Te nderuar anetare te forumit,
me vjen vertet keq kur shoh tema te tilla te shtrohen per diskutim...(megjithese nuk jam per tabu) Pa dashur ti futem komenteve te bibles dhe kuranit, per arsye se nuk jam kompetent ta bej kete duke qene se nuk jam teolog, mund te them se diskutime te tilla nuk ndihmojne ne gjetjen e se vertetes (nje koncept filozofik), por ne krijimin e nje fryme konfliktuale.
Kush ka te drejte?! Per mendimin tim cdo njeri duhet te gjeje vete se cila eshte e verteta ne baze te arsyetimit te vet ndryshe pastaj behet fjale per manipulim...
Dua t'ju kujtoj personave pjesemarres ne debat se pavaresisht nga bindjet e tyre te ndryshme fetare ka nje formule qe na vjen nga Rilindaj Kombetare qe thote:
Feja e shqyptarit asht shqiptaria!
Pershendetjet dhe urimet me te mira per mbaresi dhe suksese per anetaret e ketij forumi dhe shqiptaret kudo ne bote.
Genti
Krijoni Kontakt