-
C'fare bejne te pafytyret per te mare vota
Shifni te pafytyret c'fare po bejne per te marre vota. Keta rrezik edhe mamate e veta kane per ti shit ndonje dite ne kembim te posteve ne parlament. Edhe komunistet si Haxhi Lleshi me shoke, po me duken si njerez normale perpara ketyre pasardhesve te tyre te sotem te degjeneruar.
Shqipėria u "jep" maqedonasve fshatin Liqenas
Fejzi Braushi
TIRANE - Natyra e sistemit tė ri zgjedhor, ka detyruar mazhorancėn qė, nė kėtė prag fushate elektorale, tė luftojė fort nė ēdo front pėr tė siguruar ēdo votė tė mundshme. Ajo po kėrkon tė marrė jo vetėm votat e shqiptarėve, por edhe ato tė minoriteteve nė Juglindje tė vendit, zonė qė banohet nga njė pakicė maqedonasish. Ndėrkohė qė, pak ditė mė parė, mazhoranca i ka bėrė njė ofertė edhe PBDNJ-sė, e cila njihet si pėrfaqėsuese e interesave tė minoritetit grek nė vend, si dhe komunitetit rom dhe egjiptian, tė cilėve Kryeministri Berisha u premtoi karta identiteti falas.
Propozimi
Nė kėtė kuadėr, nė Kuvend ka mbėrritur njė propozim i rrallė nga njė anėtar i lartė i mazhorancės qeverisėse. Kryetari i Komisionit tė Ekonomisė dhe Financave, Edmond Spaho, ka paraqitur nė Komisionin e Ligjeve njė projektligj, ku kėrkon ndryshimin e emrit tė fshatit Liqenas nė Pustec. Propozimi pėr kthimin e emrit nė Pustec, nga deputeti i zonės, Spaho, ka ardhur pas njė peticioni tė bėrė nga ky minoritet, i cili kėrkon tė quajė vendbanimin e tij me emrin e tij tė mėparshėm. Ky peticion ėshtė hartuar kohė mė parė, por propozimi i kthyer nė projektligj ėshtė dorėzuar nė Kuvend vetėm dy muaj para zgjedhjeve tė pėrgjithshme, ēka tregon mė sė miri pėrpjekjen e shumicės sė djathtė pėr tė joshur kėtė komunitet maqedonasish, nė kėtė prag procesi elektoral. Por, natyrisht, njė nismė e tillė, ashtu siē argumentojnė edhe nismėtarėt, vjen edhe si njė detyrim i shtetit shqiptar pėr tė respektuar tė drejtat e pakicave kombėtare nė vendin tonė dhe, nė rastin konkret, tė popullsisė maqedonase qė, pas pėrcaktimit tė kufijve zyrtar, mbeti brenda territorit shqiptar, pavarėsisht se njė gjė e tillė nuk reflektohet nė mėnyrė reciproke nga shteti maqedonas kundrejt popullsisė shqiptare atje, e cila shpeshherė ėshtė ankuar pėr mosrespektim tė marrėveshjes sė Ohrit dhe tė drejtave tė tyre.
Relacioni
Fshati Liqenas ėshtė ngritur nė buzė tė liqenit te Prespės sė Vogėl, nė qarkun e Korēės, dhe ėshtė qendra e komunės, me 3500 banorė, me popullsi maqedonase dhe qė mban tė njėjtin emėr. Faktikisht, nisma e ndėrmarrė nga deputeti Spaho pėrbėn vetėm njė hap pėr ta njohur kėtė fshat edhe nė mėnyrė zyrtare me emrin e tij tė mėparshėm Pustec, pasi vetė banorėt e zonės, qė nga koha e rrėzimit tė sistemit komunist, e njohin vetėm me kėtė emėr. Ndryshimi i emrit tė fshatit ėshtė bėrė nė vitin 1970, me dekret Presidiumit tė Kuvendit Popullor dhe qė mban firmėn e Haxhi Lleshit. Siē edhe bėhet e ditur nė relacionin shoqėrues, nė atė kohė, nė kuadėr tė luftės kundėr ndikimeve tė huaja, pushteti i atėhershėm vendosi qė tė ndryshojė emrin, nga Pustec, nė Liqenas. Ndėrkohė qė, me ardhjen e pluralizmit dhe me rikthimin e tė drejtave themelore tė njeriut dhe tė minoriteteve, popullsia e kėsaj zone vazhdimisht ka bėrė pėrpjekje pėr tė kthyer toponimet autentike tė fshatrave, midis tė cilave dhe fshatin mė kryesor tė kėsaj zone, Pustec. Pėr kėtė, banorėt kanė nėnshkruar njė peticion, i cili ėshtė nėnshkruar edhe nga Kėshilli i Komunės. Duke qenė se ndryshimi i emrit tė fshatit qendėr komune, bėhet me ligj tė veēantė, nė mbėshtetje tė Kushtetutės dhe ligjit, "Pėr pushtetin vendor" dhe atė "Pėr ndarjen administrativo-territoriale tė njėsive tė qeverisjes vendore", ditėt e fundit, propozimi i mėsipėrm, ka mbėrritur pėr miratim nė Kuvend, si projektligj i ardhur me nismėn e deputetit tė zonės, Edmond Spaho.
Shekulli
-
-
Ligji i dyte do jete per ti nderruar emrin Shkodres dhe do tja bejne Skadar. (Per humor kjo)
Hej zot sa te pafytyre qe jane more.
Placke tregu ta bejne vendin vetem per dy vota te qelbura.
Po Bollanos cfare do ti fale kete here Berisha , ti nderroje emrat maleve se rrugeve e personave ja nderruan.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 15-04-2009 mė 06:38
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt