Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41

    Në emër të patriotizmit,nuk duhet të lejohet anarkia

    Këtu tek ne edhe dashuria ndaj vendit tentohet të privatizohet nga grupe të caktuara, të cilët pastaj këtë dashuri ta përdorin edhe si mburojë për veprimet e veta. Raste të tilla ka plotë historia jonë më e re, e sigurisht ka edhe historia jonë më e vjetër. Tentimi për të përjashtuar një pjesë të njerëzve (trathëtarët qëllimisht të imagjinuar) nga zhvillimet e gjithëmbarshme nuk është gjë e re për ne. Duhet thënë që njerëz që pengojnë përparimin tonë ka pasur e ka , por ajo që na ka penguar më së shumti është mosorganizimi i mirëfillt, që ka ardhur kryesisht nga mosbashkëpunimi dhe bajraktarizmi primitiv.
    I bëra këtë hyrje temës ku kam ndërmend të flas për organizatën „Vetëvendosje“, jo pse paragjykoj që „Vetëvendosja“ i ka këto karakteristika, por pse këto i kemi ne e nga të cilat duhet të largohemi.
    Tani, po ta marrim veprimtarinë e „Vetëvendosjes“ ndër vite, ata kanë kundërshtuar gjëra që edhe unë, e besoj edhe shumica e shqiptarëve i kundërshtojnë. Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët gjithandej, e dine si do duhej zgjidhur qeshtja e tyre. Pra dëshira egziston, ndërsa se a egziston edhe mundësia, kjo është gjithëmonë relative .
    Gjithashtu shqiptarët e Kosovës e dinë poaq sa „Vetëvendosja“ që decentralizimi shkon vetëm në dobi të serbëve, siq e dinë që mundësitë për ta ndalur këtë proces tani për tani janë të pakta, sepse ky proces duhej ndalur qysh në krye duke ia bërë të gjithëve me dije që Plani i Ahtisarit do të ishte i pranueshëm vetëm nëse plane të ngjashme aplikoheshin edhe në Maqedoni e Mal të zi , e assesi jo vetëm në Kosovë. Por siq duket, institucionalistët shqiptarë nuk këmbngulën në këtë pikë. Siq duket ata merreshin më shumë me veten e me njëri tjetrin sesa me qështjen për të cilën ishin të thirrur.
    Pra siq thotë edhe „Vetëvendosja“, plani i Ahtisarit është i papranueshëm, por ja që ky plan nuk ndryshohet nga rruga, duhet të ndryshohet nga institucionet, institucione që „Vetëvendosja“ nuk i përfill sepse këta punojnë në bazë të këtij plani , ose në bazë të kushtetutës së Kosovës që është përafërsisht e njëjta gjë. Dhe derisa kushtetuta nuk ndryshohet, e rrjedhimisht edhe ligjet që rrjedhin nga ajo, këto ligje duhet të jetësohen në çdo cep të territorit, deshi apo s deshi ndonjë grup i caktuar. Duhet bërë përpjekje politike që të ndryshohen këto ligje, por njëkohësisht këto ligje derisa janë në fuqi duhet të vlejnë për të gjithë.
    Askush nuk duhet të lejohet që në emër të patriotizmit, e në emër të ndjenjave tona, të shkel ligjet. Kjo nuk duhet t i lejohet as „Vetëvendosjes“, sepse nëse i lejohet kësaj organizate, do duhej t i lejohej edhe organizatave të tjera e njerëzve të tjerë, e këtu të krijohej një gjendje ku nuk njeh qeni të zonë. Pra nuk ka njerëz mbi njerëz. Të gjithë kemi të njëjtat të drejta dhe të njëjtat detyrime ndaj shtetit, ku vetëm ligji vullnetarisht ose detyrimisht qëndron mbi ne, ligj që „Vetëvendosja“ , në emër të së mirës së përgjithshme, e shkel sa herë t i teket.
    Këta e quajnë veten, komunitet që nuk nënshtrohet, duke mos pranuar t i nënshtrohen këtij shteti, i cili nuk qenka krijuar sipas dëshirave të tyre.
    Këta qysh në fillim edhe parullën e tyre „jo negociata, vetëvendosje“ tentonin ta shkruanin kudo, madje edhe në muret e institucioneve. Por pavarësisht se çfarë thotë kjo fjali, paramendoni sikur secili qytetar që ka një mesazh për shoqërinë të lejohej ta shkruaj këtë në muret e institucioneve. Pastaj edhe këmbgulja për vetëvendosje, thuajse qështja kishte ardhur deri aty sa duhej vetëm deklarimi ynë, ishte një lojë me fjalë e me ndjenjat tona.Historia e njerëzimit nuk njeh raste që popujt ta kenë zgjidhur problemin e tyre kombëtar në bazë të së drejtës së vetëvendosjes. Njerëzimi akoma nuk është në këtë shkallë. Dhe pavarësisht fjalëve të bukura dhe dëshirave tona mirë të artikulluara, ne duhet të ecim në rrugën e mundësive e jo në rrugën e dëshirave.
    Pastaj edhe kërkesa e gjithëmonshme e „Vetëvendosjes“ për të mos dalë në zgjedhje, nuk ka si deshifrohet ndryshe veqse dëshirë për anarki, ose për vazhdimin e kësaj qeverisje, duke ditur që militantët e partive patjetër do votojnë, dhe vulosin rezultatin e votimeve.Dëshira për ndryshimin e kësaj qeverisje, të cilën „Vetëvendosja“ aq shumë e kundërshton, do të ishte e sinqertë vetëm nëse këta bëjnë thirrje për dalje në zgjedhje dhe për votim të njerëzve të tjerë. Sepse këta që kanë legjitimitetin të veprojnë në emrin tonë, mund edhe ta ndryshojnë gjendjen.
    „Vetëvendosja“ duke kunërshtuar ndërtimin formal të shtetit të Kosovës, i lejon vetes të mos përfill ligjet dhe institucionet e këtij shteti. Këta i lejojnë vetes të thirren në emër të popullit, duke harruar qëllimisht që në këtë emër mund të thirren vetëm njerëzit e zgjedhur nga populli. Madje këta shkojnë deri aty sa anëtarë të kësaj organizate të deklarojnë sa do t i përmbysin institucionet dhe do ta marrin pushtetin kur t i bashkohen dy –treqind mijë njerëz në rrugë, thuajse pushteti u takon atyre që grumbullojnë më shumë njerëz në rrugë e jo atyre që kanë fituar zgjedhjet.
    Me këtë mendësi të mbrapsht, me mosnohjen si legjitime të këtyre institucioneve, me fjalë të bukura e me shfrytëzimin e ndjenjave tona, „Vetëvendosja“ i jep të drejt vetes të kryej veprime thellësisht anarkike, e që bëjnë thirrje për anarki.
    Dhe njëjtë, si edhe në veprime të tjera, e duke dashur të tregojnë veten më shqiptarë se të tjerët ata së fundmi hoqën flamurin e Kosovës në Prishtinë , e të vënë nga zyrtarët kosovarë dhe e zëvendësuan me flamurin tonë kuq e zi. Dhe megjithëse edhe unë, në mendje, në zemër e në murin e shtëpisë e kam flamurin kuq e zi, nuk mund të pajtohem me këtë veprim anarkist. Sepse kemi institucione, të cilat pavarësisht se mund të udhëhiqen nga njerëz të padenjë, duhet të mësohemi t i respektojmë, duhet t i respektojmë edhe atëherë kur e kemi humbur respektin dhe besimin tek njerëzit që punojnë aty. Sepse vetëm institucionet na përkasin të gjithëve e na bashkojnë të gjithëve, dhe vetëm ligji mund të jetë pikë referimi për atë që është e drejt dhe e padrejt. Sigurisht që njerëzit duhet të shprehin pakënaqësitë e të japin alternativat e tyre si mund të ndryshohet për mirë ligji e rrjedhimisht edhe jeta shoqërore, por këto pakënaqësi duhet të shprehen duke respektuar ligjin aktual.
    Edhe „Vetëvendosja“ duhet të integrohet brenda këtij shteti ose ky shtet duhet ta integroj edhe „Vetëvendosjen“. Askush, pavarësisht qëllimeve të mira, nuk duhet të lejohet të shkel ligjet, sepse edhe ligji më i keq është më i mirë se gjendja pa ligj. Madje edhe nëse ndodhë që „Vetëvendosja“ të vie në pushtet (që me ketë mendësi, më duket e pamundur), përsëri do të duhej të punonte me këto ligje derisa t i ndryshoj ato.
    Në shtetin e të gjithëve, ligji duhet të vlej për të gjithë. Këtu nuk është qështje zgjedhjeje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ka pas ndonji reagim nga vetvendosja ne lidhje me deklaratat e nazmi bllaces?
    ju lutem njoftoni se si po reagon albin kurti per kte ceshtje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •