77
Ne se keni deshire te vazhdoni debatin dhe ta beni ate interesant mendimi im eshte qe te jeni i sakte ne se pretendoni se e njihni Kuranin,kur jepni keshilla dhe rregulla rreth Kuranit.
Faleminderit per mirekuptimin.
77
Ne se keni deshire te vazhdoni debatin dhe ta beni ate interesant mendimi im eshte qe te jeni i sakte ne se pretendoni se e njihni Kuranin,kur jepni keshilla dhe rregulla rreth Kuranit.
Faleminderit per mirekuptimin.
Xhelil!
Une nuk e njoh kuranin aq sa duhet, por une shoh frytet e tij. Ne vendet me shumice myslymane shihet se cfare ka sjelle kurani. Ne boten islamike eshte perqindja me e larte analfabete, gruaja poshterohet dhe i duhet ti sherbeje burrit kur ky ka te drejte te kete edhe gra te tjera. Mua me vjen keq kur shikoj ne TV se si femije te vegjel ne vend qe te mesojne neper shkolla sterviten se kamikaze duke mesuar permendesh vargje te kuranit dhe duke iu ngulitur ne mendje se ato po luftojne per allahun, ka dhe plot shembuj te tjere te cilet tregojne qarte se ku te shpie besimi i verber.
Une dua vetem te terheq vemendjen, ndalu pak dhe shiko se ku po ecen. A je i sigurt se rruga qe po ndjek ne fund do te te nxjerre te shfajesuar perpara Zotit?Mos valle Zoti pret dicka prej meje dhe teje, a nuk jemi ne ata qe kemi nevoje per te?
Zoti ka plotesuar gjithshka ne fjalen e tij Biblen dhe e ka shfaqur veten e tij me ane te Jezu Krishtit me ane te te cilit ne mund te pajtohemi me te. Une te lutem Xhelil kerkoje te verteten me gjithe zemer dhe Zoti do ta tregoje ate.Te gjithe ata qe vijne tek Zoti nepermjet Jezu Krishtit nuk do te humbasin kurre, por do te jene te shpetuar nga flaket e ferrit. E verteta nuk eshte larg, por prane teje, mjafton te hapesh syte dhe do ta shikosh.
Me respekt, Astriti!
Zoti ju bekofte!
Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus
77
Faleminderit per sinqeritetin qe tregove ndaj njohjes se Kuranit,nuk mendoj se eshte e nevojshme qe ne permjet debatit dhe argumentat qe ngrejme te bejme propagande ne fushen e Muslimanizmit apo te Katolicizmit.
Per mua katolicizmi eshte nje realitet qe nuk mundem ta injoroj se do te injoroja veten time,por kam te drejten time legjitime qe te besoj ne ALLAH dhe librat e TIJ te shejte sic eshte Kurani.
Jesusi per mua eshte Pikamer (AS).
Besimi eshte njeprivaci e cdo qenje humane nepergjithesi dhe besimi ne FE ESHTE CESHTJE SE KU NDIHESH TI ME I SIGURTE DHE REAL.
Zgjedhje ime eshte teper e perkryer per mua dhe nuk kam pse te bej me deklarime per kete se e kam thene me siper.
Ne se juve shikoni frutet e muslimanizmit me thene te drejten ketu dyshoj nuk jam i sigurte ne ate qe thoni, se mundem qe tju paraqes sa te doni juve fryte muslimanizmi qe nuk para pelqeni ti permendeni.
Une e kondesideroj nje njeri fetar qe e sheh besimin tek Zoti si nje ushqim shpirteror nje realitet spiritual dhe jo material, ky ose kjo do te ishte per mua nje njeri besimtare.
Ne se me lejoni do te deshiroja te tregoj nje gje fare te thjeshte Si musliman qe jam n.q.se semurem Kurani me thote qe te shkoj tek mjeku.
Ne se me prishet bicikleta me duhet te shkoj tek riparuesi i bicikletave dhe jo ne xhami qe te falem qe Allahu te me rregulloje bicikleten.
Besimtari dhe njeriu qe eshte me prane ALLAHUT eshte dijetari ,mesonjetori .
Faleminderit per mirekuptimin.
Mund te jesh plotesisht i sinqerte ne fene tende, por e verteta eshte qe mund te jesh sinqerisht gabim.
Me beri pershtypje se si disa prej jush, dorezohen persa i perket diskutimit te metejshem te temes, dhe thjesht pranojne vendimin qe kane bere ne lidhje me fene e tyre, pasi mbase nuk kane me deshire qe te konsiderojne faktet qe jane paraqitur.
Une dua ti permbahem temes tani...
Vete jam i krishtere dhe nje nga qellimet qe i kam vene vetes eshte qe nese krishterimi si fe ngre pyetje te cilat me bejne te dyshoje, atehere mundohem qe te gjej te gjitha faktet dhe te vertetat qe kam mundesi per te arritur ne nje perfundim i cili me lejon qe te marr nje vendim ne lidhje me vertetesine e fese time. Dhe te them te verteten e uroj kete per te gjithe ne, qofshim te krishtere ose myslimane. Tani pershkak se kjo teme ka te bej me Islamin, une do t'ju inkurajoja qe te vazhdonim qe te merreshim me diskutimin e atyre vargjeve nga Kurani dhe se cfare ato nenkuptojne...
Faleminderit
Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com
NE BOTEN E QYTETERUAR MJAFTON TE SHKOSH TEK NJE FOTOGRAF DHE JA KU TA MBUSHI MENDJEN TE BESH KALENDARIN NUDO.
PO TI JE I KRISHTERE CA PERGJIGJESH PRETENDON TE MARRESH ME NJE PYETJE TE TILLE.PSE NUK MERRESH ME MISTERET E FESE TENDE ME MIRE.
OSE PSE PAPA NUK PRANON TE KETE NJE DIALOG ME MYSLIMANET.
SURET E KUR'ANIT PERMBAJNE SHUME KUPTIME ,KE SHUME FAQE SHQIP E ANGLISHT QE TI SHPJEGOJNE SHKO LEXO ATO NJEHERE DHE PASTAJ EJA E BEJ PYETJE PER GJERA QE NUK KUPTON.
Guri i rende peshon ne vend te vet.
Mendimi im eshte qe te lejohet thjeshtimi i Kuranit qe te gjithe ta kuptojne.
Mendoj qe feja muslimane duhet te modernizohet krahas me kohen e jo te mbese ne nesjete.
Duhet arbet te emancipohen ,te zhdukin analfabetizmin e mos te shofin tere boten tjeter si armiqe.
E di qe ne shekullin e IX ishin arabet te zhvillur barz me tjeret e ndoshta edhe me shume kurse sote me shum gjera jane ne mesjete.
Mendoj qe kan nevoje per reforma si populli ashtu edhe Kurani.
Ky eshte nje mendim qe besoj se do ta binte boten muslimane ne nje nivel me boten tjeter.
Nuk mendoj se duhet te kopijuar perendimin se edhe ky ka mjafte gjera te keqija por mund ti marr te mirat nga njera edhe tjetra kulture.
Shendet!
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
PO PSE KAPENI ME ARABET.ISLAMI ESHTE FE PER TE GJITHE NJEREZIMIN .N.Q.S. ARABET JANE ANALFABETE KY NUK ESHTE FAJI I KUR'ANIT OSE I FESE.ATEHERE MURGESHAT QE KALOJNE JETENE TYRE NE MURGJE SI KETU E SA SHEKUJ PERPARA EDHE ATO JANE TE PRAPAMBETURA ATEHERE?
PSE NUK MUNDOHENI TE MODERNIZONI FENE TUAJ DHE PASTAJ MERRUNI ME ATE TE TE TJEREVE.
Guri i rende peshon ne vend te vet.
Nimue,
flm per pergjigjjen tende. Ne nje drejtim me vjen keq qe Papa nuk vendos qe te diskutoje me Muslimanet, por te them te verteten une nuk jam shume ne diheni te puneve te papes dhe keshtu qe nuk mund te gjykoj ne kete situate.
Persa i perket Islamit, mbase une nuk kam lexuar aq sa mund te kesh lexuar ti, por edhe une kam qene musliman dhe e kam lexuar Kuranin, dhe per me teper kam lexuar shume nga artikujt tek Horizonti dhe ca nga AlbIslami, dhe te them te verteten, une e kuptoj qe shumica e muslimaneve nuk besojne qe Islami eshte nje fe lufte nxitese, por nuk eshte thjesht ceshtja se cfare duam ne te besojme ose jo. Ceshtja ka te bej me mesimet e Kuranit, dhe eshte jo vetem mendimi im, por i dhjetra studiuesve te tjere te Kuranit, qe deshmojne per kete realitet.
Une jam i bindur qe shumica e muslimaneve nuk jane njerez qe duan lufte, por nga ana tjeter, nese ju si muslimane do te mundoheshit qe ti bindeshit te gjitha mesimeve te Kuranit, atehere do te ishte pothuajse e pamundur per ju qe te mos te benit lufte, pasi ky eshte nje nga mesimet e theksuara dhe njekohesisht te injoruara te Kuranit.
Me fal nese kjo ju ofendon, pasi e di qe shumica e muslimaneve nuk jane luftenxites, por realiteti i Kuranit eshte ndryshe.
Gjithe te mirat
Ndryshuar për herë të fundit nga Gjoni : 30-11-2002 më 19:40
Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com
Une nuk po flas per Arabet!
Fjala eshte per mesimet e Kuranit.
Gjithe te mirat.
Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com
LUFTA KA EKZISTUAR QE NE HAPAT E PARA TE JETES.BESOJ KENI MESUAR HISTORINE E CILA ESHTE E MBUSHUR PLOT ME LUFTRAT.LUFTA E SHENJTE QE PERDORET NE KUR'AN KA DY KUPTIME
1 . LUFTA QE NJERIU BEN BRENDA VETES PER TE QENE I RREGULLT ME VETEN DHE ME NJEREZIT QE KA PERRETH ,TE MOS GENJEJE ,TE MOS MASHTROJE ,TE MOS KEQTRAJTOJE NJERI, TE KUJDESET PER ME TE VOBEKTET,TE FALE NAMAZET,TE ADHUROJE ALL-LLAHUN ,TE MBAJE AGJERIMIN ETJ.
2 . ESHTE LUFTA QE BEHET KUR CENOHET NDERI I KOMBIT DHE I FESE M.GJ.S. NE KUR'AN THUHET:
..........Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.
( Suretu El-Maide 5:2)
Guri i rende peshon ne vend te vet.
Krijoni Kontakt