në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-11-2011, 16:02
  2. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  3. Philadelphia, qyteti me wireless Internet per te gjithe
    Nga Albo në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 11:34
  4. Microsoft, thotë se do të mbyllë dhomat bisedore në internet
    Nga Hek në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 19:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •