Me pelqen firma jote.Perifrazon ne nje fare menyre mendimin qe dua te shpeh une.Ndryshimi qe kerkojme ne vetvete,me mire se 'ndryshim' mund te quhet 'qendrim'.Dmth ne ndryshojme qendrimin ndaj te tjereve.Nese s'me pelqen dikush apo diēka,une e evitoj ose e injoroj.Nese me jep bezdi nje fenomen,nuk i jap mundesi te krijoje kontakt me mua.Nese s'me pelqejne idete e tjetrit,thjesht i le te rreshqasin duke mos i konsideruar fare.Kjo padyshim,rrjedh nga egoizmi im.
Po egoizmi im nga rrjedh?
Egoizmi im rrjedh nga eksperienca negative.Nga numri i tentativave te shkuar dem,per te ndryshuar 'boten' rreth meje.(Me 'bota' nenkuptoj ate qe me rrethon mua ne jeten time te perditshme).Deshtim pas deshtimi,ndergjegjesohesha se pergjigja me e mire ishte individualizmi.Besoj se eshte i njejti itinerar qe ndjekin te gjithe,ne periudhen gjate-post universitare.Firma jote e permbledh me se miri.
Po futem mbase si xholi une ketu tanipor kjo qe shkruhet me lart nuk mund te mos me beje te mendoj per apatine. Apatine qe te kaplon pas atyre deshtimeve te cilat permende ti Lenc(une do ti quaja rrezime ne fakt, duket sikur i jep njefare lirie keshtu).
Tani, natyrshem lind pyetja/jet: Sa efektive (as pozitive, as negative por a ka efekt, dhe nese ka si eshte?) eshte kjo lloj gjendje apatike tek individi (me pas edhe tek komuniteti, kuptohet)? Ku po shkojme ne me kete indiferencen e theksuar ndaj gjerave te cilat, pas nje rrezimi te mundshem, te bejne te besosh qe nuk ia vlen te merresh fare me ta. Mos valle ne seleksionin deri ne asgje?
Pyes kot se nuk e di akoma as vete. Thjesht jam kurioze
Live as you were to die tomorrow and learn as you were to live forever...!
Krijoni Kontakt