Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 135
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga limbo Lexo Postimin
    vallaj nuk kam menyre tjeter si me jua thon me stil qe jeni injorante mi, skom ca me bo. dhe dilni ktu me fol tu lexu letrat higjenike te ps-se ka emigracioni e tu na tregu ca thote "shoku" e ca thote "shoqja". ti dash nigjo, dash mos nigjo. nqs s'e ke te qarte ca dmth qe kuadri ligjor osh bo gati. se s'te besohet ty dhe kujto sikur po pyt njeri ca menojn emigrantet. kjo osh akoma me gallate. nejse pun per ju.

    u bon sa faqe dhe bebet mendore vazhdojn flasin per "rrezik" centralesh berthamore. nuk ju bohet derman vallaj, bijini teneqes se i bini bukur.

    ky konspiracionisti ktu siper osh akoma me i nolt. vk

    Ja pra menrya e debatit tend. Ti je duke perseritur te njetat gjera nga postimi ne postim, ku vertet nuk tregon injorancite tona, por ate tenden. Ai/ajo qe nuk di c'te thote perserit veten si papagall. Po disa po perdorin letrat higjenjike te PS'se disa si puna jote te PD'se keshtu eshte kjo pune, por mos u thuaj te tjereve qe ti gjoja po jep dituri te vertete, kur ti po e tregon mese qarte qe e ke poltike.

    Po mire mbase po genjen Korcia qe po thote qe ne kemi fol por vetem do te bejme njehere studime, e jo nderitme, sic po thua ti apo Sala.

    Keshtu djale i dashur, mos u nxito, se ai qe nxitohet pengohet e thyen turinjte.
    Ashtu eshte nuk pyeten emigrantet, por mos te ishte ndihma dhe leku i emigranteve ti do ngrodhje si mi brenda folese tende.


    Kapish!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #102
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    vallaj fakti qe ju lexoni letrat higjenike te ps-se nuk dmth qe un lexoj te pd-se, osh interesante vlera qe i jepni vetes kur s'keni asilloj ideje, per asi lloj gjoje. si ky lajmi me telekomand qe u kujtut i muj mrapa bisedimeve konkrete. po e keqja me ju qe s'dini fargjojet, osh se nuk dini as me lexu ato qe ju ushqejn, se mrena i lajmi po ju thojn qe reaktori sdo bohet po do bohet... kshu qe ju kuptoj pse jeni icik corbe dmth.

    kujdes tashi se mos ju plas nai reaktor, veni kapele alumini

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga limbo Lexo Postimin
    vallaj fakti qe ju lexoni letrat higjenike te ps-se nuk dmth qe un lexoj te pd-se, osh interesante vlera qe i jepni vetes kur s'keni asilloj ideje, per asi lloj gjoje. si ky lajmi me telekomand qe u kujtut i muj mrapa bisedimeve konkrete. po e keqja me ju qe s'dini fargjojet, osh se nuk dini as me lexu ato qe ju ushqejn, se mrena i lajmi po ju thojn qe reaktori sdo bohet po do bohet... kshu qe ju kuptoj pse jeni icik corbe dmth.

    kujdes tashi se mos ju plas nai reaktor, veni kapele alumini




    Ja zgjuaresia me duket si e kesaj ketu qe po lexon lertat higjenike te PD'se se tru s'ma merr mendja te kete.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Ja zgjuaresia me duket si e kesaj ketu qe po lexon lertat higjenike te PD'se se tru s'ma merr mendja te kete.
    Diku me siper shkruaja:

    Allah allah, o bo dynjaja ēorap!
    Kampionet e botes ne boks jane tė bardhė,
    presidenti i amerikes eshte i zi,
    shqiptarėt jan bo ombjentalista.


    sepse mendoja, qe ju grupi " Thuaj jo energjise" kishit me te vertete synime ambjentaliste


    Tani pas ketij postimi me duhet te them:

    Zarat e Rames neper Forume, nuk kane skrupuj.
    Ne qofte se Berisha do te thoshte se: "Djalli ėshtė i tredhur", ateher ata do te shkonin te palloheshin me djallin (duke e rregjistruar skenen me ēimkat e "Fiks Fare") per te pergenjeshtruar Berishen.


    -----------------------------
    ----------------------------

    Per Ramen e ka thene nje gje te tille.
    Ka ndonje "Hardc..." ne YouTube dhe une s`di gjė?



  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar mė parė nga limbo Lexo Postimin
    o ju te tre siper "rrofte xhaxhi mo"

    te pakten e kishit qit surratin qe ne fillim qe e keni hallin politik e mo na cani ****** tu bo sikur merrni vesh apo sikur jeni te interesum. e na mushni ktu me letrat higjenike te ps-se




    ktij i them "argument" un...
    as spo ta ēajm as spo ta f......... dhe nuk jam me socialistat se i *** jane te dyja palėt dhe nuk ėshtė politike po kur ka gomar qe na drejtojne vendin ishalla nuk don ndonji shtet me tret mbeturinat ne shqipri se gati jane politikanet tane.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    kush esht pro centralit ta bej ne shtepi te vet jo ne shkoder
    le te behtet ne tropoj ne puk a ne kukes po jo ne shkoder
    pse se ben ne vlor berisha apo sgucon aty se ja mbushin bythn me plumba
    tenton ta bej nat vend qe i kemi dhen voten pavarsisht se nuk esht qytetar shkodre po katunar vucitoli
    jazek i qofte maskarait

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Diku me siper shkruaja:

    sepse mendoja, qe ju grupi " Thuaj jo energjise" kishit me te vertete synime ambjentaliste

    Tani pas ketij postimi me duhet te them:

    Zarat e Rames neper Forume, nuk kane skrupuj.
    Ne qofte se Berisha do te thoshte se: "Djalli ėshtė i tredhur", ateher ata do te shkonin te palloheshin me djallin (duke e rregjistruar skenen me ēimkat e "Fiks Fare") per te pergenjeshtruar Berishen.


    -----------------------------
    ----------------------------

    Per Ramen e ka thene nje gje te tille.
    Ka ndonje "Hardc..." ne YouTube dhe une s`di gjė?



    Antimafja, duhet ta heqesh ate "Anti" perpara, se vertet nqs ti je ja me Berishen apo me Ramen apo me c'do politkan tjeter je pro mafjes e jo Anti saj.

    Zarat e Rames e zarat e Berishes po i permend ti shume per arsye sepse je ti dhe tipat si ty qe punoni per ta, une nuk me behet vone te lepij ndonje pjate te tyre sic mund ti lepish ti me shoke, mbasi jetoj ne nje vend qe duhet te punosh me forcat e tua, e jo me forcat e te tjereve, se u bere qejfin apo brohorite per ta..

    Te kuptoj "ProMafia" qe po iku Sala disa nga juve u iken kocelja e bukes, e nuk keni faj, se ma merr mednja po mendon me vete, "edhe ata qe do te vijne njesoj si Sala jane".

    Keshtu qe leri ambjentalistet e studimet e larta dhe vertet bej ate punen e zarit, ose ate punen si ajo video qe po e ben ajo shoqja lart duke u munduar te lexoj, por edhe ate s'po e ben mire.

    Kjo politika qe beni ju mund te shkoj andej me njeri-tjetrin me epitete poltike, por jo ketej, keshtu qe vazhdo bjeri.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    Zarat e Rames e zarat e Berishes po i permend ti shume per arsye sepse je ti dhe tipat si ty qe punoni per ta, une nuk me behet vone te lepij ndonje pjate te tyre sic mund ti lepish ti me shoke, mbasi jetoj ne nje vend qe duhet te punosh me forcat e tua, e jo me forcat e te tjereve, se u bere qejfin apo brohorite per ta..

    Te kuptoj "ProMafia" qe po iku Sala disa nga juve u iken kocelja e bukes...

    Sa per informacion.

    Une jetoj ne nje vend ku duhet te punosh me forcat e tua, qe prej kohes kur ti ma do mendja luaje me kukulla "pe lecke".

    Falė deputeteve te Edi Rames apo prinderve te tyre, mu desh ta mbaroja shkollen e mesme me "Medalje Ari". Sepse vetem ne kete menyre do te kisha "goje" une "armiku i popullit" , te kerkoja nje vend studimi, qofte edhe ne fakultetin me te "dhim" te UT.

    Besoj se nuk do shume men me e imagjinu, se me sa lehtesi u dipllomova ketu ne Gjermani (ku siē e thua ti, ēdo gje varet nga aftesite personale) dhe se ēfar statusi social kam.


    Edhe nje gje.
    Atje ku ti jeton, ke shkuar fale meje, ca mijra studenteve te dhjetorit, Sal Berishes.
    Sepse per ndryshe sot mund te ishe duke mbajt rradhen e qumeshtit direkt pasi te kishe mbaruar turnin e dyte te punes ne kombinatin e trikotazheve "Stalin"
    ose
    edhe me keq

  9. #109
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta TemA

    Centrali atomik nė Shkodėr ose pasioni shkatrrimtar i nji tė ēmenduni
    Nga Ardian Ndreca

    Nė Shkodėr pėrdoret nji fjalė e urtė: “Te dhandrri hanė e pinė, te nusja gja nuk dinė”. Kur nji punė bahet pa dijeninė e tė interesuemit tė drejtpėrdrejtė, qė nė gjuhėn e politikės quhet “mungesė transparence” domethanė se diēka e ndytė, madje shumė e ndytė mshehet mbrapa.

    Deri para pak ditėsh populli i Shkodrės nuk dinte asgja rreth marrveshtjes mes Tiranės dhe Zagrebit pėr ndėrtimin e nji centrali atomik nė brigjet e liqenit tė Shkodrės. Nuk asht se lajmi shqetėsoi shumė prej deputetėve tė asaj zone apo edhe politikanėt tjerė si Edi Ramėn, Ilir Metėn, Spartak Ngjelėn, Nard Ndokėn etj. Madje edhe pushtetarėt lokalė tė Shkodrės vijuen me sukses traditėn e gjithė kėtyne viteve: fjetėn tė qetė e s’e morėn mundimin me kėrkue nji interpelancė apo me ba nji deklaratė tė vetme.

    Vetėm ata qė sot janė shpresa e kėtij qyteti, tė rinjtė, reaguen, me aq sa kishin mundėsi, dhe si hap tė parė mbushėn qytetin me postera kundėr idesė sė ēmendun tė ndėrtimit tė nji centrali bėrthamor nė atė qytet.

    Atyne qė na thonė: “Qetėsohuni, s’asht gja, janė llafe, asht shpejt me u preokupue” - u kujtojmė entuziazmin dhe miopinė e trojanėve, kur pranuen dhuratėn e famshme tė akejve. Pendimi i vonė nuk na shėrben, pse asht pendim mbas shkatėrrimit.

    Pėr me i tregue atyne qė kujtojnė se centrali asht “punė e ftohtė”, po u rreshtojmė disa tė dhana tė marruna kryesisht prej shtypit kroat e malazez.

    Qysh me 10 shkurt 2009 gazeta kroate “Jutarnji” shkruente: “Kroacia dhe Shqipnia kanė me ndėrtue centralin bėrthamor”, artikulli i gazetarėve Sergej Trajkoviē dhe Adriano Milovan - citonte krenėt e naltė tė qeverisė kroate dhe e paraqiste si nji fakt tė kryem marrveshtjen mes dy vendeve.

    Nė tė njejtėn ditė nė sitin e Kryeministrisė sonė lexohej lajmi lakonik, u nėnshkrue:

    “Marrėveshja midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Kroacisė mbi amendimin e marrėveshjes sė marrėdhėnieve dypalėshe ekonomike, nėnshkruar nga ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, Genc Ruli, dhe zėvendėskryeministri dhe ministėr i Ekonomisė sė Kroacisė, z. Damir Polančeč.”

    Vėreni se ēfarė transparence ka kryeministri shqiptar, vetėm Enver Hoxha ka ba marrėveshtje me Kinėn a me Korenė e Veriut, pėrmbajtjen e tė cilave populli shqiptar nuk e ka njohtė kurrė.

    Me datėn 11/2/2009 gazeta tjetėr kroate “Poslovni Dnevnik” botonte shkrimin me titull: “A ka me u ndėrtue centrali nė Shqipni? Kroacia do tė heqin ketė vit vizat pėr shqiptarėt”.

    Mendoni pra se ēfarė traktativash kanė udhėheqė pushtetarėt tanė nė Zagreb: jepet vendi me ndėrtue centralin atomik dhe si shpėrblim hiqen vizat. Shkodranėt kur tė marrin rrezatimet radioaktive tė mjaftueshme mund tė shkojnė nė Kroaci me pushime, edhe tė pėrjetshme!

    Kurse revista “Globus” (nr. 954/2009) i kushton Berishės e Sanaderit kopertinėn, ku lexojmė: “Vendimi i Berishės. Oferta qė i asht ba Sanaderit nga ana e Tiranės”.

    Gazetari Boris Orešić shkruen nė ketė artikull se zėvendėskryeministri dhe ministri i Ekonomisė, Damir Polančeč do tė firmosin nė fund tė muejit nė Tiranė marrveshtjen pėr centralin atomik nė Shkodėr. Na vjen me thanė se ndėr tė gjitha fatkeqsitė tona sillet nji “Damir”.

    Autori nėnvizon se uji i liqenit do tė shėrbejė me ftohė reaktorėt, ndėrsa uji i ngrohun prej centralit do tė derdhet nė Bunė. Mandej ai pėrmend pėrvojėn kroate, sidomos atė tė Hrvoje Shariniēit, i cili ka udhėheqė projekte nė vitet ’70-’80 kudo nė botė. Nevoja e ndėrtimit tė kėtij centrali, thekson revista, qė asht proqeveritare, pra e mirinformue, del prej faktit qė Sllovenia pėr arsye politike i ka kufizue shitjet e energjisė Kroacisė.

    Ndėrsa revista “Nacional” nė datėn 13/4/2009 titullon: “Mediat serbe: Kroacia dhe Shqipnia kanė nevojė pėr miratimin e Malit tė Zi pėr ndėrtimin e centralit atomik”.

    Revista “Nacional”, drejtor i sė cilės ishte gazetari i vramė me atentat para pak kohėsh nė Zagreb Ivo Pukaniē, nuk e firmos artikullin e vet kritik pėr arsye tė kuptueshme. I kujtojmė lexuesve qė nji prej tė akuzuemve prej opinionit publik pėr vrasjen e Pukaniēit ishte edhe kryeministri Sanader. Por ma vonė drejtėsia kroate arrestoi dorasėt.

    Kurse nė shtypin malazez Mustafa Canka shkruente me datėn 10 prill nė gazetėn “Monitor Online”: “Liqeni ka me ftohė reaktorėt”, dhe ndėr tė tjera paraqiste preokupimin e kryetarit tė shoqatės mjedisore ulqinake “Hapi i blertė” (Zeleni korak) Xhelal Hoxha pėr rrezikun qė paraqet ky central pėr mjedisin dhe ekosistemin e gjithė rajonit. Ndėr tė tjera artikullshkruesi nėnvizon reagimin e Komisionit Europian, qė i thotė Shqipnisė se asaj i duhet me ba hapa gjigandė pėr me mbėrrijtė me ndėrtue centrale tė tilla.

    Ndėrsa gazeta joqeveritare “Dan Online” boton me 16/4/2009 shkrimin me titull: “Prej qeverisė (sė Malit tė Zi: shėn. yni), pohojnė se Shqipnia nuk mundet me e ndėrtue centralin pa miratimin e Malit tė Zi”. Burimi asht zv/ministri Sinisha Stankoviē. Vėrejmė se edhe artikulli i kėsaj gazete joqeveritare nuk asht i nėnshkruem.

    Ndėrsa me datėn 17/4/2009 gazeta proqeveritare “Vijesti” tue citue Milo Gjukanoviēin shkruen: “Ekzistojnė mekanizmat mbrojtėse. Kryeministri Milo Gjukanoviē thotė se nuk duhet me u nervozue dhe me ēue peshė median pėr sa i pėrket lajmit tė ndėrtimit tė centralit atomik nė Shkodėr”.

    I kujtojmė lexuesve se deri para pak vitesh pėr Gjukanoviēin prokuroria puljeze kishte pre nji fletė-thirrje pėr me u paraqitė nė gjykatėn italiane si i hetuem pėr ēėshtje kontrabande ndėrkombtare.

    Ndėr media italiane pėrmendim “La Voce” (17/4/2009) qė botonte titullin: “Shqipni: centrali atomik do tė bahet” dhe nėntitullin “Marrveshtja mes Shqipnisė dhe Kroacisė parashikon pėrdorimin e teknologjisė kroate dhe tė krahut tė punės shqiptar”. Ndėrsa ndėrmarrja kroate “Hrvatska Elektroprivreda” do t’i japė vendit ma tė vorfėn nė Ballkan dijet dhe teknologjinė e nevojshme pėr me realizue ketė vepėr.

    Gazeta nėnvizon faktin se Milo Gjukanoviē ka kundėrshtue deklaratat e zv/ministrit Stankoviē, tue thanė se kemi pėrpara sė paku 10 vjet kohė pėr me sheshue mosmarrėveshtjet me miqtė shqiptarė dhe sė bashku me ta me studjue mėnyrėn ma tė sigurtė pėr me shfrytėzue kėtė lloj energjie.

    Edhe “Wall Street Italia” nė datėn 19/4/2009 shkruente “Mali i Zi: asnji nervozizėm rreth centralit nė Shqipni. Kryeministri Gjukanoviq: nisma duhet peshue seriozisht”.

    Nė mediat ballkanike flitet pra qysh ne shkurt haptas pėr ketė problem, tek ne ka vetėm pak ditė. A nuk i thonė kėsaj: “Te dhandrri hanė e pinė, te nusja gja nuk dinė”? Kjo asht transparenca e Berishės, qė nė vend qė me qeverisė ndershmėnisht sulmon pa pushim me anė tė vorbaxhinjve tė vet Kryeprokuroren Rama dhe Presidentin Topi.

    Lexues i dashun, ti qė s’e ven partinė apo vlerat e tjera tė pjesshme mbi tė mirėn e pėrgjithshme, e sheh qartė se nė ketė ēėshtje ka nji mungesė transparence nga pala shqiptare kundrejt popullit shqiptar.

    E kotė me nėnvizue kėtu se Shkodra asht nji zonė me aktivitet sizmik tė naltė, se nė 1905 dhe nė 1979 ka provue dy tėrmeqe tė fuqishme. E kotė me tregue se Liqeni i Shkodrės deri nė derdhjen e Bunės asht zonė me vlera tė veēanta natyrore e arkeologjike, se gropa e Shkodrės shtrihet nė kambėt e alpeve tona. E kotė me thanė se uji i centralit atomik do ta rriste temperaturėn e ujnave tė liqenit dhe tė Bunės, se ndotjet do tė krijonin probleme tė mėdha gjenetike pėr popullatėn pėrreth dhe rrezatimet do tė rrisnin numrin e tė sėmurėve me leuēemi, se turizmit duhet me i thanė “lamtumirė” pėrgjithmonė... dhe se politikanėve tanė nuk u zehet besė si nė 1997, pse janė po ata.

    Mandej mesatarja e luftnave nė Ballkan asht ma e naltė se nė gjithė botėn. Vetėm nė shek. XX kemi dy konflikte ballkanike, konflikte ndėretnike 1913-1915, zhvillime luftarake tė dy konflikteve botnore, zhvillime tė tjera luftarake nė vitet 1944-1945, mandej konfliktet slloveno-kroato-boshnjako-serbe nė vitet 1990-1995, prapė lufta e marrisė nė Shqipni nė 1997, lufta nė Kosovė 1998-1999, konflikti ndėretnik nė Maqedoni nė vitin 1999.

    Pra kėsaj fuēije baruti do t’i shtojmė edhe nji bombė atomike nė Shkodėr?

    Mbas disa ditėsh polemika erdhi, vetėm nė shtypin shqiptar, “pėrgėnjeshtrimi” levantin i qeverisė kroate: s’kemi asnji marrveshtje konkrete pėr energjinė nukleare. Kėto pėrgėnjeshtrime tė kėrkueme me ngulm kėto dite prej autoriteteve tė Tiranės - siē dėshmojnė burime qė preferojnė me ndejt anonime - janė pjesa ma groteske e kėsaj farse tė ndytė.

    Pse? Mbasi prap me datėn 15 prill 2009 gazeta kroate “Poslovni Dnevnik” botonte nji shkrim tė Miho Dobrašin-it, Milan Šćekić-it dhe Mirela Klanac-it me titull: “Shumica e energjisė kroate do tė vijė prej nukleares sė Shqipnisė”. Ndėr tė tjera nė artikull flitet pėr firmėn e “memorandumit tė marrveshtjes” qė do tė firmoset nė fund tė muejit nė Tiranė si edhe pėr reagimet e rrepta tė shoqatės ekologjiste malazeze “Hapi i blertė”. “Poslovni Dnevnik” citon edhe ish ministrin malazez tė mjedisit Vukiē Puleviē i cili flet pėr rreziqet qė paraqet ky projekt pėr marrdhanjet mes shteteve nė rajon.

    Gazeta kroate “Poslovni Dnevnik” i kthehet kėtij argumenti edhe nė numrin e saj tė datės 16 prill. Titulli asht: “A ka nevojė Kroacia me bashkėpunue pėr ndėrtimin e nukleares nė Shqipni?”.

    Citohet Goran Graniē i Intitutit Hrvoje Pozhar: “Para marrveshtjes duhet me sqarue edhe reduktimin e gaznave ndotėse”.

    Mandej citohet edhe specialisti i fizikės bėrthamore Tonči Tadić, qė shprehet: “Tash pėr tash s’e dijmė se kush do tė financojė projektin e nuk janė ba tė njohtuna as detajet e tij. Kurse kėshilltari Davor Štern thotė: “Kroacia ka nevojė pėr energji, duhet ndėrtue centrali, por duhet me gjetė vendin se ku me e ba”.

    Por citimi ma interesant asht ai i fjalėve tė ambasadorit shqiptar nė Kroaci, Pėllum Qazimi, i cili thotė shprehimisht: “Projekti do tė ishte me leverdi jo vetėm pėr Kroacinė dhe Shqipnin, por edhe pėr krejt rajonin” (‘Projekt bi bio koristan ne samo za Hrvatsku i Albaniju nego za cijelu regiju’

    Pelumb Ćazimi, albanski veleposl. u RH).

    Pėrpara kėtyne pohimeve kaq tė qarta, cili qytetar shqiptar mundet ende me i besue qeverisė sė Nastradin rrenės?

    Qeveria e tė paaftėve dhe e tė korruptuemėve mundohet pa pushim me ua mbushė mendjen shkodranėve dhe shqiptarėve se tek ne gjanat po ecin sahat. Po ecin me tė vėrtetė si sahat. Kena nji politikė qė ngjet me nji sahat drunit, akrepat e sė cilės i lėvizin tźjat dhe krymbat qė kanė ba folenė nė tė. Shkodra ka votue pėr demokracinė nė kėto vite, dhe ka ba mirė. Por “demokracia” nuk e ka dashtė Shkodrėn, e ka pėrdorė dhe e ka pėrbuzė si tė ishte nji lavire, e ky central bėrthamor asht shenj i kėsaj pėrbuzje.

    Si mundet me shpėtue Shkodra e Shqipnia prej ortekut tė plehnave qė ka mbulue politikėn shqiptare sot dhe po don me vorros edhe ketė qytet? E vetmja mundėsi, pėr ata qė besojmė nė mjetet demokratike, asht me mendue se vota e ardhshme mundet me shenjue o fundin e Shkodrės ose nji shpresė pėr tė - nė qoftė se prej pushtetit do tė largohen rrencakėt dhe tė korruptuemit, mafiozat e antitrasparencės dhe ata qė e pėrdorin shtetin deri edhe pėr me shpifė pranė qeverive tė hueja pėr qytetarėt shqiptarė qė nuk miratojnė poshtėrsinat qė po dalin pėrditė nė shesh.

  10. #110
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Topalli: Nuk do tė ndėrtohet central bėrthamor nė Shkodėr
    Anila Dushi | 21/04/2009 |



    Kryetarja e Parlamentit ka hedhur poshtė zėrat pėr ndėrtimin e centralit, duke i quajtur ato spekulime dhe shpifje


    SHKODĖR - "Ato qė thuhen pėr centralin bėrthamor nė Shkodėr janė spekulime dhe shpifje, dhe nė to nuk ka asnjė tė vėrtetė". Kjo ishte deklarata e dhėnė nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, gjatė njė takimi me banorė tė fshatit Ashtė tė komunės Bushat nė Shkodėr.

    Teksa ka folur lidhur me investimet e qeverisė, Topalli u pyet edhe pėr njė marrėveshje tė pėrfolur mes Shqipėrisė dhe Kroacisė pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė qytetin e Shkodrės, i cili do tė furnizonte me energji Kroacinė, duke u nisur nga fakti se nė mediat kroate, pak kohė mė parė u dhanė detaje edhe mbi vlerat pėrkatėse, si dhe emri i firmės ndėrtuese.

    Por Kryetarja e Kuvendit, njėkohėsisht edhe deputete nė Shkodėr, u shpreh prerė se gjithēka qė thuhej pėr centralin bėrthamor nė Shkodėr ishin vetėm spekulime dhe shpifje, pasi nė to nuk kishte asnjė tė vėrtetė, duke mos dhėnė asnjė koment tjetėr nė kėtė drejtim.

    Vetėm dy ditė mė parė ishte Ministria kroate e Ekonomisė ajo qė pėrgėnjeshtroi zėrat lidhur me mundėsinė e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje shqiptaro-kroate nė fund tė muajit. Nga ana e qeverisė u deklarua se prej saj nuk ishte bėrė asnjė plan pėr arritjen e njė marrėveshjeje tė tillė me Shqipėrinė nė kėtė kohė.

    Ministria kroate u shpreh se nėnshkrimi i njė marrėveshjeje tė tillė ishte i pamundur, edhe pėr faktin se projekte tė kėtij lloji kėrkonin vite negociatash dhe planifikimesh paraprake. Gjithashtu, qeveria kroate mohoi shifrėn e publikuara nė mediat e saj, se centrali do tė kushtonte katėr miliardė euro.

    Por, pavarėsisht mohimit qė i bėn Kryeparlamentarja njė zhvillimi tė tillė tė mundshėm, duket se Kroacia dhe Shqipėria po e konsiderojnė seriozisht njė alternativė tė tillė, jo vetėm se tė dy vendet janė shprehur pro faktit tė centraleve bėrthamore, por edhe se vetė Ministria kroate e Ekonomisė ka konfirmuar dy ditė mė parė se pėr kėtė ēėshtje ėshtė diskutuar gjatė vizitės zyrtare qė zhvilloi nė fund tė marsit nė Tiranė, zėvendėskryeministri kroat, Damir Polancec. Lajmi pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė Shkodėr solli edhe reagimin e qytetarėve tė kėtij qyteti.

    Pak ditė mė parė, nėpėr qytet u shpėrndanė trakte tė ndryshme me shprehjet: "Ndal Bombės Atomike"! "Ndal centralit nuklear nė Shkodėr"! "Ndal vdekjes"! "Ndal shkatėrrimit tė qytetit tonė"! "Ndal radioaktivitetit"! "Ndal vdekjes sė parakohshme dhe lindjes sė fėmijėve me deformime"! Bashkohu qė tė ndalosh kancerin nė qytetin tonė. Kėto fjalė u shkruan nė dy lloj posterash tė vendosura nė disa vende nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės.

    Posterėt u vendosėn nė njė rreze jo mė shumė se 200 metra nga vendi ku dikur ishin tė vendosur "5 heronjtė e Vigut". Nė to paraqiteshin edhe foto tė njerėzve qė vuanin pasojat e incidenteve tė centraleve bėrthamore. Ndėrtimi i njė centrali bėrthamor u mohua edhe nga autoritetet lokale.

    Por, ndėrkohė, pėr ndėrtimin e tij reagoi edhe qeveria e Malit tė Zi, e cila e hodhi poshtė njė alternativė tė tillė, duke e konsideruar shumė tė rrezikshėm, nisur nga fakti qė Shkodra ėshtė njė qytet shumė afėr territorit tė saj.
    Shekulli, sot me 21 prill

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •