Gazeta Shqip, 15/4/2009
NARCIZMI BERISHIST SI ANTILIRI
Andrea Stefani
Pak ditė mė parė, nė njė shkrim, Mustafa Nano ndau me lexuesit njė shqetėsim qė nė fakt, nuk ėshtė vetėm i tij, por i tė gjithė atyre gazetarėve qė kanė guxuar pėr vite me radhė tė kritikojnė autoritarizmin berishist (dhe Sali Berishėn vetė si koka e kėtij leviatani), si nė opozitė, ashtu edhe nė pushtet. Po bėhen 20 vjet qėkur ra komunizmi dhe shqiptarėve iu tha do tė ishin tė lirė tė shprehin mendimet e tyre pro ose kundėr qeverive, liderėve e partive. Mė nė fund, kritika ndaj partisė, pushtetit apo udhėheqėsit nuk do tė pėrbėnte mė veprimtari armiqėsore. Ky ēlirim i fjalės nga prangat do tė manifestohej mė intensivisht nga gazetarėt, qė ndryshe nga koha e komunizmit, kanė jo vetėm lirinė, por edhe pėrgjegjėsinė tė shkruajnė atė qė mendojnė, edhe kur ajo ėshtė kundėr partisė nė pushtet, liderit tė saj, qeverisė. Kjo kritikė ėshtė sot jetike pėr demokracinė, ashtu sikundėr konformimi i gazetarėve me partinė dhe udhėheqėsin ishte jetik dje pėr diktaturėn.
Por ēuditėrisht, gazetarėt kritikė ndaj pushteteve, vazhdojnė tė ndeshin lloj-lloj pengesash, kundėrshtimesh, sabotimesh, kėrcėnimesh e shantazhesh qė ushtrojnė presion mbi ta pėr ti bėrė tė heshtin. Ėshtė e vėrtetė se berishizmi ndonėse nuk ka hequr dorė nga pėrpjekja pėr ti mposhtur gazetarėt, pėr ti bėrė ti shėrbejnė partisė dhe Berishės, ka modifikuar qėndrime dhe taktika. Ka kaluar nga burgosja, rrahja e gazetarėve apo sulmet diskredituese nė media, te joshja, korruptimi apo ndėshkimi mė i tėrthortė i kritikės, duke i flakur familjarėt e gazetarėve nga punėt publike pėr tua u bėrė jetėn mė tė vėshtirė ekonomikisht apo duke u vėnė gjoba selektive mediave kritike. Lufta kundėr lirisė sė kritikės dhe gazetarėve kritikė ėshtė bėrė mė e fshehtė, mė komplekse, mė sistemike, mė e pa zhurmė, gati njė komplot ku kontribuojnė shumė faktorė, jo vetėm berishistė madje, edhe jo pak gazetarė.
Por njė gjė nuk ka ndryshuar nė kėto gati dy dekada nė qėndrimin antiliri tė berishizmit kundėr gazetarėve: agresioni i njė shtrese tė militantėve tė PD-sė kundėr gazetarėve qė kritikojnė Berishėn dhe berishizmin. Ka nga kėta militantė qė simbolin e lirisė sė dy gishtave e kanė kthyer nė sfurk pėr tu nxjerrė sytė gazetarėve qė kritikojnė partinė e tyre, liderin e tyre, pushtetin e tyre. Dhe urrejtja e tyre pėr lirinė e kritikės ska as edhe mė tė voglin ndryshim nga urrejtja e fanatikėve tė regjimit komunist kundėr armikut tė klasės. Ata janė tė gatshėm qė, nėse do tua lejonin rrethanat politike, nėse do tė ishin larg syve tė Evropės apo Perėndimit, ti shfarosin kėta armiq tė bezdisshėm tė partisė e tė udhėheqėsit. Sot frenohen duke i fyer e sharė rrugaēėrisht kudo qė i ndeshin. Aq mė tepėr, tani nė prag fushate. Po nesėr?
***
Nė zanafillėn e tranzicionit post-komunist do tė ishte e vėshtirė tė besohej se pas 20 vitesh, nė Shqipėri do tė kishte mbetur ende nė qarkullim njė specie e tipit nazisto-komunist qė tu kundėrvihej brutalisht gazetarėve dhe lirisė sė tyre pėr tu shprehur. Nuk pėrbėjnė aspak shumicėn, por ky ėshtė njė shkak mė shumė pėr tė shtruar pyetjen: ku e gjen guximin, ku e ka mbėshtetjen, ku i ka rrėnjėt kjo specie e egėr antiliri? Dukuria ėshtė shumė komplekse, por kemi mendimin se gjen njė shpjegim mė sintetik nė psikozėn e narcizmit individual, si dhe atė politik tė grupit tė zbėrthyer thellė nga Erich Fromm. Ishte pikėrisht psikanalisti i shquar qė vite mė parė u vu nė kėrkim tė rrėnjėve psikologjike tė diktaturės hitleriane, duke bėrė i pari lidhjen midis marrėzisė narciste dhe nazizmit. Nė fakt, tė gjithė njerėzit posedojnė njė dozė narcizmi. Por si psikozė, narcizmi ėshtė gjendje psiqike ku "uni" i individit zėvendėson botėn e jashtme dhe ai e ka tė vėshtirė tė pranojė gjėrat ndryshe nga "uni" i tij.
"Uni" i tij bėhet qendra e botės, prandaj problemet dhe shqetėsimet e tij nuk mund tė mos jenė edhe problemet mė tė rėndėsishme tė botės. Nga normal dhe relativ, narcizmi bėhet absolut. Fromm shpjegon se nė psikozė narciste ėshtė, pėr shembull, njė individ qė i kėrkon mjekut ti lėrė njė orė pritjeje pėr vizitė dhe, pasi merr pėrgjigje nga mjeku se vizita mund tė bėhet (pėr ēėshtje kohe) vetėm javėn tjetėr, kėmbėngul deri nė zemėrim pėr tė bėrė vizitė atė javė. "Pacienti nuk ėshtė nė gjendje tė ndajė situatėn e mjekut nga situata e tij. Ai ssheh asgjė pėrveē dėshirės sė vet pėr tu takuar me mjekun,- shpjegon Fromm dhe shton se, "mjeku pėr tė nuk ekziston si njė person i pavarur me orarin e vet tė pritjeve dhe me nevojat e tij".
Dukuria ėshtė simetrike me atė tė njė militanti qė shan dhe kėrcėnon brutalisht nė rrugė njė gazetar apo i dėrgon mesazhe fyese (sikundėr ėshtė dhe rasti i Mustafait) i zemėruar me ato qė gazetari shkruan dhe thotė. Pėr narcistė tė tillė militantė, gazetari nuk ekziston si njė person i pavarur, i lirė me bindjet dhe mendimet e veta. Nėse njė qeveri apo lider ėshtė pėr kėta individė i mirė, po ashtu duhet tė jetė pėr kėdo tjetėr. Ata pezmatohen keq, deri edhe mllefosen, kur ndeshin mendimin ndryshe. Psikologjia e tyre nuk e pranon mendimin e kundėrt. Kemi tė bėjmė me njė psikozė antiliri. Njė individ i tillė narcist nuk ka empati, i mungon prirja pėr ta vendosur veten nė pozitėn e tjetrit qė ka mendim tė ndryshėm nga ai vetė. Ai ėshtė njė qelizė antipluraliste e organizmit social dhe tė tilla karaktere, pėr fat tė keq mjaft tė pėrhapura nė Shqipėri, kanė qenė baza mė e fortė e diktaturės komuniste pėr rreth gjysmė shekulli. Sot janė po kėto natyra qė vazhdojnė jo vetėm ti rezistojnė pluralizmit, por edhe ta rrezikojnė seriozisht atė. Ata urojnė tė vijė njė situatė ku tė mbisundojė vetė partia dhe lideri i tyre, dhe pra, edhe pikėpamja e tyre. Psikoza e tyre nuk do tia dijė fare se kjo do tė ishte njė rikthim nė pikėn e vdekjes sė lirisė, rikthim nė njė formė tė diktaturės totalitare, shembjen e sė cilės e kėrkuan edhe ata vetė, duke protestuar me dy gishtat lart afėr 20 vjet mė parė.
Narcizmi ėshtė njė pasion me intensitet tė lartė sa mund tė krahasohet me "instinktin seksual" apo "instinktin e vetėruajtjes" madje, ėshtė kompensues i rėndėsishėm i njė lloj atrofizmi tė kėtyre instinkteve te njeriu pėr shkak tė hyrjes nė lojė tek ai i arsyes. Problemi ėshtė se narcizmi absolut, si psikozė apo lloj marrėzie, pėrpiqet ta sigurojė mbijetesėn duke iu kundėrvėnė me urrejtje dhe egėrsi lirisė sė tjetrit. Ndryshe nga njeriu normal qė zakonisht nuk nxehet kur kritika ka qenė korrekte "njeriu narcist reagon si i tėrbuar nė shkallėn mė tė lartė ndaj ēdo kritike...ai ėshtė i prirur ta presė kėtė kritikė si njė sulm armiqėsor pėrderisa, bazuar nė narcizmin e vet, nuk mund tė pėrfytyrojė qė ajo mund tė jetė e drejtė". Fromm vėren se nė mėnyrė paradoksale prania e elementit tė ēmendurisė te kėta njerėz (qofshin liderė apo militantė), favorizon suksesin e tyre sepse ėshtė ky element, qė u transmeton atyre atė masė tė besimit e tė paturpėsisė (nė rastin e incidenteve me gazetarėt, do tė thoshim tė rrugaēėrisė dhe banditizmit), e cila i imponohet aq shumė njeriut tė rėndomtė. Por mbi tė gjitha, njė reagim i tillė ėshtė i lidhur me frikėn dhe pasigurinė pėr tė nesėrmen. Pėr fat tė keq, Shqipėria ėshtė ende njė shtet i varfėr qė nuk ofron siguri, ndaj karaktere tė tilla gjejnė strehė te lidhjet narciste tė grupit, te partia, te lideri. Por nėse partia dhe lideri kėrcėnohen nga kritika, narcisti shpėrthen nė njė tėrbim intensiv, sepse ndihet i rrezikuar nė ekzistencėn e vet.
***
Kalojmė kėshtu nga narcizmi individual te narcizmi social apo i grupit si burim i dhunės dhe presioneve kundėr lirisė sė fjalės. Narcizmi individual, i degjeneruar nė psikozė, mund tė kthehet nė narcizėm grupor dhe atėherė fisi, kombi, feja, raca, partia zėnė vendin e individit dhe bėhen objekte tė pasionit narcist. "Nė kėtė mėnyrė, energjia narciste mbetet po ajo, por pėrdoret nė interes tė ruajtjes sė grupit, nė vend tė ruajtjes sė njė individi tė veēuar". Narcizmi individual bėhet burim energjie dhe qelizė e totalitarizmave, si nazizmi apo komunizmi, qė padyshim do tė marrin emra tė tjerė kudo dhe kurdo qė tė shfaqen nė tė ardhmen. Ndėr lėvizjet politike tė sotme, narcizmi i grupit shfaqet mė i spikatur dhe agresiv te berishizmi, ndonėse nuk ėshtė se mungon krejt nė partitė e tjera.
Ndėr gazetarėt nuk ėshtė vetėm Mustafa Nano qė konstaton, me tė drejtė, se njė kategori fanatikėsh berishistė janė mė tė egrit dhe vulgarėt nė reagimin kundėr kritikave qė i bėhen liderit, partisė apo pushtetit tė saj. Autori i kėtij shkrimi ka qenė ndėr gazetarėt mė kritikė edhe tė qeverisjeve socialiste tė Fatos Nanos, por konfirmon gjithashtu se nuk ka ndeshur kėrcėnime militantėsh socialistė nė rrugė, apo qoftė edhe me telefon. Pėrvoja ėshtė krejt e kundėrt, kur bėhet fjalė pėr fanatikė tė PD-sė e Berishės. Pėrse ndodh kėshtu, pėrse forca politike qė vazhdon tė mburret edhe sot e kėsaj dite se udhėhoqi shembjen e diktaturės komuniste, ėshtė e populluar mė shumė se ēdo parti tjetėr me karaktere narciste dhe intolerante, qė nė fakt u japin energji autoritarizmave e mė pas edhe diktaturave? Paradoksi ka shpjegimin e vet kompleks, por nė kėtė shkrim, ka hapėsirė sa pėr tė nėnvizuar rėndėsinė thelbėsore qė ka nė zhvillimin e kėsaj dukurie, natyra e lidershipit tė kėsaj partie dhe mbi tė gjitha, e kryeliderit tė saj tė pazėvendėsueshėm qė prej mė se 20 vitesh (si njė Fyhrer) Sali Berisha.
Duket se psikoza narciste e kėsaj mase fanatikėsh ėshtė nė harmoni tė plotė tendencėn e fuqishme tė sundimit qė manifeston politikani Berisha. Ata mbėshtesin njėri-tjetrin. Por askush nuk mund ta shprehė nė mėnyrė mė tė saktė dhe njėherazi mė elokuente sesa Erich Fromm lidhjen, unitetin e ēelniktė tė grupit me orientim narcist dhe liderit, tė cilit ata i nėnshtrohen me kėnaqėsi pėr tė gjetur strehė e siguri, si dhe pėr tė nėnshtruar tė tjerėt. Dhe ja ēfarė shkruan ai: "Grupi me orientim narcist patjetėr duhet tė ketė njė prijės, me tė cilin ai mund tė identifikojė vetveten. Prijėsi e entuziazmon grupin, i cili reflekton mbi tė narcizmin e vet. Nė aktin e nėnshtrimit para prijėsit tė tėrėfuqishėm...individi zhvendos tek ai narcizmin e vet. Sa mė i rėndėsishėm ėshtė prijėsi, aq mė i rėndėsishėm ėshtė edhe pasuesi i tij". Por edhe sa mė i rrezikuar tė jetė prijėsi, aq mė tė rrezikuar ndjehen pasuesit fanatikė, masa narciste qė e mbėshtet verbėrisht. Prandaj janė tė gatshėm jo vetėm tė shajnė, fyejnė, kėrcėnojnė dhe shantazhojnė, por edhe tė asgjėsojnė po tu jepet mundėsia, tė gjithė ata faktorė qė rrezikojnė sundimin e liderit. Pėrshirė kėtu edhe lirinė e fjalės e tė kritikės, si dhe tė gjithė ata qė e zhvillojnė kėtė industri.
Krijoni Kontakt