Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355

    Haxhillėk? Cka eshte haxhillek? Cka don te thote Haxh?

    Teme interesante, shpesh ma kane bere kete pyetje, por, nuk kam qene i kjarte ne pergjigje, jo per mos siguri sa per mosdije.
    Kam lexuar shume shkrime dhe shume diskutime per kete udhetim te "shenjte" por askurre nuk kam hase ne pergjigje plotesuese dhe te mjaftueshme.
    ... edhe me disa haxhi kam biseduar... por, me kane dhene shume pergjigje edhe siperfaqesore....

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

    HAXHI

    "Pėr hirė tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo." (Kur'an, 3:97)

    "Dhe pergatituni me furnizim (per rruge), e furnizimi me i mire eshte devotshmeria." (Kur'an, 2:197)



    Haxhi - apo Pelegrinazhi - ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė Kalendarit Islam. Haxhi ėshtė njė obligim fetar pėr ēdo Musliman, burrė dhe grua, qė ėshtė nė gjendje ta kryeje ate, te pakten nje here ne jeten e tyre, nese mjetet financiare lejojne. Per 14 shekuj Muslimanet mblidhen ne Mekė duke ndjekur shembullin e profetit tone, Muhamedit alejhi selam (paqja qofte mbi te), dhe duke rikujtuar historine e profeteve Ibrahim as. dhe birit te tij Ismailit as. Ne diten e Arafatit, dita e 9 e muajit te Dhul-Hixhes, gjtihe pelegrinet mblidhen ne rrafshin e Arafatit, 6 milje jashte Mekes ne nje dite lutjesh dhe adhurimi per Zotin. Dita e neserme eshte dita e Kurbanit, qe festohet nga Muslimanet ne gjithe boten.

    Literarisht: Fjala 'haxh' do te thote te shkosh tek nje person apo nje vend i nderuar. Per Muslimanet fjala 'haxh' nenkupton adhurimin e Allahut permes kryerjes se ritualit te Haxhit ne nje kohe te caktuar (dita e 9-12 e muajit Dhul-Hixhe) dhe ne nje vend te caktuar (Mekė), si dhe ne nje menyre te caktuar. Allahu xh.sh. e beri obligim kryerjen e Haxhit per Muslimanet ne vitin e nente te Hixhres (shpernguljes ne Medine). Ndaj Muhamedi as. ka bere vetem Haxhin e Lamtumires. [Lexo Fjalėn e Lamtumirės se Profetit]

    Per Haxhin ne Traditen e Profetit Muhamed (alejhi selam), apo ne Hadithe, gjejme se Muhamedi (as) ka thėnė:

    "Islami mbeshtetet ne pese shtylla: ..." Dhe nje nga shtyllat eshte Haxhi.

    "Shperblimi i personit te cilit i pranohet Haxhi eshte Xheneti."

    "Ai qe kryen Haxhin duke mos folur gjera te kota dhe duke mos kryer vepra te mbrapshta, do te kthehet nga Haxhi i paster nga gjynahet sikunder ne diten e pare te lindjes."

    Profeti as. ka thene: "O njerez, Allahu e beri Haxhin obligim per ju, ndaj kryejeni ate." Ne lidhje me kete nje person e pyeti, "O i Derguari i Allahut, a duhet kryer Haxhi per ēdo vjet? Muhamedi as. heshti dhe njeriu ia perseriti pyetjen tre here. I tha Muhamedi as. se "Nese une do te them 'PO', atehere do te behej obligim per ju qe ta kryeni ate (Haxhin) ēdo vit, por ju nuk do te jeni ne gjendje ta beni ate."

    Kaba: Disa tė dhėna mbi madhesinė dhe historinė e saj

    Kaba (Qabja) ėshtė ndėrtesa drejt tė cilės Muslimanėt drejtohen pesė herė nė ditė gjatė namzait tė tyre. Literalisht, fjala 'Kabė' nė Arabisht i referohet njė vendi tė nderuar dhe prestigjioz.

    Aktualisht Kaba ėshtė e lartė afėrsisht 12 metra. Dhoma brenda Kabes ėshtė 13 me 9 metra. Muret e Kabes janė 1 metėr tė gjerė. Muret janė tė gjitha prej guri. Muret brenda, nė dallim nga ato jashtė, nuk janė tė lustruara. Dyshemeja e dhomės qėndron 2.2 metra mė lartė se vendi ku njerėzit kryejnė ritin e rrotullimit rreth Kabės (Ta'uafin).

    Kaba ėshtė ndėrtuar dhe rindėrtuar nga kėta profetė: Ademi, Ibrahimi, Ismaili dhe Muhamedi (paqja qoftė mbi ta). Asnjė godinė tjetėr nuk e ka patur kėtė nder. Ndėrtimi i parė i Kabės ėshtė bėrė nga Profeti Adem (alejhi selam). Nė Kur'an Allahu thote se kjo ishte shtėpia e parė e ndėrtuar nga njerėzimi pėr tė adhuruar Allahun. Pas kėsaj, Ibrahimi dhe Ismaili (paqja qoftė mbi ta) e rindėrtuar Kabėn.

    Historianėt dhe dijetarėt janė tė mendimit se Kaba ėshtė rindėrtuar diku nga 5 deri ne 12 herė. Rikonstruksioni mė i fundit i Kabės u bė nė vitin 1996.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit



    Historia e Sakrifices se Ibrahimit




    Shume prej nesh e dine historine e Ibrahimit dhe sakrifices se tij, dhe e shohim ate si nje test apo prove per Ibrahimin nga Allahu i Madheruar. Por a mund ta kuptojme ne nė tė vertete se ēfare perjetoi Ibrahimi (as)? A mundet truri jone ta mendoje se cfare ndodhi? Pse konsiderohet Ibrahimi si babai i fese?



    Ibrahimi, alejhi selam (shkurt as. -paqja qofte mbi te), dallohet ne Kur'an me titullin Halil-ul-Allah (shok e afert e Allahut). Ne Sura En-nisa, Allahu thote: "Kush ka fe mė tė mirė se ai qė sinqerisht i ėshtė bindur All-llahut dhe, duke qenė bamirės, e ndjek fenė e drejtė tė Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin tė dashurin mė tė ngushtė." (Kur'an, 4:125)



    Po ashtu ne Suren e Bletes (An-Nahl) pershkruhet Ibrahimi (as) si shembull/model: "Vėrtet, Ibrahimi ka qenė shembėlltyrė e tė mirave, adhurues i All-llahut, besimtarė i drejtė dhe nuk ka qenė nga idhujtarėt." (Kur'an, 16:120).

    Ibrahimi (as) u lind ne mes te njerezve qe adhuronin yjet dhe idhujt - fisi Kaldej. Azari, babai i Ibrahimit ishte mjeshter per pregatitjen e idhujve dhe adhurues i tyre. Ibrahimi ishte ndermjet jobesimtareve por ai nuk ishte si ata. Nga ai vend i politeizmit / shirkut ēeli monoteizmi / Teuhidi. Ne Kur'an ne suren El-An'am: "Pėrkujtoju (o i dėrguar) kur Ibrahimi i tha babait tė vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuroni pėr zota? Unė po tė shoh ty dhe popullin tėnd nė njė humbje tė sigurt." (Kur'an, 6:74)



    Nga kjo revolte ne shtepine e Azarit, babait te tij, Ibrahimi vazhdoi te sfidoje politeizmin e fisit te vet. Ibrahimi njihet si prishesi i idhujve dhe themeluesi i monoteizmit dhe luftues i injorances.



    Ne disa sure ne Kur'an pershkruhet sesi Ibrahimi ka argumentuar logjikisht me adhuruesit e idhujve dhe te trupave qiellore, dhe sesi komunikoi ai me jobesimtaret e sesi i mesoi njerezit. Per shembull, ne suren El-Bakara Allahu thote: "ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit tė tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unė jap jetė dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atė nga perėndimi?” Atėherė ai qė nuk besoi mbeti i hutuar." (Kur'an, 2:258)



    Ne nje shembull tjeter ne suren El-Enbija thuhet:

    "Ne i dhamė Ibrahimit herėt tė mbarėn, sepse Ne kemi njohur mirė atė (ia dhamė tė mbarėn se e meritoi). Kur ai babai dhe popullit tė vet u tha: “Ē'janė kėto statuja qė i adhuroni?” Ata thanė: “I gjetėm tė parėt tanė, qė po i adhuronin”. Ai u tha: “Edhe tė parėt tuaj e edhe ju qartė ishit tė humbur!” Ata thanė: “Me gjithė mend e ke apo mos po tallesh!” Atėherė ai tha: “Jo, por Zoti juaj ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, ėshtė ai qė i krijoi ato, ndėrsa unė jam dėshmues pėr kėtė!” Pasha All-llahun, posa tė largoheni ju, unė kam pėr t’ia bėrė atė qė duhet statujave tuaja! Dhe i bėri ato copė-copė, pėrveē njė mė tė madhes qė e kishin ata mė shpresė se atij do t’i drejtohen (pėr tė kuptuar se kush i theu).



    (Kur u kthyen i panė) Ata thanė: “Kush e bėri kėtė me zotat tanė? Ai na qenka kriminel!” (pastaj) thanė: “Kemi dėgjuar pėr njė djalosh qė i pėrqeshte ato, tė cilit i thonin Ibrahim”. Ata thanė: “Silleni atė kėtu nė sy tė njerėzve qė ta shohin (e ta dėnojmė)”.
    I thanė: “A e bėre ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?” Ai tha: “Jo, por atė, e bėri i madhi i tyre, ju pyetni ata nėse janė qė flasin?”
    Ata u ndalėn e u menduan me veten, e dikush tha: “Vėrtet, ju jeni ata tė gabuarit (pse adhuroni gjėra tė kėto)”. Mirėpo, pastaj e shoshitėn kėtė gjė nė kokat e tyre (u kthyen nga bindja nė kokėfortėsi) dhe thanė: “Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin!” Ai tha: “A po adhuroni pra nė vend tė All-llahut asish qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?” Medet pėr ju dhe pėr ata qė i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” Atėherė ata thanė: “Digjeni atė (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nėse doni t’u ndihmoni!” (Kur'an, 21: 51-68)



    Por argumentat intelektuale te Ibrahimit ndaj jobesimtareve e bene ate subjekt te opresioneve te popullit te tij. Pergjigja qe i dha populli da'uas qe beri Ibrahimi as. gjendet ne suren e Merimanges (El-Ankebut): "Po pėrgjegjja e popullit tė tij nuk ishte tjetėr vetėm tė thotė: “Mbytni atė (Ibrahimin) ose digjeni!” (Kur'an, 29:24) Ibrahimi mund te kishte hequr dore nga mesazhi dhe besimi i tij per te shpetuar nga zjarri i Nemrudit. Por ai zgjodhi martirizimin. Ai zgjodhi te hyje ne zjarrin e tiranise dhe injorances qe te shpetoje njerezimin nga ky zjarr.



    Por Allahu i Madheruar kishte nje plan tjeter per Ibrahimin as. "Mirėpo, All-llahu e shpėtoi atė prej zjarrit. Pė njė popull qė beson, kėtu vėrtet ka fakte bindėse. (Kur'an, 29:24) si dhe "Po Ne i thamė: “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!” (Kur'an, 21:69) Sidoqofte kjo mrekulli nuk i dha fund perpjekjeve te jobesimtareve per ta persekutuar dhe izoluar Ibrahimin, i cili qendroi i patundur ne besimin e tij, i durueshem ne vuajtjet e tij, i dashur ne sjelljet e tij deri ne migrimin e tij per ne tokat e Aramit dhe Kananit.



    Edhe ne kete toke te premtuar jeta e Ibrahimit vazhdoi me perpjekje, da'ua, duke mbajtur i vetem pergjegjesine e madhe te misionit te Teuhidit ne kete kohe te erresires, paragjykimeve dhe injorances. Ibrahimi nuk kishte femije dhe deshira qe te kishte nje femije i shtohej me kalimin e viteve. Ne moshe te thyer Ibrahimi lutet per nje femije: "Zoti im, mė dhuro mua (njė fėmijė) prej tė mirėve!" (Kur'an, 37:100) Nderkohe gruaja e tij Sarah nuk mund te kishte femije.



    Allahu e plotesoi premtimin e Tij per ta bere Ibrahimin faren e nje linje te gjate te Profeteve, rrenje te feve te medha. "Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjėllshėm)." (Kur'an, 37:101)



    Allahu solli meshire per te Derguarin e Tij te plakur, vetmuar e plot shqetesime. Per Ibrahimin, Ismaili nuk ishte vetem bir i nje babai qe nuk kishte femije, ai ishte fundi i nje jete duke pritur, shperblimi per nje shekull plot vuajtje, fruti i jetes se tij, shpresa e tij. Pra kishte shume gezim ne shtepine eIbrahimit nderkohe qe Ismaili vazhdonte te rritej. Por provat nuk mbaruan ketu per Ibrahimin as. Ai pati nje vizion ne te cilin ai u komandua nga Allahu te beje kurban djalin e tij.



    Dhe pyetja qe na vjen ne mend eshte: Pse duhej Ibrahimi te kalonte edhe nje tjeter prove pas gjithe atyre provave te tjera te protesise se tij, Xhihadit te tij per te hequr injorancen dhe per te vendosur themelet e besimit ne nje Zot te vetem?



    Eshte e pamundur te thuhet me fjale se cfare do te thoshte kjo per Ibrahimin as - qe u urdherua nga Allahu ta sakrifikoje birin e tij te vetem Ismail. Dhimbja, ndjenjat jane shume te medha te imagjinohen, jo me te perjetohen.



    Si mundet Ibrahimi ta marre birin e tij te dashur, frutin e jetes se tij, gezimin e jetes se tij, dhe t'ia vere thiken ne fyt? Ismaili i ri duhet te vdiste dhe Ibrahimi plak te jetonte?! Kushedi sesi eshte ndjere Ibrahimi as. Brenda tij duhet te kete qene nje xhihad i vertete. Te zgjedhe midis Zotit dhe Ismailit. Cilen do te zgjedhe Ibrahimi? Dashurine e Zotit apo dashurine per vete? Besimin apo emocionet? Pergjegjesine apo kenaqesine?



    Ibrahimi as nuk vendosi menjehere. Ai vuajti nen presionin e dyshimeve, lekundjeve dhe dhimbjes. Vetem pasi e perjetoi vizionin per te treten here ai vendosi ta kryeje urdherin e Allahut. Kjo reflektohet ne nje nga ritet e Haxhit: hedhja e gureve tek tre idhuj qe perfaqesojne Iblisin / Shejtanin i cili tentoi ta shtyje Ibrahimin te mos i bindet Zotit.



    Por Ibrahimi - Halil-ul-Allah (shok i afert i Allahut) - kishte besim tek Allahu dhe ai e dinte se Allahu i Madheruar e ka urdheruar per kete sakrifice. De keshtu ne Mina, nje bisede e mrekullueshme dhe tronditese ndodh midis babait dhe birit te tij te dashur.



    Ibrahimi i tha Ismailit: "O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė te bej kurban ty. Shiko pra, ēka mendon ti?” (Kur'an, 37:102) Ēfare fjale te veshtire per babin te thote dhe sa te frikshme per Ismailin te degjoje! Por edhe Ismaili ishte besimtar dhe ai iu dorezua deshires se Allahut. Duke qene i vetedijshem sesa e veshtire ishte kjo per te jatin e tij, Ismaili e qetesoi babain e vet duke i thene: “O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!” (Kur'an, 37:102) Kjo i dha Ibrahimit force, i cili e mori Ismailin ne nje dore dhe thiken ne tjetren dhe ecen ashtu deri ne vendin e sakrifices. Ibrahimi ishte duke vuajtur dhe ne cdo moment ishte e mundur te terhiqej. Por jo. Ai e shtriu Ismailin ne toke, e drejtoi fytyren e tij larg nga ai per te mos e renduar edhe me shpirtin e tij te copetuar dhe duart e tij te paralizuara. E keshtu ai e beri kurban Ismailin. Por nga meshira e Allahut thika nuk e preu. Ibrahimi pa atehere nje dele dhe i tha atehere Allahu atij: “O Ibrahim!” Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt!" (Kur'an, 37:104-5)



    Kjo histori nder te tjera na meson permes asaj qe i ndodhi dhe perjetoi Ibrahimi se jeta e secilit prej nesh ashtu si ajo e Ibrahimit, Ismailit, merr kuptim dhe vlere nga Zoti - Krijuesi - dhe jo nga natyra. Gjerat e mira ne kete jete, te perfaqesuara nga Ismaili ne histori, marrin vlere jo nga fakti i thjeshte se ato ekzistojne dhe mund te vleresohen, shijohen dhe mund te kenaqesh me to; por nga Zoti.... Ka sigurisht edhe shume mėsime te tjera qe mund te nxirren nga kjo histori me permasa te rralla per nga niveli i sakrifices njerezore.



    Ky bajram nuk eshte Festa e fitores por eshte Festa e Sakrifices.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    okok Florim,
    po e shoh se shkrimi qe e dergove eshte shkrim... i kopjuar ... qenka i gjate, dhe do ta lexoj neser.
    .... flm, dhe do te diskutojme... mbi kete teme....
    sepse ka interpretime te llojllojshme...
    flm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Desha te di se vizitat per t'u pershendetur tek ai qe shkon ne haxh si jane te rregulluara.

    A eshte obligim qe te shkohet ne vizita per t'u pershendetur me ata qe shkojne dhe kur kthehen nga haxhi ?

    Tek te cilet persona qė shkojne ne haxh apo kthehen duhet te shkohet, tek te afermit apo edhe ndokush qe nuk ke lidhje aq te afert.

    Ju faleminderit nese ma sqaroni kete pyetje !

  6. #6

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar mė parė nga Rroni01 Lexo Postimin
    okok Florim,
    po e shoh se shkrimi qe e dergove eshte shkrim... i kopjuar ... qenka i gjate, dhe do ta lexoj neser.
    .... flm, dhe do te diskutojme... mbi kete teme....
    sepse ka interpretime te llojllojshme...
    flm
    Ji me specifik per ate cfare do te dish,nese sdo qe te marresh pergjigje pergjithesuese..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63

    nuk ka ndonje administrator apo dikush qe di dicka me shume per haxh qe te pergjigjet

    ?

    po pres pergjigjen

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Ja disa hadithe mbi haxhin:

    1.Ebu Herejre, r.a., thotė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s., tė thotė: “Kush e kryen haxhin nė emrin e Allahut, duke mos pasur kontakt intim me gruan, as qė bėn ndonjė mėkatė, do tė kthehet (nė shtėpi) sikur ditėn kur e ka lindur nėna e tij.”


    2. Xhabiri, r.a., transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Me tė vėrtetė Qabeja ėshtė shtylla e islamit, andaj kush e bėn haxhin dhe umren, ai e pėrfiton sigurinė tek Allahu: nėse vdes – e shty nė xhenet, e nėse e kthen tek familja e tij- e kthen me plackėn dhe shpėrblimin!”

    3. Abdullah ibn Omeri, r.a., transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Luftėtari nė rrugėn e Allahut, haxhiu dhe ai i cili e kryen umren janė delegacioni i Allahut: nėse e thirrin, Ai ju pėrgjigjet, ndėrsa, nėse kėrkoj diē prej Tij, Ai ua plotėson.”


    4. Xhabiri, r.a., transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Pėr haxhin e pranuar tek Allahu nuk ekziston shpėrblim tjetėr pėrveē Xhennetit. Tė pranishmit pyetėn: Cili ėshtė haxhi i pranuar, o i Dėrguari i Allahut? U pėrgjigj: Nė atė qė haxhiu ua ka shpėrndarė ushqimin nevojtarėve dhe tė tjerėve u ėshtė kthyer me fjalė tė buta dhe tė bukura.”

    5. Ebu Hurejre, r.a., transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ėshtė pyetur: “Cilat janė veprat mė tė vlefshme? I Dėrguari i Allahut u pėrgjigj: Tė besuarit e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij! Pėrsėri u pyet: E tjetra cila ėshtė? U pėrgjigj: Lufta nė rrugėn e Allahut. Pas kėsaj, pėrsėri u pyet: E tjetra? U pėrgjigj: Haxhi i kryer sipas rregullave dhe ai i cili ėshtė i pranuar tek Allahu.”

    6. Abdulla b. Xherad, r.a., transmeton se i Muhammedi, s.a.v.s., ka thėnė: “Kryeni haxhin, sepse ai i fshinė mėkatet, ashtu siē uji e pastron ndyrėsirėn!”

    7. Abdullah b. Mes’ud, r.a., transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Kryeni haxhin dhe umren, sepse ato ua largojnė varfėrinė dhe mėkatet, ashtu siē farkėtari nė farkėtari i largon grimcat e xeheve tė hekurit, arit dhe argjendit. Pėr haxhin e pranuar tek Allahu, xh.sh., nuk ka shpėrblim tjetėr pėrpos Xhennetit!”

    8. Ebu Hurejre, r.a., transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Umreja deri tek umreja tjetėr ėshtė kompensim pėr mėkatet e bėra midis tyre, ndėrsa pėr haxhin e pranuar dhe tė kryer sipas rregullave s’ka shpėrblim tjetėr pėrpos Xhennetit!”

    9. Burejde, r.a., transmeton nga i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s, se ka thėnė: “Tė harxhuarit e pasurisė pėr nė haxh ėshtė sikur atė ta harxhosh nė luftė pėr nė rrugė tė Allahut: 700 herė shpėrblehesh.

    10. Abdullah b. Amr, r.a., thotė: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s., tė ketė thėnė: “Kush e ben tavafin rreth Qabesė dhe i fal dy reqate namaz, e ka shpėrblimin sikur ta ketė liruar njė rob.”



    Pėrktheu: Mehas Alija

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga The_Capital : 17-12-2009 mė 10:38

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Vlerat e haxhit dhe umres
    Marrė nga libri:"Tebsirul Nasik bi Ahkamil Menasik" nga dijetari i madh, muhadithi: Abdulmuhsin bin Hamed El Abbad El Bedr -
    Shqipėroi: Namik Vehapi

    Pėr vlerėn e haxhit dhe umres janė vėrtetuar disa hadithe, prej tyre:

    1. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ka thėnė: "Umra prej umres i falė ē'ka mes tyre (nga mėkatet), kurse haxhi i pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pėrveē xhennetit".[1]

    2. Transmeton Abdullah ibn Mesudi radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ka thėnė: "Pasoni haxhin me umre sepse ato e largojnė varfėrinė dhe mėkatet, ashtu siē e largon zjarri llomin nga hekuri, ari dhe argjendi, kurse pėr haxhin e pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pėrveē xhennetit".[2]

    3. Tregohet nga Aishja, nėna e besimtarėve, radijallahu anha se ka thėnė: O i Dėrguari i Allahut, e dimė se xhihadi ėshtė nga veprat mė tė mira, atėherė a tė mos bėjmė xhihad (gratė)? I tha: "Jo, porse xhihadi mė i mirė pėr gratė ėshtė haxhi i pranuar".[3] Gjithashtu transmetohet nga Aishja radijallahu anha e cila ka thėnė: O i Dėrguari i Allahut a ka xhihad pėr gratė? Ka thėnė: "Ato kanė xhihad, nė tė cilin nuk ka luftė, e ai ėshtė haxhi dhe umra".[4]

    4. Transmeton Ebu Hurejra se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ėshtė pyetur: Cila ėshtė vepra mė e vlefshme? Ka thėnė: "Besimi nė Allahun dhe nė tė Dėrguarin e tij. I ėshtė thėnė: Pastaj cila? Ka thėnė: Xhihadi nė rrugėn e Allahut. I ėshtė thėnė: Pastaj cila (vepėr)? Ka thėnė: Haxhi i pranuar".[5]

    5. Transmeton Ebu Hurejra radijallahu anhu i cili ka thėnė: E kam dėgjuar Pejgamberin salallahu aljehi ve selem duke thėnė: "Kush e bėn Haxhin pėr hir tė Allahut e nuk bėn mardhėnje intime (gjatė haxhit) e as mėkate, kthehet nga haxhi i tij ashtu siē e ka lindur nėna (pa mėkate)[6].

    6. Transmetohet se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem i ka thėnė Amėr ibn Asit radijallahu anhu: "A nuk e di o Amėr se Islami i fshin (mėkatet) ē'ka para tij? E hixhreti (emigrimi) fshinė ē'ka para tij dhe haxhi i fshin (mėkatet) ē'ka para tij?".[7]

    Haxhi i pranuar ėshtė ai i cili e bėn muslimani nė pajtueshmėri me Sunnetin e Resulullahit salallahu aljehi ve selem, ashtu siē ėshtė transmetuar nė hadithin e Xhabirit radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thėnė: "Merrni nga unė rregullat e haxhit, sepse nuk e di a do tė bėjė haxh pas kėtij".[8] Po ashtu duke u larguar nga mardhėnjet intime, mėkatet dhe gjithashtu duke u larguar edhe nga gjėrat qė janė tė ndaluara gjatė tė qenurit nė ihram.

    Shenja e haxhit tė pranuar ėshtė qė tė ndryshojė muslimani pas haxhit prej gjendjes tė mirė nė mė tė mirė, apo prej gjendjes sė keqe nė mė tė mirė. Nėse ka qenė i sprovuar para haxhit me ndonjė mėkat, atėherė duhet tė pendohet nė haxhin e tij me pendim tė sinqertė dhe t'i lė mėkatet e t'i vjen keq prej asaj qė ka ndodhur dhe tė vendosė me bindje qė nė tė ardhmėn mos t'i kthehet mėkateve. Nėse mėkati ka tė bėjė diē me tė drejtat e njeriut atėherė duhet tė ia kthejė atij (tė drejtėn e tij), kjo nėse ėshtė diē nga pasuria me kusht nėse nuk ia ka falur, apo tė kėrkojė falje nėse u ka bėrė dėm atyre me gjuhėn ose dorėn e tij. Kėrkimi i fajles nuk duhet tė sjellė tė keqe mė tė madhe, ndarje dhe urrejtje, atėherė mjafton t'i kėrkojė falje mė fjalė tė mira, duke ju falėnderuar me atė qė u takon atyre dhe duke bėrė lutje pėr ta, dhe me kėtė vepėr (haxhin) do t'i hapė vetės njė kapitull tė mirė duke filluar jetėn e tij tė re e duke e ndėrtuar atė me devotshmėri ndaj Allahut dhe forcim nė kėtė rrugė. E nėse ka qenė para haxhit nė gjendje tė keqe dhe vazhdon me kėtė gjendje edhe pas haxhit kjo ėshtė njė shenjė e mos pėrfitimit nga haxhi i tij.

    Punėt e mira siē ėshtė namazi, haxhi etj. i mėnjanojnė mėkatet e vogla. Allahu subhanehu ve te ala thotė: "Nėse ju largoheni nga mėkatet e mėdha prej tė cilave ju kemi ndaluar do t'ju falim juve tė kėqijat e juaja." Nisa 31.

    Transmeton Ebu Hurejra radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ka thėnė: "Pesė namazet, xhumaja deri nė xhuma, ramazani deri nė ramazan janė shlyrėse pėr ē'ka mes tyre nėse u largohet mėkateve tė mėdha".[9] Kurse mėkatet e mėdha falen me pendim. Haxhiu nga pendimi prej mekateve tė mėdha apo tė vogla fiton pastėrtinė prej tyre ashtu siē e ka lindur nėna e tij. E nėse nuk pendohet prej mėkateve apo i vepron ato ose vendos qė t'i veprojė ato, ai do tė llogaritet pėr to. Ibn Kethiri ka thėnė nė tefsirin e tij [10] "Kush vjen me njė (punė) tė mirė ai nė (Ditėn e Gjykimit) shpėrblehet dhjetė fish, E kush vjen me (vepėr) tė keqe, ai do tė ndėshkohet vetėm pėr tė. Atyre nuk do tu bėhet padrejtėsi". Dije se lėnia e tė keqės tė cilėn e vepron njeriu ėshtė tri llojesh:

    1. E lė atė pėr hirė tė Allahut, pėr kėtė atij i shkruhet njė e mirė pėr shkak tė ndalesės pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar, e kjo ėshtė punė dhe qėllim, dhe pėr kėtė ka ardhur nė hadith se atij i shkruhet njė e mirė, ashtu siē ka ardhur nė disa tekste tė vėrteta tė haditheve: "Ai e la atė pėr shkak Timin".

    2. E lė mėkatin nga harresa pėr kėtė as nuk shpėrblehet e as nuk dėnohet sepse ai nuk e kishte pėr qėllim tė mirėn e as qė ka vepruar keq.

    3. E lė mėkatin pėr shkak tė pamundėsisė sė veprimit apo pėr shkak tė pėrtacisė pasi qė ai u mundua ta bėjė atė por nuk ia arriti. Ky ėshtė sikur se vepruesi i mėkatit ashtu siē tregohet nė hadithin qė e transmeton Ebu Bekrete radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ka thėnė: "Kur tė ndeshėn dy muslimanė me shpatat e tyre, vrasėsi dhe i vrari janė nė zjarr. Thanė ( sahanėt): O i Dėrguari i Allahut pėr vrasėsin po dihet por pse i vrari tė jetė nė zjarr? Tha: Edhe ai kishte pėr qėllim mbytjen e tij".[11]

    Obligueshmėria e haxhit dhe umres

    Haxhi dhe umra janė obligim menjėherė kur tė arrihet mundėsia njė herė nė jetė, e ēka shtohet ajo ėshtė vullnetare. Gjithashtu obligohet haxhi dhe umra nėse njėriu betohet pėr kryerjen e tyre. E kush fillon haxhin apo umren vullnetare (tatavvuan) obligohet qė ta plotėsojė atė. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut subhanehu ve te ala qė thotė: " E kryeni plotėsisht haxhin dhe umren pėr hirė tė Allahut" Bekare 196.

    Haxhi ėshtė obligim me Kur'an, Sunnet dhe Ixhma (konsenzus). Allahu subhanehu ve te ala thotė: "Pėr hir tė Allahut vizita e shtėpisė (Qabės) ėshtė obligim pėr ata qė kanė mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (nuk e viziton) Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė ) njerėzit." Ali Imran 97

    Transmeton Abdullah ibn Umer radijallahu anhuma se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ka thėnė: "Islami ėshtė ndėrtuar mbi pesė shtylla: Dėshmia se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, haxhi dhe agjėrimi i ramazanit".[12]

    Po ashtu hadithi i njohur i Xhibrilit alejhi selam, tė cilin e transmeton Umer ibn Hatabi radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ka thėnė: "Islami ėshtė tė dėshmosh se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut dhe se muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, tė falėsh namazin, tė japėsh zukatin, tė agjėrosh ramazanin dhe tė bėsh haxhin nėse ke mundėsi".[13] Gjithashtu transmeton Ebu Hurejra radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ju ligjėroi e tha: "O ju njerėz haxhi u ėshtė bėrė obligim andaj bėni haxhin. I tha njė njeri: A pėr ēdo vit o i Dėrguari i Allahut? Heshti derisa ia pėrsėsiti tri herė e mė pas tha: Sikur tė them po, do t'ju obligohet e nuk do tė kishit mundėsi".[14]

    Muslimanėt janė nė pajtueshmėri se haxhi ėshtė obligim pėr at qė i ka arritur kushtet. Kurse pėr obligueshmėrinė e umres aludojnė disa hadithe, prej tyre:

    1. Transmeton Aishja radijallahu anha e cila ka thėnė: O i Dėrguari i Allahut! A e kanė obligim femrat xhihadin? Iu pėrgjigj: "Po! Ato kanė xhihad nė tė cilin nuk ka luftė e ai ėshtė haxhi dhe umra".[15] Ibn Huzejme pasi qė ka transmetuar kėtė hadith thotė: Fjala e Pejgamberit salallahu aljehi ve selem "Ato kanė xhihad nė tė cilin nuk ka luftė" ėshtė njoftim i Pejgamberit salallahu aljehi ve selem se xhihadi i femrave ėshtė haxhi dhe umra, kjo ėshtė njė sqarim se umra ėshtė obligim sikurse haxhi, pėrderisa ėshtė shprehur me fjalėt "ato kanė pėr obligim..." se umra ėshtė obligim ngase nuk lejohet tė thuhet: Obligohet njeriu me diē qė ėshtė vullnetare.

    2. Hadithi i Xhibrilit alejhi selam qė e transmeton Umeri radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ka thėnė: "Islami ėshtė tė dėshmosh se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, tė falėsh namazin, tė japėsh zkatin, tė bėsh haxhin dhe umren, tė pastrohesh nga papastėrtia (xhunubllėku), ta pėrsosėsh abdesin dhe ta agjėrosh ramazanin".[16]

    3. Transmetohet se Ebu Rezin el Ukajli radijallahu anhu erdhi tek Pejgamberi salallahu aljehi ve selem e tha: O i Dėrguari i Allahut! Babai im ėshtė i shtyrė nė moshė nuk ka mundėsi ta krye haxhin e as umren e as tė qendrojė mbi deve (ēfarė tė bėjė)? I tha (Pejgamebri salallahu aljehi ve selem): "Bėje haxhin dhe umren pėr babain tėnd".[17]



    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Transmeton Buhariu 1774 dhe Muslimi 3289.

    [2] Transmeton Tirmidhiu 810, Ibn Huzejme nė sahihun e tij 2512 dhe Nesaiu 2631 me sened tė mirė. Gjithashtu e transmeton Nesaiu 2630 me sened tė vėrtetė nga hadithi i Ibn Abasit radijallahu anhuma por pa shprehjen "ari dhe argjend" dhe pa fjalin e fundit.

    [3] Transmeton Muslimi 1520.

    [4] Transmeton Ibn Maxhe 1901 dhe Ibn Huzejme nė sahihun e tij 3074 dhe teksti i hadithit ėshtė prej tij.

    [5] Transmeton Buhariu 26 dhe Muslimi 248.

    [6] Transmeton Buhariu 1521 dhe Muslimi 3291

    [7] Transmeton Muslimi 321.

    [8] Transmeton Muslimi 3137

    [9] Transmeton Muslimi 552

    [10] Nė komentimin e ajetit 160 tė surės En'am.

    [11] Transmeton Buhariu 31 dhe Muslimi 7253.

    [12] Transmeton Buhariu 8 dhe Muslimi 113.

    [13] Transmeton Muslimi 93.

    [14] Transmeton Muslimi 3257.

    [15] Transmeton Imam Ahmedi nė Musnedin e tij 25322, Ibn Maxhe nė Sunenin e tij 2901 dhe Ibn Huzejme 3074 kurse transmetimi i Imam Ahmedit dhe Ibn Maxhes ėshtė sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit.

    [16] Transmeton Ibn Huzejme 3065 me sened tė vėrtetė dhe me transmetues tė besueshėm dhe Drekutniu 2/272 dhe thotė se sened ėshtė i vėrtetė.

    [17] Transmeton tirmidhiu 930 dhe thotė se ky hadith ėshtė hasen sahih (i vėrtetė). Ky hadith ėshtė sipas kushteve tė Muslimit

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga The_Capital : 17-12-2009 mė 10:38

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Rregullat e haxhit dhe tė Umres



    RREGULLAT E HAXHIT DHE TĖ UMRES

    Haxhi ėshtė obligim i domosdoshėm, i argumentuar me ajete kur’ anore e me hadithe tė Pejgamberit a.s.

    a) Argument i Kur’anit Famėlartė ėshtė ajeti ku Allahu xh.sh. urdhėron: “Pėr hirė tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė bėrė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo”.

    Nga ky ajte kuptohet se Allahu xh.sh. haxhin e beri obligim qė pėr hirė tė Tij besimtarėt tė cilėt posedojnė pasuri tė shkojnė nė Qabe, pa kursyer, ngase Krijuesi Fuqiplotė ėshtė Ai qė i dhuroi njeriut tė mira tė panumėrta materiale e shpirtėrore.

    b) Si argument nga suneti i Pejgamberit a.s. mund tė shėrbejė hadithi qė e transmeton Ibni Abasi e qė thotė: “ Gjatė njė fjalimi tė vet Resulullahu s.a.v.s. mes tjerash tha: “O ju njerėz, haxhi ėshtė caktuar pėr ju, e ju veproni ashtu, shkoni nė haxh.” Nė ndėrkohė u ngrit Akrea, djali i Habisit dhe e pyeti: “A pėr ēdo vit, o i Dėrguari i Allahut?” Pejgamberi a.s. iu pėrgjegj: “Nėse ju them po, do t’ ju obligoj, e nėse ju obligoj, nuk do tė veproni ashtu e as qė do tė keni mundėsi pėrherė. Haxhi duhet tė bėhet njėherė, e ai qė e pėrsėrit disa herė, e bėn kėtė nga dėshira dhe vullneti i tij.”

    Po tė sqarohet siē duhet porosia e Pejgamberit a.s., mund tė konstatohet se i Dėrguari i Allahut xh.sh. na e bėn me dije se “haxhi ėshtė bėrė farz”.

    2. Po ashtu, nė bazė tė ligjeratės sė Pejgamberit a.s. tė ciloin e transmeton Ibni Abasi, argumentohet se haxhi, respektivisht vizita e Qabes, nuk ėshtė obligim tė bėhet mė shumė se njė herė dhe, ai qė e viziton mė shumė se njė herė, kėtė e bėnė nga dėshira e vet.

    3. Kur bėhet fjala pėr Umren, njė grup dietarėsh islam e vlerėsuan atė si punė tė lavdėruar, pra mustehab, e kurrsesi farz. Lidhur me kėtė Ebu Hurejra r.a. transmeton njė hadith tė Pejgamberit a.s. ku thuhet: “Ka thėnė Pejgamberi i Allahut: “Haxhi nė kohė tė caktuar ėshtė farz, ndėrsa umreja ėshtė vullnet.” Njėri nga tė pranishmit iu drejtua: “O i Dėrguari i Allahut, na trego pėr umren, ėshtė apo nuk ėshtė obligim!” E Pejgamberi a.s. iu pėrgjegj: “Jo, por kush e kryen umren ėshtė gjė e mirė pėr tė.”

    Siē shihet edhe nga ky hadith, umreja nuk ėshtė obligim, farz, por kryerja e umres e afron besimtarin tek Allahu xh.sh. dhe pa dyshim ėshtė mė mirė tė afrohemi tek Krijuesi se sa ta lėmė anash umren. Pra, mė i lavdėruar ėshtė vullneti i mirė dhe dėshira se sa pėrtacia dhe kopracia.

    Njė grup tjetėr dietarėsh islam, e konsideron umren, nė njė mėnyrė, si farz, duke marrė pėr mbėshtetje hadithin tė cilin e bart gojarisht i biri i Abdullahut, Xhabiri, qė thotė: “Ka thėnė Pejgamberi a.s.: “Haxhi dhe umreja janė dy farze.” Po ashtu, transmetohet prej Aishes r.a. e cila e paska pyetur Pejgamberin a.s.: “O i Dėrguari i Allahut, a kėrkohet nga femra xhihadi?” Pejgamberi a.s. u pėrgjegj: “Po, edhe nga ato kėrkohet xhihadi, pa vrasje e dyluftim, e kjo ėshtė shkuarja nė haxh dhe nė umre.”

    Duhet theksuar kėtu se, edhe fėmija i cili ka arritur moshėn e pjekurisė dhe ka vetėdie tė plotė, e si i kėtillė dėshiron tė shkojė nė haxh pėr hirė tė Allahut xh.sh., atėherė ai e ka obligim qė vėrtet tė shkojė e ta kryej kėtė obligim

    4. Ndėr obligimet tjera qė parashtrohen pėr kryerejn e haxhit ėshtė edhe kjo qė del nga porosia e Pejgamberit a.s. i cili porosit qė duhet shpejtuar nė kryerjen e Haxhit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •