Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 68
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    xhuje plaku im e ka pas mamin e Takut.pa rrena
    Sa i fshehte paske qene ,(paska dhe antar te tjere nga ....hahaha),pjesen tjeter do ta them me PTT ,ishalla si ka ngjajte mamit Taku hahahah,juristi Taku ,me shume flet italisht se shqip.
    Shkollen ne kohen e diktatures e ka bo .
    Prokuror i diktatures ka qene ,ne gjygjet pa avokat ,me vone ,kur doli nga burgu nuk di se ka bo noi shkolle .
    Denun Kiēon ,e hengri dhe i biri .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin
    Ne fytyren e Spartak Ngjeles shoh njeriun qe i duhet sot vendit ton, zeri i tij kritik ne paralament(dje, sot, neser) eshte zeri im(populli)i cili po ngjirret duke kerkuar,liri dhe demokraci reale, per kete komb te vuajtur.Gjithsesi zgjedhja ju nglet juve; votoni perseri njerez me nje mije fytyra e te pabes si rama, berisha( dhe behuni bashkpunotor te korupsionit, = shetatas pa dinjitet e krenari kombtare) ose votoni Z,Ngjela dhe thuani jo , pisave te ndyt, qe na lan rrugeve, e na ndan per se gjalli me familjet tona.

    Eshte koha per ndryshim radikal, dhe kete ndryshim, vetem njeres me dinjitet,si SPARATK NGJELA mund ta bejn, te tjeret thjeshte jan lodra te kurdisura bukur, ne emer te pafytyresis.
    100% dakort

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    xhuxhumak, ku e ke problemin zemre,
    aulone?

    m'qafsh, kete zemer e ke kshu ne perdorim te perditshem , apo vetem per mu?

    qe te marr ca aulina, po ta kesh per mu, per forcim zemre,..

    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    xhuxhumak, ku e ke problemin zemre, sepse Spartak Ngjela po flet nje te vertete, apo se ne vend qe te thosha Hasan thashe Hysen.


    Po pra pikerisht une e ti perbejme popullin apo jo, tani me duket se po ngaterrohesh ti.

    Plus kjo pjese ky Ngjela flet, eshte nga nje emisjon qe flasin shume nejrez te njohur.
    Kjo eshte vetem nje pjese e atij emisjoni, keshtu qe nuk mund ti themi postime youtubash, kur keta njerez flasin direkt.

    Kjo eshte shume me vlere, sepse i tregon njerezve c'fare ka ndodhur e cfare po ndodh, ca ka per prapagande aty!
    tani ne jemi popull, po prifta jo,...

    ti thu po flet me njerez te njohur?

    me qafsh, kur u bene te njohur ata? te gjithe para 2 brezash barinj i kane pasur.

    te njohur jane ata qe e kane diturine me gen, dhe jo me VKM.

    sa per Takun, s'kam ca ti shtoj asnji fjale Dydrinsit.

    thjesht, taku o nji Demagog, si gjithe te tjeret., qe ka qe nga 91, qe o ne taven e madhe qe ja ka von perpara RAMIZI.

    p.s ene boj ca pushim, nese e ke nga zelli,
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Prandaj SHQIPERIA nuk ecen perpara, se cdo gje merret si loje, asgje nuk merret seriozisht, fjala vjen,si ketu te kjo tem;ku kerkohet seriozitet maksimal, se behet fjal per vete egzistencen ton si komb, dhe ju te nderuarit(bashkfolesit e mi e ketheni ne loj.Sa keq........

  5. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne fakt sulioti ka vend tjeter ku ben te kerkohet serioziteti, jo tek nje teme kaq madheshtore mbi fjalosjet e nje njeriu qe e ka lene veten te keqperdoret.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Ne fakt sulioti ka vend tjeter ku ben te kerkohet serioziteti, jo tek nje teme kaq madheshtore mbi fjalosjet e nje njeriu qe e ka lene veten te keqperdoret.
    ngjela, se ka len veten te keqperdoret,

    po eshte ai lloj njeriu qe ka shpenzime shume te medha, dhe priste te behej minister qe te lente borxhet.

    kshu qe meqe minister su be, i lau borxhet ne menyren tjeter.

    po ata qe jane jashte gjykojne nga gazetat e utubi.

    kush jeton ne tirane, sheh dhe gjykon.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pse nuk eshte keqperdorim spektakli mediatik qe e bejne te jape qe prej ... pikerisht qe prej kur nuk mori ate qe deshi?

    Jam shume e tronditur. Vura re se me kane hequr kengen pershendetese "Poker Face" te zgjedhur enkas per kete teme. Pse?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 16-04-2009 mė 19:16 Arsyeja: mungonte nje pjese thelbesore e fjalise se pare!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mars o purtek e lindur.. per PS-ne..
    Lere theatron se lakmusit te brarit nuk i shpeton dot..
    Cthot altin arapi me luizen.. e dado bare dondollakun..

    Ne teme nashti..

    Purtek-xhijte e edvinit shtohen..

    Dhe sander Meksi.. mafiozi i pare i epokes pluraliste.. merr detyren te shkunde ullinj e dardha e vota per edvinin e gjate..

    ja cthote gazeta panorama:

    .


    --

    Shehi: Meksi, i pari nga lista e LZHK-sė nė Tiranė
    » Vendosur: 04/05/2009 - 07:44





    ADI SHKEMBI

    Ish-kryeministri i Partisė Demokratike nė vitet 1992-1996, Aleksandėr Meksi, pritet tė kryesojė listėn pėr deputetėt tė LZHK-sė nė Qarkun e Tiranės. Lajmin e konfirmoi dje kryetari i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar Dashamir Shehi gjatė njė prononcimi pėr gazetėn “Panorama”. Megjithatė, sipas tij, kjo do tė vendoset gjatė njė takimi qė krerėt e Polit tė Lirisė do tė kenė me ish kryeministrin. Deri tani ėshtė rėnė dakord qė ish-kreu i qeverisė sė parė tė djathtė pas rėnies sė komunizmit, tė marrė drejtimin politik tė Polit. “Besoj qė zoti Meksi do tė jetė i pari nė listėn e LZHK-sė nė qarkun e Tiranės. Ne pretendojmė tė marrim 2-3 deputetė nė kėtė qark dhe Meksi ėshtė njė personalitet nė kryeqytet. Nėse ai do tė pranojė tė hyjė nė garė, gjė e cila do tė vendoset gjatė njė takimi qė ne mund tė kemi tė martėn, unė do tė pranoja tė isha i dyti i LZHK-sė nė Tiranė”, u shpreh kreu i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Dashamir Shehi. Sipas tij sė bashku me Meksin pritet, qė Polit tė Lirisė t’i bashkohen edhe disa figura tė rėndėsishme tė Partisė Demokratike gjatė viteve 1992-1996. Kėshtu pritet bashkimi me Polin e ish –zv/kryeministrit dhe ministrit tė Brendshėm, Bashkim Kompliku, ish-ministrit tė Jashtėm, Alfred Serreqi, Maksim Konomi dhe Kreshnik Gjongecaj. Shehi tha se disa prej tyre duhet tė futen nė garė, duke u shprehur i hapur qė ata tė futen nga lista e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Ndėrkohė deri tani ėshtė vendosur qė Gilman Bakalli tė jetė i pari nė listėn e Shkodrės pėr LZHK-nė. Nga ana e saj PDK-ja ka pėrcaktuar emrat e kandidatėve pėr deputetė nė 10 qarqe tė vendit, ku bie nė sy emri i parė nė listė nė Durrės, ish-anėtari i KOP-it tė krijuar nga PD-ja, Apollon Baēe.
    Ndoka
    Gjatė prezantimit tė kandidatėve pėr deputetė tė PDK-sė nė Qarkun e Vlorės, kreu i kėsaj partie, Nard Ndoka akuzoi dje PD-nė pėr mosmbajtjen e premtimit pėr kthimin e pronave tė ish-pronarėve. “PD e filloi kėtė fushatė me pėrsėritjen e premtimeve tė vitit 2005, kthimin e pronave, dėmshpėrblimin dhe luftėn kundėr korrupsionit, premtime qė kjo parti dhe qeveria e saj me suport tė majtė nuk i mbajti nė kėto katėr vjet. Pėr fat tė keq, pronarė tė tokave tė pronarėve legjitimė nė kėto katėr vjet i bėnė fazlliēėt dhe serbo-boshnjakėt e tjerė”, theksoi Ndoka. Sipas tij “PDK nuk beson se e majta shqiptare, qė flet pėr politikė tė re dhe drejtohet nga ministri i brendshėm i diktaturės do tė sjellė ndonjė model mė tė mirė se koalicioni Berisha–Xhuveli sot. Ndaj ne besojmė se ndryshimi i vėrtetė nuk ėshtė zgjedhja midis tė keqes mė tė vogėl, por zgjedhje e mė tė mirės sė mundshme dhe Poli i Lirisė, me alternativėn, pėrbėrjen, misionin dhe personalitetet e saj politike, pėrbėn sot zgjidhjen mė tė mirė tė mundshme”.


    Lista e Polit

    Shkodėr
    Nard Ndoka (PDK)
    Gilman Bakalli (LZHK)
    Lezhė
    Ndue Shpani (PDK)
    Tiranė
    Aleksandėr Meksi (LZHK)
    Jak Ndoka (PDK)
    Fier
    Vladimir Beja (PDK)
    Elbasan
    Ymer Tola (PDK)
    Dibėr
    Edmond Stojku (PDK)
    Kukės
    Kreshnik Lusha (PDK)
    Gjirokastėr
    Aida Joanidhi (PDK)
    Vlorė
    Baki Jaze
    Durrės
    Apollon Baēe (PDK)
    Agim Toro (LZHK)



    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 04-05-2009 mė 07:38

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Poli i Urisė

    05-05-2009 / Nga Lavdrim Lita


    Nė radarin tonė vėzhgues, kohėt e fundit, nė valė tė shkurtra, po hasim disa relikte tė politikės shqiptare, qė po rikthehen nė sipėrfaqe. Tė pastruar nga llumi i djeshėm, sot ata paraqiten fringo, pėr tė bėrė politikė. Ndoshta edhe kėta pėr politikė tė re. Tė kuptohemi, nuk ėshtė njė anije fantazmė e mbytur nė trekėndėshin e Bermudės, por po flasim pėr njė anije politiko-mercenare-pirate, qė ka marrė hua emėrtimin, sot “Poli i Lirisė”, e qė nesėr nuk dihet se ēfarė logoje do tė marrin. Sigurisht, ndonjė tė ambalazhuar diku nė oksident pėr tė mbushur barkun apo hambarin me politikė. Ky relikt, ndonėse arkeologjik, nuk gjendet, jo qė jo nė trekėndėshin e Bermudės, nė jug-lindje tė SHBA-sė, por as nė mejdanin e deklarato-kracisė aktuale shqiptare. Madje, ku paraqitet si formacioni mė i ri politik shqiptar. E keqja nuk ka kufi. Mirėpo: pėr tė mos thėnė se tė re kėta tė “Polit tė Lirisė” kanė vetėm ambalazhin e importuar nga Italia e Berlusconi-t, “Polo della Libertą”, duhet heshtur. Esenca ėshtė humbur gjatė kohės. Kohėt kanė ndryshuar, njerėzit e polit tė lirisė, hiē. Esenca u ėshtė ndryshkur, keq.
    Me pak fjalė, kėsaj anijeje qė shkon drejt e drejt Polit tė Lirisė, i kanė hipur lloj-lloj njerėzish, si personalitete tė rėndėsishme intelektuale, si fondamentalistė kristianė e laikė njėkohėsisht, madje s’kishte si tė mos mungonin kusarėt zhvatės. Neveri! E nė qoftė se nuk mjaftonin, kemi edhe dy renegatė resatakė tė PD-sė: Meksi e Bakalli. I pari, profesor i mirėnjohur, i dyti i mosnjohur, por qė tė dy nė njė barkė shpėtimi. Ndodh vetėm nė Shqipėri qė dy pole tė njėjta intelektule tė bashkohen, e nuk shtyhen, si nė ēdo vend tė botės demokratike e liberale. Jemi njė populli i jashtėzakonshėm, por do tė mė pėlqente tė ishim njėherė normalė. Kėta tė Polit tė Lirisė kanė uri tė theksuar, tė paparė - jo vetėm pėr tė bėrė politikė. Prandaj qė sot e tutje do t’i quaj me neps “Poli i Urisė”.
    Pėr ironi tė fatit, farkėtuesi ideologjik i kėsaj lėvizjeje purifikatore, Besnik Gjongecaj, aq sa shfaqet si njė taumaturg i demokracisė nė njė shkrim tek gazeta “Tema” me titullin “Liria qė sjell Poli i Lirisė”, duke na bėrė leksion, na shtonte se njerėzit qė e karakterizojnė PD-nė sot, ngjajnė me “njė xhelatinė, me atė veti tė neveritshme tė ngjitjes, ka tėrhequr nė ēark lloj-lloj tipash, lloj-lloj interesash, lloj-lloj pseudo programesh, lloj-lloj pėrfaqėsuesish, lloj-lloj profilesh politike, lloj-lloj aventurierėsh, lloj-lloj maskarenjsh, lloj-lloj denonciatorėsh”. Unė nuk e di, po mė duket se kėtu po flet ose pėr vetveten ose pėr ata rrotull tij, qė nė kontejnerin e Polit tė Lirisė janė cilėsuar si hipokrizia e dyfytyrėsia e ringjallur nė politikė. Nuk kanė faj. Thjesht, njė rreng qė nėn-ndėrgjegjja tė luan sa herė del jashtė binarėve tė dialektikės. E ku sidomos vetvetja, pėrtej atyre rretherrotull, tė behet si pasqyra retorike e njė urie pėr pushtet, apo pėr pushtim.
    Pėrpjekja e tyre pėr tė vjelur taksapaguesit shqiptarė edhe me ndėrrim e gashtisje identitetesh, ėshtė me tė vėrtete fillimi i fundit tė njė politike tė bėrė kabare. Kjo amalgamė me trajta pothuajse folklorike (LZHK-qendėr-tironse siē thotė Dashi, e PDK-katolike e veriore, plus renegatėt), po kėrkojnė tė faktorizohet nė qendrėn e djathtė, duke u treguar si alternativė e PD-sė. Por deri tani rremtarėt e kėsaj anije-rentiere s’po bėjnė gjė tjetėr pėrpos tė dalin nėpėr televizione e medie, e tė kėrkojnė vota, sikur tė ishte njė copė bukė thatė. Sudja apo Xhaferri do tė ishin mė tė besueshėm nė sytė e qytetarėve, duke bėrė politikė, sesa Poli i Lirisė. Nuk ka mėdyshje. Sepse alternativa programore apo ide qeverimi tė tyre mund tė perifrazohet fare shpejt me sloganin elektoral: “hiē e zhvatje”. Pėr fat tė keq, linja politike e tyre ėshtė akoma “carpe diem - jeto me ditėn”, pa tabelė marshimesh nė frontin e ofertės sė shėrbimeve publike ndaj qytetarit. Padyshim, do tė firojnė me kohėn, siē firon gruri kur thahet.
    Hėpėrhė “Poli i lirisė” ėshtė mė tė vėrtetė diēka e tejkaluar pėr nga pėrzierja e eksperiencave politike: ku janė bashkuar xhaketa e pardesy tė vjetra Tira(O)ne e inkuizicionistė tė orės sė fundit, qė tė vetmin kapital politik qė kanė pasur e kanė ėshtė se kanė qenė tė pėrndjekur e ish-pronarė, e qė pėr tė pėrndjekurin e ish-pronarėt kanė bėrė aq sa ka bėrė Arianit Ēela mbas komunizmit.
    Pra, asgjė. Pėrkundrazi. Janė futur nė njė gatishmėri riciklimi politik gati pėr betejėn elektorale. Partia Demokratike bėn mirė t’i lejė vetėm kėta legjionarė nė fatin e tyre, sepse do tė ishte njė ngarkesė jo vetėm e tepėrt, por do tė ishte njė gabim taktik. Mosmirėnjohja ėshtė diēka qė na karakterizon jashtėzakonisht ne shqiptarėve. Shpjegoj me njė digresion largpamės: nė romanin “Kėshtjella” Ismail Kadare, pėr tė treguar se ēfarė tė keqe kanė shqiptarėt nė karakterin e tyre, shkruan e vė nė gojė tė Pashait, se shqiptarėt janė shumė “mosmirėnjohės”. Ėshtė tepėr domethėnėse e aktuale kjo gjetje e Shkrimtarit. Tė cilėn sot, nė 2009, mund ta pėrkthejmė fare lehtė me amalgamėn e “Poli-t tė urisė”.
    Ne kemi frikė nga uria e kėtij Poli, sepse uria tė bėn tė hash e tė pish ujė tė ēfarėdoshėm, duke mos dalluar idealet liberale nga parimet demokratike, duke mos dalluar fjalėt nga pragmatizmi politik, prandaj duhet tė kemi kujdes kur rrekemi tė pėrballohemi nga propaganda politike e medieve shqiptare.

    ...

    55

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv..

    ke do me shum se vehten.. rucin edvinin apo arap altinin..
    kete na sqaro se ceshtje tjera i dim vete..


    --

    gazeta standart

    -



    “Liria” e dyshimtė e “Polit”

    ZAMIR GJURGJI



    Nga Zamir Gjurgji



    Kur kanė kaluar njė duzinė vitesh nga qeverisja demokratike e pas ‘90-s, tri figurat qendrore tė kėsaj qeverisjeje - konkretisht, ish-kryeministri i Shqipėrisė, Aleksandėr Meksi dhe dy ish-zėvendėsit e tij, Shehi e Kopliku - kanė polarizuar qėndrimet e tyre mediatike nė kėrkim tė kohės dhe vendit tė humbur nė politikėn e demokratėve. Njė tentativė kjo sa donkishoteske aq edhe hipokrite e njė grupazhi politik brenda-jashtė PD-sė, qė e pa tė nevojshme t’i kthente shpinėn partisė, nė atė kohė kur ishte e domosdoshme t’i vinte shpatullat.

    Asokohe, “linēimi i PD-sė” kėrkohej mu nė zemėr tė selisė blu ku deputeti qė kishte kėrkuar mbrojtje nga shteti, vritej nė zemėr tė Tiranės sė ndriēuar, ku njerėzit e medias ishin vėnė nė thep e shqekėz tė “kapuēonėve tė zinj”, ndėrsa tri figurat kryesore tė qeverisė “jodemokratike” - si njėshi, ashtu edhe dyshi e treshi - e kishin gjetur me vend tė studionin “sa bizantine ishin kishat nė Shqipėri”, tė provonin e shijonin “ballin e kazanit” dhe tė hanin “qofte te Daja”, ashtu si edhe t’u shkonin pas e nga pas fėmijėve, kur arma pa leje u shkrepte pa teklif, e sinkronizuar kjo me trillet e adoleshencės sė vonuar.

    Kėsokohe, tri figurat qendrore tė sė djeshmes gjejnė kurajėn publike e politike pėr tė hedhur pas shpine tė shkuarėn e tyre okulte, si dhe tė dalin nė krah tė dy deputetėve mė butaforikė tė Parlamentit shqiptar, Nard Ndoka dhe Gilman Bakalli. I pari do tė mbahet mend si politikani qė zbatoi nė Parlament formulėn e Ramės “pėrtej sė majtės e sė djathtės”, ndėrsa i dyti, si deputeti qė shqetėsohej mė shumė pėr ēelėsin on-off tė sinjalit tė Top-it, sesa pėr sinjalet demokratike qė duhet tė transmetonte ai vetė, nė emėr tė demokratėve shkodranė.

    Nėse do tė analizojmė me vėmendje tri shtyllat thelbėsore tė programit tė tri figurave qendrore tė “Polit”, ky i fundit do tė rezultonte si grupim i “Tresh pėrsheshi”-t (njė grup humoristik kosovar, i singjashėm me humoristėt e Vlorės):

    Prona ėshtė pika mė vulnerabėl e kėtij grupazhi, i cili nuk ėshtė as “pol” e aq mė pak “i lirė”. Nuk ėshtė “pol” se vetė kreu i kėtij grupimi qėllimin e tij politik e ka lanēuar publikisht si njė orvatje “pėr demokratizimin dhe rindėrtimin e Partisė Demokratike”. E thėnė mė shkoqur, poli ka mė shumė hallin e qendrės demokrate sesa identifikimin e njė politike ndryshe nga ajo e ndjekur nga PD-ja aktuale. “Berisha ėshtė qiraxhi nė PD”, - shprehej publikisht njė nga polarėt kryesorė, Aleksandėr Meksi. Do tė mjaftonte vetėm kjo ide e hedhur nė tregun politik, pėr tė kuptuar se ai po kėrkon tė shpronėsojė (lexo: shfronėzojė) Berishėn nė PD, duke vepruar bizantinisht me njė skemė okulte, tė njėjtė thuajse me atė qė po luhet nė dritė tė diellit, nė gjirin e sė majtės (Kreu i LSI-sė, Ilir Meta, mė shumė se tė konsolidohet nė kreun e “socialistėve tė integruar”, tenton tė arrijė nė tė ardhmen e afėrt kreun e “socialistėve tė bashkuar”).

    “Poli” nuk ėshtė “i lirė”, sepse individėt e pėrfshirė nė tė - sė paku ata mė kryesorėt - janė peng i sė shkuarės sė tyre politike, edhe pse hiqen si “engjėjt” e ‘97-s, duke u lėnė pozitėn e “djajve” demokratėve nė pushtet (perifrazoj kėtu Franc Vranickin). Pėr mė tepėr, janė mediat ekstremisht tė majta ato qė ua kanė hapur kanat mė kanat ekranet e tyre, vetėm e vetėm qė polarėt tė zėnė vendin “e frenit” nė “makinėn elektorale” tė PD-sė.

    Sa i pėrket “pronarit” Dash Shehi, mjafton qė vetė tiranasit autoktonė tė sjellin ndėrmend fjalėt e ish-dyshit tė demokratėve, kur i shprehej publikisht njė tironsi autokton... se “ēfarė pronash doni ju tironsit o filan, ju keni vetėm njė mon n’oborr, njė hale nė fund tė oborrit dhe njė budalla ke shpia”, ndėrsa sot e kėsaj dite s’mė hiqet nga mendja pėrlotja e kreut ballist, Hysen Selfo, kur zotėria nė fjalė e nxirrte PBK-nė nga godina nė rrugė tė madhe, edhe pse atje ishin shpenzuar 16 mijė dollarė (po sipas Selfos, ndjesė pastė!).

    Pėr tė vazhduar paksa mė tej me “pronarin” Shehi, ai fillimisht duhet tė legalizojė “te Shaba” siglėn e tij LZHK “si njė ndėrtim pa leje”, sepse LZHK-ja ėshtė pronė e hipotekuar nė KQZ nga njė pronar “i vjetėr”. Mė pas Shehit mund t’i lindė e drejta morale e politike qė tė japė leksione akademike qoftė edhe me bla-bla-bla, pėr veprimet a mosveprimet e drejta a tė padrejta tė ALUIZNI-t.

    Sa u pėrket tė pėrndjekurve qė i shkojnė pas Polit - e nė kėtė rast bėhet fjalė pėr shoqatėn e Kurt Kolės - mjafton kėtu tė kujtojmė se Kurti vetė nuk ėshtė mė Kolė. Nė vitin 1997, ishte vetė Kurti, tė cilin tensionet e rebelimit e bėnė qė tė ngatėrronte keqas simbolet demokrate a zogiste, me ato shoviniste fqinje. Pa marrė parasysh kėtu edhe denoncimet e “Fiksit” pėr pazare financiare me njerėz tė shtresės sė tij, kur ishte nė gjendje tė vėshtirė shėndetėsore, por duke marrė parasysh gurėt dhe gjysmėtjegullat e hedhura nga hordhitė e tij, tek ēatia e Osman Kazazit. Atėherė kur Kurti ishte si kokrra e mollės, ndėrsa “Lala” nė grahmat e fundit tė jetės.

    Gjithsesi, “Poli i Lirisė” vlen tė skedohet nė kujtesėn politike tė Shqipėrisė si njė koalicion i individėve tė PDRn-sė, qė tentojnė tė hyjnė nė “shtėpinė e madhe” nga penxherja, ndryshe nga homologėt e dikurshėm tė tyre me mend nė kokė tė PDR-sė, qė edhe pse pėr ca kohė kėrkuan tė hynin “nga arkapitė”, nė fund e ndanė mendjen. E gjetėn me vend tė trokisnin nė portėn e madhe, duke hyrė ndershmėrisht nė atė shtėpi, ku secili prej tyre e kishte vėnė nga njė gur. Ky ėshtė ndryshimi real mes “tė rinovuarve” dhe “tė rivonuarve”, ku tė parėt i ranė nga qendra pėr t’u rikapur nė qendėr, ndėrsa tė dytėt tentojnė t’i bien nga “periferia bashkiake” qė tė shpronėsojnė qendrėn e qėndrestarėve.




    07/05/2009

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •