-
Emrat dhe emertimet e Profetit Muhamed a,s
Kapitull
EMRAT E TIJ
(paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė)
Tė gjitha ato janė cilėsi e veti, e jo thjesht emra. Tė gjithė emrat e tij janė tė pėrfituar nga vetitė e tij, qė tė gjitha tregojnė lėvdata dhe pėrsosmėri.
Prej tyre: Muhamed, i cili ėshtė edhe mė i shquari. Me kėtė ėshtė emėrtuar edhe nė Teurat qartazi. Kėtė e kemi qartėsuar me argumente tė qarta nė librin “Xhelaul-efham fi fadlis-salati ues-selam ala hajril-enam”. Ai ėshtė edhe libri i vetėm nė kuptimin e tij, asnjė libėr s`ka pasur si ai nė pėrfitimet e shumta. Nė tė qartėsuam hadithin e transmetuar pėrsa i pėrket salavateve pėr Profetin (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė), qartėsuam hadithet e sakta, tė mira e tė dobėta. Qartėsuam haptazi shkaqet e dobėsisė. Mė pas qartėsuam sekretet e kėsaj lutjeje, rangun e saj, si dhe pėrfitimet dhe gjykimin e saj. Mė pas bėmė tė qartė vendet dhe momentet e salavateve pėr tė, pasiqė sqaruam edhe sasinė e obligimit prej tij. Bėmė tė qartė diskutimin e dijetarėve nė kėtė ēėshtje si dhe thėnien mė tė saktė. Bėmė tė qartė falcifitetin e mashtruesve. Libri ėshtė njė laborator nė fushėn e vet qė s`mund tė cilėsohet.
Qėllimi (nga e gjithė kjo) ėshtė tė qartėsojmė se emri i tij Muhammed ėshtė nė Teurat i qartė, gjė pėr tė cilėn bie dakort ēdo njeri i ditur prej besimtarėve tė pasuesve tė Librit.
Prej tyre: Ahmed. Ky ėshtė edhe emri me tė cilin e emėrtoi Mesihu Isa. Arsyen dhe sekretin e emėrtimit e kemi pėrmendur nė atė libėr.
Prej tyre ėshtė Mutevekil, el-Mahi, el-Hashir, el-Akib, el-Mukafi, Profeti i pendimit, Profeti i mėshirės, Profeti heroik, Ēlirimtari (El-Fatih), Besniku (El-Emin.)
Bashkė me ato emra janė edhe: Esh-Shahid (Dėshmuesi), El-Mubeshir (Pėrgėzuesi), El-Beshir (Pėrgėzuesi), En-Nedhir (Qortuesi), El-Kasim (Ndarėsi), Ed-Dahuk (I buzėqeshuri), El-Katal (Luftuesi), Abdullah (Rob i Allahut), Es-Siraxh el-munir (Pishtar ndiriēues), Sejidul-veledi Adem (Zotėriu i njerėzve), Mbajtėsi i flamurit tė lavdėrimit, i Zoti i vendit tė nderuar, etj.
Emrat e tij nėse pėrfitohen prej cilėsive, mund tė nxjerrėsh prej ēdo cilėsie tė mirė emėr pėr tė (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė). Porse kėtu duhet tė dallojmė se jo prej ēdo cilėsie mund tė pėrfitojmė emėr tė veēantė (tė pėrvetshėm) pėr profetin tonė, ato pėrfitohen prej cilėsive tė veēanta e jo prej atyre tė pėrbashėkta.
Thotė Xhubejr ibnu ***`im: “Profeti (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė), na ka treguar pėr disa emra tė tij e tha: “Unė jam Muhammedi, Ahmedi, El-Mahi (Fshirėsi), me mua e fshin Allahu mosbesimin, unė jam El-Hashir (Tubuesi), nė kėmbėt e mia tubohen njerėzit Ditėn e Gjykimit. Unė jam El-Akib (I fundit), pas meje s`ka mė profet.”
Emrat e Profetit (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė), janė dy llojesh:
Sė pari: Emra tė veēantė pėr tė, s`i bashkangjitet ndonjė prej profetėve nė to. Si Muhammed, Ahmed, el-Akib, El-Hashir, el-Mukafi, etj.
Sė dyti: Emra qė janė tė pėrbashkėt mes tij dhe profetėve tė tjerė, porse pėr tė janė mė tė plotė. E veēanta pra ėshtė se ai ėshtė i pėrvetshėm nė plotėsimin e tyre, jo thjesht nė emėrtim (origjinėn e tyre). Si: I Dėrguari i Allahut, Profet i Allahut, Rob i Allahut, Dėshmuesi, Pėrgėzuesi, Qortuesi, Profet i mėshirės, Profet i pendimit.
Nėse prej ēdo cilėsie tė mirė, do t`i jepnim atij emėr, atėherė numri i emrave tė tij do t`i kalonte tė dyqindat. Si: Es-Sadik (I Sinqerti), El-Mesduk (I Besueshmi), I Dashuri, I Mėshirshmi, etj si kėto.
Pėr kėtė arsye ka thėnė Ebul-Hatab ibnu Dih`jeh: “Allahu ka njėmijė emra, po ashtu edhe Profeti i tij ka njėmijė emra.” Qėllimi i tij ėshtė pėr emrat e pėrfituar prej cilėsive.
Kapitull
SHPJEGIMI I KUPTIMEVE TĖ EMRAVE TĖ TIJ
(paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė)
Pėrsa i pėrket emrit Muhammed: Ai ėshtė emėr i pėrfituar prej foljes “hamide”, qė do tė thotė falenderoi. Atėherė, njė person quhet Muhammed nėse posedon shumė cilėsi pėr tė cilat mund tė falenderohet. Pėr kėtė arsye si emėr ai ėshtė mė i goditur se emri Mahmud. Kuptimi i tė parit (Muhammed) ėshtė: Ai qė falenderohet mė shumė se ēdo kush tjetėr prej njerėzve. Pėr kėtė arsye -Allahu e di mė sė miri- ėshtė emėrtuar me kėtė emėr nė Teurat. Si edhe pėr vetė shkakun se ai, feja e tij dhe populli i tij kanė cilėsi tė shumta me anė tė tė cilave falenderohen. Derisa edhe Musai a.s. preferoi tė jetė prej tyre. Tė gjitha kėto kuptime i kemi sqaruar me argumentet e tyre nė librin e lartėpėrmendur dhe qartėsuam gabimin e Ebul-Kasim Es-Suhejli i cili e ktheu kėtė ēėshtje nė tė kundėrt dhe tha se emri i tij nė Teurat ėshtė Ahmed.
Pėrsa i pėrket emrit Ahmed: Ai ėshtė njė emėr qė nėnkupton cilėsi tė shkallės sipėrore. Ai gjithashtu ėshtė i pėrfituar prej foljes “hamide” falenderoi. Nė kuptimin e tij ka diskutime. Diskutimi qėndron: A ėshtė me kuptim tė kryefjalės apo tė mbiemrit. Njė grup thotė me kuptim kryefjale pra “mė falenderuesi”, qė do tė thotė se falenderimi dhe lavdėrimi i tij pėr Allahun ėshtė mė i madh dhe mė i shumtė se falenderimi dhe lavdėrimi i ēdokujt tjetėr. Atėherė kuptimi del: Mė falenderuesi i gjithė falenderuesve tė Zotit. Kėsaj thėnie i ėshtė dhėnė mė shumė pėrparėsi, sepse nė shumicėn e rasteve emrat e shkallės sipėrore (nė arabisht), kėshtu pėrftohen.
Grupi tjetėr kundėrshton nė kėtė ēėshtje dhe thotė se lejohet qė kuptimi tė jetė Aĥmed = mė i falenderuari dhe i lavdėruari nga tė gjithė. Argument pėr kėtė ėshtė fakti se arabėt e vjetėr e kanė pėrdorur kėtė gjė nė gjuhėn dhe poezitė e tyre.
Nė bazė tė thėnies sė parė kuptimi i emrit Ahmed ėshtė: Robi mė falenderues pėr Zotin e tij. Kurse nė bazė tė thėnies sė dytė: Njeriu mė i denjtė pėr t`u falenderuar. Nė bazė tė thėnies sė dytė emri Ahmed ka tė njėjtin kuptim si Muhammed. Ndryshimi mes tyre ėshtė se Muhammed ėshtė ai qė lavdėrohet pėr vetitė dhe cilėsitė e shumta qė posedon, kurse Ahmed ai ai qė lavdėrohet mė shumė se tė tjerėt. Muhammed ėshtė pėr volumin qė pėrmban, kurse Ahmed pėr vetitė dhe mėnyrėn; kėshtu qė meriton tė lavdėrohet mė shumė sesa lavdėrohen tė tjerėt. Lavdėrohet mė shumė e mė mirė.
Kėshtu qė tė dy emrat janė tė pėrfituar nga emri foljor. Kjo mėnyrė ėshtė mė e mirė nė lavdėrimin e tij (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė) dhe mė kuptimplotė. Nėse do tė donim njė emėr tė shkėputur nga emri kudrinor do ta emėrtonim “Hamad” (falenderues i shumtė). Kjo pėr shkakun sepse nė tė vėrtetė Profeti (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė), ishte falenderuesi mė i madh i Zotit prej gjithė krijesave. Nėse emri i tij Ahmed do tė kishte kuptim falenderues i madh, do tė ishte mė parėsore tė emėrtohej “Hamad”, i cili ėshtė mė kuptimplotė nė kėtė drejtim, ashtu sikurse ėshtė emėrtuar populli i tij me kėtė emėr.
Gjithashtu, kėta dy emra janė shkėputur prej moralit dhe prej atributeve tė tij tė lavdėruara, pėr shkak tė tė cilave meritoi tė quhej Muhammed dhe Ahmed, tė cilin e lavdėrojnė banorėt e qiellit e tė tokės, banorėt e dynjasė e tė ahiretit, pėr shkak tė vetive lavdėruese tė shumta tė cilat i posedon, aq shumė sa s`mund tė numėrohen. Kėtė kuptim e sqaruam nė librin “Es-Salatu ues-selam”. Kėtu pėrmendėm disa fjalė tė pakta nė kėtė ēėshtje tė cilat na i detyroi gjendja jonė si udhėtarė, si dhe mospėrqėndrimi me zemėr e me vendosmėri. Allahun kemi Ndihmės dhe Atij i mbėshtetemi.
Pėrsa i pėrket emrit tė tij El-Mutevekil (I Mbėshteturi nė Allah), transmetohet nė librin e saktė tė Buhariut nga Abdullah ibnu Amėr i cili ka thėnė: Lexova nė Teurat cilėsitė e Profetit (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė): “Muhammedi ėshtė i dėrguari i Allahut, robi dhe i dėrguari im, e quajta el-Mutevekil, nuk ėshtė i vrazhdė as i ashpėr, as i lėvizur nėpėr tregje. Nuk e kthen tė keqen me tė keqe, porse fal shumė. Nuk do ta tėrheq drejt vetes derisa ta drejtojė fenė e shtrembėruar, derisa tė thonė “La ilahe ilAllah” Profeti (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė), ėshtė njeriu qė e meriton mė shumė kėtė emėr. Sepse ai i ėshtė mbėshtetur Allahut tė Madhėruar nė pėrhapjen e fesė aq sa nuk i ėshtė mbėshtetur askush tjetėr.
Pėrsa i pėrket emertimeve: El-Mahi, El-Hashir, El-Mukfi, el-Akib; tė gjitha kėto janė shpjeguar nė hadithin e Xhubejr ibnu ***`im. El-Mahi ėshtė ai me anė tė tė cilit Allahu e fshiu mosbesimin, e kjo s`ka ndodhur me askėnd, ashtu sikurse ndodhi me Muhammedin (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė). Kur u dėrgua ai si profet, tė gjithė njerėzit ishin mosbesimtarė, me pėrjashtim tė disa ithtarėve tė Librit. Midis tyre kishte adhurues tė putave, ēifutė ndaj tė cilėve Zoti ishte i zemėruar, tė krishterė tė humbur nė fenė e tyre, ateistė, idhujtarė tė kohės tė cilėt nuk njihnin as Zot e as ditė tė gjykimit, e nė krahun tjetėr adhurues planetesh e yjesh, adhurues tė zjarrit, filozofė qė s`njihnin ligjet e profetėve e as i merrnin pėr bazė ato. Tė gjitha kėto Allahu i Madhėruar i fshiu me anė tė tė Dėrguarit tė tij, derisa triumfoi feja e Allahut mbi ēdo fe` e derisa arriti tė pėrhapet feja e Allahut atje ku arrinte dita e nata, derisa thirrja profetike ndoqi rrugėn qė ndjek dielli nėpėr kontinente.
Pėrsa i pėrket El-Hashir: “hashr” do tė thotė mbledhje dhe grumbullim. Ėshtė emėrtuar kėshtu sepse njerėzit mblidhen pėrpara tij. Ėshtė njėsoj si tė jetė dėrguar pėr tė tubuar dhe grumbulluar njerėzit.
El-Akib: Ėshtė quajtur kėshtu sepse ėshtė ai qė erdhi pas gjithė profetėve, e pas tij s`ka mė profet. Pra ai ėshtė i fundit. Nga kuptimi ai ėshtė si vula e gjithė profetėve. Prandaj ėshtė quajtur i fundit i tyre.
El-Mukfi: Ai qė pasoi gjurmėt e atyre qė ishin pėrpara tij. Po ashtu edhe njerėzit pasuan gjurmėt e tij si dhe gjurmėt e profetėve para tij. Ky lloj emėrtimi ėshtė marrė prej foljes “pasoj” nė arabisht. Profeti (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė), ėshtė quajtur pasues i tyre ngase pasoi ata qė ishin para tij prej profetėve dhe ai ishte vula dhe i fundit i tyre.
Nebijut-teubeh (Profet i pendimit): Ėshtė quajtur i tillė sepse me anė tė tij, Allahu e ka hapur derėn e pendimit pėr gjithė banorėt e tokės. Profeti (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė), ishte prej atyre qė kėrkonin sė tepėrmi falje tek Allahu i Madhėruar. Derisa nė njė tubim tė vetėm ia numėronin tė thoshte njėqind herė: “Rabigfir li ue tub aleje, ineke entet-Teuabul-Gafur” (Zot mė fal dhe mė prano pendimin Ti je Falės i Madh). Gjithashtu thoshte: “O njerėz pendohuni tek Allahu Zoti juaj, sepse unė pendohem tek Allahu njėqind herė nė ditė.”
Pendimi i popullit tė tij ka njė formė mė tė plotė se pendimi i gjithė popujve tė tjerė, pranohet mė shpejt e pėrdoret mė lehtė. Pendimi i atyre qė ishin para nesh ishte nė njė formė e mėnyrė tepėr tė vėshtirė. Derisa tek bijtė e Israilit (ēifutėt) pranimi i pendimit tė tyre ishte tė vrisnin vetveten. Ndėrsa tek ky popull, Allahu i Madhėruar dha mirėsi dhe u mjaftua qė pendimi i tyre tė ishte keqardhja pėr mėkatin si dhe largimi prej tij.
Pėrsa i pėrket emėrtimit Profet Melhameh (heroik): Ėshtė emėrtuar i tillė sepse ai ėshtė dėrguar pėr luftimin me armiqtė e Allahut. Asnjė profet e asnjė popull s`ka luftuar aq shumė sa ka luftuar i Dėrguari i Allahut dhe populli i tij. Luftėrat e mėdha dhe heoizmat tė cilat kanė ndodhur midis popullit tė tij dhe qafirave nuk janė parė mė parė. Muslimanėt, nė ēdo kohė i luftojnė qafirat nė ēdo vend, u hapin luftė e tregojnė heroizėm, ndryshe nga gjithė popujt e tjerė.
Profet i mėshirės: Ėshtė quajtur i tillė ngase e dėrgoi Allahu mėshirė pėr gjithė botėrat. Me anė tė tij, Allahu i mėshiroi gjithė banorėt e tokės si besimtarėt, ashtu edhe jobesimtarėt. Besimtarėt arritėn tė merrnin pjesėn mė tė madhe prej mėshirės. Ndėrsa pėrsa i pėrket qafirave: Ata qė ishin prej ithtarėve tė Librit jetuan nėn hijen e tij, nėn besėn e tij. Ndėrsa ata qė u vranė u pėrshpejtuan pėr nė zjarr, u ndanė prej jetės sė gjatė me anė tė tė cilės vetėm se do t`u shtohej dėnimi i ashpėr pėr nė ahiret.
El-Fatih (Ēliruesi): Ėshtė emėrtuar i tillė sepse me anė tė tij e hapi Allahu derėn e udhėzimit, pasiqė ishte e mbyllur. Ēliroi dhe hapi me tė, sytė e verbėr, veshėt e shurdhėr dhe zemrat e mbyllura. Me anė tė tij, Allahu ēliroi qytetet dhe shtetet e qafirave, hapi dyert e xhenetit, hapi rrugėt e diturisė dhe rrugėt e veprave tė mira. Me anė tė tij, Allahu ēliroi e hapi dynjanė dhe ahiretin, zemrat, dėgjimet, shikimet dhe vendbanimet.
El-Emin (Besniku): Atij i takon sė tepėrmi ky emėrtim, i takon mė shumė se ēdokush tjetėr. Ai ėshtė besniku dhe i besuari i Allahut nė revelatėn dhe nė fenė e tij. Ai ėshtė i besuari i atyre qė janė nė qiej e nė tokė. Pėr kėtė arsye edhe pėrpara profetėsisė e emėrtonin “besnik”
Pėrsa i pėrket emėrtimit i Buzėqeshuri Luftues: Janė dy emėrtime tė bashkangjitura tė cilat s`mund tė shkėputen nga njėra-tjetra. Ai ėshtė i qeshur nė fytyrė tė besimtarėve, nuk ėshtė i vrazhdė me ta, as i nxehur e as i ashpėr. Ėshtė luftues pėr armiqtė e Allahut pa iu trembur syri e pa iu dridhur dora (pa marrė parasysh qortimet e qortuesve).
El-Beshir (Pėrgėzuesi): Ėshtė quajtur i tillė sepse ai ėshtė pėrgėzuesi me shpėrblime pėr ata qė e pasojnė. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė qortues me dėnim pėr ata qė e kundėrshtojnė. Allahu i Madhėruar nė shumė versete Kur`anore, e ka emėrtuar si rob tė tij: “Dhe se kur u ngrit robi i Allahut ta adhurojė Atė, ata gati hipnin njėri mbi tjetrin pėr ta dėgjuar.” (El-Xhin 19) “Ai qė ia shpalli Furkanin robit tė vet (Muhamedit)...” (El-Furkan 1) “Dhe i shpalli robit tė tij atė qė i shpalli.” (En-Nexhm 10) “E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė...” (El-Bekareh 23) Sikurse ėshtė saktėsuar edhe nė “Sahih” se ai (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė), ka thėnė: “Unė jam zotėriu i pasardhėsve tė Ademit ditėn e Gjykimit, e kjo s`ėshtė pėr mburrje.”
Gjithashtu Allahu e ka emėrtuar pishtar ndriēues, ashtu sikurse emėrtoi edhe diellin ndriēues. Profeti (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė me tė) ėshtė emėrtuar pishtar ndriēues me fjalėn arabe “el-munir” sepse kjo fjalė pėrdoret pėr atė qė ndriēon pa djegie, nė tė kundėrt tė “uehaxh” i cili edhe pse ndriēon, djeg.
Ibn Kajim el Xheuzije
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt