Close
Faqja 27 prej 34 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 331
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Ne vazhdim

    Une nuk po flas per luften qe behet pershkak te fese, dhe sidomos per luften kunder jobesimtareve (infedeleve).

    Me vjen keq qe nuk i kam materialet qe me duhet me vete, po Kurani flet shume me teper ne lidhje me luften kunder jobesimtareve, dhe ai vargu qe ju keni vene, me falni, por nuk mjafton.

    Gjithe te mirat.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Ca nga mesimet e Kuranit

    Une nuk mund ta konsideroj veten ekspert akoma, por te pakten jam ne dieni te disa prej mesimeve te Kuranit.

    Tek Suretu El-Bekare 2:256 thuhet: "Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm."

    Por studiues te ndryshem te Kuranit, thone qe ne Konteksin e vet, ky varg nuk ka te bej me mos nenshtrimin e jobesimtareve ndaj Islamit, dhe gjithashtu ky si varg eshte anulluar nga vargje te tjera te mevonshme dhe njekohesisht me te shumta.

    Po tek i njejti Suretu 2:106 thuhet "Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?"

    Pra, qe eshte e mundur qe vargje te atilla si ai i mesipermi te anullohen, pasi Allahu ben cfare te doje.

    Tani le te shikojme disa nga vargjet e tjera Kuranore: Suretu Twebe 9:73 "O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq."

    Suretu Enfal 8:39 "Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë."

    Suretu Twebe: 9:29 "Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur."

    Nuk do te shtoje me te tjera, pasi nuk eshte qellimi im qe t'ju ofendoj ne asnje menyre, qofte edhe me injorancen time. Por te pakten, dua t'ju inkurajoj qe te ne kohen tuaj, te konsideroni keto vargje si dhe vargje te tjera qe ju i dini me mire se une, te cilat flasin per gjera te atilla.

    Gjithe te mirat.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  3. #263
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    NIMUE!

    Sa per murgeshat nuk mendoj qe i kercnojne dikujte me lufte.


    Sa per fene time te them qe besoj ne ZOT por jo ne fe e kete e kam ceke shum here.

    Kjo qe thash per Kuranin ishte nje mendim i imi sepse mendoja se do te ishte mire per te gjithe.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mire e ke ne Sure 2 thot se ne fe nuk duhet te kete dhune, por shiko si pendohet ne suren 4: Nuk po e komentoj fare se ka me shume se lutje: Sureja dy pra nuk vlen kur kemi parasysh ate qe pason, ja lexojeni : Do te lexoni : LE TE LUFTOJME NE RRUGEN E ALLAHUT dhe si mund te thoje Allahu te luftojme ne rrugen e Allahut nese ky liber qenka derguar prej tij. A nuk duhej te thoshte Allahu luftoni ne rrugen time dhe ps eu cmend Allahu kur njehere ndalonte vrasjen ndersa tash u be gjeneral dhe urdheron vrasjen: Argetim te mire: Kjo ehste e verteta!

    71. O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku. 72. Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: "Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta" (në luftë).
    74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpërblim të madh.
    75. Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!"
    79. Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.
    84. Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve.All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.
    92. Asnjë besimtarëi nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut). Nëse ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), letë agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.
    94. O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall) të kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.
    95. Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre,All-llahu i gradoi në një shkallë më të lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
    101. Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët dot'ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.
    102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje),e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t'iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët
    103. Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
    104. Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i Dijshëm, Ligjdhënës i Matur.
    115. Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është ai
    140. Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në Xhehennem.
    144. O ju që besuat, mos zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës!
    (ndaj dispozitave të All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtzakonshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.
    Feja e pranuar nga Zoti
    Lufta. NE SUREN SHTATTE
    7,4. Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur
    8. Enfal 1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
    17. Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte, (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
    65. O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fqishëm), do t'i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t'i mundni njëmijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë).
    PLACKA
    69. Pra, (është e lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
    9,1. Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkputjen e marrëveshjes

    9,5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.
    41. Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hire të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.
    73. O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 01-12-2002 më 15:21

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anëtarësuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    nuk e di se sa mire e dini historine e profetit po e gjithe jeta e tij ka qene lufte ne rrugen e All-llahut.
    KA LUFTUAR ME MISH E ME SHPIRT .
    nuk ka shkuar ne faltore e ka prere me shpate kokat e putave.
    e dini historine e POMPEIT ne napoli te italise .ate e shkateroi All-llahu pasi ai eshte i gjithefuqishem dhe nuk ka nevoje qe te tjeret te luftojne per te.ne edhe ne komunizem kemi luftuar per te arritur maja te reja po nuk e di se si e merrni ju kete lloj lufte.
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82
    GEZUAR MUAJN E MADHNUESHEM TE RAMAZANIT



    KURANI

    Ai eshte udheheqesi ne rrugen drejte ALLAHUT ,drejte paqes ndershmerise dh drejtesise.
    Une i kam shpreh mendimet e mia per kete teme the nuk kam kohe te shkruaj me do te kisha deshire t`ju uroja te gjitheve GEZUAR MUAJN E MADHNUESHEM TE RAMAZANIT.

    ALLAHU EKGBERR

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Feja dhe politika!

    Persa i perket politikes se nje shteti, njerezit vazhdojne qe te vdesin edhe sot. Por cfare eshte fatkeqesi, eshte ajo qe njerezit po vazhdojne qe te vdesin akoma per shkak te fese.

    Dhe mesa kuptoj une, kjo nuk duhet qe ndodhi!

    Persa i perket profetit, une pak a shume kam lexuar dhe mesuar aq sa kam pasur mundesi ne lidhje me jeten e tij. Dhe fatkeqesisht, une e di qe ai ishte shpesh fillestari i luftrave dhe vrasjeve nga me te ndryshmet. Une e di qe Muhamedi per ju si muslimane ishte nje person i perkryer, por e verteta eshte qe jashte bindjeve fetare, ai si person nuk ishte i atille. Nuk e them kete si shenje mos respekti! Flm...

    Gjithe te mirat.

    Postuar më parë nga nimue
    nuk e di se sa mire e dini historine e profetit po e gjithe jeta e tij ka qene lufte ne rrugen e All-llahut.
    KA LUFTUAR ME MISH E ME SHPIRT .
    nuk ka shkuar ne faltore e ka prere me shpate kokat e putave.
    e dini historine e POMPEIT ne napoli te italise .ate e shkateroi All-llahu pasi ai eshte i gjithefuqishem dhe nuk ka nevoje qe te tjeret te luftojne per te.ne edhe ne komunizem kemi luftuar per te arritur maja te reja po nuk e di se si e merrni ju kete lloj lufte.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anëtarësuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    PO QE MUHAMEDIT a.s NJEREZIT I QELLONIN ME GUR SHPESH HERE DHE SE AI NUK NDERMERTE ASNJE HAP TE RENDESISHEM PA PRITUR PERGJIGJE NGA ZOTI .AQ SA ZOTI PER TE MOS U ACARUAR GJENDJA E URDHEROI TE EMIGRONTE. NDOSHTA NUK E DIN POR HYRJA E PROFETIT NE MEKE ESHTE NJE HYRJE MADHESHTORE KU NJEREZIT(JOBESIMTARET) NGA FRIKA U STRUKEN NEPER SHTEPIA.POR PROFETI DUKE QENE SE ISHTE PROFET I NJE FEJE PAQEDASHESE KA DITUR TE FALI NE CDO MOMENT.
    PO MESA DUKET NUK KE LEXUAR AQ SA PER TA KUPTUAR ISLAMIN .(N.Q.S. DON TA KUPTOSH)
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Per nimuen

    Nimue,
    une nuk e kam problem qe te te them qe nuk e kam mbaruar se lexuar Kuranin, por nga ana tjeter, kjo nuk do te thote qe nuk di aq sa duhet ne lidhje me historine e fese Islame. Pasi i kam lexuar nja gjashte-shtate libra dhe me dhjetra artikuj, qofte nga burime te krishtera, qofte nga ato Islame.

    Por, nuk ka shume rendesi kjo tani.

    Ajo qe une dua qe theksoj, eshte qe Muhamedi, kur e filloi kete fe te re, ai ishte i sinqerte, dhe une e besoj kete, dhe ne kete drejtim ai eshte per tu admiruar, por qe te jesh i sinqerte nuk te garanton qe ke te drejte.

    Dhe nje nga problemet kryesore ka te bej me shtremberimin e mesimeve te Bibles dhe Krishterimit ne pergjithesi.

    A do ta mohoje ti qe Kurani dhe Bibla kane shume histori te njejta, por si mund te thuash ti qe menyra se si tregohen historite ne Kuran eshte me e vertete se sa tregimi i tyre ne Bibel, kur Kurani erdhi 600 vjet me vone. Pra, nese ka shtremberim te te vertetave midis te dyjave une do thoja qe nuk eshte fare e veshtire qe thuash se kush!

    Gjithe te mirat.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e alex1
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    I tretur...
    Postime
    11

    per teologet!!!

    Pershendetje!

    Ka disa here qe e lexoj kete teme dhe te them te drejten eshte bere shpesh here monotone. Shume nga ju shtireni si teologe te ferave te ndryshme dhe jepni shpjegime te pakuptimta dhe kontradiktore. Per mua dhe shume te tjere qe nuk kane shume kohe te shpenzojne duke argumentuar papushim me intereson te jem me afer botes se vertete ne te cilen jetojme. Mua me mjafton te shoh frytet e nje feje qe te jap opinionin per te. E pra, persa i perket fese islame une shoh se sot ne bote te gjitha ato vende qe kane nje shumice islame jane me te prapambeturat. Ne keto vende nuk ka liri, barazi, te drejta per njeriun e thjeshte, nuk ka arsim. Nuk gjendet ndonje vend musliman qe te kete demokraci apo zgjedhje te lira. Gruaja ne cdo vend musliman trajtohet si skllave dhe nuk ka asnje lloj vlere ne shoqeri. Ne cdo vend musliman ekziton nje pabarazi e madhe ne mes vajzes dhe djalit.
    Pastaj qe te them qe islamizmi nuk eshte luftenxites, nuk mund te them. Per cdo jave shihet ne TV se grupe te ndryshme te frymezuara nga kurani (Islamic xhihad, al qaeda, xhemah islamia, hamas e shume te tjera) vrasin ne menyre te pareshtur njerez te fajshem e te pafajshem duke terrorizuar boten. Per nje njeri te thjeshte qe kupton se "Pema njihet nga frutet te jep" i mjafton te kuptoje qe kjo gje eshte shume negative dhe regresive.
    Per me teper me vjen te cuditem per HIPOKRIZINE e pafund te muslimaneve shqiptare. Ata te gjithe i thurin lavde islamit dhe sistemit islamic por jetojne ne vendet kristiane te Evropes dhe Amerikes.
    E pra Muslimane te nderuar (por te indoktrinuar) ju lutem jepni fund kesaj hipokrizie te pafund. Une do ta pranoja opinionin tuaj poqese ju shkoni dhe jetoni ne vendet arabe bashke me familjet tuaja, dhe pastaj keni te drejte te cirreni e ti thurni lavde sistemit dhe vendit ku jetoni.
    Te jetosh ne Londer apo New York dhe te ngresh ne qiell jeten dhe traditat e botes(se prapambetur) arabe me duket shume qesharake. "Ju lutem te jeni pak me shume serioze"

    ZOTI PASTE MESHIRE PER SHQIPTARET!!!

Faqja 27 prej 34 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qëllimi i jetes
    Nga Namila në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •