Close
Faqja 2 prej 34 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 331
  1. #11
    i/e larguar Maska e Blue^Devil
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto On
    Postime
    9

    Re: Baobabi

    Lal ajo pyetja tende ska vend njeher per tu bere se te gjith e din qe kurani apo bibla jane fjalet e Zotit. Nejse une dicka do theksoja: Profeti Muhamet ka qene analfabet dhe dhe menyra apo pershtatja e fjalve ne Kuraan nuk i pershtaten apo kane lidhje me asnje person i cili apo e cila kane jetuar ne ate kohe.

  2. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    O Musa!

    Edhe Kurdet jan shok te Turqeve apo jo?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #13
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    per "iliria e para"

    Zonje, mos keqkuptuat dicka?, pyetja ishte e qarte dhe e thjeshte, shpresoj se jeni ne gjendje te jepni nje pergjigje!

    Mua si shqiptare nuk me interessojn kurdet!, pershkak se nuk kane te bejne me interessat kombetare dhe bile as me ato fetare.

    Por une solidarizohem me cdo popull ne kete bote, qe eshte nen kthetren e anektimit territorial dhe kulturor!, dhe per nje perkrahje (shpirterore te themi, mundesi tjera nuk kemi) kane shum popuj nevoje!

    Flm
    albanish by nature

  4. #14
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Samiu ja paska fute kot.

    Keni pare ndonje popull ne bote qe te jete shok i pushtuesit me te eger 500 vjecar?

    Ore nga e morem ne pavaresine nga kina apo italia?

    Si ore harruat 500 vjet pushtim?

    Turqit shkaterruan gjithcka shqiptare,te gjithe kulturen Ilire qe kishte mbetur ne trojet e arberit.

    Ne shqiptaret jemi shqiptare dhe gjithe RILINDJA jone eshte ne fakt lufta i gjithaneshme per ti shpetuar shkaterrimit turk.

    Abdullai nuk eshte shqiptar por ILIRI apo TEUTA.

    Me falni qe dola nga tema.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #15
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Zoteri antoni, ju si njohes i te kaluares shqiptare mund LEHTE te me shpjegomi ikjen e shqiptareve nga shkau ne turqi. A e dini ju se qyteti i burses deri ne 80% eshte i banuar me shqiptare?, a e ndegjoni ilir shaqirirn (kengetarin kosovare)?, ka per kete teme nje kenge.

    Jeni i sigurte se TURKU sundoj 500 vjete?, apo sundoj perandoria OSMANE?, apo nuk ju intereson juve dallimi?

    Te folim qarte e te kuptohena, fundin e mesjetes ne trojet shqiptare kush e solli?, car dushani?

    Cfare pamvaresie keimi mare?, si CDO shtet qe ishte nen perandorine OSMANE, ashtu edhe shqiperia u be e pamvarur ne ate kohe kur "neriu i semure ne besporus" vdiq. Si shtet me i fundit per arsye te bindjes fetare, dhe per arsye te mungeses se ndihmes nga shtete fqinje (ortodokseve u ndihmonte nene russia, e cila edhe intervenoi me se shumti per COPETIMIN e trojeve tona). Nje hap i domosdoshem i KOHES!, mos i zmadhoni GJERAT.

    Me fal, por shqiptaret kane qene pjese integrale ne systemin e shtetit, dhe kane mbajtur poste te rrendesishme ne administrate dhe politike. Nese ju kete e quani PUSHTIM, atehere keni nje problem te madh qe kundershtohet me realitetin.

    Mua si shqiptare me interesojn ata shqiptare qe u detiruan ti leshojne trojet e veta, dhe qe GJETEN strehim ne turqi. Une kam interess qe ata te kthehen, se paku te rehabilitohen ne ndonje menyre, dhe jo qe gjurmet e tyre te HUMBEN per arsye te epsheve te disa shqiptareve keqdashes.

    Rilindja, o burre i dheut, ka qene nje dukuri KOHORE. Valle, mos ka patur vetem populli shqiptare NACIONALISTE para luftes se pare?, si njohes i mire i te kaluares ju duhet ta dini qe te dyja luftat ishin rezultat i NACIONALIZMIT, i cili u frymezua nga njohurite shkenctare (darvinizmi, me i miri mbijeton, dallimi i rracave dhe perparesia e njeres race nga tjetra etj...), nga industrialzimi (kapitalizmi, dhe KEQPERDORIMI i njerezve te rraces me te dobet si force pune, si psh. shqiptaret ne jugoslavi), dhe si rrezulltat paralel i kesaj padrejtesie te dukshme komunizmi, me vone socializmi (komunizmi ne versionin "LIGHT").

    Nje gje qe eshte ME e mire dhe me eficiente, i mbulon, apo i tejkalon standardet e diriatehershme. Nese ju keni deshire, munde te udhetoni ende me gomare, une preferoj ketu me shume veturen. Osmanet sollen kulturen islame ne trojet tona, nje kulture qe ne ate kohe NUK KISHTE SHOQE. Kete fakt e pranon historia boterore, mendimi i nje shqiptari i drejtuar nga "emocionet" eshte irrelevant!, mos je ty anton anetar i sektit "amish"?, sidoqofte, edhe kete dukuri KOHE e shohim sote kudo ne bote, secila kulture eshte ne nje zhvillim te vazhdueshem. Cdo stagnation eshte ne DEM TE ATIJ POPULLI.
    DHe nje kulture e imponuar, NU KA MUNDESI TE ZENE RRENJA NE NJE VEND, poashtu e vertetuar ne shpirtin tone, sllavizimi i qindervjeteshit te kaluar tek shqitaret e "pseudosllavise", dhe sllavizimi i mesjetes.

    Dhe keni te drejte, emri Abdullah nuk eshte shqip, eshte arabisht (gjuha e islamit), ne shqipen i perkthyer do te thote "RROB i ZOTIT", per nje shqiptare MUSLIMAN, nuk ka EMER ME TE BUKUR. Por une smund ta kuptoj qellimin ku e keni, cfare doni te thoni me kete?, natyrisht i eshte lejuar nje muslimani qe femijen e vet ta emeroje edhe ne gjuhen e vete, ndoshta kjo te shqiptaret nuk eshte praktikuar, por ne kultura tjera, si psh, te ajo e perzise, indise, etj. vertetohet kjo. Kete te drejte shqiptaret e "pseudosllavise" nuk e kane patur, atje beheshin kufizime te emerimi. Por, edhe une me emrin NUH jame shqiptare, sic je ty me emrin ANTON. Imtesija te panevojshme, dua te them, mund te diskutohen, kur do ty kryejm punet me te rrendesishme, dhe atehere qe te mos budallosemi nga merzija, mund te diskutojm mbi keto gjera me qellim "vec" per ta hapur horizontin tone edhe me gjere.


    edhe juve me falni, nese diku mendoni se kame leshuar ofendime perzonale, natyrisht nuk e kame ate qellim.

    Vec nje sqarim, emri ilir, nga aspekti "i lirë" eshte emer shqip, ndersa emri ilir, nga spekti historik, me te cilin emeroheshin trojet tona, eshte nje forme e bastardizuar JOSHQIPTARE.

    Dhe ndaj samiut duhet te keni respekt, nese nuk pajtoheni me punen e tij, atehere vetem se ishte vellau i naimit.

    Flm!
    albanish by nature

  6. #16
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Kjo eshte fjalia me madhe qe kam lexuar deri me sot:


    "Me fal, por shqiptaret kane qene pjese integrale ne systemin e shtetit, dhe kane mbajtur poste te rrendesishme ne administrate dhe politike. Nese ju kete e quani PUSHTIM, atehere keni nje problem te madh qe kundershtohet me realitetin. "

    Paskan pasur te drejte serbet e greket qe mbasi fituan luftrat kunder turqise kerkuan ti ndanin tokat e saj!

    PO SI KENI GUXIMIN TE SHKRUANI NE SHQIP KESHI TEZASH?

    SHQIPTARET NUK ISHIN PJESE TE SISTEMIT POR ISHIN TE PUSHTUAR DHE VETEM TRADHETARET ISHIN PJESE TE SISTEMIT.

    SI GUXONI TE HIDHNI BALTE PERMBI

    RILINDASIT E KOMBIT?

    PSE ESHTE

    GJERGJ KASTRIOTI HEROI YNE KOMBETAR

    sepse megjithese turqit e moren peng qe femije nuk harroi se ishte shqiptar e jo turk dhe u kthye te mbroje Arberine e jo PERANDORINE OSMANE.

    RROFTE PUSHTIMI TURK QE NA LARTESOI SI KOMB

    RROFTE HAXI QAMILI!

    me falni qe dola nga tema , por nuk po marr vesh po shkruajne shqiptare ketu apo
    nuk besoj se ka popull me vetshkaterrues ne bote se ky i joni.
    nuk ishte pushim ai i turqve thote
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #17
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Musa Efendia!

    Ne Bursa kishte Shqipetar e vertet qe i pranoi Turqia qe ju beni
    loje se bashku me Rusine e Serbine per te zbraze Kosoven.

    Kur nuk e din kaq mos ja fut kot!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #18
    man of honor Maska e trinity
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88

    koherence

    Ore vllazen.

    Misti myslimono-kristjan nuk eshte se eshte edhe aq i bukur apo i volitshem por duhet pranuar sepse eshte fryt i rrethanave historike.
    Per hir te bashkimit kombetar nuk duhet meshuar shume ndarjeve fetare sepse pastaj eshte fundi.

    Por per hir te se vertetes duhen thene edhe dy fjale ashtu si dalin prej shpirtit.
    Ne themi se jemi popull i lashte ne kete truall.Jemi €uropian.
    Qytetrimi europian eshte themeluar mbi idete e grekerve dhe romakeve te lashte.Krishterimi ne momentet e tij me te mira u be ushqim shpirteror dhe pike dalluese e qyteterimit perendimor.
    Ne bejme pjese nen ombrellen e evropes,ne duam te hyjme ne insitucionet e saj.
    Islamizmi eshte komplet inkompatibel me kete lloj botekuptimi dhe mbajtja apo mbrojtja e tij nuk eshte veçse nje veprim inefiçient dhe ne demin tend.
    Tek e fundit ne nuk kemi ndonje kujtim te mire nga e kaluara me turko-islamin.
    Po simboli i kombit tone Gj.Kastrioti qe i qofshim fale,si thoni ju i marre ishte kur u derrmua ne lufte kunder turko-islamit.

    Duhet t'i nderojme simbolet tona djema se perndryshe nuk na prihet mbare dhe nuk bejme hajer asnjehere.

  9. #19
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrdt zoteri anton!

    Më vjen mire qe jap kontribut ne zgjerimin e horizontit tuaj!, nje falemnderim nuk do te ishte tash i pavend!

    tradhetare?, ty ishe ai qe i adhuron lirindasit?, atehere duhet me e ditur, se aktivitetet e tyre shtriheshin brenda kufijve!, me falni, por ju silleni si nje opportunist i thjeshte, duhet ta dini se pasqyra ka DY ANE. Nje fjale popullore thote "shkaun vrae, por hakun mos ja ha"

    Ju si me duket jeni nje shqiptare EDHE me modern, u kujtohet juve "besa"?, a kemi vra ne femi e gra ndonjehere?, jo BURRE, ne jemi shqiptare, dhe ju duhet njehere te kuptoni se cdo te thote te jesh shqiptare. Se shqiptari nuk e shkel meriten e tjetrit, se shqiptari nuk paushalizon, se shqiptari nuk eshte rassist, shqiptari eshte tolerant.

    Por para se te largohemi ende me shume, dua te theksoj, se edhe une jam kunder politikes nacionaliste te "turqve te ri", e cila rezulltoi ne difarmime te shqiptareve ne krejt lemite e jetes.

    Por, eshte edhe per mua pak e cudithsme, thenia e juaj, se vetem tradhtaret ishin te inkuadruar ne system, sipas logjikes suaj, gati 5 shekuj me rradhe shqipatert VETEM KANE VUAJTUR?

    Dmth, pas largimit te turqve (dhe ne fund ishin metevertet turq, dhe nacionalist te felliqun, apo valltarë te modes se atehershme qe e kish kapluar tere BOTEN, shpjegova ne postin e pare), shqiptaret dyqish u LIRUAN, dhe keshtu me pranine e shkaut ecen PERPARA drejt europes, apo?, juve ju kujtohen sigurisht shtetet me te cilet kishte marredhenie enveri?, ju shpresoj se keni ndegjuar per torturat e shqiptareve ne pseudosllavi?, mund si shqiptare lirisht te themi se jemi KRENAR MBI QINDVJETESHIN E FUNDIT?, A MUND KETE TA THEMI?

    Por, haj te shkojm edhe me larg, sipas juve ne nuk mund te themi se jemi krenar edhe mbi 500 vjetet e fundit, apo?

    KU more burr mund ta gjejme nje periudhe qe u pershtatet idealeve tona?, a ka ekzistuar ndonjehere kjo gje?

    Serbet dhe greket?, a din ty se ne turqi ka edhe GREKE qe jane debuar nga trojet e tyre?, ke ndegjuar ndonjehere per reconquisten spanjolle?, e njejta gje ndodhi edhe ne ballkan, por pa mare notic europa, pasiqe i pelqente qe punen e felliqun ta beje dikush tjeter (ne kete rast othodoxet sllav dhe grek), dmth, debimin e popullates islame nga europa, por KU TI COJNE SHQIPTARET E MJERE, skan atdhe tjeter.

    Por nje rrugedalje u gjet, nese smund ti debojm, atehere do ti vrasim dhe do ti terrorizojme, do ti tubojm si shqera ne nje vend. A E DIN CFARE THUAN SERBET MBI KOSOVARET?, "ATA DUAN SHQIPERINE E MADHE, PRANDAJ LE TE SHKOJN NE SHQIPERI?"

    Rezulltati eshte, qe trojet shqiptare kane perqindjet me te medhaja etnike ne europe, dhe dendesia eshte nje nder me te medhajat.


    Dhe merrnja nje fjalore, dhe lexoni se cfare eshte dallimi midis fjaleve TEZË dhe REALITET.

    Ju nuk besoni se ka shqiptare qe nuk e bastardizojn historine?, po, une jam ai shqiptare qe nuk vizaton ketu me ngjyra qe i pelqejne. Eshte shume lehte historine ta drejtosh ty si te pelqen, por nuk do te arrijsh shume larg me kete, pasiqe FATKEQESISHT bota nuk perbehet vetem nga shqiptaret. Burre i dheut, a e din ty se serbet me mllefin e tyre qe kane ndaj neve, na quajn prejardhes nga kaukazi?, pe i ndegjuar ato duhet me u tranu.

    A ke patur ndonjehere mundesi te lexosh kronika nga fillimi i pushtimit te ballkanit?, aty mund te lexosh mbi gjendjen e shqiptareve me ardhjen e osmanlijve. Mund te lexosh, se si shqiptaret emeroheshin me emra SLLAV.

    Dhe me trego kure kame hedhur balte mbi rilindasit?, une vetem qe u shpreha se ata si TERE BOTA, i kaploi poashtu nacionalizmi dhe se puna e tyre eshte nje PASQYRE e kohes. Secili popull i ka rilindasit e vet. (Serbet psh, gavrillo principin)

    Gjergj kastrioti ka luftuar kunder osmanlijve, por ME SHUME SHQIPTARE kane luftuar ME osmanlijte, ky eshte FAKT historik.

    Skenderbeu eshte pa dyshim SIMBOL i qendreses ndaj pushtimit, kete akush nuk e ve ne pyetje, fakt eshte se mu ne kohen e rilindaseve, kur filloi lufta per komb, doli edhe ne skene haptazi figura e skenderbeut, si simbol, dhe shtylle morale e mbare shqiptareve, keshtu edhe ne kosove, dhe ne makedhoni.

    Verteshkaterim, burre i dheut, eshte te mohosh drejtesiene, dhe te punojsh me kurthe, tjeret nuk jane budalle, mos harro, si shembull mere serbine. Beso, une serbet dhe sllavomaqedonasit nuk dua as ti shoh, por te drejten, cfaredo qofte, nuk ua mare, se kete nuk e lejon se pari tradita jone shqiptare, pastaj eshte edhe kontraproduktive per ardhmerine, pasiqe BOTA nuk eshte e jona, dhe ka rregulla per bashkejetese. Mbaje mend, me nacionalizem nuk do te bejsh ASNJEHERE nje hap para.

    Edhe njehere, pse thote samiu, se shqiptaret ishin SHOK te turqve?


    "iliria e para", me fal, por komenti juaj eshte nder nivelin tim, dhe nuk dua ta harxhoj kohen kote!

    Flm

    PS.: anton, njeriu sot ka mundesi nga cdo kend te shiqoje, nje luksuz i botes se lire, prandaj nuk ta mare per kusure komentin, pasiqe shqiperia gjate kohe nuk ka poseduar luksuzin e quajtur MENDIM I LIRE!!!
    albanish by nature

  10. #20
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Jam shume i cuditur , por nuk ka asnje problem.

    Sa per fjalore e libra eshte me mire ti hapni ju e jo une, por nuk ka problem.


    Ajo e juaja eshte teze ( eshte teze sepse ju nuk keni sjelle asnje vertetim per te verteten e asaj qe shkruani)( kjo: "Me fal, por shqiptaret kane qene pjese integrale ne systemin e shtetit, dhe kane mbajtur poste te rrendesishme ne administrate dhe politike. Nese ju kete e quani PUSHTIM, atehere keni nje problem te madh qe kundershtohet me realitetin. " )


    dhe nga me te keqijat qe kam lexuar deri me sot, por vec asaj te nje kryeministri serb qe per fat e mire e kam akoma:

    "Zitat aus dem Buch „Die Albanesen und die Großmächte"

    Autor: Dr. Vladan Georgevitch (Serbischer Ministerpräsident;

    1913)

    „ Nicht bloß an die Phönizier erinnern die Albanesen, sondern auch
    an die Urmenschen, welche auf den Bäumen schliefen, an denen sie
    sich mit ihren Schweifen festhielten. Durch die späteren Jahrtausende,
    in denen der menschliche Schweif nicht mehr gebraucht wurde,
    verkümmerte derselbe so, daß die heutigen Menschen bloß eine kleine
    Spur davon in den Knöchelchen des Steißbeines besitzen. Bloß unter
    den Albanesen scheint es noch geschwänzte Menschen im XIX.
    Jahrhundert gegeben zu haben."


    Perkthimi:

    "Jo vetem me fenikasit ngjasojne shqiptaret ,por dhe me njerezit e pare te cilet jetonin neper peme ne te cilat mbaheshin duke perdorur bishtin. Ne shekujt e me vonshem, ne te cilet njeriu nuk kishte me nevoje per bishtin, ai filloi te zhduket dhe te keshtu njerezit e sotem kane vetem nje gjurme te tij, kocken e kerbishtit. Vetem nder shqiptare duket sikur ka pasur njerez me bisht dhe ne shekullin e XIX.""


    Tani me duhet te argumentoj nje fakt trivial:

    Gjate pushtimit turk eshte e vertete qe shume shqiptare u bene pjese integrale e sistemit , por bile ata humben dhe identitetin e tyre si shqiptar, por JO kurre JO shumica.
    Qe nuk ishin shumica mjafton fakti qe deri ne shekullin e 18 nuk ishte shumica e islamizume.

    Nje pjese pjesa me pa vlere e Kombit.

    Por dhe nder ta duhet te bejme dallime.

    Kishte nga ata si haxhi qamili qe nuk ka epitet ta perkruaje,

    Kishte nga ata qe mbeten shqiptare , te pakten ne nenndergjegjje.

    Ku ka filluar Rilindja jone?


    Tek pjesa e paprekur nga turqit, tek arbereshet.

    Ne ishim populli qe i rrezistoi me gjate pushtimit , por qe me vone u shkaterruar me shume prej tij.

    Sepse ne kishim shume tradhetare , ata qe punonin ne administraten turke e ne qender te perandorise nuk jane gje tjeter vecse tradhetare:

    NE u cliruam te fundit ,bile me perpara ne shqiptaret cliruam greqine.
    Dhe ata qe cliruan greqine ishin vetem me origjine shqiptare sepse vetedija e tyre nuk ishte shqiptare perkundrazi identiteti fetar ishte me i forte se identiteti kombetar.

    Merita me e madhe e Rilindjes ishte krijimi i identitetit kombetar nder ne.



    Dhe ne ne fakt ekzistojme si shtet vetem ne saje te

    AUSTRO- HUNGARISE

    dhe te nje elite kombetare

    RILINDASVE

    Por te gjitha keto jane diskutime histrorike dhe jane jashte teme.

    Une po marr te gjitha diskutimet tona e po i coj tek Forumi i Historise.

    Moderatori i ketij forumi le ti fshije mbas disa ditesh prej ketu me njoftimin ku jane.


    Ndryshuar për herë të fundit nga Anton : 13-05-2002 më 06:43
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 2 prej 34 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qëllimi i jetes
    Nga Namila në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •